âTregu i lirĂ«â i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik
Kompania pĂ«r ShpĂ«rndarjen e EnergjisĂ« Elektrike nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka filluar shkĂ«putjen e bizneseve nga rrjeti, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« afatit tĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« ato tĂ« lidhin marrĂ«veshje me furnizues tjerĂ« tĂ« energjisĂ«. Deri tani janĂ« shkĂ«putur qindra njehsorĂ« nga 1.400 nĂ« total qĂ« do tâi nĂ«nshtrohen kĂ«tij procesi.
Â
Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.
Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
âShumica e mbi 1400 njehsorĂ«ve elektrikĂ«, tĂ« identifikuar si prona tĂ« kompanive, janĂ« shkyçur gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, janĂ« diku 90 pĂ«r qind e atyre janĂ« shkyçur. Pjesa tjetĂ«r e mbetur do tĂ« shkyçen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, nĂ«se nuk arrijnĂ« marrĂ«veshje me ndonjĂ« nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-jaâ, kanĂ« treguar nga KEDS.
Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit nuk mund të furnizohen më nga KEDS si operator publik, por janë të detyruara të lidhen me një nga 22 furnizuesit e licencuar në treg.
Për dy muaj (qershor-korrik), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për të shmangur ndërprerjet, por ky afat ka skaduar më 31 korrik.
Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.
Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.
Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.
Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.
Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s â G7 ka reaguar ashpĂ«r ndaj vendimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRrE) dhe veprimeve tĂ« ndĂ«rmarra nga KEDS pĂ«r ndĂ«rprerjen masive tĂ« furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional qĂ« kjo ka tek bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave.
Në reagimin zyrtar, G7 shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar. Sipas tyre, ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të forcave policore, ka krijuar një klimë pasigurie të thellë për sektorin privat dhe ka dërguar sinjale negative tek investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas Dhomës, më së shumti të dëmtuara janë gratë sipërmarrëse.
âVeçanĂ«risht tĂ« prekura nga kjo situatĂ« janĂ« bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ekonomisĂ« vendoreâ, thuhet nĂ« reagim.
G7 thekson se ato pĂ«rballen me humbje tĂ« tĂ« ardhurave, dĂ«mtim tĂ« zinxhirit tĂ« shĂ«rbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s, âshumica prej tyre tĂ« mbajtura nga gra â si dhe mbyllje tĂ« mundshme tĂ« aktiviteteve ekonomikeâ.
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.
Sipas tyre, kjo dĂ«shmon se âtranzicioni drejt tregut tĂ« lirĂ« tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papĂ«rgatitur dhe pa analizĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« implikimeve pĂ«r ekonominĂ«â.
NĂ« reagimin e saj, Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s â G7 paraqet tri kĂ«rkesa konkrete:
-Që ZRrE dhe KEDS të pezullojnë menjëherë ndërprerjen e furnizimit me energji për bizneset dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe ligjërisht të qartë.
-Që të hapet një dialog i strukturuar dhe gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe organizatat e biznesit, në mënyrë që të hartohet një plan tranzicioni i arsyeshëm për daljen në tregun e lirë të energjisë.
-Që të krijohen mekanizma mbrojtës dhe lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të posaçëm tek ndërmarrjet në pronësi të grave, për të shmangur dëme të pariparueshme në aktivitetin e tyre ekonomik.
Edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.
Në reagimin e saj, OEK ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa të shumta nga bizneset, të cilat raportojnë se zyrtarë të KEDS-it, të shoqëruar nga policia, kanë ndërprerë energjinë elektrike në objektet e tyre.
Kjo prani e forcave policore, sipas Odës, ka krijuar një imazh tepër negativ tek investitorët e huaj dhe ka ulur besimin për sjelljen e investimeve të reja në Kosovë.
âKy veprim jo vetĂ«m qĂ« ka dĂ«mtuar bizneset dhe shpresat pĂ«r investime tĂ« huaja, por ka penguar edhe zgjerimin e investimeve vendore. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kemi raste kur edhe bizneset me kontrata tĂ« vlefshme janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ«, si dhe raste kur bizneseve qĂ« nuk plotĂ«sojnĂ« kriterin ligjor pĂ«r daljen nĂ« tregun e lirĂ« u Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« furnizimiâ.
OEK ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nuk është menaxhuar siç duhet nga ZRrE, duke e cilësuar atë si të papërgatitur dhe arbitrar.
âBizneset pĂ«rbĂ«jnĂ« 60% tĂ« ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe punĂ«sojnĂ« mbi 143 mijĂ« qytetarĂ«. NjĂ« vendim si ky i sotmi, u ka shĂ«rbyer vetĂ«m armiqve tĂ« KosovĂ«sâ.
Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.
âNe ritheksojmĂ« se forma e zgjedhur nga ZRRE, e pĂ«rkrahur nĂ« heshtje nga tĂ« gjitha institucionet relevante, do tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonominĂ« e vendit, pĂ«rfshirĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, rritje tĂ« çmimit tĂ« produkteve, rrezikimin e mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet qĂ« po rriten çdo ditĂ« dhe mbylljen e njĂ« numri tĂ« madh veprimtarish biznesoreâ.
Po ashtu edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.
Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.
âBizneset qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 56% tĂ« ekonomisĂ« dhe punĂ«sojnĂ« mbi 140 mijĂ« persona nuk duhet tĂ« pĂ«rballen me masa tĂ« padrejta dhe tĂ« paarsyeshme. Ky vendim i sotĂ«m nuk i shĂ«rben KosovĂ«s â pĂ«rkundrazi, i shĂ«rben interesave tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar dhe shteteve fqinjeâ.
Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.
âZRRE me vendime arbitrare po shkatĂ«rron prodhimin dhe ekonominĂ« e KosovĂ«s. KĂ«rkojmĂ« ndaljen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tyre veprimeve dhe dialog me biznesetâ.
Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.
Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
NĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve â90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t.
Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Fatos Shala
Â
The post âTregu i lirĂ«â i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik appeared first on Revista Monitor.