Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld” u ka bërë thirrje partive politike që t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para. Ajo ka kërkuar krijimin e një koalicioni të shumicës për të mos humbur siç ka thënë projektet Bashkimit Evropian dhe […]

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Donald Trump i ka kërkuar Presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, që të transferojë tokën ku ndodhen bazat ushtarake amerikane në pronësi të SHBA-së. Në një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, ai u përpoq ta bindte atë të paguante më shumë në këmbim të pranisë së më shumë se 28,000 […]

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Kina duhet t’i furnizojë Shtetet e Bashkuara me magnet (lëndë e parë që përdoret në industri), përndryshe do të na duhet të vendosim tarifa prej 200% ose diçka të tillë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump. Deklarat e Trump u bë ndërsa priti në Zyrën Ovale presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung. “Miliarda dollarë, […]

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës ka ndodhur një aksident tragjik ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, ndërsa drejtuesi 53-vjeçar është shoqëruar nga policia dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. njoftimi: Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të […]

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Franca po përballet me një krizë të thellë politike, teksa kryeministri François Bayrou duket i rrezikuar të rrëzohet së bashku me qeverinë e tij në një votë besimi më 8 shtator. Bayrou kërkon miratimin e parlamentit për planet e tij të paketuara për të përmirësuar financat publike të vendit, duke kërkuar konfirmimin e masës së […]

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën disa ditë më parë në një pishinë në ishullin Paksos. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Prokurori dhe Hetuesi, duke vendosur për ta masën e ndalimit të daljes jashtë territorit të Greqisë. Ceremonia […]

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Kushdo që djeg flamurin amerikan në Shtetet e Bashkuara do të akuzohet për nxitje të trazirave dhe do të dënohet me një vit burg pa mundësi për lirim të parakohshëm. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngarkon Departamentin e Drejtësisë që të hetojë rastet e tilla. Ai tha se djegia e një flamuri […]

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie. Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici. Mosha për […]

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

Një incident dramatik u regjistrua në Liqenin Rosporden, Francë, kur një helicopter tip Morane 29 humbi kontrollin dhe u përplas në ujë gjatë një operacioni për të luftuar një zjarr të madh. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 19:00. Pamjet shokuese tregojnë momentin kur helikopteri po përpiqej të mbushte një kovë me ujë nga liqeni, […]

U nda nga jeta dje në aksidentin tragjik, universiteti ku ndiqte studimet bën postimin prekës për Rozina Dhimakun

Universiteti Aldent: Me dhimbje të madhe dhe trishtim të thellë, morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Rozina Dhimakut, studente e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, dega Infermieri, në Universitetin ALDENT. Rozina ishte një vajzë e dashur, e sjellshme dhe plot ëndrra. Ajo spikaste për buzëqeshjen e saj të ngrohtë, për energjinë pozitive dhe […]

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Ndihmësregjisori i “Emily in Paris” ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella u rrëzua përpara stafit të xhirimeve ndërsa përgatitej për skenat e fundit, duke bërë që xhirimet të ndërpriteshin përkohësisht. Sipas La Repubblica, mjekët mbërritën me urgjencë në hotelin Danieli rreth orës 19:00 të enjten, më 14 […]

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit janë shpallur të zhdukur, pasi sipas raportimeve, ata janë hedhur në det nga një varkë që po lundronte drejt Ishujve Balearik. Autoritetet spanjolle ndërhynë dhe arritën të shpëtojnë 14 persona nga varka, e cila ndodhej rreth 58 kilometra larg jugperëndimit të ishullit Cabrera. Ekipet e shpëtimit kanë […]

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e shqetëson Evropën. Disa kanë thënë se edhe një herë evropianët ‘e kanë vënë qerren para kalit’.” Ndërsa ata vetë nuk duket se besojnë shumë në perspektivën e një paqeje të shpejtë […]

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim. Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e […]

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

Ylli Ndroqi i ka kushtuar një homazh prekës Artur Zhejit, duke e kujtuar si “njeriun që jetoi 360 gradë”, por që u nda papritur nga jeta ditën e sotme. postimi: Tur Zheji, vëlla, ose Zoti 360 gradë, siç të quanim miqësisht, kur iu bashkove familjes mediatike Yldon Media Group, në vitin 2017, zemra më rrahu […]

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

Ministrja Belinda Balluku denoncon një tjetër rast zjarrvënie në Fier, duke theksuar se aktet e tilla rrezikojnë shtëpitë, jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë pasoja të rënda për mjedisin. Postimi: Sot në #Fier një tjetër zjarrvënie e qëllimshme vuri në rrezik shtëpitë pranë vendgjarjes dhe shqetësoi të gjithë qytetin me renë e tymit që mbuloi atë. […]

‘Një kg domate kushton 30 dollarë’/ Rrëfimet tronditëse të qytetarëve në Gaza: Hamë vetëm bukë e kripë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmes ne Gaza po rëndon mbi me te pambrojturit: te moshuarit, te rinjte, te varfrit dhe të sëmuret. Sipas esperteve te mbeshtetur nga OKB, kushtet e pasigurisë ekstreme ushqimore tashme mund të cilësohen si “uri masive”, duke permbushur tre kriteret kyçe te spalljes se nje urie, raporton The […]

Tragjedi në ditën e gëzimit/ Shuarja e Artur Zhejit, po festonte ditëlindjen e djalit në restorant

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar. Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një […]

Aksident në Shkodër, plagosen 3 familjarët

Aksident me tre të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga […]
❌