Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”…

Source

Kërkojnë miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur, “Shqipëria Bëhet” depoziton kërkesën e dytë në KQZ

“Shqipëria Bëhet” ka depozituar në KQZ kërkesën e dytë për miratimin e dorëheqjeve në listat e mbyllura. Nënkryetarja e ‘Shqipëria Bëhet’, Dorina Prethi, deklaroi se kërkojnë që të ketë një miratim të kërkesës së tyre. “Sot, depozituam pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën e dytë, për miratimin e dorëheqjeve të listës së mbyllur. Në çdo rast, ne do vazhdojmë betejën tonë publike dhe…

Source

United sfidon United, futet në garë për bomberin Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres zhvilloi një sezon spektakolar me Sportingun, duke spikatur si një nga lojtarët më produktivë në Europë. Me 54 gola në 52 ndeshje dhe 13 asistime, Gyokeres ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve të futbollit. Vetëm në kampionatin portugez, ai ka realizuar 39 gola në 33 ndeshje, shifra që flasin për një “bomber” të klasit të parë. Prej javësh, Arsenali është përfolur si…

Source

Rama flet për hetimet ndaj Bankers: Prokuroria t’i nxjerrë ujin e zi, na detyrohen 240 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotmë në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale hetimet e Prokurorisë ndaj kompanisë “Bankers Petrolium”, që operon në fushat e naftës në Patos-Marinzë. “Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro. Shyqyr që ka ardhur dita ku prokuroria heton në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën që ka bërë këtë…

Source

Anuela Ristani ndan pamjet e Terminalit të ri veri-perëndimor: Transport modern për qytetarët dhe turistët

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit. Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne…

Source

Situata me zjarret në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Kurbin, Mirditë, Devoll, Korçë, Mallakastër, Fier, Gjirokastër, Selenicë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Lezhë, Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: • Qarku Dibër: Në “Liqeni…

Source

Interi bën gati listën me 5 largime këtë verë, mes tyre është edhe Asllani

Kristjan Asllani është zyrtarisht në merkato, siç konfirmoi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, gjatë fundjavës. Mesfushori shqiptar nuk është i vetmi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Cristian Chivu, dhe gjatë 42 ditëve të mbetura të merkatos, klubi zikaltër pritet të sistemojë një numër të konsiderueshëm lojtarësh, qoftë me huazime, qoftë me shitje përfundimtare.

Source

Real Madrid nuk heq dorë nga Rodri, por në listën e dëshirave është dhe Barella

Pas afrimeve të Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono, Real Madrid konsideron se merkatoja e verës është pothuajse e mbyllur. Gjigandët spanjollë janë tani në pritje të mundshmeve largimeve, si ato të David Alaba apo Rodrygo, për të vendosur nëse do të ndërhyjnë sërish në merkato. Objektivi i fundit i klubit “merengues” është të sigurojë një mesfushor të nivelit të lartë…

Source

Policia jep detaje për plagosjen në Sarandë: Arma shkrepi pa dashje!

“Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 20.07.2025, rreth orës 19:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me qytën e pistoletës në pjesën e kokës shtetasin A. V.

Source

Vijon ngërçi politik në Kosovë! Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej muajsh tashmë. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00. Në thelb të bllokadës…

Source

Vijon zjarri në malin e Dukatit, po punohet për të shmangur përhapjen e flakëve drejt parkut të Llogarasë

Vijon të jetë aktiv prej disa ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë. Aktualisht puna për shuarjen e flakëve po vazhdon nga toka edhe pse terreni është mjaft i vështirë. Në vendin e ngjarjes janë prezente 17 forca zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura, por edhe punonjës të Emergjencave Civile Vlorë dhe të pyjores. Forcat po punojnë për të lokalizuar flakët për të mos lejuar…

Source

Juventus shet Mbangula dhe Weah për të financuar afrimin e Jadon Sanchos

Juventusi është gati për të bërë hapin vendimtar për transferimin e Jadon Sancho, objektivi kryesor i merkatos për të përforcuar repartin ofensiv të trajnerit Igor Tudor. Pas arritjes së marrëveshjes me Porton për Francisco Conceição, vëmendja e drejtuesve bardhezi është zhvendosur tek anësori anglez i Manchester United, për të cilin bisedimet janë intensifikuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Source

Si i mbolli flokët Salianji në burg? Flet zv/drejtori i Burgjeve

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, ka shpjeguar se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg. “Çdo i burgosur mund të dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japin akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e…

Source

Një arbitër grek do të vendos drejtësi në sfidën e radhës ndaj Vikingur

UEFA ka caktuar një trupë gjyqtarësh nga Greqia për ndeshjen e parë mes Vllaznisë dhe Vikingur, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Takimi do të drejtohet nga Aleksandros Tsakalidis, një emër relativisht i ri në skenën ndërkombëtare. 32-vjeçari debutoi këtë vit si gjyqtar i FIFA-s dhe nuk ka ende eksperiencë të gjerë me…

Source

Reportazh: Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë. Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve të pjekur, i manastirit Shën Joan Vladimir, të kujton se ndonjëherë…

Source

Rama: Duhet të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë. I janë bërë vitet…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ligji i arsimit të lartë do të rishikohet. Institucionet që administrojnë arsimin e lartë dhe ato përkatëse të qeverisë dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje. Këtë takim e kërkuam për një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një 4-vjeçar kohor të bordit të akreditimit, i cili meriton respekt dhe falenderime për angazhimin…

Source

Mbahet sot në GJKKO seanca e dytë për Berishën dhe Malltezin

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërkohë që ajo paraardhëse u shty për shkak se kreu i PD Sali Berisha nuk ishte i pranishëm. Berisha tha se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar në lidhje me seancën. Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë” e kryer në bashkëpunim…

Source

❌