Qytetet më të gjelbëruara në botë, sipas banorëve
Edhe qytetarët që e duan jetën urbane, kanë nevojë herë pas here për një shkëputje nga betoni dhe rrëmuja. Por nuk është e thënë që për ta bërë këtë të largoheni nga qyteti.
Disa prej metropoleve botërore janë ndërtuar përreth natyrës mahnitëse, qofshin plazhe, parqe natyrore apo peizazhe malore, ndërsa të tjera kanë ndërmarrë nisma ambicioze për të gjelbëruar rrugët me hapësira publike e parqe të reja.
E vërteta është se natyra është e mirë për shëndetin tonë. Shumë studime kanë vërtetuar se qëndrimi në ambiente të gjelbra ul stresin, përmirëson shëndetin mendor dhe na inkurajon të jemi më aktivë fizikisht. Madje, disa kërkime kanë treguar se koha në natyrë mund të zgjasë jetën. Hapësirat e gjelbra kontribuojnë edhe për klimën urbane: përmirësojnë cilësinë e ajrit, freskojnë temperaturat dhe ndihmojnë në reduktimin e përmbytjeve.
Por cilat qytete ofrojnë kushtet më të mira për të jetuar pranë natyrës?
Për ta zbuluar këtë, platforma e njohur Time Out pyeti 18,500 banorë nga qytete të ndryshme të globit dhe përzgjodhi 20 qytetet që morën përqindjen më të lartë të vlerësimeve pozitive për hapësirat e gjelbra dhe aksesin në natyrë.
MedellĂn, âQyteti i pranverĂ«s sĂ« pĂ«rjetshmeâ, nĂ« krye tĂ« listĂ«s

Medellin
NĂ« vend tĂ« parĂ« renditet MedellĂn, qyteti i dytĂ« mĂ« i madh nĂ« Kolumbi, ku plot 92% e banorĂ«ve e vlerĂ«suan aksesin nĂ« natyrĂ«. I njohur pĂ«r klimĂ«n tropikale tĂ« butĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit, MedellĂn nisi nĂ« vitin 2016 njĂ« projekt pĂ«r ndĂ«rtimin e âkorridoreve tĂ« gjelbraâ nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e qytetit. Brenda tre viteve tĂ« para, temperatura mesatare nĂ« qytet ra me 2°C.
PĂ«rmes qytetit kalon njĂ« lumĂ« qĂ« shoqĂ«rohet nga parqe buzĂ« ujit, me 280 pemĂ« dhe mbi 38,000 metra katrorĂ« hapĂ«sirĂ« tĂ« gjelbĂ«r. JashtĂ« qytetit ndodhen zona natyrore si Lugina e RĂo Claro, ku vizitorĂ«t mund tĂ« notojnĂ« apo tĂ« angazhohen nĂ« sporte ujore.

Boston Common
Në vend të dytë renditet Bostoni, me 88% vlerësime pozitive nga banorët. I njohur për Boston Common, parku më i vjetër në SHBA dhe më i vizituari në qytet, Bostoni u rendit gjithashtu si qyteti i dytë më i mirë për ecje në këmbë.

Sidnej
Në vend të tretë vjen Sydney, me 87%, i cili përveç se ka shumë parqe urbane, ndodhet pranë Parkut Kombëtar të Maleve Blu, si dhe ka më shumë se 100 plazhe për not, sërf, zhytje dhe kajak.
20 qytetet me më shumë hapësira të gjelbra dhe akses në natyrë, sipas banorëve:
- MedellĂn, Kolumbi â 92%
- Boston, SHBA â 88%
- Sydney, Australi â 87%
= LondĂ«r, MB â 87% - Austin, SHBA â 86%
= Edinburg, MB â 86%
= Melbourne, Australi â 86% - Denver, SHBA â 84%
- Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe â 83%
= Cape Town, AfrikĂ« e Jugut â 83%
= Chicago, SHBA â 83% - San Francisco, SHBA â 82%
= Stokholm, Suedi â 82% - Montreal, Kanada â 81%
= Mynih, Gjermani â 81% - Mumbai, Indi â 79%
- Pekin, KinĂ« â 78%
- Zyrih, ZvicĂ«r â 77%
= Ottawa, Kanada â 77% - Brisbane, Australi â 76%
/ Time Out, Shqip.al
The post Qytetet më të gjelbëruara në botë, sipas banorëve appeared first on Revista Monitor.