Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE i hap rrugë vendit tonë për grupkapitullin e fundit, reagon Rama: Shqipëria nuk ndalet!

Bashkimi Europian i ka hapur rrugën Shqipërisë për të çelur grupkapitullin e fundit të procesit të negociatave. Bëhet fjalë për grupkapitullin e 5-të që përfshin bujqësinë dhe kohezionin. Lidhur me këtë proces ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron një zhvillim pozitiv në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Shqipëria nuk ndalet – Sot…

Source

Celibashi shpërndan mandatet, ja kujt i shkon mandati i koalicionit të Shabanit e Lapajt

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt. Në fjalën e tij, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar. “Pretendimi se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi dhe është pranuar nga KQZ…

Source

SPAK shkon në paraburgimin e Durrësit, i komunikohen akuzat Erion Veliajt

Prokurorët e SPAK kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit, për t’i komunikuar Erion Veliajt akuzat zyrtare. Ndërkohë, i janë komunikuar akuzat bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Sot iu komunikua akuza edhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Source

Kronika qorton ministrat e Babos për të rrahurat paq mes njëri-tjetrit

Nga Agron Gjekmarkaj Dje vapë e madhe, të piqej koka si gështenjë në zjarr. E kush ia kishte ngrënë telefonit! Një numër që mbaronte me 50 nuk pushonte së rëni. Nuk ia hapa vetëm pasi shkroi një SMS… “Aman hape, jam Vinushi, ministri i terbietit!” Ç’kam bërë, thashë me vete, se nuk jam as shumë trim si ca të tjerë që të marrin gjak në vetull, zakonisht rri urtë, çoku lëshoj ndonjë romuz…

Source

Mashtrimi me mikrokreditë, SPAK përfundon hetimet! Sekuestrohen miliona lekë dhe euro

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 244 të vitit 2024, në ngarkim të 16 shtetasve dhe 4 personave juridikë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me aktivitet të paligjshëm në fushën e mikrokredisë dhe mbledhjes së detyrimeve financiare: Të pandehurit dhe akuzat: Arben Meskuti…

Source

Situata me zjarret, reagon Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri nga të cilat 11 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Devoll, Korçë, Pustec, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Fier, Berat, Tiranë, Dimal, Malësi e madhe dhe Kukës. Aktualisht mbeten aktive këto vatra zjarri: – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”…

Source

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut të Tiranës. PSD djeg listën e mbyllur

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka ndarë sot 37 mandatet e qarkut të Tiranës. 19 mandate janë për PS, 13 për PD, 2 për Mundësia, 1 për PSD , 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet. Përveç pikëpyetjes se kush do ta marrë mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria bëhet”, bëhet me dije PSD e Doshit do të djegë listën e mbyllur të Tiranës. Mandati pritet t’i kalojë të…

Source

“Pjetër Budi” rindërtohet nga e para, shkolla transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse

Një tjetër shkollë e re po merr formë në Tiranë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Anuela Ristani ka ndarë në rrjetet sociale zhvillimet e fundit nga kantieri i ndërtimit të shkollës “Pjetër Budi”, e cila po ndërtohet nga themelet si një institucion arsimor modern dhe i përshtatshëm për të gjithë nxënësit. “Shkolla “Pjetër Budi” po transformohet në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse!

Source

Ambulanca të reja për burgjet, AAPSK në mbështetje të forcimit të kapaciteteve të strukturave ligjzbatuese

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe mjetet në dispozicion, përmes autoambulancave të reja të kategorisë A. 15 mjetet e reja, të gjitha prodhim i vitit 2025, të dedikuara për transportin e të dënuarve apo të paraburgosurve që përballen me probleme…

Source

SPAK i komunikon akuzën Ajola Xoxës

SPAK i ka komunikuar sot akuzat bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…

Source

Ditë përvëluese, temperaturat arrijnë në mbi 40 gradë celcius

Ditën e sotme vendi ynë, do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pashershme përgjatë zonave malore Lindore, duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta…

Source

Investim i ri në Shelcan, përfundon rruga e Panxhit

Një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Elbasan merr formë konkrete në lagjen Panxhi të fshatit Shelcan, ku është përfunduar shtrimi me asfalt i një segmenti rrugor me gjatësi rreth 430 metra lineare. Aksi i saporregulluar lidh lagjen me varrezat e fshatit dhe përshkon një zonë të banuar nga rreth 30 familje. Ky investim është realizuar në përgjigje të një kërkese të hershme të komunitetit…

Source

Plani për barazinë gjinore 2025–2030 drejt finalizimit: Bashkia Elbasan mbyll konsultimet publike

Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për ndërtimin e një bashkie gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, Bashkia Elbasan zhvilloi sot takimin përmbyllës për finalizimin e Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore (PVVBGJ) 2025–2030. Takimi u mbajt në sallën multifunksionale të bashkisë dhe mblodhi rreth tryezës grupin e punës ndërinstitucional, përfaqësues të UN Women…

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.6 lekë. Euro do të blihet me 96.9 lekë dhe do të shitet me 97.8 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.3 lekë dhe do të shitet me 112.7 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.4 lekë në blerje dhe me 61.9…

Source

Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Rastet e dhunës në familje këtë verë në Cërrik kanë qenë jo të pakta. Rasti i fundit është raportuar mëngjesin e sotëm. Marsid Musta, 38 vjeç është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten në sy të fëmijëve të tij. Musta rreth mesnatës sipas burimeve zyrtare pas një grindje me bashkëshorten për disa orë ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike, kërcënime e fyerje.

Source

Bazilika e Linit plot me turistë, Rama ndan pamjet: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë. “Dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 23 korrik 2025

Dashi Financiarisht, Afërdita lë të kuptohet për fitime të papritura. Në punë, prania e Diellit i jep energji çështjeve profesionale, por retrograda e Mërkurit mund të sjellë keqkuptime të vogla me kolegët, kështu që qartësia është aleati juaj më i mirë. Në çështjet e zemrës, Marsi nxit pasionin. Demi Kjo është një ditë për surpriza. Financiarisht, Dielli dhe Mërkuri ju inkurajojnë të…

Source

Mediat publikuan se Erion Veliaj është marrë i pandehur nga SPAK, reagojnë avokatët e tij

Avokatët e Erion Veliajt kanë reaguar ashpër ndaj rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit nga hetimi penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, duke e cilësuar këtë një fushatë të orkestruar për ta paragjykuar në publik. Në një deklaratë të fortë publike, avokatët e tij denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara…

Source

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Belsh

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë. “Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat KESH ka…

Source

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku jep dorëheqjen

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Dorëheqja i është përcjellë zyrtarisht ministrit të Brendshëm, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që çuan në këtë vendim. Boshnjaku ka mbajtur prej vitesh detyra të rëndësishme brenda strukturave të Policisë së Shtetit…

Source

❌