Nga Lutfi Dervishi
Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë veteran i frontit të yjeve dhe as ndonjë marshall i Google Maps.
Por katër vlerësimet e mia kanë një karakteristikë: janë ekstreme. Kur më ka pëlqyer shumë një vend, kam dhënë pesë yje. Kur jam larguar i pakënaqur, kam dhënë një.
Mes vlerësimeve pozitive është një byrektore modeste në Mbrostar, që është bërë tashmë pit stop sa herë më bie rruga andej. Kam vlerësuar me pesë yje edhe një lokal të thjeshtë, pothuajse provizor, në Borsh. Plazhi ishte i pastër, ushqimi shumë i mirë dhe shërbimi po ashtu. Madje përmenda me emër kamarierin e ri që na shërbeu.
Më jep kënaqësi fakti që ky vlerësim pozitiv është parë nga mijëra njerëz. Ndoshta ndonjëri ka ndaluar aty edhe prej atyre pak rreshtave.
Por kam shkruar edhe dy review me një yll, të dy për restorante luksi.
Njëri ishte për një restorant dikur shumë të mirë, në Durrës, ku prita pothuajse një orë dhe ku cilësia e ushqimit ishte zhgënjyese. Megjithatë vlerësova sjelljen e kamarierit me notë të lartë.
Tjetri ishte edhe më i ashpër, por plotësisht i merituar. Isha ftuar në një darkë me një grup të huajsh, në një lokal ndoshta nga më të shtrenjtët në Tiranë. Muzika ishte aq e lartë sa nuk dëgjoja njeriun që kisha në krah. Kërkova disa herë që volumi të ulej, pak, por kërkesat e mia dhanë aq rezultat sa merr njeriu që prashit në det.
Review ishte shumë negativ, por jo qorrazi. Ushqimit i dhashë notën 4 nga 5, ndërsa shërbimit dhe atmosferës 1. Pra, kuzhinieri u shpall i pafajshëm. Menaxheri dhe kamarieri morën ndëshkim. Afro dy mijë njerëz e kanë parë vlerësimin.
Nga restoranti? AsnjĂ« pĂ«rgjigje, as njĂ« pyetje, as njĂ« ndjesĂ«, as njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« kuptuar se çfarĂ« kishte ndodhur. As edhe formulĂ«n standarde: âNa vjen keq qĂ« pĂ«rvoja juaj nuk pĂ«rmbushi pritshmĂ«ritĂ«â, atĂ« fjali qĂ« sot ta prodhon inteligjenca artificiale para se menaxheri tĂ« ketĂ« rrufitur kafenĂ« e mĂ«ngjesit.
Kjo më bën përshtypje sidomos sot, kur Shqipëria është përfshirë në atë që mund ta quajmë lufta e yjeve.
Pas reagimeve publike të një grushti pronarësh të bizneseve ndaj protestës dhe protestuesve, ka nisur një aksion i organizuar për vlerësime negative ndaj një numri të kufizuar restorantesh dhe hotelesh.
Zemërimin e kuptoj. Madje e mirëkuptoj. Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes. Sidomos në kapitalizëm, ku klienti është mbret, jo tabelë qitjeje.
Dje, drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se policia do të hetojë çështjen e review-ve. Në një vend me probleme të krimit të organizuar, të të shumëkërkuarve, trafikut të drogës dhe korrupsionit, ideja që policia ngrihet në këmbë për yjet e restoranteve është, të paktën, një zgjedhje interesante prioritetesh.
KĂ«rcĂ«no me jetĂ« Kryeministrin nĂ« rrjete sociale dhe nuk tĂ« ndodh asgjĂ«. Guxo tâi japĂ«sh njĂ« yll njĂ« restoranti dhe ngrihet nĂ« kĂ«mbĂ« policia, me nĂ« krye drejtuesin madhor me dy yje.
Por pikërisht sepse reagimi i policisë është joproporcional, nuk duhet rënë në të njëjtin kurth të mungesës së masës.
Një review negativ nga një klient që ka qenë në lokal, ka paguar faturën dhe tregon përvojën e vet, është një gjë, por një mijë review negative, të koordinuara nga njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në atë biznes, janë diçka tjetër.
Në rastin e parë flet klienti, në të dytin flet turma.
Dhe turma, edhe kur zemërimin e ka të ligjshëm, nuk e ka gjithmonë shënjestrën të saktë.
NĂ«se lufta yjeve del nga shinat, bashkĂ« me tĂ« thatin mund tĂ« digjet edhe i njomi. Pas njĂ« hoteli nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pronari qĂ« ka bĂ«rĂ« njĂ« deklaratĂ« IDIOTE dhe arrogante. Ka recepsionistĂ«, kamarierĂ«, kuzhinierĂ«, pastruese, furnitorĂ« dhe familje qĂ« jetojnĂ« me ato paga. ĂshtĂ« njĂ« zinxhir i tĂ«rĂ«.
Kjo nuk do të thotë se klienti duhet të heshtë. Përkundrazi.
Review Ă«shtĂ« njĂ« nga instrumentet mĂ« demokratike tĂ« kapitalizmit modern. NjĂ« klient i vetĂ«m mund tâu tregojĂ« mijĂ«ra njerĂ«zve pĂ«rvojĂ«n e tij. Nuk i duhet televizion, gazetĂ«, parti dhe, deri dje, as edhe leje nga policia.
Përvoja ime më e mirë me review nuk lidhet me restorante luksoze. Lidhet me kënaqësinë që një vlerësim pozitiv për një biznes modest është parë nga mijëra klientë potencialë.
PĂ«rvoja mĂ« e keqe nuk Ă«shtĂ« as ushqimi i dobĂ«t, as pritja njĂ« orĂ« dhe as muzika qĂ« tĂ« bĂ«nte tĂ« kĂ«rkoje azil akustik. ĂshtĂ« heshtja. MospĂ«rfillja. Fakti qĂ« njĂ« klient shkruan publikisht pĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« keqe, mijĂ«ra njerĂ«z e lexojnĂ«, dhe biznesi nuk interesohet fare tĂ« kuptojĂ« çfarĂ« ka ndodhur.
Pronarët që duan të bëjnë politikë duke përçmuar klientët ose protestuesit, besoj se e kanë marrë mesazhin.
Kartoni i verdhë është nxjerrë. Por pavarësisht kartonit të verdhë loja vazhdon, nuk është sinjal për të hyrë të gjithë në fushë. Sepse kur turma vendos të bëjë drejtësi me yje, e vetmja gjë që del me pesë yje në fund është kaosi.