Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u humb me rezultatin 3-0.

Tifozët e Jagiellonias njihen për mbështetjen e zjarrtë ndaj skuadrës së tyre. Së fundmi faqja “Hooligans.cz” ka publikuar foton e një grupi nga ata që priten sot në stadium.

Në Sheshin Skënderbej mund të quhet vetëm një grup i vogël. Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Më parë në Shqipëri janë shkaktuar trazira me tifozët polak. Këtu mund të kujtojmë ata të Legias së Varshavës./ D.C

Shorti i Champions, Leverkusen tallet me United: Shpresojmë mos të përballemi me Grimsbyn

Grimsby surprizoi dje Manchester United duke e eliminuar përmes penalltive nga Kupa EFL. “Djajtë” u bënë objekt tallje nga bota e futbollit.

Sot ishte radha e Bayer Leverkusenit, që shfrytëzuan shortin e Champions. “Thjesht duke shprehur që të mos përballemi me Grimbsyn”, shkruan faqja e verifikuar e Leverkusenit.

Just hoping we don't get Grimsby… #UCLdraw pic.twitter.com/BQX43nbQue

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) August 28, 2025

Leverkuseni dhe skuadrat e tjera të Champions do të mësojnë skuadrat, me të cilat masin forcat në fazën e grupeve. Edicioni i ri është në prag./ D.C

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me finalen e garës, e cila do të luhet në Budapest këtë sezon. Konkretisht, ora e fillimit të ndeshjes do të ndryshohet nga ora 21:00 e zakonshme në orën 18:00.

Vetë UEFA e shpjegoi vendimin si më poshtë: “Vendimi u mor për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse duke optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes, dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do të rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për të vazhduar festimet.”

Presidenti Ceferin komentoi gjithashtu: “Me këtë ndryshim, ne po i vendosim tifozët në zemër të projektit tonë. Ora e re e fillimit do ta bëjë eventin më të arritshëm, gjithëpërfshirës dhe me ndikim për të gjithë të përfshirët.”/ D.C

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26 penalltish, i eliminoi “Djajtë e Kuq” nga Kupa Carabao.

“Dua vetëm t’u kërkoj falje tifozëve tanë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për performancën”, ishin fjalët e para të trajnerit Ruben Amorim.

“Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh të bësh gjithçka. Që nga para sezonet, madje edhe me Arsenalin… mund ta humbasësh ndeshjen, por je aty, po përmirësohesh, i sheh lojtarët duke luajtur”, shtoi ai më vonë në mikrofonat zyrtarë të klubit.

Duke vazhduar analizën e tij të ndeshjes së mbrëmshme kundër Grimsby, Amorim nuk u përmbajt: “Por pastaj vjen në këtë lloj ndeshjeje, kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë. E fillon ndeshjen kështu… Mendoj se lojtarët e mi po thonë me zë të lartë atë që duan vërtet.”

Ai përfundoi: “Pra, më vjen shumë keq për tifozët tanë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë.”

Tani “Djajtë e Kuq” duhet të rikthehen menjëherë kundër Burnley në Premier Ligë për t’u larguar kritikave që kanë marrë në momentet e para të sezonit. Me vetëm një pikë në kampionat nga dy ndeshje dhe një eliminim nga Kupa nga një ekip që ishte qartësisht inferior në letër, ata do të duhet të rikthehen./ D.C

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash. 

Superylli francez, tashmë në atë që tifozët e quajnë “modaliteti CR7”, po dominon fushën me një instinkt vdekjeprurës, duke sjellë kujtime nga ditët më të mira të Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.  

Shifrat e Mbappes janë marramendëse. Vetëm në sezonin 2024/25, ai ka shënuar plot 47 gola në të gjitha garat, një arritje që e vendos mbi legjendën Rafael Martin Vazquez në historinë e klubit.  

Në vitin 2025, ai ka realizuar 33 gola në 37 ndeshje, shifra që flasin vetë për formën e tij të jashtëzakonshme. Në sfidën e fundit ndaj Oviedos, ai shënoi dy herë, duke treguar klas dhe vendosmëri.  

W’Allah je t’aime Kylian Mbappé pic.twitter.com/IxCaeNwdOu

🇫🇷 (@Kyliandecf) August 24, 2025

Pasimi i Arda Guler u kthye në gol me një prekje të ftohtë nga Mbappe, i cili, megjithëse nuk është një “numër 9” klasik, po shfaqet si një makinë golash. 

Në La Liga, ai ka realizuar 34 gola që nga ardhja në Madrid, duke thyer mbrojtje të njëpasnjëshme me saktësi kirurgjikale.  

Për më tepër, ai kryeson listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore të Evropës, duke lënë pas emra të mëdhenj si Harry Kane (45 gola), Lewandowski 42) dhe Guirassy (40).

Ky version i Mbappes është krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, më i lehtë, më i mprehtë dhe më i uritur për sukses. 

Trajektorja e tij aktuale rikujton sezonin 2014/2015 të Ronaldos, kur portugezi shënonte pa u ndalur.  

Tani, është Mbappe ai që po vendos ritmin në Evropë, me një efikasitet që frymëzon frikë dhe admirim njëkohësisht./ D.C

Kylian Mbappé. 🌟 pic.twitter.com/xKmM4RbxXh

— LALIGA (@LaLiga) August 24, 2025

VIDEO/ I frustruar pas zëvendësimit, ja reagimi i Rodrygos në pankinën e Realit

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi Alonsos.

Megjithatë, braziliani nuk arriti të ndikojë në lojë dhe u zëvendësua në minutën e 63-të, duke i lënë vend Viniciusit. Pas zëvendësimit, ai u duk i frustruar dhe hodhi bluzën e stërvitjes në tokë, gjest që la të kuptohet pakënaqësia e tij.

Mbetet e paqartë nëse veprimi i lojtarit ishte drejtuar ndaj tij vetë apo trajnerit, por emocionet dhe frustrimi ishin të dukshëm./ D.C

Rodrygo it’s never too late to join mancity
It’s obvious Real Madrid don’t want you there pic.twitter.com/DBHAdrD4fH

— ×͜× (@MciNicoo) August 24, 2025

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.

Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit.

Ai është përforcimi i shtatë i klubit granata dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.

Rikujtojmë që mesfushori nga Elbasani, iu bashkua Interit në korrik të 2022-shit, ku në tre vjet si pjesë e zikaltërve, bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asiste. Ai largohet nga Milano me një titull Seria A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë./ D.C

Benvenuto, Kristjan 🐂 🇦🇱 pic.twitter.com/ExXLh6ieKd

— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 25, 2025

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo. 

Ylli me numrin 10 thuhet se ka ndier dhimbje gjatë një aktiviteti të zhvilluar të enjten dhe pas ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi është konfirmuar. 

Si rezultat, rikthimi i tij në kombëtaren braziliane mund të mos ndodhë, siç ishte parashikuar. 

Tekniku i Brazilit, Carlo Ancelotti, do të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 të hënën e ardhshme, dhe prania e Neymar në listë do të vlerësohet në varësi të gjendjes fizike. 

Neymar pritet të rikthehet te Santos më 31 gusht, në ndeshjen ndaj Fluminense që do të luhet në Vila Belmiro, në kuadër të Brasileiraos.  

Ai tashmë ka nisur trajtim mjekësor, por sipas burimeve, nuk pritet të marrë pjesë në stërvitjet e para të javës së ardhshme, për shkak të dëmtimit./ D.C

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin 1-2 në “San Siro”. Sot, pas disfatës, trajneri Alegri po takohet në selinë e Milanit me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë.

Tema kryesore është ajo e tregut të transferimeve. Sot në selinë e Milanit ndodhen edhe agjentët e Conrad Harder. Për këtë po punohet që të realizohet huazimi nga Sportingu i Lisbonës.

🔴⚫ Massimiliano #Allegri è uscito da Casa #Milan dopo il summit di mercato di questa mattina con la dirigenza.

(Via @lollodean_ ) pic.twitter.com/oV0Hlhw5ux

— MilanNews.it (@MilanNewsit) August 24, 2025

Sulmuesi do të shtonte forcat në repartin ofensiv ku Milani nuk po ka vetëm një objektiv. Kuqezinjtë dukshëm kanë mangësi dhe skuadra aktuale, pa përforcime të tjera, nuk jep garanci për të qenë pretendente.

Milani ka grumbulluar të ardhura të konsiderueshme nga shitjet në këtë edicion. Blerjet akoma nuk i kanë kënaqur tifozët, që mbeten të zhgënjyer nga drejtuesit./ D.C

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në projektin e Ferrarit për vitin 2026.

Pavarësisht performancës së tij në Hungari , ku ai kaloi vijën e finishit në pozicionin e 12-të në një fundjavë për t’u “harruar”, britaniku pranoi, në një bisedë me “F1.com”, se kishte mbajtur shënime për të ndihmuar ekipin të përfundonte thatësirën e tij për titull. I frymëzuar nga periudhat e tij fituese me McLaren dhe Mercedes, ai u takua me krerët e secilit departament të ndryshëm për të dorëzuar dokumentet që kishte mbledhur.

“Kam zhvilluar shumë takime, kështu që kam thirrur shumë takime me shefat e ekipeve. Jam ulur me John (Elkan, president i Ferrarit, Benedeto Vinian (drejtor ekzekutiv i Ferrarit) dhe Fredin (Vasseur, drejtor i ekipit Ferrari F1)”, shpjegon ai.

U takova me kreun e zhvillimit të makinave, Loic (Serra) , por edhe me krerët e departamenteve të ndryshme, për të folur rreth motorit të vitit të ardhshëm, pezullimit të përparmë të vitit të ardhshëm, pezullimit të pasmë të vitit të ardhshëm , për gjërat që duam, si dhe problemet që kemi me makinën”, theksoi ai në fundjavë në Belgjikë.

Edhe pse shënimet përqendroheshin te makina e sezonit të ardhshëm, ato përfshinin edhe specifikime që duheshin përmirësuar këtë vit.

“Dokumenti tjetër kishte të bënte me vetë makinën, problemet aktuale që kam me të, disa gjëra që dua t’i përfshij në makinën e vitit të ardhshëm dhe të tjera që duhen punuar dhe ndryshuar për vitin e ardhshëm”, tha ai.

Përpara ditës në Budapest, Lewis u pyet për dokumentet e lartpërmendura, konkretisht se çfarë përfshinin ato.

Ai u pyet përsëri nëse shënimet ishin pozitive apo negative, të cilave ai iu përgjigj shkurt.

“Përsëri… Mendoj se e vetmja gjë që mund të them është se ekipi ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të fituar. Ata kanë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të fituar Kampionatin Botëror”, pranoi Hamilton./ D.C

Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Do të startojë në orën 17:00, në “Adush Muça” të Ballshit dueli mes Bylisit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e parë të Superiores. Historia e përballjeve mes Tiranës dhe Bylisit flet në favor të bardhebluve.  

Në 53 ndeshje të luajtura dhe të analizuara, kryeqytetasit kanë fituar 26 takime, ndërsa ballshiotët kanë arritur vetëm 9 suksese. Pjesa tjetër, 18 ndeshje, janë mbyllur në barazim. 

Të dyja skuadrat vijnë me ndryshime të shumta në organikë, krahasur me sezonin e kaluar. Tafas, Lleshi, Valerianos, Patsatsia, Tabekou, janë disa prej debutuesve në radhët e

bardhebluve të trajnerit Vangjel Mile./ D.C

Formacionet zyrtare:

BYLIS: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta. Trajner: M.Josa.  

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest. Trajner: V.Mile 

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Europës.

Goli i parë u shënua nga miqtë. Shkëndija nuk u dorëzua dhe pse kampionët e Bullgarisë ishin në avantazh.

Ishte supergol i Latifit ai që vendosi baraspeshën në pjesën e parë. Për përmbysjen e madhe në pjesën e dytë mendoi Ibraimi, kapiteni golashënues që nuk njeh moshë.

Rezultat i kënaqshëm, që e lë presionin të miqtë. Kualifikimi për në grupet e Ligës së Europës do të vendoset në Bullgari. Skuadra që do skualifikohet do të luajë në Ligën e Konferencës./ D.C

Zhgënjen Dinamo, “nëndetsja” mposhtet thellë në Poloni ndaj Jagiellonias

Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3 me 0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve të Jagiellonias.  

Vendasit e kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, teksa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës. “Arnimet” në repartin difensiv, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptare, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”. / D.C

Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino

Kristjan Asllani është praktikisht një lojtar i ri i Torinos. Mesfushori shqiptar, i lindur në vitin 2002, ka përfunduar vizitat mjekësore me klubin “granata”, i cili e ka huazuar nga Interi.

I kapur nga mediat jashtë qendrës stërvitore Filadelfia, vetë Asllani bëri disa komente të shpejta: “Mezi pres, do të flasim për këtë më vonë. Faleminderit shumë dhe fat të mbarë.”

Asllani do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, me një mundësi blerjeje, me një pagë që rritet në afërsisht 2 milionë euro.

Interi do të marrë 1.5 milionë euro për huazimin dhe 12 milionë euro për detyrimin me kusht. Interi do të marrë gjithashtu një pjesë prej 20% të çdo rishitjeje të mëvonshme nga Torino.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Asllani përfundon vizitat mjekësore te Torino appeared first on Albeu.com.

Silvinjo e do te Kombëtarja, por klubi gjerman e përjashton nga skuadra

Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Mainz në Bundesligën gjermane dhe paraqitjeve fantastike në Europianin U-21, Vaiper është nxjerrë jashtë planeve të klubit.

Duket se është një formë hakmarrje nga Mainz, për Vaiper që nuk ka pranuar rinovimin e kontraës deri tani.

“Kur ke një lojtar që ka edhe 10 apo 11 muaj kontratë të mbetur, duhet të kuptosh nëse ai dëshiron të japë 100% për Mainz. Ne e kemi diskutuar vendimin me të gjithë lojtarët. Të gjithë të tjerët kanë nënshkruar kontrata të reja. Të gjithë duhet ta kuptojnë se klubi vjen i pari”, është shprehur trajneri Henriksen duke dërguar mesazh të qartë.
Mainz po luan në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Vaiper nuk është përfshirë në listë për përballjet me Rosenborg.

20-vjeçari po stërvitet me rezervat gjatë kësaj kohe. Talenti shqiptar mbetet i pavendosur po ashtu, nëse do vendoset nën urdhrat e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare pasi Gjermania shfaqet si zgjedhja e parë. Emanuel Loci/ Panorama Sport

The post Silvinjo e do te Kombëtarja, por klubi gjerman e përjashton nga skuadra appeared first on Albeu.com.

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa vazhdojnë diskutimet e pafundme për lëvizje lojtarësh. Trajneri i Juventusit e bëri të qartë këndvështrimin e tij në një intervistë për “Sky Sport”.

“Sinqerisht kam parë pak nga gjërat që qarkullojnë, pasi përndryshe çmendesh. Edhe kjo gjëja që fillohet të luhet me merkaton e hapur është diçka që të çon drejt çmendjes, por duhet pranuar. Gjithsesi, çdo trajner çmendet në këtë periudhë, merkatoja nuk pëlqehet se të heq siguritë dhe përqendrimin mbi atë që është thelbësore, punën e përditshme.

Shpresojmë që të ndryshohet të paktën kjo, normale do të ishte të mbyllej merkato një javë para fillimit të kampionatit. Pastaj çfarë të ndodhë, ët ndodhë. Çdo trajner dëshiron të ketë lojtarët më të fortë të mundshëm, ka raste kur mundesh e ka raste jo. Duhet pranuar dhe të përqendrohemi në fushë me atë që kemi”, tha Tudor./ D.C

❌