Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit europian të dy…

Source

3 klube të mëdha të Premier League “trembin” PSG për Donnarumma-n

Gianluigi Donnarumma po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut në tripletën e fituar me Paris Saint-Germain dhe me një finale të Botërorit të Klubeve që e pret për t’u luajtur. Paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe pritjet vendimtare kanë qenë thelbësore për sukseset e klubit francez, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Source

Presidentja Osmani nderon mërgatën shqiptaro-amerikane në SHBA me medalje presidenciale

Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me anëtarë të mërgatës shqiptaro-amerikane, duke i nderuar për kontributin e tyre historik në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në një ceremoni solemne, Osmani ndau medalje presidenciale për disa prej figurave më të shquara të diasporës, duke përfshirë “Urdhrin e Pavarësisë” dhe…

Source

Juventus ka afat edhe 3 ditë për Concecao-n, Porto gati të bëjë dhe ulje

Afati i fundit për të vendosur të ardhmen e Francisco Conceição po afron me shpejtësi. E marta, 15 korrik, është dita kur klauzola e lirimit të sulmuesit portugez do të rritet nga 30 në 45 milionë euro. Deri atëherë, Juventus ka pak kohë për të arritur një marrëveshje me Porton dhe për të mbyllur përfundimisht operacionin. Conceição, i ardhur në Torino në huazim sezonin e kaluar…

Source

Macron kërkon reagim të shpejtë nga BE-ja pas tarifave të reja të SHBA-së ndaj mallrave evropiane

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë dhe të vendosur nga Bashkimi Evropian, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave 30% ndaj mallrave të importuara nga Evropa. Në një postim në platformën X, Macron kërkoi që BE-ja të përshpejtojë përgatitjet për masa reciproke dhe të mbrojë interesat e saj strategjike. “Më shumë se kurrë…

Source

Gjendet pa shenja jetë një 50-vjeçar në Shkodër

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Shkodër, në sediljen e pasagjerit të një makine në pronësi të një subjekti tregtar. Sipas policisë, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i shtetasit E. M. u gjet rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Source

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet përkohësisht hyrja e automjeteve nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se një defekt teknik në sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të pikave kufitare në gjithë territorin e shtetit fqinj. Si pasojë e këtij defekti, autoritetet maqedonase janë detyruar të kalojnë në regjistrim manual të udhëtarëve, duke rikthyer përkohësisht edhe…

Source

Franca njofton marrëveshjen historike për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri francez François Bayrou dhe zyrtarë të lartë në ceremoninë e hapjes së një samiti mbi Kaledoninë e Re në Paris më 2 korrik 2025.

Source

Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit, të hënën kryen vizitat mjekësore

Mesfushori kroat Luka Modrić është lojtari më i ri i Milanit, pasi ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, me një pagë prej 3.5 milionë euro në vit. Edhe pse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi, Modrić ka përfunduar të gjitha detajet e marrëveshjes dhe pritet të mbërrijë në Milano më 14 korrik për të kryer vizitat mjekësore përpara se të nisë pushimet…

Source

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Werner Daum, ish-ambasadori i parë gjerman në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar. Lajmi është përkujtuar me vlerësime të larta edhe nga figura politike shqiptare. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Daum si një “Ambasador i Lirisë” për shqiptarët, duke theksuar rolin e tij të…

Source

Presidentja Osmani: Do t’i drejtohem sërish Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i ri nuk arrin të konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh, që skadon më 26 korrik. Gjatë një diskutimi në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh se paqartësitë kushtetuese rreth pasojave ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati, e detyrojnë atë të…

Source

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, lëndohet një person

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Partizani”. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:55 në banesën e shtetasit me iniciale A.J., i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J.

Source

Vuçiç mohon akuzat për kërcënime ndaj Kosovës: Nuk kemi nisur asnjë përshkallëzim!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim të situatës së sigurisë në Kosovë. Në një deklaratë për mediat më 12 korrik, Vuçiç theksoi se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ushtarak dhe mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. “Nuk kemi angazhuar asnjë ushtar…

Source

Wimbledon/ 6-0, 6-0. Polakja Swiatek fitore historike ndaj Anisimova-s në finale

Kalvari i gjatë i Iga Swiatek duket se ka marrë fund. Pas një periudhe sfiduese, ish-numri një i botës në tenis, rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare duke fituar turneun prestigjioz të femrave në Wimbledon 2025. Tenistja polake dominoi plotësisht finalen ndaj amerikanes Amanda Anisimova, duke fituar me rezultatin 6-0, 6-0 në më pak se një orë lojë, vetëm 57 minuta.

Source

Italia reagon ndaj tarifave të SHBA: Mbështesim BE-në, por kërkohet kujdes për të shmangur një luftë tregtare

Pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane që eksportohen në SHBA duke filluar nga 1 gushti, Qeveria Italiane ka reaguar duke shprehur shqetësimin dhe mbështetjen e saj për përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Në një deklaratë zyrtare, qeveria italiane thekson se po ndjek me vëmendje zhvillimet e…

Source

Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë që të zerohen pikët në fund

Ditën e sotme, Departamenti i Garave në FSHF mbajti një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Me skemën e “Final Four” që ende nuk është miratuar, klubet treguan propozimet e tyre. Sipas propozimit të bërë nga Vllaznia, pikët duhet të zerohen në fund të kampionatit. Sipas shkodranëve, vendi i parë duhet të përballet…

Source

BE paralajmëron kundërmasa pas tarifave të Trump, reagon Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa doganore prej 30% ndaj produkteve të Bashkimit Evropian të eksportuara në SHBA, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë në të dy anët e Atlantikut. Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se ky vendim kërcënon të prishë zinxhirët e…

Source

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, nga ku përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: “Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës”. Këto fjalë ministri Hasani i tha në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni…

Source

Aksident i rëndë në Bulqizë, përplasen dy makina në kryqëzimin mes Lagjes së Vjetër dhe të Resë

Një aksident rrugor i rrezikshëm është shënuar këtë pasdite në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me Lagjen e Re, ku dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën me forcë. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë për një aksident të frikshëm…

Source

Maresca: PSG në majën e botës, por ne luajmë për ta fituar finalen!

Në prag të finales së Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarin e tij, Paris Saint-Germain. Në konferencën për shtyp, tekniku italian e pranoi forcën e rivalëve, por theksoi se skuadra e tij është gati të japë maksimumin për të fituar trofeun. “Sigurisht që PSG është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe ndoshta më e mira…

Source

❌