Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

ZYRTARE/ Reali rikthen mbrojtësin nga Benfica, paguan plotë 50 milionë euro

By: rozalb
14 July 2025 at 21:00

Përfundon me sukses marrëveshja mes Real Madrid dhe Benfikës për transferimin e mbrojtësit të majtë Álvaro Carreras. Futbollisti spanjoll i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet “Los Blancos” me një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në Madrid deri më 30 qershor 2031. Njoftimi zyrtar i Real Madrid: “Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras…

Source

ZYRTARE/ Modric është lojtar i Milanit, firmos për një sezon

By: rozalb
14 July 2025 at 19:41

Pas një dite intensive në Milano dhe kryerjes së vizitave mjekësore, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi kuqezi: Luka Modrić është tashmë një lojtar i Milanit. Mesfushori kroat ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër, deri më 30 qershor 2027. Në njoftimin zyrtar, klubi shkruan: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Luka Modrić ka…

Source

Jashari refuzon të stërvitet me Brugge, kërkon kalimin te Milani

By: rozalb
14 July 2025 at 18:43

Ardon Jashari vazhdon të mbetet në qendër të merkatos së Milanit, ndërkohë që kuqezinjtë janë të vendosur ta përforcojnë mesfushën edhe pas zyrtarizimit të Luka Modric. Sipas mediave belge, Milani ka bërë një ofertë që i kalon 35 milionë euro (me përfshirje të bonuseve) për kartonin e futbollistit të Club Brugge, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin. Ndërkohë, vetë Jashari duket i…

Source

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

By: rozalb
14 July 2025 at 17:47

Egnatia do të luajë nesër në ora 21:00 ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Islandës me një avantazh të vlefshëm përpara sfidës së kthimit. Federata e Futbollit i uron suksese skuadrës së Egnatias në këtë përballje të…

Source

Publikohet formacioni më i mirë i Botërorit të Klubeve, dominojnë Chelsea dhe PSG

By: rozalb
14 July 2025 at 17:03

Chelsea ka hyrë në histori si fituesja e parë e edicionit të ri të Botërorit të Klubeve me 32 skuadra, duke triumfuar në finalen e zhvilluar ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0. Me këtë sukses, skuadra londineze siguron titullin prestigjioz të Kampiones së Botës për klubet, i cili do të mbajë vlerë për katër vitet e ardhshme. Kjo fitore e rëndësishme e ngjit Chelsea-n në majën e futbollit…

Source

Joao Pedro shpejgon sherrin në fundin e finales: Ata nuk dinë të humbasin!

By: rozalb
14 July 2025 at 15:44

Joao Pedro është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të Botërorit të Klubeve, duke shënuar tre gola në pak më shumë se dy ndeshje dhe duke ndihmuar Chelsea-n të fitojë trofeun. Sulmuesi brazilian iu bashkua londinezëve në fazën mes 1/8-ave dhe çerekfinaleve të turneut, pas një transferimi nga Brighton për 70 milionë euro. Në finalen e zhvilluar në SHBA, Joao Pedro jo vetëm që la gjurmë me…

Source

Sherri në fundin e ndeshjes, Luis Enrique rrezikon 3 ndeshje pezullim

By: rozalb
14 July 2025 at 15:23

Finalja e tensionuar mes Chelsea dhe PSG ka përfunduar me një incident të bujshëm, ku në qendër të vëmendjes ishte trajneri i parisienëve, Luis Enrique. Pamjet filmike tregojnë momentin kur tekniku spanjoll i godet me dorë sulmuesin Joao Pedro, i cili ishte një nga protagonistët e mbrëmjes. Gazeta franceze L’Équipe e cilësoi reagimin e Enrique si “befasuese dhe sureale”, duke shtuar se trajneri…

Source

United hidhet në sulm për Vlahovic, nisin kontaktet e para

By: rozalb
14 July 2025 at 15:16

Pas zyrtarizimit të Matheus Cunha, Manchester United nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri për të përforcuar repartin ofensiv, dhe në listën e dëshirave është shfaqur emri i Dusan Vlahovic. Sipas raportimeve nga gazeta britanike “The Sun”, “Djajtë e Kuq” e shohin sulmuesin serb si një objektiv serioz për merkaton verore. Vlahovic…

Source

Chelsea rreh PSG 3-0 në finalen e madhe të botërorit të klubeve

By: njeshi
13 July 2025 at 23:13

PSG, kampione e Europës dhe finaliste në botèrorin e klubeve, u rrah këtë të dielë 3-0 nga ekipi anglez Chelsea. Anglezët e dominuan krejt ndeshjen duke u shpallur klubi më i mirë Botës për vitin 2025. Në fund ekipi i PSG luajti me një lojtar me pak se mori karton të kuq. Ishte një finale zhgënjimi për PSG. …

Source

Before yesterdayMain stream

Ish-sulmuesi portugez Diogo Jota që humbi jetën tragjikisht në një aksident, nderohet në ndeshjen e parë të Liverpoolit

By: berti
13 July 2025 at 16:38

Nderim prekës për Diogo Jotën – Tifozët e Liverpoolit dhe Prestonit këndojnë në kor këngën e sulmuesit të ndjerë Në një atmosferë mbresëlënëse, e ngarkuar me emocion dhe respekt të thellë, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit janë bashkuar në një zë të vetëm për të nderuar kujtimin e ish-sulmuesit portugez Diogo Jota, i cili humbi tragjikisht jetën më 3 korrik në një aksident…

Source

Shfrenohet ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, cakton kriteret fizike të vajzave që mund të marrin pjesë në datëlindjen e tij

By: berti
13 July 2025 at 07:55

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, do të mbushë 18 vjeç më 13 korrik dhe po përgatit një festë luksoze dhe sekrete në Barcelonë. Vendndodhja do t’u komunikohet të ftuarve vetëm pak orë para nisjes, ndërsa do të ndalohen telefonat dhe kamerat. Në festë pritet të marrin pjesë figura të njohura si Leëis Hamilton dhe streameri i njohur IShowSpeed, ndërsa atmosfera muzikore do të mbahet nga artistë si…

Source

3 klube të mëdha të Premier League “trembin” PSG për Donnarumma-n

By: rozalb
12 July 2025 at 21:36

Gianluigi Donnarumma po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut në tripletën e fituar me Paris Saint-Germain dhe me një finale të Botërorit të Klubeve që e pret për t’u luajtur. Paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe pritjet vendimtare kanë qenë thelbësore për sukseset e klubit francez, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Source

Juventus ka afat edhe 3 ditë për Concecao-n, Porto gati të bëjë dhe ulje

By: rozalb
12 July 2025 at 21:06

Afati i fundit për të vendosur të ardhmen e Francisco Conceição po afron me shpejtësi. E marta, 15 korrik, është dita kur klauzola e lirimit të sulmuesit portugez do të rritet nga 30 në 45 milionë euro. Deri atëherë, Juventus ka pak kohë për të arritur një marrëveshje me Porton dhe për të mbyllur përfundimisht operacionin. Conceição, i ardhur në Torino në huazim sezonin e kaluar…

Source

Modric është zyrtarisht lojtar i Milanit, të hënën kryen vizitat mjekësore

By: rozalb
12 July 2025 at 19:45

Mesfushori kroat Luka Modrić është lojtari më i ri i Milanit, pasi ka firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër, me një pagë prej 3.5 milionë euro në vit. Edhe pse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi, Modrić ka përfunduar të gjitha detajet e marrëveshjes dhe pritet të mbërrijë në Milano më 14 korrik për të kryer vizitat mjekësore përpara se të nisë pushimet…

Source

Wimbledon/ 6-0, 6-0. Polakja Swiatek fitore historike ndaj Anisimova-s në finale

By: rozalb
12 July 2025 at 18:17

Kalvari i gjatë i Iga Swiatek duket se ka marrë fund. Pas një periudhe sfiduese, ish-numri një i botës në tenis, rikthehet fuqishëm në skenën ndërkombëtare duke fituar turneun prestigjioz të femrave në Wimbledon 2025. Tenistja polake dominoi plotësisht finalen ndaj amerikanes Amanda Anisimova, duke fituar me rezultatin 6-0, 6-0 në më pak se një orë lojë, vetëm 57 minuta.

Source

Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë që të zerohen pikët në fund

By: rozalb
12 July 2025 at 17:10

Ditën e sotme, Departamenti i Garave në FSHF mbajti një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Me skemën e “Final Four” që ende nuk është miratuar, klubet treguan propozimet e tyre. Sipas propozimit të bërë nga Vllaznia, pikët duhet të zerohen në fund të kampionatit. Sipas shkodranëve, vendi i parë duhet të përballet…

Source

Maresca: PSG në majën e botës, por ne luajmë për ta fituar finalen!

By: rozalb
12 July 2025 at 16:12

Në prag të finales së Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka dërguar një mesazh të qartë për kundërshtarin e tij, Paris Saint-Germain. Në konferencën për shtyp, tekniku italian e pranoi forcën e rivalëve, por theksoi se skuadra e tij është gati të japë maksimumin për të fituar trofeun. “Sigurisht që PSG është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe ndoshta më e mira…

Source

FSHF konsultim me drejtuesit e klubeve të “Abissnet Superiore” për rishikimin e skemës “Final 4”

By: rozalb
12 July 2025 at 15:28

Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi paraditen e kësaj të shtune një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të…

Source

Luis Enrique: Ndaj Chelsea-t s’do të jetë formalitet, por ne duam të shkruajmë historinë

By: rozalb
12 July 2025 at 15:15

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka deklaruar se finalja e nesërme e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat nuk do të jetë aspak e lehtë, pavarësisht rolit të favoritit që i atribuohet skuadrës së tij. “Nuk do të jetë një formalitet i thjeshtë,” u shpreh Enrique në konferencën për shtyp. “Chelsea ka një skuadër të shkëlqyer. Maresca po bën një punë të jashtëzakonshme dhe më pëlqen…

Source

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

By: nilda
12 July 2025 at 13:32

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, nuk dëshiron të transferohet në Spanjë tek Real Betis. Ai nuk ka pranuar opsionin për të kaluar në La Liga tek skuadra e Betis, e cila kishte prezantuar një ofertë konkrete për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare. Ky qëndrim i Asllanit, ka shkuar në linjë të drejtë në këtë rast edhe me vendimin e klubit i cili gjithashtu ishte i pakënaqur me ofertën…

Source

❌
❌