Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka prezantuar  të mërkurën listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ku krahas emrave të rinj përfshihen edhe figura të njohura nga arti, kultura dhe urbanizmi.

Një nga emrat që bie në sy është Isah Mustafa. Edhe pse mbiemri mund të të kujtojë ish-kryeministrin Isa Mustafa, bëhet fjalë për një person tjetër, të njohur për kontributin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Mustafa është bashkëthemelues i hapësirës kulturore “Stereospace” dhe ka realizuar projekte që kanë sjellë gjallëri në komunitet. Një prej tyre është rivitalizimi i Shtëpisë së Kulturës në Llukar – e kthyer nga një ndërtesë e rrënuar në një hapësirë plot jetë dhe aktivitete për banorët. Ai është angazhuar gjithashtu në organizimin e programeve edukative për fëmijët dhe të rinjtë e zonës.

Foto: Isah Mustafa/Instagram

Përveç punës në komunitet, Mustafa është anëtar i grupit të muzikës alternative “Gillespie”, një band underground rock’n’roll e themeluar në vitin 2005, e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në skenën muzikore vendore.

Kandidatura e tij për asambleist nga radhët e PDK-së vjen në një garë ku po marrin pjesë edhe shumë artistë të tjerë. Vetëm të mërkurën u konfirmua se aktoret Driada Matoshi dhe Vlora Merovci do të kandidojnë për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e LVV-së. /Telegrafi/

The post Valë artistësh në zgjedhjet lokale, muzikanti Isah Mustafa kandidat për asamblesit nga radhët e PDK-së në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Arta Elezaj befason me transformimin, duket ndryshe me flokë të drejta ndërsa sjell poza atraktive në bikini

Arta Elezaj, modelja e njohur nga Klina, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një numri të madh ndjekësish.

Në këto foto, ajo shfaqet në një ambient relaksues pranë pishinës, duke treguar një pamje të freskët dhe moderne që ka ndryshuar dukshëm.

Një nga ndryshimet më të dukshme të saj është ndryshimi i stilit të flokëve. Deri tani, Arta ka qenë e njohur për kaçurrelat e saj natyrale dhe voluminoze, por tani ka kaluar në një look më elegant me flokë të drejta dhe të shkëlqyera.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ky transformim i pamjes ka kapur vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë shprehur admirim për ndryshimin e saj, duke komentuar mbi freskinë dhe stilin modern që ka sjellë.

Në fotot që Arta ka postuar, ajo shfaqet në një bikini të thjeshtë, ngjyrë bezhë, duke e kombinuar me syze dielli të zeza dhe një pozë që tregon siguri dhe stil.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ambienti i relaksuar pranë pishinës me pamje nga deti i thellë dhe qielli i pastër ka shtuar edhe më shumë atmosferën e verës, duke i dhënë një ndjesi të freskët dhe atraktive.

Përpos pamjes së saj, ajo ka marrë shumë komente pozitive për natyrshmërinë dhe sigurinë që shfaq në çdo fotografi.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ky ndryshim i pamjes, nga kaçurrelat e natyrshme në flokët e drejta, duket se ka qenë një hap tjetër i suksesshëm në karrierën e modeles, duke e vendosur atë edhe më shumë në qendër të vëmendjes në industrinë e modës. /Telegrafi/

The post Arta Elezaj befason me transformimin, duket ndryshe me flokë të drejta ndërsa sjell poza atraktive në bikini appeared first on Telegrafi.

Taylor Swift zbulon se u zhvendos përkohësisht të jetonte me të atin pas operacionit të tij: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Taylor Swift ka zbuluar se iu desh të zhvendosej përkohësisht të jetonte me të atin, Scott Swift, ndërsa ai po shërohej nga një operacion i rëndë.

Konkretisht, si e ftuar në podkastin “New Heights”, Swift zbuloi se babai i saj, Scott, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni intensiv dhe të vështirë këtë verë.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Babai im kishte një EKG perfekte sa herë që shkonte te mjeku për kontrollet vjetore”, tha ajo.

Megjithatë, pasi iu nënshtrua një testi të stresit kardiak, mjekët gjetën pesë bllokime në zemrën e tij.

“Ai po u thoshte miqve të tij: ‘Duhet të bëni një test stresi sepse në fakt është një masë parandaluese’. Nëse mund ta zbuloni herët, nuk keni nevojë të bëni operacion bajpasi. Mund t’i zgjidhni ato bllokime me stenta, gjëra që janë më pak invazive”, tha Scott.

Swift u zhvendos të jetonte me të atin pas operacionit, ndërsa ai po shërohej. Taylor gjithashtu përshkroi me detaje momentin kur i ati u zgjua pas operacionit.

“Ai u zgjua pas operacionit dhe aty ishin unë, mami im, vëllai im dhe shoku i tij më i mirë. Ai ishte personi më qesharak që kishte ekzistuar ndonjëherë. Unë, vëllai im dhe mami im shkonim me radhë në kujdesin intensiv dhe ishim me të 24 orë në ditë”, tha Swift.

Ajo shtoi se babai i saj ishte pacienti më i mrekullueshëm ndonjëherë, “plot jetë dhe mirënjohës, gjë që mjekët e vunë re”. /Telegrafi/

The post Taylor Swift zbulon se u zhvendos përkohësisht të jetonte me të atin pas operacionit të tij: Gjithçka ndodhi shumë shpejt appeared first on Telegrafi.

Jessie J flet hapur për gjendjen e saj shëndetësore: Flokët po më bien si të çmendura pas operacionit

Këngëtarja britanike Jessie J ndau me ndjekësit detaje rreth gjendjes së saj shëndetësore nëpërmjet profilit të saj në Instagram.

Këngëtarja 37-vjeçare ka vendosur të flasë hapur për ndryshimin e trupit të saj që nga heqja kirurgjikale e gjirit. Fillimisht ajo postoi një video ku shpjegonte se flokët e saj kanë filluar të bien që nga operacioni për kancerin e gjirit.

“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni”, deklaroi ajo.

Foto: Jessie J/Instagram

Pastaj ajo shpjegoi se kishin kaluar pesë javë që kur i ishte nënshtruar procedurës, por se ndihej më mirë. “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”, tha ajo.

Ajo deklaroi gjithashtu se gjinjtë e saj ende nuk janë të sheshtë. Ajo shpjegoi se ka implante dhe se zona është ende shumë e dhimbshme.

Ajo zbuloi se djali i saj, Sky, kishte qenë larg për dy javë dhe do të kthehej së shpejti. Ajo thekson se është e vetëdijshme që nuk mund të bëjë gjithçka që duhet, por thjesht dëshiron që gjithçka të shkojë sa më mirë të jetë e mundur për të gjithë, përfshirë djalin e saj, si dhe fansat.

Këngëtarja zbuloi së fundmi se do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale për shkak të shëndetit të saj të dobët. Njoftimi erdhi pasi ajo njoftoi se ishte shtruar në spital për shkak të dyshimeve për një mpiksje gjaku në mushkëri, gjashtë javë pas mastektomisë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

The post Jessie J flet hapur për gjendjen e saj shëndetësore: Flokët po më bien si të çmendura pas operacionit appeared first on Telegrafi.

Edhe një tjetër aktore nga “Familja Moderne” në VV – Driada Matoshi i bashkohet garës për Prishtinën, kandidon për asambleiste

Një tjetër figurë e njohur e skenës shqiptare ka vendosur të futet në politikë.

Aktorja Driada Matoshi, e cila krahas aktrimit ushtron edhe profesionin si instruktore e jogës, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Emri i saj është pjesë e listës së shpallur nga Hajrulla Çeku, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, ku Driada mban numrin 6.

Adriana Matoshi (Foto: Fitim Gashi)

Përveç saj, lista përmban edhe emra të tjerë të njohur të artit dhe kulturës shqiptare, përfshirë aktoren Vlora Merovci Berisha dhe Lumnije Mikullovcin, gruan e aktorit tashmë të ndjerë, Adem Mikullovci.

Bashkimi i Driada Matoshit me Vetëvendosjen tregon rritjen e pjesëmarrjes së figurave të njohura të artit në fushën politike, duke sjellë me vete përvojën dhe ndikimin që kanë në publik.

Kandidatët nga VV për zgjedhjet lokale 2025 në Prishtinë (Foto: Hajrulla Çeku/Facebook)

Driada përndryshe ka qenë e njohur për rolet e saj në serialet e RTK-së, si “Familja Moderne”, “Lagja e Re” dhe “Shtëpia Ime”.

Driada, e njohur për energjinë dhe profesionalizmin e saj në skenë dhe në fushën e jogës, pritet të sjellë një perspektivë të freskët dhe të re në listën e VV-së për Prishtinën, duke bashkëpunuar me emra të njohur të kulturës dhe artit për të kontribuar në vendimmarrje dhe projekte lokale. /Telegrafi/

The post Edhe një tjetër aktore nga “Familja Moderne” në VV – Driada Matoshi i bashkohet garës për Prishtinën, kandidon për asambleiste appeared first on Telegrafi.

Aktorja Zoe Kravitz pranon se ia shkatërroi plotësisht banjën artistes Taylor Swift, e cila e priti si mysafire në shtëpinë e saj

Aktorja amerikane Zoe Kravitz ka zbuluar së fundmi se si Taylor Swift e priti me zemërgjerësi në shtëpinë e saj në Beverly Hills, kur zjarret e mëdha përfshinë Kaliforninë më herët këtë vit.

E ftuar në emisionin Late Night With Seth Meyers, Zoe tregoi se qëndroi dy javë tek këngëtarja e famshme, së bashku me nënën e saj, Lisa Bonet, dhe kafshën e tyre shtëpiake, një gjarpër me emrin Orfeu.

“Taylor ka një shtëpi të mrekullueshme të viteve ’30, nga ato që do të doje t’i ruaje me kujdes”, tha Kravitz, duke shtuar se u përpoq të ishte “një mysafire e mirë” dhe të largohej duke e lënë gjithçka më mirë se si e gjeti. Por, siç rrëfen ajo me humor, ndodhi e kundërta – përfundoi duke “shkatërruar” një pjesë të banjës luksoze të Swift.

Foto: Zoe Kravitz/Instagram

Ngjarja nisi kur, teksa po pastronte përpara se të largohej, Zoe mori një telefonatë nga e ëma. Pas një kërkimi të shkurtër, e gjeti Lisan në banjë, e ulur në një pozicion të çuditshëm. Bonet i tregoi se gjarpri i saj ishte shkëputur dhe kishte hyrë në një vrimë pranë një stoli të fiksuar në mur. Ajo arriti t’ia kapte bishtin, por u tremb dhe e la të futej edhe më thellë.

Për ta nxjerrë, Kravitz thirri menaxherin e shtëpisë, i cili erdhi me mjete pune dhe u detyrua të prishte një pjesë të murit. “Po thyheshin pllakat, po gërvisheshin muret. Në një moment mendova: ‘O do t’ia shkatërrojmë banjën, o do t’i them që ka një gjarpër diku në shtëpi’. I thashë menaxherit: ‘Do ta paguaj çdo gjë për ta rregulluar. Vetëm, të lutem, mos i trego derisa të mbarojë’”, kujtoi aktorja.

Foto: Zoe Kravitz/Instagram

Megjithatë, kur më në fund e telefonoi Taylor-in për t’ia treguar, këngëtarja tashmë e kishte marrë vesh situatën. /Telegrafi/

The post Aktorja Zoe Kravitz pranon se ia shkatërroi plotësisht banjën artistes Taylor Swift, e cila e priti si mysafire në shtëpinë e saj appeared first on Telegrafi.

Drenusha Latifi shkëlqen në pozat me bikini nga pushimet në Greqi – duket në top formë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi po vazhdon të jetë në top formë.

Ajo ka kaluar disa ditë relaksuese në Selanik me fëmijët e saj, duke shijuar atmosferën verore dhe peizazhin mahnitës që ofron qyteti grek.

Në fotot që ka ndarë me ndjekësit e saj së fundmi në Instagram, Drenusha shfaqet e veshur me një kostum banje të stilit modern, me ngjyrë të kuqe, që i përshtatet perfekt trupit të saj.

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

Kjo veshje ka detaje elegante, si shtesat metalike dhe prerjet e veçanta, që e bëjnë atë të dallohet si një zgjedhje e rafinuar dhe e sofistikuar për plazhin.

Përveç kostumit të saj tërheqës, Drenusha është duke shijuar ditët e saj në një terren të bukur, me një palmë që dallohet pas saj dhe me një pamje të qetë të detit që duket nga balkon.

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

E pozicionuar me siguri dhe me elegancë, Drenusha jep një imazh të plotë të femrës moderne që është e suksesshme dhe e bukur, duke u përqëndruar edhe në rëndësinë e pushimeve dhe kohës me familjen.

Me këtë postim, Drenusha vazhdon të shfaqë ndjekësve të saj një pamje të natyrshme dhe të përditshme të jetës së saj, duke ndarë me ta momente të veçanta dhe pozitive që janë pjesë e aventurës së saj verore. /Telegrafi/

Foto: Drenusha Latifi/Instagram

The post Drenusha Latifi shkëlqen në pozat me bikini nga pushimet në Greqi – duket në top formë appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përmbledhje të çasteve më të bukura nga pushimet verore, ku spikat bukuria, stili dhe një atmosferë e qetë e relaksuese.

Nën mbishkrimin e thjeshtë por kuptimplotë “Familja”, Luana ka zgjedhur të ndajë me fansat një anë më të afërt dhe personale të jetës së saj, duke vënë në fokus kohën e çmuar me njerëzit më të rëndësishëm.

Në disa prej fotove, ajo shfaqet me nënën e saj, një grua me stil të veçantë dhe buzëqeshje plot ngrohtësi, duke treguar qartë lidhjen e fortë mes tyre.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot janë realizuar në ambiente të ndryshme – nga ashensorë modernë të një resorti luksoz, në tarraca romantike nën dritën e hënës, e deri te kafenetë tropikale buzë detit.

Luana shkëlqen në çdo pozë me një sërë veshjesh plazhi që i theksojnë linjat dhe elegancën – bikini me motive të ndryshme, shapka të markave luksoze dhe aksesorë të kuruar deri në detaje, si syzet “cat-eye” apo kufjet moderne që e shoqërojnë kudo.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Fotot përçojnë një atmosferë intime, ku përveç modës dhe estetikës, vërehet qartë rëndësia që Luana i jep familjes, rehatisë dhe momenteve të përbashkëta larg skenës dhe zhurmës së përditshme.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Me këtë postim, Luana jo vetëm që tregon edhe njëherë aftësinë e saj për të tërhequr vëmendjen me stilin e saj, por njëkohësisht i rikujton ndjekësve se, në fund të ditës, momentet më të bukura janë ato që kalojmë pranë familjes. /Telegrafi/

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

 

Foto: Luana Vjollca/Instagram

The post Luana Vjollca vjen me poza ‘të zjarrta’ nga pushimet verore me familjen appeared first on Telegrafi.

Donna Dafi shkëlqen nga Korçula me fotografitë provokuese në të kuqe

Këngëtarja e njohur Donna Dafi po shijon ditët e verës në një prej destinacioneve më të bukura të Adriatikut – ishullin piktoresk të Korçulës në Kroaci.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mahnitëse, ku shfaqet plot hijeshi, me një buzëqeshje që rrezaton gëzim dhe energji pozitive.

Pamjet e saj kanë ndezur rrjetin, duke marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime. Fansat e kanë vërshuar me komplimente, duke e cilësuar si një nga figurat më tërheqëse dhe me stil të muzikës moderne.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Por, duket se ky pushim nuk është thjesht relaks veror. Burime pranë këngëtares bëjnë të ditur se Donna Dafi po përgatit rikthimin e saj me projekte të fuqishme muzikore.

Sipas tyre, shumë shpejt ajo do të publikojë një seri videoklipesh të reja, të cilat priten të bëjnë bujë në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Me këtë kombinim të sharmin personal dhe energjisë artistike, duket se Donna Dafi është gati të lërë një tjetër gjurmë të fortë në skenën muzikore botërore. /Telegrafi/

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

 

Foto: Donna Dafi/Instagram

The post Donna Dafi shkëlqen nga Korçula me fotografitë provokuese në të kuqe appeared first on Telegrafi.

Filmi “Heldin” me protagonist aktorin shqiptar Ridvan Murati, në garë për t’u nominuar për çmimin e filmit ndërkombëtar në ‘Oscars’

Sukseset për filmin “Heldin” (titulli në anglisht: Late Shift), ku luan edhe aktori shqiptar Ridvan Murati, po vazhdojnë me hapa të mëdhenj në arenën ndërkombëtare.

Pas premierës në Berlinale dhe publikimit në Netflix, tashmë vjen një tjetër arritje e rëndësishme: kompania prestigjioze Music Box Films ka siguruar të drejtat e shpërndarjes për Amerikën e Veriut.

Në të njëjtën kohë, filmi është zgjedhur zyrtarisht si përfaqësuesi i Zvicrës për çmimin Best International Feature Film (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj) në edicionin e 98-të të Academy Awards (Oscars).

Ky është një hap madhor që e vendos “Heldin” në garën për një prej çmimeve më të rëndësishme në industrinë globale të filmit.

“Heldin” është një dramë intensive e vitit 2025 me regji të Petra Volpe, e cila ndjek historinë e Florian, një infermiere kirurgjie që përballet me një sërë sfidash të jashtëzakonshme gjatë një ndërrimi të vonë në spital.

Ridvan Murati, pjesë e kastit ndërkombëtar, sjell një interpretim të fuqishëm që përforcon praninë e aktorëve shqiptarë në produksionet evropiane me ndikim global.

Për publikun, ky kombinim i suksesit artistik dhe shpërndarjes strategjike do të thotë që “Heldin” do të mund të shihet nga një audiencë shumë më e gjerë, ndërsa për ekipin realizues është një hap i rëndësishëm drejt njohjes më të lartë që mund të marrë një film ndërkombëtar – një nominim në Oscars. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TrustNordisk (@trustnordisk)

The post Filmi “Heldin” me protagonist aktorin shqiptar Ridvan Murati, në garë për t’u nominuar për çmimin e filmit ndërkombëtar në ‘Oscars’ appeared first on Telegrafi.

Propozimi për martesë i Ronaldos ndaj Georginës, spikat komenti i Bebe Rexhës – merr mijëra pëlqime por edhe ofendime nga serbët

Georgina Rodriguez ka ndarë me ndjekësit e saj një nga momentet më të veçanta të jetës personale: propozimin për martesë nga futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo.

Në një postim emocionues në Instagram, ajo ka publikuar një foto ku tregon unazën madhështore me diamant, duke shkruar: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Mes urimeve të shumta nga figura të njohura botërore, ra në sy edhe reagimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila komentoi thjesht: “Wowwwwww”.

Ky koment mori mbi 17 mijë pëlqime, duke u renditur ndër më të pëlqyerit në postimin e Georgina-s.

Foto: Georgina Rodriguez/Instagram

Megjithatë, pavarësisht natyrës pozitive të reagimit, në seksionin e komenteve pati edhe replika ofenduese dhe raciste nga disa përdorues serbë, të drejtuara ndaj artistes shqiptare.

Bebe Rexha dhe Georgina Rodriguez njihen nga takimi i tyre në ceremoninë Joy Awards në Arabinë Saudite, ku kanë ndarë skenën dhe kanë pasur paraqitje të tjera së bashku.

Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë nga Bebe, tregon lidhjen miqësore mes tyre dhe mbështetjen publike në momente të rëndësishme personale. /Telegrafi/

The post Propozimi për martesë i Ronaldos ndaj Georginës, spikat komenti i Bebe Rexhës – merr mijëra pëlqime por edhe ofendime nga serbët appeared first on Telegrafi.

Rita Ora shkëlqen në ditëlindjen luksoze të Chris Hemsworth në Ibiza, vë në pah linjat e definuara të trupit në paraqitje me bikini

Aktorin e njohur të “Thor”, Chris Hemsworth, e gjeti fundjava duke festuar 42-vjetorin në stil madhështor, i rrethuar nga miq të famshëm në Ibiza – dhe Rita Ora spikati me paraqitjen e saj mahnitëse.

Pas një dreke në restorantin e njohur për VIP-a Casa Jondal dhe një udhëtimi me jaht luksoz në ujërat e kristalta të Ibizas, festa mori vëmendje jo vetëm për listën e të ftuarve, por edhe për stilin e pop-yllit shqiptar.

Rita, e veshur me bikini elegante dhe syze dielli, dukej plot gjallëri teksa qeshte dhe bisedonte me Hemsworth-in dhe miqtë e tjerë të pranishëm, shkruan DailyMail.

Foto: Backgrid

Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, Matt Damon, vëllezërit Liam dhe Luke Hemsworth, si dhe Patrick dhe Pia Whitesell.

Atmosfera ishte e gjallë, me dolli, biseda të qeshura dhe momente të paharrueshme buzë detit.

Foto: Backgrid

Ndërsa Chris shijonte festën, Rita shkëlqente nën diellin e Ibizas, duke tërhequr vëmendjen me karizmën dhe elegancën e saj natyrale.

Ky ishte një nga ato raste ku prania e saj sillte një energji të veçantë në çdo imazh të kapur nga kamera.

Foto: Backgrid

Megjithëse bashkëshortja e Chris, Elsa Pataky, nuk ishte e pranishme në festë, ajo i bëri një urim të ëmbël në rrjetet sociale ditën tjetër, ndërsa Hemsworth dhe miqtë e tij vazhdonin të përmbyllnin një fundjavë të paharrueshme në stilin më luksoz të mundshëm. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid

The post Rita Ora shkëlqen në ditëlindjen luksoze të Chris Hemsworth në Ibiza, vë në pah linjat e definuara të trupit në paraqitje me bikini appeared first on Telegrafi.

Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e saj mahnitëse të pushimeve të bëra gjatë një pushimi luksoz në parajsën e bukur bregdetare të Kep Merli në jug të Shqipërisë.

Pas performancës së saj të paharrueshme në “Sunny Hill Festival 2025”, ku ajo dha një shfaqje të jashtëzakonshme live, Lipa zgjodhi të relaksohej dhe të rimbushte energjitë në peizazhin e qetë dhe piktoresk të plazheve të virgjëra të Shqipërisë.

Në imazhe, Lipa shihet duke shijuar diellin dhe detin me familjen e saj, ndërsa mban veshur një veshje elegante të bardhë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo vesh një bluzë të bardhë të gjatë të zbukuruar me detaje delikate dantelle, të kombinuar me një fund bikini që shfaq elegancë të lehtë.

Pamja përmirësohet më tej nga aksesorët e saj: vathë të mëdhenj, tërheqës, varëse të shtresuara dhe byzylykë ari që shkëlqejnë nën diellin e ndritshëm të verës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Pamja e relaksuar por joshëse e Lipës kap në mënyrë të përkryer ndjenjën e saj të stilit, duke përzier rehatinë me modën e nivelit të lartë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

 

Foto: Dua Lipa/Instagram

The post Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit appeared first on Telegrafi.

Fansat e Kourtney Kardashian mbeten të habitur nga një fotografi e rrallë pa filtra, ku ajo shfaqet mahnitëse në një ‘bodysuit’

Fansat e Kourtney Kardashian kanë mbetur të befasuar pasi ajo publikoi një fotografi të rrallë, të pa filtruar, ku shfaqej e veshur me një bodysuit ngjyrë lëkure, duke dukur mrekullisht.

Kourtney, më e madhja nga fëmijët e familjes Kardashian, 46 vjeç, ka treguar bukurinë e saj natyrale në një foto mbresëlënëse, shkruan The Sun.

Në një seri postimesh të fundit në Instagram, në mesin e fotove nga pushimet, ajo ka shkruar: “Ushqim për shpirtin”.

Foto: Instagram/kourtneykardashian

Në mesin e imazheve, njëra prej tyre u veçua. Ishte ajo ku Kourtney shfaqej me një bodysuit të ngushtë, që nxirrte në pah linjat e saj natyrale, plotësisht pa filtra.

Duke qenë se familja Kardashian është e njohur për përdorimin e tepërt të filtrave, fansat e panë këtë si një ndryshim freskues.

Foto: Instagram/kourtneykardashian

Një komentues shkroi: “Është e çuditshme, por trupi yt duket shumë më mirë se i motrave të tua. Është i vërtetë!”

Një tjetër shtoi: “Të përgëzojmë që mbron të gjithë ne që nuk mund t’i ndryshojmë trupat tanë”.

Foto: Instagram/kourtneykardashian

Një ndjekës tjetër tha: “Më pëlqen që poston pa filtra! Je shumë rehat me veten, sepse je e dashur ashtu si je”.

Një tjetër reagoi: “E bukur pa filtra. Kardashian-i im i preferuar”.

Foto: Hulu

Një tjetër fanse shtoi: “Trupi yt pas lindjes është i mrekullueshëm… Faleminderit që po tregon një proces real e jo të përsosur”.

Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick: Mason (15 vjeç), Penelope (12) dhe Reign (10). Ajo gjithashtu ka një djalë, Rocky, me bashkëshortin aktual, Travis Barker.

Më herët këtë javë, Kourtney ngjalli thashetheme për një shtatzëni të mundshme pas disa sjelljeve “të dyshimta”.

Foto: Instagram/kourtneykardashian

Në disa pamje pas skene nga një fotosesion familjar, ku pozonte me Kim, Kendall, Khloe dhe Kylie, ajo shihej duke mbuluar trupin gjatë xhirimeve.

Të pestat ishin të veshura me rroba të zeza elegante, duke pozuar përpara kamerës, por fansat vunë re se Kourtney po “fshihte” trupin e saj, gjë që ringjalli thashethemet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, nga postimi i fundit duket se ajo mund të jetë duke i dhënë fund këtyre spekulimeve. /Telegrafi/

The post Fansat e Kourtney Kardashian mbeten të habitur nga një fotografi e rrallë pa filtra, ku ajo shfaqet mahnitëse në një ‘bodysuit’ appeared first on Telegrafi.

James Van Der Beek flet hapur për betejën e tij me kancerin e zorrës së trashë: E gjitha filloi me një simptomë delikate

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur më së miri për rolin e tij në serialin “Dawson’s Creek”, ka ndarë publikisht përvojën e tij në betejën me kancerin e zorrës së trashë, duke zbuluar detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Domethënë, ai foli sinqerisht për simptomat e tij të para, supozimet e gabuara dhe tronditjen që pasoi diagnozën.

Shenjat e para të sëmundjes u shfaqën në gusht të vitit 2023, kur ai ishte 46 vjeç. Ai thotë se fillimisht vuri re ndryshime në jashtëqitjen e tij, por nuk i pa ato si alarmante. Ai ia atribuoi simptomat konsumit të shtuar të kafesë, duke besuar se gjendja do të normalizohej sapo të ndalonte konsumimin e kafeinës.

“Kisha një ndjesi se e gjitha ishte rezultat i dietës ose stresit dhe mendova se do të zhdukej vetë”, tha Van Der Beek.

Megjithatë, meqenëse ankesat nuk u zhdukën, ai vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore dhe të kryente një kolonoskopi. Diagnoza që pasoi ishte tronditëse – kancer i zorrës së trashë në fazën e tretë, me metastaza në nyjet limfatike.

“Më duhej shumë kohë për ta pranuar diagnozën. Edhe sot e kam të vështirë ta besoj. Megjithatë, nëse historia ime shpëton qoftë edhe një person nga e njëjta gjë, kjo do të jetë shumë mirë për mua”, tha Van Der Beek në një adresim emocional në rrjetet sociale.

Ajo që e bën rastin e tij veçanërisht të jashtëzakonshëm është fakti se ai jetoi një jetë jashtëzakonisht të shëndetshme – ushtrohej rregullisht, shkonte në sauna dhe banjo me akull, bënte Pilates, kërcente, luante futboll dhe ushqehej organikisht. Megjithatë, sëmundja nuk e anashkaloi atë.

Në ditëlindjen e tij të 48-të, Van Der Beek ndau me ndjekësit e tij se sa i vështirë kishte qenë viti i kaluar për të. Ai theksoi se sëmundja e kishte detyruar të rishqyrtonte gjithçka që kishte menduar për veten dhe jetën.

“Si i ri, e përcaktoja veten si aktor – gjë që nuk ishte kurrë një përmbushje e plotë. Më vonë u bëra bashkëshort, pastaj baba – kjo ishte vlera më e madhe. Dhe pastaj, kur sëmundja të heq të gjitha këto identitete, mbetesh përballë vetes”, pranoi aktori. /Telegrafi/

The post James Van Der Beek flet hapur për betejën e tij me kancerin e zorrës së trashë: E gjitha filloi me një simptomë delikate appeared first on Telegrafi.

Çorapja e Michael Jackson nga koncerti në Nice të Francës shitet në ankand për 6,200 euro

Një copë unike e kostumit të Michael Jackson nga performanca e tij legjendare në Nice të Francës ka gjetur pronarin e saj të ri.

Konkretisht, vetëm një çorape me xixa që e kishte veshur Michael Jackson gjatë turneut të tij francez në vitin 1997 u shit në një ankand në qytetin francez të Nices për 6,200 euro, konfirmuan organizatorët.

Kjo çorape, e zbukuruar me kristale, ka një vlerë të veçantë sepse Jackson e veshi gjatë një koncerti më 27 qershor 1997 në stadiumin Charles-Ehrmann në Nice, duke performuar hite si “Beat It” dhe “Billie Jean”.

Michael Jackson’s old stained sock has sold for over $8,000 at an auction in France pic.twitter.com/bgNxhMZIN8

— Dexerto (@Dexerto) July 30, 2025

Sendi u gjet nga një teknik skene pranë dhomës së zhveshjes pas shfaqjes, dhe çorapja u ruajt për më shumë se 20 vjet së bashku me kartën origjinale të prapaskenës dhe fletën e pagesës, të cilat shërbyen si provë e autenticitetit të veprës.

Edhe pse u vlerësua në 4,000 euro, çorapa u shit përfundimisht për një shumë shumë më të lartë, falë interesit në rritje nga koleksionistët. Në ankandin e mëparshëm të mbajtur më 21 korrik, artikulli nuk gjeti blerës për shkak të mbulimit të dobët mediatik.

Vitet e fundit, artikujt e Michael Jackson kanë arritur çmime të larta. Vitin e kaluar në Paris, kapelja që ai mbante gjatë performancës historike të vallëzimit “moonwalk” në vitin 1983 u shit për 77,640 euro. /Telegrafi/

The post Çorapja e Michael Jackson nga koncerti në Nice të Francës shitet në ankand për 6,200 euro appeared first on Telegrafi.

Rita Ora përfshihet në një konflikt me fqinjët e shtëpisë së saj milionëshe në Londër – ata dorëzojnë ankesë të përbashkët në komunë për rinovimet

Rita Ora, këngëtarja e hiteve si “I Will Never Let You Down” dhe “Let You Love Me”, duket se këtë Krishtlindje nuk do të marrë ftesa për verë dhe meze nga fqinjët e saj. Arsyeja? Planet e saj për të ndërtuar një palestër futuriste në kopshtin e shtëpisë kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në lagje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore bleu rezidencën në fjalë në vitin 2021 një pronë historike me vlerë 7.5 milionë paund (8.6 milionë euro) në veri të Londrës, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II). Por duket se ajo nuk e dinte se ishte zhvendosur pranë një grupi fqinjësh NIMBY (“Not In My Back Yard”), të cilët më herët ishin ankuar edhe për renovimet e shtëpisë së saj.

Tani, pas paraqitjes së projektit nga arkitekti i Ritës për një palestër të vendosur në oborrin e ulët të pronës, fqinjët janë sërish në alarm. Një grup banorësh nga një bllok apartamentesh aty pranë kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët.

Rita Ora në shtëpinë e saj në Londër (Foto: Architectural Digest)

Në dokumentin e tyre thuhet: “Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë”.

Ata shtuan gjithashtu se, pavarësisht se projekti përmend izolim akustik, dyert e mëdha rrëshqitëse sugjerojnë se mund të ketë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë. Fqinjët përmendën se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha apo festat, pikërisht për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve.

Foto: Getty Images

Ankesa vijon: “Ky propozim minon marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe rrezikon të shkaktojë konflikte, ankesa apo edhe procese gjyqësore”.

Një tjetër banor ka ngritur madje shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të pengojë ketra dhe dhelpra që jetojnë aty pranë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pavarësisht gjithë kësaj polemike, palestra e planifikuar nga Rita do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma. Megjithatë, tensionet me fqinjët mbeten të larta.

Siç thotë autori i artikullit origjinal në The Sun me ironi, “Nëse do të isha Rita, do të shkoja në një palestër si Virgin Active dhe me paratë do të vendosja në fund të kopshtit një skulpturë gjigante, që ndriçon në errësirë… vetëm për t’i acaruar edhe më shumë”. /Telegrafi/

The post Rita Ora përfshihet në një konflikt me fqinjët e shtëpisë së saj milionëshe në Londër – ata dorëzojnë ankesë të përbashkët në komunë për rinovimet appeared first on Telegrafi.

Rita Ora sjell këngën e re “Joy”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Joy”, duke emocionuar fansat në të gjithë botën.

Në rrjetet sociale, Ora ndau një fotografi shoqëruar me njoftimin se kënga tani është e disponueshme në të gjitha platformat digjitale, përfshirë Spotify, Apple Music dhe YouTube.

Kënga “Joy” shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 34-vjeçares, e njohur për hitet “Anywhere”, “Your Song” dhe “Let You Love Me”. E veçanta e kësaj kënge është se do të shërbejë si kolonë zanore për versionin britanik të emisionit të njohur “Love Is Blind UK”, një format i famshëm televiziv për takime dashurie.

Sipas burimeve për The Sun, Rita pranoi me shumë entuziazëm të realizonte këtë projekt. “Nuk është sekret që Rita e adhuron dashurinë, ndaj pranoi menjëherë të realizojë një këngë për Love Is Blind UK,” citohet të ketë thënë një burim pranë këngëtares.

“Joy” është përshkruar si një këngë me mesazh të fuqishëm, që flet për gjetjen e lumturisë dhe paqes së brendshme, në një botë ku ndjenjat shpesh sfidohen nga realiteti. Stili muzikor përmban elemente të pop-it modern dhe një interpretim emocional nga Ora, që e bën këngën të prekë zemrat e dëgjuesve.

Fansat dhe ndjekësit e artistes kanë reaguar menjëherë pozitivisht, duke shpërndarë këngën dhe duke shprehur vlerësime për vokalin dhe mesazhin që ajo përcjell.

“Joy” është tashmë e disponueshme për dëgjim në të gjitha platformat online dhe pritet të jetë një nga kolonat zanore më të suksesshme të verës në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Rita Ora sjell këngën e re “Joy” appeared first on Telegrafi.

Babastars në ‘Zone Club’?

A do jetë bashkë e gjithë Babastars pas shumë vitesh në Zone?

Pas një pauze prej gjashtë vitesh, një nga grupet më të njohura të hip-hop-it shqiptar, Babastars, do të ngjitet sërish në një skenë të përbashkët këtë të mërkurë në Zone Club.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta tek fansat, të cilët prej kohësh kanë pritur një ribashkim të tillë.

Babastars, që ka lënë gjurmë të thella në skenën muzikore shqiptare me hite të suksesshme dhe një stil të dallueshëm, ka parë anëtarët e saj të ndjekin karriera të suksesshme solo gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, daljet e tyre të përbashkëta kanë qenë të rralla, gjë që e bën këtë performancë një ngjarje të veçantë për publikun.

Kjo mbrëmje pritet të sjellë jo vetëm nostalgji për adhuruesit e hershëm, por edhe energji të re për ata që kanë zbuluar muzikën e grupit gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/

The post Babastars në ‘Zone Club’? appeared first on Telegrafi.

Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka sjellë një moment nostalgjik dhe tejet qesharak për ndjekësit e saj në TikTok, duke publikuar një demo të vjetër të regjistruar para shumë vitesh.

Në videon që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, 35-vjeçarja shfaqet duke qeshur me vetveten, ndërsa dëgjon këngën që ka shkruar dhe incizuar në fillimet e karrierës së saj.

“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, thotë autorja e hitit “I’m A Mess”, ndërsa përpiqet të përmbajë të qeshurat, duke e komentuar me humor tekstin dhe melodinë e demove të saj të hershme.

Në përshkrimin e videos, Rexha ka shtuar edhe një detaj interesant: “Dhe ishte edhe me video klip dhe gjithçka”, ka shkruar ajo, duke treguar se projekti ishte mjaft serioz në atë kohë – ndonëse tani ajo vetë e sheh si diçka qesharake.

Ky moment i sinqertë dhe autoironik nga artistja është pritur me shumë dashuri nga fansat e saj, të cilët e kanë vlerësuar transparencën dhe guximin për të ndarë edhe momentet më naive të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/

@beberexhaAnd there was a music video and everything….. 😅😂♬ thought he was gonna be the one – t for tommy 😳

The post Bebe Rexha qesh me një demo të vjetër ndërsa e ndan me fansat në TikTok: Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë? appeared first on Telegrafi.

❌