Guardiola i mbyll derën rikthimit tek Barça: “Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”
Pas një sezoni sfidues në krye të Manchester Cityt, Pep Guardiola ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligë, i planifikuar për në 18 gusht, ku do të luajë në transfertë me Wolves.
Siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është rikthyer në skenë në lidhje me dashurinë e tij të madhe të futbollit, Barcelonën. Por, edhe një herë, ai donte t’i jepte fund polemikave për të ardhmen e tij, duke zhdukur çdo dyshim dhe nostalgji.
“Barcelona? Ka mbaruar. Ka mbaruar përgjithmonë. Ishte një kapitull i bukur, por ka mbaruar”, deklaroi ai troç, duke i mbyllur derën një rikthimi të mundshëm në Katalonjë.
Një qëndrim i qartë, që konfirmon dëshirën e trajnerit për të vazhduar aventurën e tij në Angli dhe për të mos mbetur i ankoruar në të kaluarën e tij të lavdishme me klubin, ku fitoi gjithçka midis viteve 2008 dhe 2012. Me këtë njoftim, Pep po shikon vetëm nga e tashmja, ajo e një Manchester City të uritur, gati për t’u rikthyer në epërsi në të gjitha frontet./ D.C