Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”
Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë 2025.
Duke folur për gazetën AS pas fitores 7-3 të Barçës ndaj FC Seul në ndeshjen parasezonale në Korenë e Jugut, Gavi i dha lëvdata të shumta bashkëlojtarit të tij.
Shpresoj që ai të fitojë. Nëse nuk e fiton këtë vit, është 18 vjeç dhe shumë i ri. Të jesh midis favoritëve është diçka unike”, ka thënë fillimisht Gavi.
“Jam i lumtur me atë që po bën me ne. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai po bëhet më i mirë çdo ditë”.
“Ai është i mrekullueshëm në stërvitje. Duhet të vazhdojë kështu, me atë mentalitet, dhe jam i sigurt se nëse nuk e fiton Topin e Artë këtë vit, do të fitojë shumë të tjerë në të ardhmen”, përfundoi spanjolli.
Ngritja marramendëse e Yamalit, e theksuar nga performancat e tij për klubin dhe kombëtaren, e ka bërë atë të spikasë, dhe mbështetja e Gavit nënvizon ndikimin e adoleshentit./ D.C