Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Luis Diaz shkëlqen në debutim me Bayernin, kolumbiani protagonist në fitoren ndaj Lyon

Sulmuesi kolumbian Luis Diaz ka bërë një debutim si protagonist kryessr në miqësoren e fituar nga Bayern Munich përballë Lyon.

I aktivizuar në startin e pjesës së dytë të ndeshjes nga trajneri Vincent Kompany, ai i dha gjallëri sulmit dhe pas pak sekondash në fushë kishte mundësinë të shënonte në portën kundërshtare. Megjithatë, ishte pikërisht një faull ndaj tij që solli penalltinë nga e cila Olise siguroi avantazhin në minutën e 53-të.

Më pas ishte përsëri Olise ai i cili transformoi në gol një pasim të artë të Gnabry duke dyfishuar shifrat. Në fund ishte Gomes i cili shënoi për Lyon, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1 të miqësores./ D.C

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier Ligës, duke finalizuar një transferim përfundimtar nga radhët e Chelsea.

Ky transferim i jep fund kalvarit të gjatë të sulmuesit i cili është dhënë vazhdimisht në huazim nga Chelsea në këto vite, të ndërprera edhe nga dëmtimet e njëpasnjëshme që e lanë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Sipas mediave angleze, Burnley ka pranuar të paguajë një shifër të konsiderueshme për sulmuesin 23-vjeçar, rreth 20 milionë euro sipas mediave britanike.

Kjo e vendos Brojën menjëherë mes transferimeve më të shtrenjta të futbollistëve të Kombëtares shqiptare, më saktësisht, në vendin e dytë të këtij klasifikimi.

🚨🟣 Armando Broja, expected to leave Chelsea and join Burnley with player’s green light already arrived.

Agreement almost done, as @FabriceHawkins reports. pic.twitter.com/llSE9YcEbG

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2025

Vendi i parë i përket kalimit të Marash Kumbullës nga Verona te Roma, për shifrën 26,5 milionë euro që kanë paguar verdhekuqtë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare./ D.C

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka:

Kjo është një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar, që rrit kredibilitetin e klubeve tona dhe forcon imazhin e kampionatit tonë. Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë edhe më tej me suksese të tjera. Ndërkohë, Vllaznia meriton gjithashtu respekt për paraqitjet e saj. E eliminuar vetëm në kohën shtesë, tregoi karakter dhe garoi me dinjitet. Koha për të reflektuar dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri, me të njëjtin pasion dhe ambicie”, shkruan ndër të tjera Duka në reagimet e tij në rrjetet sociale.

Oferta e radhës e Inter për Lookman, Atalanta kthen përgjigje për sulmuesin nigerian

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një ofertë që zikaltrit e Milanos e kanë cilësuar të kënaqshme, duke ofruar 42 milionë euro plus 3 të tjera në formë bonusesh.

Por zikaltrit e Bergamos nuk duken të bindur as nga kjo ofertë dhe sipas mediave italiane e kanë refuzuar atë, duke argumentuar se vlerësojnë më shumë futbollistin nigerian se sa shifra që ofron Interi. Një vendim që lë milanezët në vendnumëro në objektivin e tyre për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri.

Në Itali insistojnë se Atalanta shpreson që shifra të afrohet më shumë drejt 50 milionë eurove, ndërsa Interi shpreson që të jetë Lookman ai që të do të shtyjë bergamaskët të pranojnë ofertën që është bërë për të. Ndaj për momentin situata është në vendnumëro, me Interin që po shqyrton opsione të tjera që mund të shfaqen. Ndërkohë Lookman është lënë pushim, pasi nuk është grumbulluar nga klubi i tij për miqësoren në Gjermani ndaj Leipzig./ D.C

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë 2025.

Duke folur për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi i dha lëvdata të shumta bashkëlojtarit të tij.

Shpresoj që ai të fitojë. Nëse nuk e fiton këtë vit, është 18 vjeç dhe shumë i ri. Të jesh midis favoritëve është diçka unike”, ka thënë fillimisht Gavi.

“Jam i lumtur me atë që po bën me ne. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po bëhet më i mirë çdo ditë”.

“Ai është i mrekullueshëm në stërvitje. Duhet të vazhdojë kështu, me atë mentalitet, dhe jam i sigurt se nëse nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të fitojë shumë të tjerë në të ardhmen”, përfundoi spanjolli.

Ngritja marramendëse e Yamalit, e theksuar nga performancat e tij për klubin dhe kombëtaren, e ka bërë atë të spikasë, dhe mbështetja e Gavit nënvizon ndikimin e adoleshentit./ D.C

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Shkodranët kishin fituar 2-1 ndeshjen në shtëpi dhe u munduan të luanin një sfidë të kujdesshme në transfertë. Por ata u goditën përsëri nga një goditje këndi që i dha shpejt avantazhin vendasve. Penalltia e Balajt bëri që sfida të barazohej që në pjesën e parë. Miqtë ushtruan trysni dhe gjetën edhe golin e dytë, por një penallti tjetër e Balajt la të mendohej se kuqeblutë mund të kalonin turin, pasi mbeteshin vetëm pak minuta deri në fundin e takimit.

Por me rifillimin e lojës nga qendra, vendasit gjetën edhe një herë golin, duke bërë që takimi të shkonte në shtesë. Aty rezultoi fatale një tjetër goditje nga këndi, që solli golin e rezultatit 4-2 për Vikingur. Tentativat e fundit të ekipit të Martinit nuk sollën gjë, sidomos pas daljes me të kuq të Tafilit, që shoi shpresat për vazhdimësinë në turne./ D.C

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2 në Andorrë, sfida e kthimit në “Elbasan Arena” përfundoi 1-1. Fraksioni i parë ishte mjaft interesant, me raste në të dyja krahët.

Takimi u zhbllokua nga Zabërgja, në të 18-tën. Escaldes barazoi shifrat me Berlangën, në fillimin e pjesës së dytë. Dalja me karton të kuq e Gassamës komplikoi llogaritë për ekipin e Dajës, por numri i lojtarëve në fushë u barazua çerek ore para fundit, pasi Andrade u ndëshkua. Dinamo mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të shkuar kështu në turin tjetër.

Pas suksesit 2-0 në aktin e parë, Egnatia bën gjithçka mirë ndaj Dinamo Minsk dhe fiton 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit. Kampionët e Shqipërisë e shohin veten në turin e 3-të të Conference League, me sfidën që u vendos nga goli i Selmanit./ D.C

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se ai mund të kalojë te Mercedes. Kishte pasur dyshime rreth pozicionit të Verstappen te RedBull që nga zbulimi tronditës muajin e kaluar se ekipi i tij kishte zhvilluar bisedime të reja me Mercedes.

Por, ndërsa ai kishte përsëritur dëshirën e tij për të përfunduar marrëveshjen e tij aktuale deri në vitin 2028, Verstappen nuk kishte siguruar se do të qëndronte me RedBull përtej vitit 2025 deri më tani. Megjithatë, sigurimi i Verstappen se ai nuk do të shkojë në pushimet e ardhshme verore jashtë tre të parëve në renditje ka garantuar se klauzola e tij e largimit nuk do të jetë aktive.

Max Verstappen has confirmed he will remain with Red Bull for the 2026 Formula 1 season, putting an end to uncertainty over the four-time world champion's short-term future 📝 pic.twitter.com/NXzLtikQtu

— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) July 31, 2025

Holandezi këmbënguli se nuk e ka menduar kurrë të largohet nga RedBull, duke përmendur se fokusi i tij ka mbetur në ndihmën për të rritur perspektivat e ekipit në pistë./ D.C

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin.

Sfida u zhbllokua nga Lewandowski në minutën e 8-të ndërsa me pas Lamine Yamal gjeti golat e parë me fanellën numër 10. Në pjesën e dytë realizoi Kristensen dhe Gavi, ndërsa Ferran Torres shënoi dygolësh. 

Skuadra e Hansi Flick duket se nuk ka ndërmend të ndalet edhe këtë sezon teksa synojnë Championsin, i vetmi trofe që ju mungoi vitin e kaluar./ D.C

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e zhveshjes së Real Madridit. Sipas Cadena Ser, dy të rinjtë Endrick dhe Gonzalo Garcia tani po konkurrojnë për numrin prestigjioz të lënë bosh nga ylli francez. 

Endrick, i cili mbërriti nga Palmeiras në vitin 2024, ka pasur një sezon të parë mjaft të vështirë për t’u përshtatur me klubin. Ai ka luajtur vetëm tre ndeshje si titullar në 37 paraqitje në La Liga, i lënë në hije nga Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Megjithatë, braziliani i ri nuk ka ndërmend të dorëzohet: ai refuzon çdo ofertë huazimi dhe synon të sigurojë një vend në skuadrën e Xabi Alonsos, ndoshta duke filluar nga numri 9 si një shenjë ambicieje dhe pranie.

Por surpriza e vërtetë është Gonzalo Garcia, 21 vjeçari i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Madridit. Pas një sezoni të shkëlqyer me Castilla-n (25 gola) dhe një roli kryesor në Kupën e Botës për Klube (4 gola dhe 1 asist në 6 ndeshje), sulmuesi spanjoll është bërë një alternativë e qëndrueshme me kosto të ulët ndaj Mbappe, duke fituar si klubin ashtu edhe tifozët.

Me afatin e transferimeve ende të hapur, vendimi për numrin 9 të ardhshëm të Real Madridit mund të jetë hapi i parë në përcaktimin e të ardhmes së të dy talenteve të rinj./ D.C

E kafshoi qeni në organet gjenitale, ish-futbollisti i Barcelonës humb ndeshjet evropiane

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur futbollistit spanjoll Carles Perez, i cili ka përfunduar në spital në Greqi si pasojë e një situate të pazakontë. Ish-futbollisti i Barcelonës e Romës, tashmë pjesë e Arisit të Selanikut në Greqi, ka përfunduar nën kujdesin e mjekësve pasi është kafshuar në organet gjenitale nga një qen.

Sipas mediave spanjolle, lojtari ishte në xhiro me qenin e tij, i cili është sulmuar nga një qen tjetër. Ai po përpiqej të ndante kafshët dhe është kafshuar nga qeni tjetër, pikërisht në organet gjenitale. Kështu, Perez ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve, por raportohet që nuk ka pasoja të rënda nga kafshimi.

Gjithsesi, ai do të humbasë ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Konferencës, ku klubi i Aris luan përballë azerëve të Araz, të cilët i kishin mundur grekët në ndeshjen e parë./ D.C

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45.

Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e para për këtë ndeshje dhe janë disi të çuditshme. Kështu fitorja e Vikingurit me koeficientin 1.3 duket sikur bëhet fakt.

Në anën tjetër është fitorja e Vllaznisë me koeficientin e lartë 7.5. Barazimi ka kuotën 5.

Vllaznia ndërkohë e fitoi 2 me 1 ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë ia dolën me përmbysje falë golave të Bajramit dhe Malës./ D.C

Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”

Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligë, i planifikuar për në 18 gusht, ku do të luajë në transfertë me Wolves.

Siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është rikthyer në skenë në lidhje me dashurinë e tij të madhe të futbollit, Barcelonën. Por, edhe një herë, ai donte t’i jepte fund polemikave për të ardhmen e tij, duke zhdukur çdo dyshim dhe nostalgji.

“Barcelona? Ka mbaruar. Ka mbaruar përgjithmonë. Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”, deklaroi ai troç, duke i mbyllur derën një rikthimi të mundshëm në Katalonjë.

Një qëndrim i qartë, që konfirmon dëshirën e trajnerit për të vazhduar aventurën e tij në Angli dhe për të mos mbetur i ankoruar në të kaluarën e tij të lavdishme me klubin, ku fitoi gjithçka midis viteve 2008 dhe 2012. Me këtë njoftim, Pep po shikon vetëm nga e tashmja, ajo e një Manchester City të uritur, gati për t’u rikthyer në epërsi në të gjitha frontet./ D.C

Merr fund telenovela, Victor Gyokeres prezantohet tek Arsenali

Një nga transferimet më të mëdha të verës është bërë zyrtare, Victor Gyokeres është lojtar i ri i Arsenalit.

Ai ka qenë i lidhur me klube italiane për njëfarë kohe, veçanërisht me Juventusin, por sot është prezantuar nga “Topçinjte”: “Jemi të kënaqur të njoftojmë se ndërkombëtari suedez Viktor Gyokeres ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me ne. Sulmuesi 27-vjeçar na bashkohet nga Sporting Lisbon, ku shënoi një shifër të pabesueshme prej 97 golash në 102 paraqitje.” 

Gjatë dy sezoneve të tij me Sporting, Victor ndihmoi ekipin të fitonte dy tituj radhazi në Primeira Liga dhe një kupë vendase, dhe ishte golashënuesi më i mirë i ligës në të dy sezonet. Ai gjithashtu shkëlqeu në nivel ndërkombëtar, duke shënuar 12 gola në 17 paraqitjet e tij të fundit për Suedinë. I lindur në Stokholm, Victor e filloi karrierën e tij në IF Brommapojkarna, ku u zhvillua përmes sistemit të të rinjve, duke shënuar 32 gola në 31 paraqitje në nivelet nën-19 dhe nën-21 vjeç dhe duke debutuar me ekipin kombëtar të të rinjve në moshën 17 vjeç.

This is where you need to be.

Viktor Gyökeres is a Gunner ✊

Narrated by Kojey Radical 🎙 pic.twitter.com/k7qLBUyW61

— Arsenal (@Arsenal) July 26, 2025

Në janar të vitit 2018, golashënuesi iu bashkua Brajtonit, ku kaloi periudha huazimi te Sëansea City, St. Pauli dhe Coventry City, përpara se të transferohej te Sporting në vitin 2021 dhe t’i ndihmonte ata të arrinin në finalen e play-off të Kampionatit në vitin 2023.

Ai do të veshë fanellën me numër 14 dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës për turneun parasezonal në Azi./ D.C

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit drejtuar qartë turkut, e ardhmja e të cilit u finalizua vetëm ditët e fundit, kthimi i të dy lojtarëve në Milano ofron një mundësi për të sqaruar situatën, njëherë e përgjithmonë.

Vetë argjentinasi është ai që po mendon për këtë, pasi është rikthyer në qytet dhe është takuar me mesfushorin për të vulosur përfundimisht paqen, e cila u “festua” edhe në rrjetet sociale. Numri 10 i zikaltërve postoi një storie me Calhanoglu në Instagram, të dy dukshëm të relaksuar dhe të buzëqeshur.

Gjithçka është në rregull me Lautaron. Kur të kthehet, do ta përqafoj”, tha turku me të mbërritur në Appiano Gentile për fillimin e kampit stërvitor të zikaltërve. Plani i kapitenit ishte i qartë për të gjithë: të takohej me mesfushorin për të sqaruar çështjet pas komenteve të hidhura në SHBA dhe talljeve në mediat sociale.

🚨⚫🔵 Hakan Çalhanoglu and Lautaro Martínez, together after clarifying recent issues.

Çalhanoglu confirms he’s staying at Inter with no doubts for this summer. 🇹🇷 pic.twitter.com/eTkOiD66kb

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2025

Dhe me ardhjen e numrit 20, në fije të perit deri pak ditë më parë, takimi me siguri do të ketë shërbyer gjithashtu për të mbajtur motivimin lart përpara sezonit të ardhshëm, me Interin që përballet me një cikël të ri me Chivun në stol.

Dhe fotografia e postuar në rrjetet sociale është një imazh prekës për tifozët të cilët, pas javëve të fundit të trazuara, mund të marrin frymë lirisht dhe t’i afrohen sezonit 2025-26 me disa shqetësime më pak. Tani, fusha do të flasë, me zikaltrit e thirrur të përgatiten për një sezon që kërcënoi të kishte një fillim të vështirë me një dhomë zhveshjeje plot polemika. Një situatë e vështirë e shmangur nga Chivu, i cili tani thirret për të formësuar Interin e tij./ D.C

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët ishin të tërbuar për shkak të mungesës së yllit argjentinas, i cili nuk mori pjesë në aktivitetin që vlerëson futbollistët më të mirë të sezonit në futbollin e SHBA.

Pritej që Messi të ishte protagonist në sfidën që yjet e MLS do të luanin ndaj atyre të Liga MX, kampionatit meksikan të futbollit, por argjentinasi nuk mori pjesë në eveniment edhe pse ishte mes të përzgjedhurve, ashtu si Jordi Alba. Vendimi në fakt ishte marrë në bashkëpunim me stafin mjekësor të Inter Miamit, i shqetësuar për gjendjen e yllit argjentinas dhe lodhjen e tij. Ai kishte luajtur 90 minuta në 5 ndeshje brenda 14 ditëve me klubin e tij, ndaj është vendosur që të pushonte për të rikuperuar.

Por MLS ka vendosur të pezullojë të dy lojtarët për ndeshjen e radhës ndaj Cinncinatit në kampionat, duke mos pranuar justifikimet. “Jordi Alba dhe Lionel Messi të Inter Miami nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Cinncinatit të shtunën më 26 koirrik, për shkak të mungesës së tyre nga ndeshja e All Star Game të MLS këtë javë.

Sipas rregullores së kampionatit, çdo lojtar që nuk merr pjesë në All-Star Game pa miratim paraprak të ligës, nuk do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës për klubin e tij”, shkruhej në njoftim./ D.C

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës u vendos nga golat e Lushkjes dhe Bakayokos.

Kampionët e Shqipërisë morën fitore të pastër, ndërsa patën mundësi për të shënuar më tepër gola. Dinamo Minsk në anën tjetër nuk bëri asgjë për të merituar më tepër.

Tashmë Egnatia ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Fitore që i bën të ëndërrojnë kualifikimin për herë të parë në një kompeticion./ D.C

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë.

Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet.

Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën.

Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet në 31 korrik./ D.C

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Atalantën. Sulmuesi nigerian e ka bërë të qartë dëshirën për t’u transferuar në Milano.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje personale me lojtarin për një kontratë katërvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, negociatat me Atalantën mbeten të vështira për shkak të kërkesave të larta të klubit bergamask.

Oferta fillestare e Interit prej 40 milionë eurosh në formë huazimi me detyrim blerjeje u refuzua. Atalanta kërkon 50 milionë euro dhe ndjehet në pozicion force, sidomos pas shitjes së Mateo Reteguit për 65 milionë euro në Al-Qadsiah në Arabi.

Në këtë drejtim, Interi pritet të përmirësojë ofertën në 42-43 milionë euro plus bonuse, duke u afruar me kërkesën e Atalantës. Megjithatë, raportimet e mediave italiane thonë se edhe kjo shumë mund të mos mjaftojë.

Atalanta synon të përsërisë një skenar të ngjashëm me atë të transferimit të Koopmeiners te Juventusi, ku bardhezinjtë përfundimisht pranuan të paguajnë mbi 57 milionë euro në total me bonuse.

Lookman, ndërkohë, vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në pulpë që pritet ta mbajë jashtë fushave për 2-3 javë. Ai ka refuzuar opsione të tjera si Atletico Madrid dhe po pret Interin.

Për të finalizuar gjithçka, Interi mund të ketë nevojë të realizojë disa shitje, për të pasur fleksibilitet financiar dhe për të bindur Atalantën të pranojë marrëveshjen./ D.C

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi Roma është e detyruar të liroj një vend në prapavijë për t’i vendosur në dispozicion trajnerit Gasperini elementët që ai kërkon.

Problem në këtë pikë mbetet vlera e tij e kartonit, me Romën që nuk ka ndërmend të lëshojë nën kosto pasi Kumbulla është një lojtar për të cilin investuan mbi 20 milionë euro për ta blerë nga Verona. Në kushte të tilla, Kumbulla pritet të largohet sërish në formë huazimi, me Espanyol që është gati ta rikthehej edhe një herë në Spanjë./ D.C

❌