❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq u filmua nga kamerat, i mituri tentoi të mbrohej me karrige

Gazeta Si – Hetimet pĂ«r vrasjen e 14-vjeçarit nĂ« fshatin Pirg tĂ« Maliqit kanĂ« zbuluar detaje tĂ« reja mbi dinamikĂ«n e ngjarjes.

Nga dosja hetimore, mësohet se pak ditë para se të ndodhte krimi, autori E.G., ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

DitĂ«n e ngjarjes, viktima Erald Xhejo sĂ« bashku me njĂ« shok kanĂ« shkuar nĂ« fshatin Pirg pĂ«r t’u qethur nĂ« berberhanĂ« nĂ« afĂ«rsi tĂ« lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanĂ« parĂ« E.G., duke kaluar me makinĂ« dhe i kanĂ« thirrur me qĂ«llim pĂ«r t’u sqaruar. Ai ka ndaluar ka dalĂ« nga makina dhe kanĂ« nisur nĂ« debatojnĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« ka nxjerrĂ« thikĂ«n.

Viktima nĂ« kĂ«to kushte ka marrĂ« njĂ« karrige nga oborri i lokalit pĂ«r t’u vetĂ«mbrojtur duke e vendosur pĂ«rpara trupit, por teksa bĂ«nte hapa pas Ă«shtĂ« penguar dhe autori nĂ« atĂ« moment e ka goditur me thikĂ«.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Sipas policisë, 8 persona janë përfshirë në vrasjen e 14-vjeçarit Xhejo. Policia ka arrestuar autorin 14-vjeçar, E.G.,, babain e xhaxhain e tij, 4 të mitur të tjerë si dhe një 34-vjeçar.

Policia dyshon se babai e xhaxhai i autorit kanë fshehur thikën me të cilën u krye krimi i rëndë. 4 të miturit e arrestuar kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, por kanë tentuar të fshehin ngjarjen në deklarimet e dhëna. Ndërsa 34-vjeçari, tentoi ta largonte nga vendngjarja autorin pasi kishte kryer vrasjen e bashkëmoshatarit.

Vrasja ndodhi dy ditĂ« mĂ« parĂ« brenda njĂ« lokali, ku dy tĂ« miturit kishin shkuar tĂ« “sqaroheshin” pas sherreve tĂ« vazhdueshme nĂ« rrjetet sociale.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq u filmua nga kamerat, i mituri tentoi të mbrohej me karrige appeared first on Gazeta Si.

Pesë të arrestuar për plagosjen me thikë të 28-vjeçarit në Korçë, shokët e të riut sulmuan autorin

Gazeta Si – NjĂ« ditĂ« pas plagosjes me thikĂ« tĂ« njĂ« 28-vjeçari nĂ« fshatin Mollaj nĂ« Korçë, policia ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar 5 persona, pĂ«rfshirĂ« autorin e dyshuar tĂ« plagosjes, Aleks Qiqi.

Gjatë debatit, 41-vjeçari, banues në fshatin Mollaj, dyshohet se ka goditur me thikë në trup shtetasin Ari Kodra, 28 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi Qiqin, i cili gjatë përplasjes fizike ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet zbuluan se, pas momentit tĂ« plagosjes, katĂ«r persona tĂ« tjerĂ« Isuf Dalipi 45 vjeç, Thanas Paskali 47 vjeç, DhimitĂ«r Kodra 47 vjeç Bilal ShkĂ«mbi 33 vjeç tĂ« gjithĂ« banues nĂ« Mollaj – kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar 28-vjeçarin, duke goditur me grushte e mjete tĂ« forta autorin e dyshuar dhe duke i shkaktuar plagĂ« tĂ« konsiderueshme.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, edhe kĂ«ta katĂ«r shtetas u arrestuan dhe do tĂ« pĂ«rballen me akuzĂ«n “Plagosje e rĂ«ndĂ« me dashje” e kryer nĂ« bashkĂ«punim, ndĂ«rsa 41-vjeçari akuzohet pĂ«r “Vrasje me dashje” tĂ« mbetur nĂ« tentativĂ«, “DĂ«mtime tĂ« tjera me dashje” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armĂ«ve tĂ« ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi thikën e përdorur në sulm, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes

The post Pesë të arrestuar për plagosjen me thikë të 28-vjeçarit në Korçë, shokët e të riut sulmuan autorin appeared first on Gazeta Si.

Dita e Shën Mërisë, festa që simbolizon shpresën dhe dashurinë hyjnore

Nga Gazeta “SI”- 15 gushti Ă«shtĂ« njĂ« nga datat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kalendarit kishtar, e kremtuar nga besimtarĂ«t e krishterĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n. E njohur si “Fjetja e HyjlindĂ«ses” nĂ« traditĂ«n ortodokse dhe “Ngjitja e ZojĂ«s nĂ« Qiell” nĂ« traditĂ«n katolike, kjo festĂ« bashkon pĂ«rplotĂ«simin shpirtĂ«ror me gĂ«zimin e shpresĂ«s pĂ«r jetĂ«n e pĂ«rjetshme.

Sipas besimit ortodoks, mĂ« 15 gusht pĂ«rkujtohet çasti kur NĂ«na e Krishtit, e njohur si HyjlindĂ«sja Mari, u nda nga jeta tokĂ«sore dhe u bashkua me Birin e saj nĂ« mbretĂ«rinĂ« qiellore. Festa paraprihet nga dy javĂ« agjĂ«rimi, si pĂ«rgatitje shpirtĂ«rore pĂ«r kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ«. Kjo ngjarje, qĂ« shpesh quhet edhe “Marrja”, pĂ«rkujton vdekjen, ngjalljen dhe lavdĂ«rimin e VirgjĂ«rĂ«s Mari, duke shpallur se ajo “u mor” nga PerĂ«ndia nĂ« pĂ«rmbushjen e ekzistencĂ«s sĂ« saj trupore dhe shpirtĂ«rore.

Në Shqipëri, Kisha Orthodhokse Autoqefale ka përcaktuar kalendarin e shërbesave dhe pelegrinazheve në të gjitha kishat dhe manastiret e kushtuara Fjetjes së Hyjlindëses. Ikonografia e saj është e pranishme në afresket e shumta të kishave anembanë vendit, duke qëndruar krah skenave të tjera biblike si Lindja e Virgjërës dhe Hyrja e saj në Tempull.

Ngjitja e Zojës në Qiell në traditën katolike

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, besimtarĂ«t katolikĂ« kremtojnĂ« Ngjitjen e ZojĂ«s nĂ« Qiell apo “ZojĂ«n e Madhe” siç njihet nĂ« kulturĂ«n shqiptare , njĂ« solemnitet qĂ« simbolikisht vendoset nĂ« mes tĂ« verĂ«s si periudhĂ« çlodhjeje e ripĂ«rtĂ«ritjeje shpirtĂ«rore.

Kishat kushtuar Zojës së Madhe janë të shumta në trojet shqiptare: nga Barbullushi në Shkodër, Mamurrasi në Tiranë, Kaçë-Naraçi në Sapa, Gruda e Kollomza në Mal të Zi, Letnica në Karadak dhe Zymi i Hasit në Kosovë. Këto vende pelegrinazhi janë dëshmi të gjalla të identitetit shpirtëror dhe trashëgimisë fetare e artistike të shqiptarëve.

Më 1 nëntor 1950, Papa Piu XII shpalli si dogmë të zbuluar prej Hyjit të vërtetën e Ngjitjes së Marisë në Qiell, duke theksuar tri të vërteta themelore: të pamëkatshmen e saj, amësinë hyjnore dhe virgjërinë e përhershme. Maria, e përjashtuar nga mëkati që nga lindja, përjetoi lavdinë e ringjalljes së trupit, jo me forcën e vet si Krishti, por e tërhequr nga dashuria e Birit të saj.

Si nĂ« traditĂ«n ortodokse ashtu edhe nĂ« atĂ« katolike, 15 gushti mĂ« shumĂ« se njĂ« pĂ«rkujtesĂ« historike; Ă«shtĂ« njĂ« thirrje pĂ«r shpresĂ« dhe pĂ«r bashkim me Hyjin. Figura e MarisĂ«, qĂ« mori pjesĂ« nĂ« “virtytin e ringjalljes sĂ« Krishtit”, Ă«shtĂ« pĂ«r besimtarĂ«t modeli i pĂ«rkryer i besimit, pĂ«rulĂ«sisĂ« dhe dashurisĂ« sĂ« pastĂ«r.

Kardinali LĂ©on-Joseph Suenens e pĂ«rshkruante kĂ«tĂ« ngjarje si “njĂ« predikim tĂ« qĂ«llimit tĂ« fundit, njĂ« vizion tĂ« pasur me imazhe”, duke na kujtuar se shpirti Ă«shtĂ« i pavdekshĂ«m dhe se lavdia e trupit do tĂ« pĂ«rmbushet nĂ« ringjalljen pĂ«rfundimtare, ashtu si te Maria.

Në çdo kishë, ikonë dhe pelegrinazh kushtuar kësaj feste, besimtarët shohin kujtimin e një ngjarjeje të shenjtë, dhe premtimin në  të gjallë se jeta e përjetme është një realitet që na i hap dyert, vetëm nëpërmjet dashurisë hyjnore.

The post Dita e Shën Mërisë, festa që simbolizon shpresën dhe dashurinë hyjnore appeared first on Gazeta Si.

Ulet rreziku nga zjarret, 3 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit

Gazeta Si – PĂ«rmirĂ«sohet ndjeshĂ«m situata me zjarret nĂ« vend, njĂ« ditĂ« pasi pati reshje shiu nĂ« shumĂ« prej zonave tĂ« prekura.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 të tjera janë në fazën e monitorimit.

Aktualisht, operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve vijojnë në tre zona kryesore: në Tërnovë (Bulqizë), ku flakët kanë përfshirë pyje të dendura dhe po përparojnë drejt qytetit të vjetër; në Xeth (Fushë-Arrëz), ku janë angazhuar 60 forca operacionale dhe 80 ushtarë me mbështetje ajrore; si dhe në Velë (Mirditë), ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha prej rreth 6.5 hektarësh.

Gjithashtu, 6 vatra mbahen nën monitorim në zona të ndryshme të vendit si Mali me Gropa (Bulqizë), Poliçan, Berat dhe Tiranë.

Shumica e tyre janë vendosur nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve, si dhe ndihmës së reshjeve të shiut.

Tri vatrat aktive:

TĂ«rnovë (Bashkia BulqizĂ«) – Zjarri vazhdon tĂ« zhvillohet nĂ« kurorĂ« me pyje tĂ« dendura nga qafa e malit nĂ« drejtim tĂ« qytetit tĂ« vjetĂ«r BulqizĂ«. NĂ« operacion janĂ« angazhuar 8 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« BulqizĂ«, 4 forca bashkiake, 6 forca tĂ« pyjores, 3 forca policore, tĂ« mbĂ«shtetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet pĂ«r izolimin e zjarrit.

Xeth (Bashkia FushĂ«-ArrĂ«z) – Vijon puna pĂ«r izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, tĂ« ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakĂ«ve Ă«shtĂ« ulur, por puna pĂ«r shuarjen vazhdon.

Velë (Bashkia MirditĂ«) – Zjarr nĂ« njĂ« masiv me pisha, me rreth 6.5 ha tĂ« pĂ«rshkruara nga flakĂ«t. NĂ« terren janĂ« 3 automjete zjarrfikĂ«se me 6 efektivĂ« tĂ« MZSH tĂ« bashkisĂ« MirditĂ«, 12 forca bashkiake, 6 forca tĂ« pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet pĂ«r shuarjen e plotĂ« tĂ« zjarrit.

Vatrat në monitorim:

Mali me Gropa – Bizë (Bashkia BulqizĂ«) – Zjarri zhvillohet nĂ« zonĂ« shkĂ«mbore, pa rrezik. Angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarĂ«.

ZhapokikĂ«, Plashnik (lagja Lugas) dhe RehovĂ« (Bashkia Poliçan) – Vatra nĂ«n kontroll nga ndĂ«rhyrja e forcave, 2 helikopterĂ«ve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Velçan (Bashkia Berat) – Situata nĂ«n kontroll pas ndĂ«rhyrjes sĂ« 25 efektivĂ«ve MZSH, 2 helikopterĂ«ve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Mali i BĂ«rzhitĂ«s, Ibë (Bashkia TiranĂ«) – Vatra nĂ«n kontroll nga 3 automjete zjarrfikĂ«se, 5 forca APR dhe policia.

Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia TiranĂ«) – NĂ«n kontroll pas ndĂ«rhyrjes sĂ« MZSH, APR dhe PolicisĂ«.

Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia TiranĂ«) – Intensitet i ulĂ«t, nĂ«n kontroll dhe pa rrezik pĂ«r banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia.

The post Ulet rreziku nga zjarret, 3 vatra aktive gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Gazeta Si.

Maliq, 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Debatuan në rrjetet sociale

Gazeta Si – NjĂ« 14-vjeçar ka humbur jetĂ«n nĂ« Maliq pasditen e kĂ«saj tĂ« enjteje nĂ« fshatin Pirg, pasi u godit me thikĂ« gjatĂ« njĂ« konflikti nga njĂ« bashkĂ«moshatar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në ambientet e një lokali. Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja. Ajo çka dihet, sipas burimeve, është se të miturit kanë debatuar edhe në rrjetet sociale më parë. 

Dy adoleshentĂ«t janĂ« takuar pĂ«r t’u sqaruar, por kanĂ« debatuar mes tyre dhe mĂ« pas janĂ« konfrontuar fizikisht.

Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.

Sipas burimeve, autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë.

Policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, teksa po kryen hetimet mbi motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sakaq, është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orĂ«s 17:30, nĂ« fshatin Pirg, nĂ« ambientet e njĂ« lokali, ka ndodhur njĂ« konflikt dyshohet me mjet prerĂ«s (thikĂ«) mes dy 14-vjeçarĂ«ve. Si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« spital. 14-vjeçari tjetĂ«r, autori i dyshuar i ngjarjes, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« spital, pĂ«r tĂ« marrĂ« mjekim, dhe Ă«shtĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrjen e PolicisĂ«. Grupi hetimor nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« po punon pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« ngjarjes“, njofton policia.

Ky krim vjen pak muaj pas ngjarjes sĂ« fundit nĂ« 18 nĂ«ntor 2024 nĂ« TiranĂ«, ku mbeti i vrarĂ« me thikĂ« 14-vjeçari Martin Cani vetĂ«m disa metra larg shkollĂ«s 9-vjeçare “Fan Noli” nĂ« kryeqytet.

I mituri u vra nga bashkĂ«moshatari i tij, M.P., i cili po gjykohet pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese”, ndaj dy ose mĂ« shumĂ« personave.

The post Maliq, 14-vjeçari vritet me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Debatuan në rrjetet sociale appeared first on Gazeta Si.

Zjarret nën kontroll, 23 vatra aktive në vend. Syri i Kaltër dhe Fushë-Arrëzi pikat më kritike

Gazeta Si – Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e kĂ«saj tĂ« enjteje se situata nga zjarret nĂ« vend paraqitet mĂ« e stabilizuar nĂ« shumĂ« zona problematike, pas angazhimit tĂ« forcave tĂ« emergjencĂ«s.

Aktualisht janĂ« raportuar 23 vatra zjarri aktive, ku po vijojnĂ« operacionet pĂ«r shuarjen e tyre. NdĂ«r pikat mĂ« kritike Ă«shtĂ« Syri i KaltĂ«r nĂ« DelvinĂ«, ku mbi 200 forca, 11 automjete zjarrfikĂ«se dhe avioni italian “Canadair” po luftojnĂ« me flakĂ«t nĂ« Malin e Sopotit.

NĂ« Poliçan, nĂ« zonat ZhapokikĂ«, Plashnik dhe Rezervati Balloll, dje u evakuuan 20 banorĂ«, ndĂ«rsa sot nĂ« terren po operojnĂ« tre helikopterĂ«, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njĂ« nga Çekia.

Në Velçan të Beratit, ndërhyrja e shpejtë nga toka dhe ajri shmangu rrezikun për banesat, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore dhe forcat e ushtrisë vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrës.

Situata e rëndë vijon në Fushë Arrëz, ku mbi 150 forca po përpiqen të ndalojnë përhapjen e flakëve drejt zonave malore.

Edhe në Mali me Gropa, Tërnovë, Gramsh, Himarë, Selenicë dhe Mirditë, zjarrfikësit, forcat e ushtrisë dhe vullnetarët po punojnë për shuarjen e vatrave, në kushte të vështira terreni.

The post Zjarret nën kontroll, 23 vatra aktive në vend. Syri i Kaltër dhe Fushë-Arrëzi pikat më kritike appeared first on Gazeta Si.

Situatë kritike nga zjarret në Delvinë dhe Nartë të Gramshit, urdhër evakuimi për banorët: Ikni urgjent!

Gazeta Si – Pas situatĂ«s sĂ« vĂ«shtirĂ« me zjarret nĂ« nĂ« DelvinĂ« dhe NartĂ« tĂ« Gramshit, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrĂ« njĂ« tjetĂ«r thirrje pĂ«r evakuim pĂ«r banorĂ«t e kĂ«tyre zonave qĂ« tĂ« evakuohen urgjentisht.

“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM! PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« zjarreve nĂ« NartĂ«, SkĂ«nderbegas (Gramsh) dhe DelvinĂ«, u bĂ«jmĂ« thirrje banorĂ«ve tĂ« ndjekin udhĂ«zimet e ekipeve tĂ« emergjencĂ«s dhe tĂ« evakuohen menjĂ«herĂ« drejt zonave tĂ« sigurta”, – thuhet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ«.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Por dy bashkitë më të prekura janë Gramshi dhe Delvina.

Konkretisht në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas të Gramshit, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë.

Janë raportuar dëme në banesa. Sipas shërbimeve emergjente, situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Ndërkohë në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.

Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Ndihmë mjekësore

Gjatë natës, për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga flakët, rreth 10 qytetarë, përfshirë 4 ushtarë, kanë marrë ndihmë mjekësore për asfiksi në mjediset e Kinotetatrit të Delvinës, ku përkohësisht u vendos spitali i emergjencës.

Aktualisht mësohet se një pjesë e madhe e forcave zjarrfikëse dhe atyre të armatosura janë zhvendosur në Delvinë për të tentuar shuarjen e flakëve, ndërsa sipas ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu, nuk ka më rrezik për banesat.

Zjarri në Delvinë rrezikoi banesat e banorëve të fshatrave Pecë, Kranë, Krongj, Kardhikaq dhe Sirakat. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 avionë grekë PLZ, 1 helikopter çek dhe një sllovak.

Situata vazhdon të jetë alarmante edhe në Gramsh, ku raportohet për rreth 40 shtëpi të djegura dhe bagëti të ngordhura.

Tre helikopterë vijojnë punën për shuarjen e flakëve

Mëngjesin e kësaj të mërkure, më 13 gusht, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se aktualisht po punojnë në terren tre helikopterë në Gramsh dhe dy në Delvinë, dy prej zonave ku situata paraqitet më pritike për momentin.

Ai ka falënderuar të gjithë operativët të cilët po punojnë duke rrezikuar jetët e tyre në zonat më kritike.

“Operacioni i gjerĂ« kundĂ«r zjarreve ka vijuar pandalim gjatĂ« gjithĂ« orĂ«ve tĂ« natĂ«s pĂ«r tĂ« kufizuar perimetrin e flakĂ«ve nĂ« afĂ«rsi tĂ« zonave tĂ« banuara dhe parqet kombĂ«tare nĂ« mbarĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Tre helikopterĂ« po operojnĂ« nĂ« Gramsh dhe dy tĂ« tjerĂ« nĂ« DelvinĂ«, ndĂ«rsa qindra efektivĂ« tĂ« emergjencave lokale dhe tĂ« Forcave tĂ« Armatosura po punojnĂ« pa u ndalur nĂ« zonat mĂ« tĂ« nxehta: FushĂ« ArrĂ«z, Gramsh, TepelenĂ«, Dropull, DelvinĂ« dhe Finiq. VendosmĂ«ri, profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe mjedisin. MirĂ«njohje pĂ«r çdo forcĂ« tĂ« angazhuar nĂ« kĂ«tĂ« sfidĂ«.”, shkruna ministri, i cili mbrĂ«mjen e kaluar nĂ« orĂ«t e vona deri gati nĂ« tĂ« gdhirĂ« ka zhvilluar njĂ« mbledhje nĂ« DelvinĂ« me strukturat vendore”, – tha Vengu.

The post Situatë kritike nga zjarret në Delvinë dhe Nartë të Gramshit, urdhër evakuimi për banorët: Ikni urgjent! appeared first on Gazeta Si.

Delvina rrethohet nga flakët, evakuohet spitali, në rrezik depot e naftës. Banorët largohen mes panikut

Gazeta Si – Delvina Ă«shtĂ« rrethuar nga flakĂ«t qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« faqen e malit mbi qytet mbrĂ«mjen e kĂ«saj tĂ« marte, duke u afruar ndjeshĂ«m pranĂ« puseve tĂ« naftĂ«s dhe kondensatit dhe duke ngritur alarmin pĂ«r njĂ« situatĂ« tĂ« rrezikshme.

Edhe pse puset janë të rrethuara nga një perimetër sigurie i papyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta rrezikojnë përhapjen e zjarrit drejt tyre.

Përmasat e zjarrit cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës. Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

Në zonë po punojnë dhjetëra forca të ushtrisë dhe zjarrfikëses. Pranë spitalit, janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën.

I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion, ndërkohë që çdo pacient është evakuuar në ambiente të sigurta.

Era e fortë po fryn në drejtim të qytetit, duke vështirësuar ndërhyrjen dhe duke rritur rrezikun për banorët. Dhjetëra familje po largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e forcave të rendit.

NjĂ« nga banorĂ«t ka dĂ«shmuar nĂ« media se situata Ă«shtĂ« apokaliptike. “Po digjen shtĂ«pi, ka panik dhe njerĂ«zit po dalin me mbathje rrugĂ«ve, situatĂ« apokaliptike”, – tha ai, ndĂ«rsa dĂ«gjohen boritĂ« e makinave tĂ« qytetarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t nxitojnĂ« tĂ« ikin mes panikut.

Vendi ku po përhapet zjarri është një nga vendburimet më të rëndësishme të gazit natyror dhe kondensatit në Shqipëri.

Puset e DelvinĂ«s, tĂ« zbuluara nĂ« fund tĂ« viteve ’80 , prodhojnĂ« rreth 8–10 mijĂ« NmÂł gaz nĂ« ditĂ«, njĂ« sasi me rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r sigurinĂ« energjetike tĂ« vendit.

Pamjet nga Delvina, i ka postuar nĂ« Facebook edhe kryedemokrati Sali Berisha. “Delvina po pĂ«rjeton tmerr! Po digjen lagjja LlakĂ« dhe Xhetmahall. Ka shpĂ«rthime granatash! Nuk pati asnjĂ« ndĂ«rhyrje nga ajri pĂ«r ta parandaluar paradite!”, shkruan ai.

Pritet që Ministria e Mbrojtjes të dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa problematike mbetet situata në Tepelenë dhe Gramsh, ku humbi jetën një 80-vjeçar, i asfiksuar nga tymi dhe 10 banorër përfunduan në spital. Më herët, u raportuan 30 vatra aktive zjarri në thuajse të gjitha qarqet e vendit.

The post Delvina rrethohet nga flakët, evakuohet spitali, në rrezik depot e naftës. Banorët largohen mes panikut appeared first on Gazeta Si.

Një viktimë dhe 10 të plagosur nga zjarret në Gramsh. Digjen shtëpi e bagëti, flakët përfshijnë disa fshatra

Gazeta Si – Viktima e parĂ« nga zjarret nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« njĂ« fshat tĂ« thellĂ« tĂ« BashkisĂ« sĂ« Gramshit, nĂ« Kullollas.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima një 80-vjeçar kishte ndezur një zjarr në oborrin e banesës, zjarr i cili shpejt i ka dalë nga kontrolli duke u përhapur në një sipërfaqe të madhe.

I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia, ndërsa flakët e përhapura më pas në fshat kanë krijuar një situatë mjaft të rrezikshme edhe për banorët e tjerë të fshatit. Deri më tani, raportohet për 8 persona të plagosur si pasojë e zjarreve në Gramsh.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, foli për gjendjen shëndetësore të pacientëve dhe masat e marra për të përballuar situatën e krijuar.

“Situata e zjarreve nĂ« Gramsh mbetet e vĂ«shtirĂ«, sidomos nĂ« fshatin SkĂ«nderbegas. KanĂ« ardhur 10 pacientĂ«, pas 6 tĂ« parĂ«ve kanĂ« ardhur edhe 4 tĂ« tjerĂ«. FatmirĂ«sisht pa rrezik pĂ«r jetĂ«n, me intoksikime, ankth dhe gjĂ«ra tĂ« lehta. JanĂ« 6 ekipe kĂ«tu tĂ« urgjencĂ«s dhe helikopteri tĂ« fusha e sportit dhe sipas emergjencĂ«s do i nisim drejt TiranĂ«s. Deri tani nuk ka raste tĂ« tilla, po i pĂ«rballojmĂ« kĂ«ti, spitali i Gramshit nĂ« gatishmĂ«ri, madje kemi edhe nga Trauma dhe Elbasani nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme. Por nĂ« kĂ«tĂ« moment situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll. Kemi hapur repartĂ« sipĂ«r, gjithĂ« personeli Ă«shtĂ« nĂ« detyrĂ«â€, tha Brataj.

Ai apeloi për banorët që të evakuoheshin sa më parë nëse haseshin me zjarre, pasi rreziku është i lartë. Brataj këshilloi qytetarët dhe veçanërisht banorët e zonave me rrezik që të përdornin peshqir apo rrobë të njomë gjatë zjarreve dhe ta vendosnin në hundë, që të parandalonin asfiksimin nga tymi, që sjell edhe pasoja fatale.

Për shkak të daljes së zjarreve jashtë kontrollit, banorët e 3 fshatrave të Gramshit, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, janë urdhëruar nga autoritetet të braktisin banesat.

“ËshtĂ« dhĂ«nĂ« urdhri pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve nĂ« tre fshatra tĂ« Gramshit: Kullollas, BletĂ«z dhe MenkollarĂ«, pĂ«r shkak tĂ« dy fronteve tĂ« rrezikshme zjarri me tĂ« cilat po pĂ«rballet zona qĂ« prej mĂ«ngjesit.”, thuhet nĂ« njoftim.

NdĂ«rsa nĂ« njĂ« njoftim tĂ« dytĂ«, pĂ«rsĂ«ritet apeli i autoriteteve: “THIRRJE URGJENTE! PĂ«r shkak tĂ« zjarreve, u bĂ«jmĂ« thirrje banorĂ«ve tĂ« fshatrave Kullollas, BletĂ«z dhe MenkollarĂ« tĂ« largohen menjĂ«herĂ« nga banesat e tyre dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me autoritetet pĂ«r evakuimin e sigurt.”, thuhet nĂ« njoftimin e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

Ia gjithë fshati Skënderbegas do të evakuohet, ndërsa shumë banorë, mes lotëve për shtëpitë që po u digjen, refuzojnë të largohen.

Raportohet se ka banorë të lënduar, por zjarrfikësit nuk kanë mundur dot të shkojnë për shkak të tymit. Aktualisht janë nisur katër helikopterë drejt vatrave të zjarrit, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë.

Në mbështetje të forcave vendore, në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Zjarret, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era, po përhapen me shpejtësi në një terren të thyer malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen tokësore.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orët në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri me helikopterë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të ndihmuar në shuarjen e vatrave aktive.

Ndërkohë, Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, R.M., pasi dyshohet se është autori i zjarrit në fshatin Mukaj.

Në njoftimin për mediat blutë bëjnë me dije se si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një stan në pronësi të shtetasit A. S., dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.

The post Një viktimë dhe 10 të plagosur nga zjarret në Gramsh. Digjen shtëpi e bagëti, flakët përfshijnë disa fshatra appeared first on Gazeta Si.

ShqipĂ«ria ‘digjet’ nga veriu nĂ« jug, 50 vatra nĂ« 24 orĂ«t e fundit. Zjarre dhe nĂ« kodrat rreth TiranĂ«s

Gazeta Si – Prej disa ditĂ«sh, pĂ«r shkak edhe tĂ« temperaturave tĂ« larta dhe personave tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m, ShqipĂ«ria po pĂ«rballet me situatĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« nga zjarret, tĂ« cilat janĂ« pĂ«rhapur nĂ« disa zona tĂ« vendit, nga veriu nĂ« jug.

GjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit janĂ« regjistruar 50 vatra zjarri nĂ« mbarĂ« vendin, nga tĂ« cilat 19 mbeten ende aktive. Situata mĂ« problematike paraqitet nĂ« jug tĂ« vendit, ku flakĂ«t kanĂ« pĂ«rfshirĂ« zonat e mbrojtura si Parku i Syrit tĂ« KaltĂ«r, “RĂ«zoma” dhe zonat pyjore tĂ« KolonjĂ«s e GjirokastrĂ«s.

Operacionet pĂ«r shuarjen e zjarreve po kryhen nga mbi 1 mijĂ« forca tokĂ«sore dhe dhjetĂ«ra mjete zjarrfikĂ«se, tĂ« mbĂ«shtetura nga ajri me avionĂ« dhe helikopterĂ« nga ShqipĂ«ria, Çekia, Sllovakia, Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në qarqet Berat, Tiranë dhe Dibër, flakët janë afruar rrezikshëm pranë banesave, duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra, veçanërisht në Poliçan dhe Rehovë.

Disa vatra janë përhapur në zona të thella malore dhe me terren të thyer, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Në shumë raste ndërhyrja është bërë e mundur vetëm me mjete ajrore, si në fshatin Damjan në Tiranë apo në zonën e Xathit në Pukë, ku janë aktivizuar forcat e armatosura dhe mjete të specializuara të emergjencës.

Sipas IGJEUM, pĂ«r shkak tĂ« temperaturave ekstreme qĂ« pritet tĂ« shkojnĂ« deri nĂ« 41°C, rreziku pĂ«r pĂ«rhapjen e zjarreve Ă«shtĂ«Â â€œi lartĂ«â€ nĂ« tĂ« gjitha qarqet dhe “shumĂ« i lartĂ«â€ nĂ« disa zona tĂ« ShkodrĂ«s, LezhĂ«s dhe Elbasanit. 

Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, flakët që morën përmasa të mëdha pasditen e djeshme kanë vijuar edhe gjatë natës, por me intensitet më të ulët.

Në fshatin Pecë, vatra është shuar gjatë natës, ndërsa prej mëngjesit në zonën e Syrit të Kaltër po ndërhyhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter.

NjĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« u evakuuan vizitorĂ«t nga parku natyror, ndĂ«rsa qarkullimi Muzinë–SarandĂ« u mbyll pĂ«r shkak se flakĂ«t zbritĂ«n deri nĂ« rrugĂ«. Probleme u shĂ«nuan edhe nĂ« segmentin Bistricë–MuzinĂ«.

Aktualisht, zjarri mbetet aktiv pranë fshatit Pecë, në perëndim të Syrit të Kaltër, ndërsa janë shuar vatrat në fshatrat Ninat dhe Janjar të bashkisë Konispol.

Në veri, situatë alarmante paraqitet në Xath të Fushë Arrëzit, ku një vatër e rënë ditën e djeshme ka përfshirë rreth 35 hektarë pyje. Banorët e Xathit dhe Fletit vijojnë të jenë të evakuuar, ndërsa ndërhyrja nga ajri ende pritet. Tymi i dendur ka mbuluar qytetin e Pukës, rreth 40 kilometra larg vatrës.

Problematike është edhe situata në Finiq, ku prej disa ditësh flakët janë përhapur nga një fshat në tjetrin. Në Leshnicë të Poshtme janë djegur disa banesa. Zjarre me përmasa të mëdha janë regjistruar edhe në malin e Poliçanit në Berat.

Një tjetër vatër e madhe u regjistrua pasditen e djeshme në Poliçan të Beratit, ku zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha pyjore në zonat malore dhe po i afrohej me shpejtësi banesave.

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Dhe kjo nuk është vatra e vetme në kryeqytet.

Në fakt, rreth 10 vatra aktive ka patur të raportuara orët e fundit në Tiranë, ku momentalisht situata më e vështirë duket tek vatrat në faqe të malit në Fortuzaj.

Disa vatra të tjera janë raportuar edhe në zonën e Petrelës, në Malin e Bërzhitës, në afërsi të zonës së Arbanës, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes ka patur ndërhyrje të forcave zjarrfikësve. Në Arbanë po ashtu ka patur edhe ndërhyrjen e një helikopteri Canadair kroat. 

Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të gjithë vendin.

NĂ« ndihmĂ« tĂ« operacioneve tĂ« shuarjes sĂ« zjarreve janĂ« angazhuar avionĂ« dhe helikopterĂ« tĂ« ForcĂ«s Ajrore shqiptare, si edhe mjete ajrore nga Kroacia, Greqia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të të gjitha bashkive të vendit janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me forcat zjarrfikëse për të menaxhuar zjarret në territor. 

The post ShqipĂ«ria ‘digjet’ nga veriu nĂ« jug, 50 vatra nĂ« 24 orĂ«t e fundit. Zjarre dhe nĂ« kodrat rreth TiranĂ«s appeared first on Gazeta Si.

Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen 500 turistë (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Situata nĂ« Parkun e Syrit tĂ« KaltĂ«r Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar pas pĂ«rhapjes sĂ« flakĂ«ve.

Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës.

Aktualisht po operon njĂ« helikopter “Black Hawk” me hedhje tĂ« vazhdueshme uji. Zona Ă«shtĂ« e mbuluar me pisha, çka e bĂ«n rrezikun pĂ«r pĂ«rhapje edhe mĂ« tĂ« madhe.

“NĂ«se nuk ndĂ«rhyhet me shpejtĂ«si, zjarri mund tĂ« marrĂ« pĂ«rmasa katastrofike pĂ«r zonĂ«n tonĂ«,” deklaroi nĂ«nprefekti i VlorĂ«s, Kristaq Kiço. Ai tha se qĂ« prej mĂ«ngjesit forcat zjarrfikĂ«se dhe strukturat e tjera tĂ« emergjencĂ«s janĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« frenuar pĂ«rhapjen e flakĂ«ve, tĂ« ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta.

Dy avionĂ« “Canadair” janĂ« nisur nga Greqia pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« shuarjen e vatrave nĂ« LeshnicĂ« dhe pranĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r.

Për shkak të situatës, është vendosur sërish bllokimi i rrugës nacionale drejt Qafës së Muzinës dhe po bëhet largimi i vizitorëve nga parku i Syrit të Kaltër.

Nga ana tjetër, rreziku për fshatin Dhrovjan është shmangur, ndërsa flakët janë drejtuar drejt lartësisë së malit.

Autoritetet po marrin masa për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në drejtim të Bashkisë së Dropullit.

Vendi ynë ndodhet prej javësh në luftë me flakët pasi temperaturat e larta dhe erërat në disa zona favorizojnë përhapjen e zjarreve. Situata është veçanërisht kritike në jug të vendit.

The post Zjarr i madh pranë Syrit të Kaltër, evakuohen 500 turistë (video) appeared first on Gazeta Si.

Situata me zjarret, 14 vatra aktive. Në Finiq digjen disa banesa. Dy helikopterë të Emirateve në ndihmë të Shqipërisë

Gazeta Si – NdĂ«rsa nĂ« vend janĂ« raportuar 14 vatra aktive nga Veriu nĂ« Jug, beteja me zjarret nĂ« vend sa vjen e bĂ«het mĂ« e vĂ«shtirĂ« sidomos nĂ« Stnej tĂ« KavajĂ«s dhe BashkinĂ« e Finiqit.

PĂ«r shuarjen e vatrĂ«s sĂ« zjarrit nĂ« fshatin Synej, Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« me njĂ« avion “Canadair” tĂ« ardhur nga Kroacia.

Ministria e Mbrojtjes bĂ«ri me dije se avioni po operon qĂ« prej orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, ndĂ«rsa mĂ« herĂ«t njoftoi edhe mbĂ«rritjen nĂ« vend tĂ« dy helikopterĂ«ve ‘Black Hawk’ tĂ« ForcĂ«s Ajrore tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe.

Ndërkohë nga zjarri në Finiq raportohet për disa banesa të djegura në fshatin Leshnicë e poshtme. Aktualisht, sipas raportimeve, zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme.

Në Poliçan, ku situata mbrëmjen e djeshme ishte kritike, sot është në kontroll. Mbrëmjen e së dielës zjarri mori shtrirje të gjerë, dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zbriti në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull. U evakuuan të moshuarit e azilit dhe 6 familje që ndodheshin afër zonës së rrezikut.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 68 zjarrfikëse me 601 forca operacionale. Ato ndihmonë nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake.

Në kulmin e flakëve, në zonën e Delvinës, ku zjarret u përhapën nga kodrat e Palavlisë deri mbi malet e Borshit, mbi 2000 banorë u evakuuan, ndërsa u shkatërruan rreth 2000 rrënjë ullinj qindravjeçarë, dhjetëra hektarë tokë bujqësore, bagëti, koshere bletësh dhe 20 banesa, mes tyre edhe kisha e Shën Dhimitrit në Senicë, Monument Kulture i kategorisë së parë.

Dy persona nga Kopaçëzi pësuan djegie të rënda dhe u dërguan për trajtim të specializuar, ndërsa të tjerë u lënduan nga tymi dhe nxehtësia ekstreme, që në disa zona arriti deri në 50°C.

Rrjeti i ujësjellësit dhe linjat elektrike u shkatërruan plotësisht, duke i detyruar banorët të qëndronin në kushte të vështira për ditë të tëra.

Në ndihmë të autoriteteve shqiptare për përballimin e situatave me zjarret kanë ardhur dy helikopterë të rinj.

Bëhet fjalë për dy Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe që janë ulur në Bazën Ajrore të Kuçovës.

Siç bën me dije Ministria e Mbrojtjes, ato do të angazhohen në operacionet për fikjen e zjarreve.

“Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti nĂ« bazĂ« ekuipazhet dhe stafin, tĂ« cilĂ«t do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« ngushtĂ« me forcat tona pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatĂ«n”, njoftoi ministria.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot nuk priten reshje prandaj rreziku është i lartë në të gjitha qarqet. Por në disa zona pritet rrezik shumë i lartë më konkretisht në jug të Qarkut Shkodër, veri të Qarkut Lezhë dhe Perëndim të Qarkut Elbasan.

“Temperaturat maksimale pritet tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 42 °C nĂ« vendet e ulĂ«t, ndaj pĂ«rsĂ«risim thirrjen pĂ«r qytetarĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« nxehta dhe tĂ« njoftojnĂ« çdo vatĂ«r zjarri pranĂ« autoriteteve vendore”, njoftoi Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile.

The post Situata me zjarret, 14 vatra aktive. Në Finiq digjen disa banesa. Dy helikopterë të Emirateve në ndihmë të Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Të shtëna me armë në Gjilan, viktimat babai me djalin dhe dhëndrin

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një përplasje, ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i policisĂ« rajonale Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rĂ«ndĂ« ka ndodhur sot rreth orĂ«s 12:32 nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”. Viktimat dyshohet se janĂ« babai me djalin dhe dhĂ«ndrin.

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, nga Gjilani, i cili për momentin është në arrati, teksa policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve dhe mediave për kapjen e tij.

The post Të shtëna me armë në Gjilan, viktimat babai me djalin dhe dhëndrin appeared first on Gazeta Si.

18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ Vijojnë flakët në 6 qarqe

Nga Gazeta Si- Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive.

Aktualisht, janë aktive vatrat në fshatin Navaricë, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike.

Në Fshatin Lofkënd, bashkia Mallakastër po vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit.

Ndërsa në fshatin Malaj, bashkia Mirditë zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse.

NĂ« vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani BardhĂ«, bashkia Klos, Ă«shtĂ« riaktivizuar vatra e zjarrit tĂ« shuar ditĂ« mĂ« parĂ«.

The post 18 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit/ Vijojnë flakët në 6 qarqe appeared first on Gazeta Si.

19 vatra zjarri gjatë orëve të fundit/ Vijojnë flakët në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten ende aktive.

Vatrat aktive janë në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq ku vazhdon zjarri në një sipërfaqe pyjore në lartësi.

Ndërsa në Mallakastër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, ndërsa në terren janë 130 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

Në fshatin Vjollcë, bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pyll pishe dhe shkurre dhe shërbimi vendor ende nuk ka mundur të izolojë vatrën.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 48 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, 9 automjete të rënda, të ndihmuar nga FA me 73 forca ushtarake, 8 automjete zjarrfikëse me mbështetje nga ajri, si dhe dy avionë suedezë.

The post 19 vatra zjarri gjatë orëve të fundit/ Vijojnë flakët në Finiq, Mallakastër dhe Mirditë appeared first on Gazeta Si.

34 vjet nga eksodi i madh i shqiptarëve

Nga Gazeta “SI”- MĂ«ngjesin e 8 Gushtit 1991, nĂ« brigjet e Barit, u shfaq njĂ« anije tregtare e cila lĂ«kundej e rĂ«nduar, e ngarkuar jo me mall, por cit me njerĂ«z. MijĂ«ra trupa tĂ« ngjeshur, disa tĂ« varur nĂ« shkallĂ«, disa ulur mbi kontejnerĂ«, valĂ«visnin duart drejt brigjeve italiane. Ishte  dita qĂ« do tĂ« hynte  nĂ« historinĂ« e emigracionit shqiptar si eksodi i madh.

Një ditë më parë, porti i Durrësit ishte kthyer në një skenë kaosi. Shqipëria, e sapo dalë nga komunizmi, po përjetonte kolaps ekonomik. Raftet bosh, buka me racion, papunësia dhe pasiguria e kishin vrarë  shpresën se vendi mund të ripërtërihej.

 Italia dukej afër,  vetëm një det i ngushtë ndante realitetin gri nga ëndrra e reklamave me ngjyra që vinin nga televizioni.

Anija tregtare Vlora sapo ishte kthyer nga Kuba me një ngarkesë sheqeri. Por atë mëngjes, ngarkesa e saj e re do të ishin mbi 20 mijë njerëz të dëshpëruar. Ata u hodhën në ujë, u ngjitën me litarë dhe pushtuan çdo cep të saj.

Kapiteni Halim Milaqi, i rrethuar nga turma ,disa edhe të armatosur  nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisej drejt Italisë, me motorë të dëmtuar, pa radar dhe me anijen në kufijtë e fundosjes.

Udhëtimi ishte i rrezikshëm. Në mes të vapës, pasagjerët prenë tubat e ftohjes për të pirë ujë, duke rrezikuar motorin por thuhet se kapiteniMilaqi përdori ujë deti për ta shpëtuar. Në orën katër të mëngjesit, anija Vlora iu afrua Brindisit, por u refuzua. Kursi ndryshoi për në Bari.

Në port, autoritetet italiane e pritën me një plan të ftohtë: asnjë zbarkim dhe kthim i menjëhershëm. Por temperatura mbi 35 gradë, mungesa e ujit dhe ushqimit e bënë të pamundur që njerëzit të qëndronin më gjatë në bord. Pas orësh pritjeje, pasagjerët u çuan me autobusë në stadiumin e braktisur Stadio della Vittoria.

Kur turma kuptoi se shteti italian do t’i riatdhesonte mbrapsht shumĂ« prej tyre çanĂ« kordonin e policisĂ« dhe u zhdukĂ«n nĂ«pĂ«r rrugĂ«t e qytetit.

Në ditët që pasuan, rreth 3 mijë persona u riatdhesuan. Disa u kthyen vetë, të zhgënjyer nga pritja e italianëve. Të tjerë u mashtruan me premtimin se po shkonin në qytete të tjera italiane. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe vetë Papa e dënuan trajtimin, por qeveria italiane këmbënguli se ishte e nevojshme për të ndalur valët e emigracionit.

Sot, 34 vite më vonë , 8 gushti mbetet një nga datat e shënuara në kujtesën kombëtare,  dita kur një anije mbajti mbi dallgë shpresat, frikën dhe dëshpërimin e një populli të tërë.

The post 34 vjet nga eksodi i madh i shqiptarëve appeared first on Gazeta Si.

‘144 shtretĂ«r, shumica e tyre bosh’/ FAZ: Kampi 1 miliard € i Gjadrit po dĂ«shton

Nga Gazeta Si- Vendim i BE-sĂ« qĂ« ndalon planet e emigracionit tĂ« Melonit me ShqipĂ«rinĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« qĂ« marrĂ«veshja tĂ« rezultojĂ« njĂ« dĂ«shtim, sipas medias gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, qĂ« i ka kushtuar njĂ« shkrim tĂ« gjatĂ« qendrĂ«s italiane tĂ« trajtimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« GjadĂ«r.

 Sipas FAZ, kostot e larta të kampeve ekstraterritoriale po bëhen një barrë për kryeministren italiane.

Gazetari Matthias Rub shkruan se kampi italian i depërtimit në Gjadër ka një kapacitet prej 144 shtretërish, por aktualisht strehon vetëm 27 burra.

113 punonjĂ«s tĂ« kompanisĂ« operative janĂ« vendosur pĂ«r t’i ndihmuar ata, pĂ«rfshirĂ« personel mjekĂ«sor, ekspertĂ« ligjorĂ« dhe ndĂ«rmjetĂ«s kulturorĂ«. PĂ«rveç kĂ«saj, ka oficerĂ« policie, karabinierĂ« dhe zyrtarĂ« tĂ« emigracionit. Kampi i dytĂ« i ItalisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri  qendra fillestare e pritjes nĂ« portin e ShĂ«ngjinit, me njĂ« kapacitet prej 880 personash, ka qenĂ« praktikisht bosh qĂ« kur dy kampet u hapĂ«n nĂ« tetor 2024.

Avokati i Popullit për të burgosurit e qytetit të Romës dhe rajonit të Lacios, të cilës i përkasin dy kampet, pati mundësi të vizitonte për herë të parë mjediset ekstraterritoriale javën e kaluar dhe të zhvillonte intervista me azilkërkuesit e vendosur atje. Raportet e vizitës së tyre në median italiane ofrojnë njohuri të reja mbi rutinën e përditshme të dy mjediseve.

Lista e “vendeve tĂ« sigurta” tĂ« origjinĂ«s nuk Ă«shtĂ« mĂ« e vlefshme

Burrat qĂ« ndodhen aktualisht nĂ« kampin GjadĂ«r janĂ« kryesisht nga Algjeria, Gana, Senegali, India dhe Pakistani. Tre vendet afrikane janĂ« nĂ« listĂ«n e 19 vendeve tĂ« origjinĂ«s tĂ« klasifikuara si “tĂ« sigurta” nga qeveria nĂ« RomĂ«, ndĂ«rsa dy vendet aziatike nuk janĂ«.

Por me vendimin e GjykatĂ«s sĂ« DrejtĂ«sisĂ« tĂ« Bashkimit Evropian (GJED) tĂ« premten, lista e “vendeve tĂ« sigurta” e hartuar nga qeveria nĂ« RomĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« e vlefshme. GjyqtarĂ«t nĂ« Luksemburg vendosĂ«n qĂ« njĂ« vend origjine mund tĂ« klasifikohet si “i sigurt” vetĂ«m nĂ«se kjo vlen pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e atij shteti. Ata gjithashtu kĂ«rkuan qĂ« kriteret pĂ«r klasifikimin si “vend i sigurt” tĂ« jenĂ« transparente dhe kĂ«shtu “tĂ« paprekshme nga gjykata”. Plani pĂ«r deportimet nĂ« vendet e sigurta tĂ« origjinĂ«s pas njĂ« procedure tĂ« pĂ«rshpejtuar tĂ« azilit nĂ« kampet ekstraterritoriale nĂ« ShqipĂ«ri, i miratuar nga Kryeministrja Georgia Meloni nĂ« nĂ«ntor 2023, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« kĂ«shtu nĂ«n njĂ« ndalesĂ« pĂ«rfundimtare gjyqĂ«sore pĂ«r momentin.

Kampet e emigrantëve në Shqipëri e kanë reflektuar këtë realitet ligjor për muaj të tërë. Gjykatat italiane e kishin konsideruar transferimin e emigrantëve (meshkuj, të rritur) me varkë nga Mesdheu direkt në Shqipëri si shkelje të ligjit të BE-së për azilin dhe urdhëruan transferimin e tyre në mjedise në Itali.

“KĂ«to vendime janĂ« arsyeja pĂ«r shtretĂ«rit bosh nĂ« kampe”, shkruhet nĂ« artikull.

Kushton deri në 1 miliard euro

Media gjermane shkruan se arsyeja e vetme pse disa emigrantë janë strehuar në Gjadër është sepse, që nga prilli, ai është përdorur si një kamp konvencional deportimi për azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve u refuzuan sipas procedurave të rregullta të Italisë.

“Pas vizitĂ«s sĂ« tyre, avokatĂ«t e popullit nuk gjetĂ«n asnjĂ« tĂ« metĂ« nĂ« kushtet nĂ« GjadĂ«r, i ndĂ«rtuar nĂ« vendin e njĂ« ish-aeroporti ushtarak. PĂ«rkundrazi. MegjithatĂ«, ata vunĂ« re se ka kapacitet tĂ« mjaftueshĂ«m nĂ« kampet ekzistuese tĂ« deportimit tĂ« ItalisĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye njĂ« strukturĂ« shtesĂ« nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« e panevojshme”, shkruan FAZ.

Kostoja e funksionimit tĂ« kampeve nĂ« ShqipĂ«ri, fillimisht e kufizuar nĂ« 5 vjet, vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« midis 850 milionĂ« dhe 1 miliard euro. Kampet janĂ« “skandali mĂ« i shtrenjtĂ« i viteve tĂ« fundit”, tha ish-kryeministri Matteo Renzi i partisĂ« liberale tĂ« opozitĂ«s “Italia Viva”.

“Kostot e jashtĂ«zakonshme tĂ« kampeve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« njĂ« barrĂ« politike pĂ«r Melonin”, thotĂ« FAZ.

Ndërkohë, Meloni po punon në shtyllën e dytë, shumë më të suksesshme të politikës së saj të Emigracionit. Në vizita të paparalajmëruara më parë, ajo u takua me Presidentin Kais Saied në Tunizi javën e kaluar dhe më pas me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrin libian Abdul Hamid Dbeiba në Stamboll. Të dy takimet u përqendruan në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili ka kontribuar ndjeshëm në rënien e mbërritjeve të emigrantëve në Itali këtë vit dhe vitin e kaluar.

SĂ« fundmi, Roma shpreson qĂ« paketa pĂ«r njĂ« sistem tĂ« ri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« azilit tĂ« BE-sĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi mĂ« shpejt, jo siç ishte planifikuar nĂ« qershor 2026. Ai synon t’u japĂ« shteteve anĂ«tare mĂ« shumĂ« mundĂ«si pĂ«r procedura tĂ« pĂ«rshpejtuara tĂ« azilit, futjen e njĂ« liste tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« vendeve tĂ« sigurta tĂ« origjinĂ«s dhe kthime mĂ« tĂ« shpejta.

The post ‘144 shtretĂ«r, shumica e tyre bosh’/ FAZ: Kampi 1 miliard € i Gjadrit po dĂ«shton appeared first on Gazeta Si.

Zjarri pranë uzinës së Poliçanit rrezikoi magazinat me lëndë plasëse, autor 63-vjeçari me probleme mendore

Nga Gazeta Si- Zjarri në zonën e Poliçanit në Berat vijon të jetë aktiv në zonën e pyllit, por larg Kombinatit të Armëve.

Sipas burimeve, zjarri në zonën pranë uzinës është shuar, ndërsa po punohet për të fikur plotësisht pjesën e mbetur të pyllit me shkurre.

Ndërkohë, sipas policisë, autori i zjarrvënies është një 63-vjeçar, banor i zonës, person me probleme të shëndetit mendor.

Zjarri që ra mesditën e djeshme ishte brenda territorit të uzinës së armëve, një zonë e cila është rreptësisht e ndaluar dhe ku nuk lejohen civilë apo media pa autorizimin përkatës.

Sipas drejtuesve të uzinës, mësohet se hidrantët e uzinës nuk funksiononin dhe nuk kishin ujë. Mjetet zjarrfikëse furnizoheshin me ujë duke shkuar në qytet, gjë që e vështirësoi punën për shuarjen në kohë të zjarrit.

The post Zjarri pranë uzinës së Poliçanit rrezikoi magazinat me lëndë plasëse, autor 63-vjeçari me probleme mendore appeared first on Gazeta Si.

Stuhi vere në Vlorë, reshje intensive dhe erëra të forta. Përmbyten rrugët kryesore

Gazeta Si – Vlora Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga njĂ« stuhi me rrebeshe shiu, trafik dhe kaos pasditen e kĂ«saj tĂ« marte, edhe pse nĂ« kulmin e sezonit veror.

Si pasojë e shndërrimeve të befasishme klimatike teksa turistët e qytetarët ndodheshin në plazh, brenda pak minutash qielli është ngrysur dhe shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë përshkuar qytetin bregdetar.

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët kryesore të qytetit të përmbyten si pasojë e prezencës së lartë të ujit.

Siç shihet nga pamjet, niveli i ujit në rrugë është rritur, ndaj bashkia ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Shiu ka pasur intesitet të lartë, duke krijuar probleme në edhe disa lagje, kryesisht në infrastrukturën rrugore.

NĂ« brendĂ«si tĂ« lagjes ‘PavarĂ«sia’, ‘Skelë’, por dhe pĂ«rgjatĂ« bulevardit kryesor, ka pasur jo vetĂ«m vĂ«shtirĂ«si qarkullimi dhe pamundĂ«si pĂ«r tĂ« lĂ«vizur, por edhe rrĂ«ke uji nĂ«pĂ«r rrugĂ«.

NjĂ« prej rrugĂ«ve dhe zonave mĂ« tĂ« prekura nga pĂ«rmbytjet e shiut tĂ« verĂ«s Ă«shtĂ« edhe ajo “Albano dhe Romina”, ku ka prezencĂ« tĂ« madhe uji dhe vĂ«shtirĂ«si pĂ«r qarkullim.

PĂ«rmbytjes nuk i ka shpĂ«tuar as lagja e vjetĂ«r historike e “Muradies”. Lumenj uji nĂ«pĂ«r rrugĂ« qĂ« kanĂ« kthyer pĂ«rmbys çadra, tavolina dhe karrige lokalesh, duke shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale.

Klientë që kanë lënë porositë nëpër tavolinat jashtë dhe janë larguar për të gjetur strehë, teksa shiu me rrëke përfshinte të gjithë qytetin.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë me pastrimin e pusetave për të ndihmuar në largimin e ujërave dhe rivendosjen e normalitetit.

The post Stuhi vere në Vlorë, reshje intensive dhe erëra të forta. Përmbyten rrugët kryesore appeared first on Gazeta Si.

Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

Një vrasje ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Vaun e Dejës në Shkodër.

Në rrugë është gjetur trupi i një 65-vjeçari, që është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.

Viktima është Frrok Lleshaj dhe mësohet se ka qenë më parë i dënuar për vrasje, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Paraprakisht thuhet se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit kur është qëlluar me armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Nga informacionet e para, mësohet se tre dekada më parë viktima ka ushtruar detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, nga radhët e të cilës ka dalë në vitin 1994.

Më pas, ai ka kryer një vrasje për të cilën është arrestuar më 1995, por është arratisur në vitin 1997 nga burgu gjatë trazirave.

65-vjeçari është arrestuar më vonë dhe ka vuajtur dënimin e Gjykatës së Shkodrës të vitit 2006, për vrasjen e kushëririt të tij. Ai është liruar nga burgu në mars të vitit 2023. 

The post Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje appeared first on Gazeta Si.

❌