Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

Një prej jahtëve më të jashtëzakonshëm ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, do të dalë për herë të parë në shitje në ekspozitën Monaco Yacht Show këtë shtator. Me një gjatësi prej 119 metrash dhe një çmim marramendës prej 645 milionë dollarësh, superjahti është ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, dhe konsiderohet si mjeti lundrues më miqësor me mjedisin në botë. I pajisur me teknologji të…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Rama: Mos bëni deklarata qesharake, uluni me grupet e ekspertëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me opinionet e kundërta që janë shprehur për Draftin me ndryshimet në Kodin e Ri Penal. Kreu i qeverisë sqaroi se ata nuk janë pjesëmarrës në hartimin e draftit, por një nga palët e përfshira, pasi ky proces është kryer nga ekspertët. Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në X: Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese…

Source

Rama për lirimin e hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe aksioni për rregullimin e hapësirave publike. Rama u shpreh se Shqipëria është vlerësuar bashkë me Italinë, Greqinë dhe Lituaninë për progresin në reformat e qeverisjes, por theksoi se puna nuk mbaron me kaq. Ai u bëri thirrje të gjithë…

Source

RTL shkruan për Shqipërinë, Rama: Xhevahiri ballkanik që po kthehet nga një sekret, në destinacion turistik botëror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullin e medias së njohur në Luksemburg “RTL Radio”, e cila ka shkruar për bukuritë e vendit tonë, trashëgiminë kulturore, bregdetin, turizmin dhe historinë. “Nga Alpet Shqiptare në bregdetin Jon, kjo perlë e Ballkanit po bëhet një nga vendet më joshëse për t’u arratisur në Evropë. Në këtë kapitull të tretë, po njihemi me Shqipërinë, një vend që është në mes të…

Source

GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun socialist dhe nënkryetarin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin në arrest shtëpie. Ndaj kryebashkiakut socialist dhe nënkryetarit, gjykata vendosi masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj. Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja po hetohen për veprat penale të…

Source

“Para, biznese dhe sende luksi”, SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H…

Source

Trump konfirmon tarifat doganore 15% për BE-në! Kanadaja dhe Zvicra goditen rëndë

Në prag të afatit për marrëveshjet e reja tregtare, Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv tarifa historike për importet nga dhjetëra vende. Masat e reja hyjnë në fuqi më 7 gusht dhe synojnë të riformatojnë skemën tregtare globale në favor të SHBA-së. Në fokus të këtij urdhri janë vendet që kanë marrëveshje ekzistuese tregtare me SHBA-në.

Source

Kryeministri: Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga viti 2019

“Dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

DASHI Produktiviteti juaj do të jetë mjaft i lartë sot. Kushtojeni vëmendje çdo detyre që kërkon përqendrim të madh dhe vëmendje ndaj detajeve. Nëse keni nevojë të korrigjoni gabimet, tani është momenti i duhur për ta bërë. DEMI Çrregullimet tuaja të humorit nuk do të pëlqehen nga të tjerët. Njoftojini ata për planin tuaj përpara se të veproni. Përndryshe, mund të rrezikoni produktivitetin e…

Source

Plani i Mbrojtjes Sociale në fokus të Bashkisë Elbasan: Zhvillohet takimi i radhës me grupet e interesit

Në Bashkinë Elbasan u zhvillua takimi konsultues i radhës në kuadër të hartimit të Planit të Mbrojtjes Sociale të bashkisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin grupi i punës i ngritur me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe anëtarë të OGP. Në këtë takim u diskutua dhe u ndanë ide konkrete mbi zgjerimin e shërbimeve për mbështetjen e…

Source

Drafti i Kodit Penal, Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka komentuar edhe Kodin e ri Penal gjatë takimit të sotëm me gazetarët. Ai u shpreh se debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu edhe në atë shoqëror. “Mendoj që duhen disa ndryshime te kodi aktual, për shembull për disa vepra ku parashikohen dënime të rënda. Nuk mund të jetë i njëjti dënim si për atë që kapet me kokaine, me hashash apo drogra…

Source

Pastrimi i Manazderes, Llatja: Po monitorojmë me kamera dhe po vendosim gjoba për ndotjen

Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan vijon prej disa ditësh pastrimin e përroit të Manazderes, një nga dy përrenjtë kryesorë që përshkojnë qytetin. Ky përrua buron nga malësia e Shkumbinit të Sipërm dhe sjell një sasi të konsiderueshme inertesh, sidomos gjatë reshjeve të dendura. Aktualisht në terren ndodhen 6 makineri që mundësojnë pastrimin e rreth 200 metër kub mbetjesh çdo ditë.

Source

Krimet zgjedhore, Altin Dumani: Strategjia ka pasur efekt parandalues, morëm 193 kallëzime

Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Strategjia e SPAK-ut ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush, janë administruar 193 materiale, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët…

Source

KAS i kërkon Celibashit të hetojë numëruesit: Pati mospërputhje të theksuara në tabelat e rezultateve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibash, që të hetojë numëruesit e votave nga zgjedhjet e 11 majit. Në shkresën drejtuar kryekomisionerit, KAS thotë se në disa qarqe të rinumëruara, pati mospërputhje të theksuara midis tabelave te rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve te…

Source

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre.

Source

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk…

Source

Degradon sherri mes dy shokëve në Borsh. Njëri qëllon tjetrin me pistoletë

Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve të policisë, një i ri është plagosur në dorë, duke shpëtuar kështu nga një goditje fatale. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas, midis tyre ka nisur një debat i ashpër ulur në tavolinë, dhe një prej tyre ka nxjerrë armën e ka…

Source

❌