Serena Williams ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set të ri fotosh provokuese në bikini, të realizuara gjatë një pushimi luksoz me jaht – dhe reagimet nuk kanë munguar.
Ikona e tenisit 43-vjeçare, e cila së fundmi ka shfaqur trupin e saj të tonifikuar përmes selfieve para pasqyrës, ka rritur temperaturat këtë të enjte me paraqitjen e saj pas pensionimit.
Në një nga fotot, kampionja e Wimbledon pozon si modele profesioniste me njërën dorë të ngritur, duke theksuar barkun dhe linjat trupore të skalitura, shkruan DailyMail.

Në një tjetër imazh, ajo shihet e ulur buzë jahtit, e veshur me bikini dhe një sarong transparent, me sfondin magjepsës të oqeanit pas saj.
“Unë dhe vajzat e mia… jemi në rrugë sonte. Por po fillojmë këtu,” – ka shkruar Serena në përshkrimin e fotos, ku shfaqen edhe mikeshat e saj glamuroze që e shoqëronin në këtë aventurë.
Megjithëse shumë ndjekës e komplimentuan për paraqitjen, të tjerë nuk ngurruan të shpreheshin kundër, duke komentuar për ndryshimet në pamjen e saj fizike.

“Është shumë e dobët… pse?” – pyeti një komentues, duke ndezur një debat të zjarrtë në seksionin e komenteve.
Disa e mbrojtën pamjen e re të Serenës, ndërsa të tjerë pohuan se mezi e njohën.
“Serena nuk është më e kolme,” – komentoi dikush. Një tjetër shtoi: “Ata nuk e dinë që ajo ka qenë edhe më e dobët nga viti 1998 deri në 2007”.
Megjithatë, shumë të tjerë e dolën në mbrojtje të plotë: “Nuk e di çfarë thonë njerëzit, ajo është ende me forma dhe e shëndetshme. Lëreni të jetojë jetën e saj” – shkroi një ndjekës.

Një tjetër shtoi: “Ajo nuk është e dobët, trupi i saj duket njësoj si në vitet 2013-2014”.
Një mbrojtës i flaktë komentoi: “Vetëm duan të flasin keq për Serenën. Herë thonë që është shumë e kolme, herë shumë muskulore, tani shumë e dobët, pastaj i pengon që burri i saj është i bardhë, apo që po zbardh lëkurën. Kur kuptojnë që është ende e errët, e kuptojnë që ishte thjesht ndriçimi dhe grimi. S’kanë më asgjë për të thënë. E vërteta është një: Serena po jeton jetën e saj”.
Një tjetër komentues shtoi: “Ajo s’ka asnjë problem me urrejtësit. Nëse nuk do dukej kaq mirë, nuk do kishte asnjë urrejtës. Serena, nëna dhe motra e saj duken fantastike!”.

Në mes të gjithë këtij diskutimi, pamja e re e Serenës është një kujtesë se trashëgimia e saj në tenis vazhdon të jetë temë diskutimi – brenda dhe jashtë fushës.
Ajo fitoi titullin e saj të fundit Grand Slam në vitin 2017 në Australian Open, ndërsa më pas humbi dy herë në finalet e US Open dhe Wimbledon.
Gjatë karrierës së saj të shkëlqyer, Serena ka fituar 23 tituj Grand Slam në kategori individuale – më shumë se çdo tjetër në epokën moderne – dhe ka mbajtur pozitën e parë në botë për 319 javë.
Ndeshja e saj e fundit ishte në US Open 2022, ku zhvilloi një betejë tre-orëshe emocionuese ndaj Ajla Tomljanović, por nuk arriti të fitonte.

Jashtë fushës, Serena i balancon angazhimet e saj në biznes dhe bamirësi me jetën familjare pranë bashkëshortit të saj, Alexis Ohanian, dhe dy vajzave të tyre.
Çifti u martua më 16 nëntor 2017 në një ceremoni madhështore në New Orleans. Vajza e tyre e parë, Alexis Olympia Ohanian Jr. – e njohur si Olympia – lindi në shtator 2017. Familja u zgjerua edhe më tej në gusht 2023, kur Serena solli në jetë vajzën e tyre të dytë, Adira River Ohanian.
Ndërkohë, motra e madhe e Serenës, Venus Williams, po vazhdon të thyejë kufijtë e moshës. Shtatë herë kampionia e Grand Slam, në moshën 45-vjeçare, ka marrë një ftesë të veçantë për të konkurruar në turneun DC Open, pavarësisht se që nga marsi i vitit 2024 nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare në nivel të turneve. Ajo vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër. /Telegrafi/
The post “Është shumë e dobët… pse?”, Serena Williams ndez debat në rrjete sociale me fotografitë e reja në bikini appeared first on Telegrafi.