Zvërneci/ Rama kundër protestuesve dhe gjysmë të vërtetat e gjysmë të drejtat
Nga Lorenc Vangjeli
Edi Rama e ka shumë për zemër të përmendë shpesh aksiomën e vjetër se gënjeshtrat më të mëdha janë gjysmë të vërtetat. Në ndeshjen me opinione mbi faktet, gjysmë të drejtat shpesh konkurrojnë me të njëjtin status e gjakim drejt të vërtetës me gjysmë të drejtat e tjera. Aq më tepër, që kur në debat janë ushqyer emocionet, logjika e ka të vështirë të dëgjohet. Në betejën e Ramës me protestuesit, gara mes gjysmë të drejtave, megjithatë nuk ka simetri.
Rama ka të drejtë kur thotë se një investim prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec është një bekim për Shqipërinë. Por kanë të drejtë edhe protestuesit kundër tij që thonë se histori miliardash që vërshojnë drejt Shqipërisë janë po aq të vjetra sa luga e florinjtë e komunistëve të djeshëm dhe çeku i bardhë i ish-demoratëve të sotëm.
Rama ka të drejtë kur përmend markën Trump si garanci suksesi dhe jo vetëm për investimin konkret. Miqësia, por dhe interesi me njerëzit e fuqishëm të kësaj bote të padrejtë, shpesh vlejnë shumë më shumë se lumenjtë e parave. Por kanë të drejtë edhe kritikët e tij kur thonë se me bijën dhe dhëndrin e Presidentit Trump Rama është nisur të blerë influencë vetjake për pushtet vetjak.
Rama ka tĂ« drejtĂ« kur thotĂ« se ka kĂ«rkuar respektim maksimal tĂ« ekosistemit delikat tĂ« ZvĂ«rnecit, por kanĂ« gjithashtu tĂ« drejtĂ« edhe protestuesit kur mund tĂ« sjellin me dhjetra shembuj sesi ka ndodhur ekzaktĂ«sisht e kundĂ«rta, kur âpika e voçkĂ«lâ Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« humnerĂ«n qĂ« batĂ«rdis zona tĂ« mbrojtura, qĂ«ndra qytetesh apo periferi tĂ« tyre.
Rama ka të drejtë kur thotë se raporti i investitorëve me pronarët legalë të tokës është një marrëdhënie private, ku shteti nuk hyn hiç, por është e drejta e plotë e protestuesve ta kontestojnë një gjë të tillë, kur kujtojnë masakrën e frikshme që ka ndodhur me dekada në Shqipëri me pronat, me falsifikimet, dramat, ligjin e instaluar të xhunglës që e ka shndërruar vecanërisht bregdetin shqiptar në një parajsë të atyre që e transportojnë cash-in së paku me furgona. Që konkretisht në Vlorë drejtorët e kadastrës janë ndërruar shumë më shpesh se qimet e ujkut dhe që zakoni e desh edhe këtë herë, që edhe aty të mbijë një personazh kontravers si pronar. Sikur të ketë qenë nip i vetëm i Ali Pashës, ish-pronar i Tepelenës, i jugut të Shqipërisë dhe veriut të Greqisë.
Rama ka të drejtë kur kërkon të mos paragjykohet një investim kolosal, por kanë të drejtë edhe kundërshtarët e tij që i kujtojnë pusetat e shumta të hapura gjatë qeverisjes së këtij vendi.
Ka një rresht të pafundëm kontrastesh të tilla që po i afron bujarisht ky skaner i hidhur spontan që po i bëhet shoqërisë shqiptare. Ai është dëshmia që tregon se problemet e krijuara janë shumë më shumë sesa zgjidhjet e afruara. Se sukseset e duartrokituara tkurren përballë dështimeve spektakolare. Varësisht ngjyrës së votës dhe bindjes, publiku është i lirë të zgjedhë se cilën gjysmë të drejte pranon.
Fatkeqësisht ky skaner tregon dëshmon gjithashtu një hall shumë më të madh. Ai tregon me gisht raportin e deformuar mes vullnetit të individit që ka shumë më shumë pushtet se ai për të cilin është votuar dhe vetë sistemit që kontrollon e balancon pushtetet. Eshtë kontradikta mes udhës së lehtë që ka për vendimmarrje, për shembull emiri i Katarit dhe udhës së vështirë që kalon mes institucioneve, debatit dhe kompromisit të një drejtuesi shteti evropian.
PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« shkak Rama sot Ă«shtĂ« nĂ« syrin e ciklonit. Helmi i mbledhur nĂ« ndĂ«rgjegjen e qytetarĂ«ve qĂ« ndihen tĂ« papĂ«rfaqĂ«suar. tĂ« pĂ«rjashtuar, tĂ« diskriminuar, herĂ« tĂ« tallur me lezet e herĂ« tĂ« goditur dhunshĂ«m, tĂ« ekspozuar pĂ«rpara zgjidhjeve me dy standarte, tĂ« detyruar tĂ« jenĂ« tĂ« polarizuar, tĂ« shtrĂ«nguar tĂ« jenĂ« dĂ«shmitarĂ« luksi tĂ« harbuar teksa numĂ«rojnĂ« lekĂ«t e mbijetesĂ«s, qĂ« ndjehen tĂ« pĂ«rfaqĂ«suar vetĂ«m nga vullneti i ca pak individĂ«ve e qĂ« detyrohen tĂ« votojnĂ« pĂ«r meme qesharake qĂ« tâi udhĂ«heqin nĂ« politikĂ«, i ka bĂ«rĂ« ata bashkĂ« nĂ« protestĂ«. ShqiptarĂ«t janĂ« si susta. DurojnĂ« gjatĂ«, pĂ«rkulen dhe duken si tĂ« shtypur kur ju ve kĂ«mbĂ«n sipĂ«r, por nĂ« momentin qĂ« kĂ«mba lodhet, atĂ«herĂ« kĂ«rcejnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pakontrolluar. Kush i mendon tĂ« nĂ«nshtruar dhe pa nerv bĂ«n gabimin e jetĂ«s! Aq mĂ« shumĂ« qĂ« sikudo nĂ« botĂ«, âdashuriaâ pĂ«r politikĂ«n dhe politikanĂ«t Ă«shtĂ« e pĂ«rkohshme, ndryshueshme dhe vetĂ«m njĂ« fije e ndan nga urrejtja.
Dhe kjo është vetëm pjesa më e dukshme e asaj që po ndodh në këto orë dramatike. Mëria e fqinjëve për një nukël të mundshëm të turizmit elitar tek ish-fqinji i frustruar nga varfëria nuk është thjesht teori konspirative. Në rast të ndryshimit të balancave në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, në Kongres dhe Senat, Zvërneci dhe lidhjet e biznesit të bijës dhe dhëndrit të Presidentit, me të gjitha gjasat do të jenë një kalë beteje mes demokratëve dhe republikanëve. Dhe Shqipëria e vogël do të behet fushëbeteje e interesave të paimagjinueshme në vendin që qeveris gjithë botën.
TashmĂ« Rama tashmĂ« ka nevojĂ« vetĂ«m pĂ«r kohĂ«. I nevojitet kohĂ« qĂ« tĂ« kalojĂ« sĂ« paku qershorin sepse nĂ« korrikun e gushtin pĂ«rvĂ«lues shqiptar, si rregull pa pĂ«rjashtim, ftohen edhe pasionet mĂ« tĂ« nxehta tĂ« shqiptarĂ«ve. Deri atĂ«herĂ« do tĂ« ketĂ« plot kohĂ« tĂ« mendojĂ« se minjtĂ« largohen tĂ« parĂ«t kur anija nis e merr ujĂ«. Edi Rama, drejues i maxhorancĂ«s socialiste, e di mirĂ« se e ka mbushur anijen e tij plot me miushĂ« tĂ« padobishĂ«m, tĂ« pangopur, hilacakĂ« e vanitozĂ«, tĂ« cilĂ«t do tĂ« ishin personazhe tĂ« lezetçëm nĂ« drekadarka gazmore, por krejt tĂ« paaftĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« beteja pĂ«r bindje politike. Dhe mbi tĂ« gjitha, deri atĂ«herĂ« kryeministri Rama do tĂ« ketĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« reflektojĂ« edhe pĂ«r njĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« frikshme e tĂ« pandryshueshme: PâŠrdha e madhe eshte armiku mĂ« serioz i pizhameve tĂ« mĂ«ndafshta!