Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Legalizimet të mbyllen brenda mandatit të katërt

Gjatë takimit me kryebashkiakët ditën e sotme në Durrës, Kryeministri u ka kërkuar kryetarëve të pushtetit vendor se legalizimet duhet të mbyllen brenda mandatit të katërt të PS-së në qeveri. “Njeriu që i rri mbi kokë punës i rri mbi kokë punës, kësaj pune s’i keni ndejt mbi kokë, por legalizimet duhet të mbyllen. Brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet…

Source

30-vjetori i gjenocidit i Srebrenicës, Ministri Hasani: Një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës

“Nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën, dhe as paqe pa drejtësi. Sot në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, kujtojmë 30-vjetorin e një prej kapitujve më të errët të historisë së afërt të Evropës – Gjenocidin e Srebrenicës. Përkujtimi i kësaj dite është një mënyrë për të nderuar viktimat dhe për të qëndruar pranë atyre që ende mbajnë peshën e kësaj humbjeje. Na kujton gjithashtu përgjegjësinë…

Source

Ndërron jetë turistja ukrainase në Vlorë

Turistja ukrainase që u shpëtua nga pushuesit dhe u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Trupi i saj do dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj. Vajza e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndodhet ende në intubim. …

Source

Presidenti Begaj përkujton Srebrenicën: 30 vite nga masakra më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përkujtoi sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore. Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj nënvizon se mbi 8 mijë boshnjakë u masakruan…

Source

Parku Arkeologjik i Butrintit, destinacioni i preferuar i turistëve! 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 569,089 vizitorë gjatë Janar-Qershor 2025, një rritje prej 74% krahasuar me 2023 sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Parku Arkeologjik Butrint, 105,623 vizitorë Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi…

Source

Kosova ende pa Kuvend! Dështon edhe përpjekja e 45-të

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkelje të Kushtetutës. “Kjo është e papranueshme”…

Source

Kroçera “Nautica” ankorohet në portin e Durrësit. 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia vizitë në qytetin

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e saj të parë për sezonin veror 2025. Anija mbërriti rreth orës 10:30, pas një ndalese në ishullin e Zakinthos në Greqi, duke sjellë në brigjet shqiptare 676 turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe vende të tjera të botës.

Source

Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Nuk nisi hetim, por hartoi ese filozofike për pafajësinë

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryebashkiakët në Durrës, ka folur lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit. Rama i është përgjigjur edhe prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila ditën e sotme iu drejtua me një letër KLP lidhur me situatën e krijuar për ndërtimet pa leje në Theth. “Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë…

Source

Kryeministri: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë. “Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen.

Source

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës: Sezoni turistik nxori në pah dobësitë e pushtetit vendor!

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit në Durrës, ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Vlorë për zaptimin e hapësirave publike, ku tha se ai dhe struktura e qeverisjen vendore atje, i ka sytë gjysmë mbyllur. Rama ndër të tjera theksoi se sezoni turistik ka nxjerrë në pah dobësitë e pushtetit vendor për menxhimin e fluksit dhe problematikave. “Jemi këtu se jo shumë kohë më…

Source

Për herë të parë në Shqipëri, 350 gra në vit do të marrin protezë gjiri falas pas mastektomisë

Pas shumë vitesh kërkesë nga pacientet e diagnostikuara me kancer, për herë të parë në spitalin onkologjik shtetëror parashikohet financimi për ndërhyrjen rindërtuese të gjirit pas mastektomisë (heqjes së gjirit). Ky programi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë do të mbulojë falas vendosjen e protezës së gjirit për 350 gra në vit, për vitet 2026-2028. Të dhënat për ofrimin dhe financimin e…

Source

Këmbimi valutor, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore ditën e sotme

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83.e lekë dhe do të shitet me 84.2 lekë. Euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 112.5 lekë dhe do të shitet me 113.9 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.5 lekë në blerje dhe me 62.1…

Source

U kritikua nga Rama për ndërtimet në Theth, Prokurorja Elsa Gjeli letër KLP-së: E shqetësuar për situatën e krijuar

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, e cila u kritikua publikisht nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth, i është drejtuar me një letër Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që: Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së…

Source

Freskia që të ofron Syri i Kaltër… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë, një destinacion që vizitohet nga mijëra turistë në çdo stinë të vitit. “Dhe me freskinë që ofron Syri i Kaltër në Sarandë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë, Afërdita sjell ngrohtësi dhe dashuri. Një bisedë me mikun tuaj mund të kalojë kufirin, ndaj bëni kujdes me fjalët që përdorni. Demi Financiarisht, është kohë e favorshme për investime ose për t’u kënaqur me veten. Shmangni vendimet impulsive në lidhje me…

Source

E ngarkuara me punë e SHBA-ve shkon në SPAK, takim me Altin Dumanin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë sot një mesazh të qartë mbështetjeje për SPAK-un, përmes një postimi në rrjetet sociale. E ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa prej prokurorëve të këtij institucioni të specializuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë takimit, VanHorn vlerësoi guximin dhe…

Source

Përleshje mes 4 vëllezërve dhe pesë të tjerëve në një lokal, dy të arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim

Një konflikt i dhunshëm mes katër vëllezërve dhe pesë shtetasve të tjerë është parandaluar të përshkallëzojë më tej falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Librazhdit. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Dragostunjë, ku si pasojë e dhunës, pesë persona mbetën të lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë…

Source

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Prej ditësh tashmë në gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike. Sot Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit me mbështetje të Policisë Bashkiake, liruan hapësirat publike në zonën e quajtur Piazza në kryeqytet. Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultat, tashmë disa nga zonat ikonike të kryeqytet janë liruar nga zaptuesit, duke u vënë tërësisht në…

Source

❌