Një qytetar ka dërguar një video dhe mesazh duke raportuar disa drita të çuditshme në qiell, të cilat kanë lëvizur për rreth 10 minuta. Ai shprehet se formacioni i dritave është i çrregullt dhe nuk duket si diçka e zakonshme. “Jam habitur shumë, nuk di çfarë mund të jenë këto drita të çuditshme në qiell?” thotë qytetari, duke theksuar se vendi ku është kapur videoja është një fshat dhe nuk ka lidhje me dritat e Tokës apo fenomene atmosferike.
Jo gjithmonë lajmet për policinë lidhen me ngjarje negative. Këtë herë, një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ një video që tregon anën njerëzore të uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës–Tiranë, menjëherë pasi kalohet Qafa e Kasharit, në drejtim të Tiranës. Një polic është parë duke shtyrë një automjet të prishur, për ta lëvizur nga rruga. I lodhur, por i vendosur, efektivi ka treguar se detyra nuk është vetëm të gjobisë apo të ndëshkojë, por edhe të ndihmojë qytetarët në momente të vështira. Ky gjest i vogël, por i madh në domethënie, është një shembull se si policia mund të fitojë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, duke treguar humanizëm dhe përkushtim ndaj shërbimit publik. Mesazhi i qytetarit: “Përshëndetje JOQ, mund t’i postoni edhe këto video pozitive për policin. Nuk ka vetëm veprime negative. Në autostradën Durrës–Tiranë, sapo kalon Qafën e Kasharit në drejtim të Tiranës, iu këput supi të shkretit polic dhe e ka shtyrë me sup. Sot mbasdite.”
Këto pamje vijnë nga plazhi i Velipojës në veri të vendit, ku pasditen e sotme dy të rinj rrezikuan mbytjen për shkak të dallgëve të shumta. Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, bëhet e ditur se dy të rinjtë mbetën të bllokuar në mes të ujit, dhe asnjë prej autoirteteve nuk ishte aty për t’i ndihmuar. Të vetmit që ndërhynë dhe mund të shpëtojnë të rinjtë, ishin pushuesit që u mblodhën me shpejtësi. “U shpëtuan në plazhin e Velipojës pak minuta më parë. Për shkak të dallgëve dy të rinj ngelën në mes të detit dhe asnjë polic ose polumbar nuk i erdhi në ndihmë. Ishim të gjithë në ankth sepse nuk mund t’i ndihmonim. Ka 40 minuta që kemi lajmëruar policinë e shtetit. Shyqyr Zotit shpëtuan falë njerëzve që i dhanë ndihmë,” shkruan denoncuesi. Në pamje duken pushuesit të cilët janë mbledhur grumbull rreth të shpëtuarve. Fatmirësisht qytetarët u bënë heronj të të rinjve, por raste të tilla ngrenë alarmin për mungesë të mbikëqyrjes së sigurisë të pushuesve dhe ndërhyrje në situata emergjente si kjo që sapo patë.
Një motoçiklist ka shpëtuar për mrekulli nga një përplasje e mundshme në aksin rrugor Piqeras–Borsh. Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet një automjet tip Audi me targa 'AB 792 JB', i cili kryen një parakalim të rrezikshëm brenda një kthese. Në atë moment, përballë vjen një furgon, dhe drejtuesi i Audit, për të shmangur goditjen, rikthehet me shpejtësi në korsinë e duhur, duke vënë në rrezik jetën e motoristit. Falë reagimit të shpejtë, motoristi ka arritur të frenojë në sekondat e fundit, duke shpëtuar pa lëndime. Ngjarje të tilla fatkeqësisht ndodhin shpesh në rrugët tona, ku mungesa e kujdesit dhe parakalimet e rrezikshme kthehen në kërcënim serioz për jetën e të gjithë përdoruesve të rrugës. Apelojmë për të disatën herë: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të automjetit.
Një tjetër skenë kaosi urban është regjistruar në zonën e Astirit, ku rreshti i makinave të parkuara pa kriter kanë bllokuar hapësirën anës rrugës. Pamjet e dërguara në redaksinë tonë tregojnë se automjetet, të lëna aty si të ishin garazh privat, kanë kthyer rrugën në një qorrsokak, duke penguar lëvizjen normale të mjeteve. Për pasojë, shoferët detyrohen të futen në korsinë e biçikletave, duke vënë në rrezik jetën e çiklistëve dhe sigurinë e këmbësorëve. Situata bëhet akoma më alarmante nëse mendojmë për rastet emergjente: si do të kalojë ambulanca apo zjarrfikësja nëse ndodh një fatkeqësi? Ndërkohë, policia bashkiake dhe ajo rrugore, që kohët e fundit është bërë aktive me gjoba “të rastësishme” në qytete të tjera, duket se për kaosin e përditshëm në Astir nuk sheh, nuk dëgjon e nuk flet.
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Dukatit, pak para tunelit të Llogarasë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, duken dy automjete të aksidentuara, njëri prej të cilëve nga përplasja e fortë ka devijuar duke dalë jashtë rrugës. Në vendngjarje ende nuk ka mbërritur ambulanca, ndërkohë që të vetmit që japin ndihmën e parë janë disa djem që nxitojnë sa nga njëra makinë te tjetra. Është e paqartë dinamika e aksidentit dhe nëse ka të lënduar ose viktima nga kjo ngjarje, ndërkohë që pritet një reagim nga autoritetet.
Një fluturim i linjës WizzAir, i cili nisej nga Alicante në drejtim të Romës, ka përjetuar momente të tensionuara mbrëmjen e djeshme për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Avioni, i cili ishte planifikuar të aterronte në aeroportin Fiumicino të Romës, u detyrua të devijohej në Bologna pas disa tentativave të pasuksesshme për të aterruar për shkak të turbullencave të forta dhe stuhive që kishin përfshirë zonën. Sipas informacionit të ofruar nga kompania ajrore, fluturimi WizzAir W4 6038, i cili nisej nga Alicante, u devijua në aeroportin e Bolonjës për arsye sigurie. Avioni ka aterruar në Bologna në orën 03:57 të mëngjesit, pa ndodhur asnjë incident dhe pa pasur pasagjerë të lënduar. Pasagjerët janë transportuar me autobus nga Bologna në Romë, dhe u është ofruar mundësia e një rimbursimi në përputhje me rregulloret evropiane, nëse ata kishin organizuar vetë transportin. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon pasagjerët duke ulëritur dhe duke shprehur frikë gjatë periudhës së turbullencave të forta. Në videon e postuar nga një pasagjer në TikTok, dëgjohen pasagjerë që bërtasin dhe disa fëmijë që qajnë nga frika. Megjithatë, nuk janë raportuar dëme apo lëndime gjatë këtij incidenti. Kompania WizzAir ka theksuar se kushtet atmosferike nuk varen nga ajo dhe se siguria e pasagjerëve është prioriteti kryesor. Ata falënderuan ekuipazhin për menaxhimin e situatës dhe për marrjen e vendimit të duhur për të devijuar fluturimin në Bologna.
Nuk është normale, por në rrugët e Shqipërisë mund të gjesh çdo gjë! Ka këmbësorë që futen në autostrada, ‘kamikazë’ që s’u dhimbset jeta e tyre të cilët kërkojnë të marrin dhe të tjerë me vete në botën tjetër, bagëti nga më të ndryshmet, duke nisur që nga lopët, kuajt, delet e dashët. Kështu ka ndodhur së fundmi në një prej rrugëve të vendit tonë. Dy deshë ishin duke zhvilluar një përballje të vërtetë mes tyre, të ngjashme me ato të ‘WWE’ në mes të rrugës, por u mungonte gjyqtari. Qytetarët mbetën të bllokuar në makina pasi rruga ishte kthyer në arenë përplasje brirësh, por po shijoni një përballje të veçantë. Njëri prej tyre, që në makinë kishte dhe disa fëmijë, zbriti nga automjeti për t’u bërë ‘gjyqtar’ i tyre. Ai u afrohet deshëve dhe përpiqet t’i ndajë. E kap njërin prej brirësh dhe e tërheq, por dashi tjetër ishte shumë inatçi dhe nuk dorëzohej. E gjithë përballja është filmuar nga brenda makinës dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke marrë me mijëra komente e shpërndarje.
Një episod i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku dy vajza turiste akuzohen se kanë vjedhur më shumë se 15 parfume me vlerë të lartë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:34, sipas denoncimit të një qytetareje që u prek nga vjedhja. Ajo shprehet se turistet mund të jenë nisur drejt Tiranës, me qëllim që më pas të largohen nga Shqipëria. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim, ndërsa qytetarja apelon për ndihmë dhe për identifikimin e vajzave të përfshira. Mesazhi i qytetares: "Pershendetje, a ka mundesi nje ndihmë? Dy vajza në Ksamil, turistë, më kanë vjedhur goxha parfume në oren 6:34 të mëngjesit, mbi 15 parfume të cilët kushtojnë. Ju lutem sa më shpejt, sepse kam frikë mos janë nisur për në Tiranë për të ikur në vendin e tyre."
Një takim i rrallë me natyrën e egër Në mes të maleve madhështore të Komanit, një ujk i egër u filmua duke kaluar not mbi ujërat e liqenit. Një pamje e pazakontë, ku qetësia e liqenit takon fuqinë dhe lirinë e natyrës së paprekur. Momente të tilla na kujtojnë se sa e gjallë, e bukur dhe misterioze mbetet bota përreth nesh Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Del pas 4 oresh ne SPAK Arber Veliaj: “erdha vullnetarisht per te sqaruar pozicionin tim” Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Gjykatësi më i mirë në botë, Frank Caprio, ndërron jetë pas rikthimit të kancerit. ‘Në nder të tij, le të përpiqemi secili të sjellim pak më shumë dhembshuri në botë – ashtu siç bënte ai çdo ditë,’ thuhet në postimin që njoftoi vdekjen e Caprio ditën e mërkurë Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Sigurimtar që bëhet yll në skenë – Coldplay surprizon publikun në Düsseldorf Një nga momentet më të paharrueshme të koncerteve të Coldplay në Düsseldorf nuk ishte vetëm muzika, dritat madhështore apo koreografia e publikut me byzylykë ndriçues. Ishte një sigurimtar që, papritur, u kthye në yllin e mbrëmjes. Gjatë performancës së turneut botëror Music of the Spheres, këngëtari Chris Martin ftoi një pjesëtar të sigurisë në skenë. Fillimisht, ai i vendosi një maskë në formë alieni – element tipik i estetikës së turneut. Më pas, mes brohoritjeve të publikut, sigurimtari nisi të kërcente në mënyrë plot energji, duke e kthyer momentin në një shfaqje spontane dhe të papritur. Publiku shpërtheu në duartrokitje dhe entuziazëm. Videot nga skena u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë fansa pohuan se sigurimtari “i vodhi shfaqjen” Chris Martinit. Në disa media u përfol se bëhej fjalë për një koreograf profesionist, që ndoshta ishte pjesë e planifikuar e show-t, por kjo nuk e zbeh magjinë e momentit për mijëra të pranishëm. Ky episod i veçantë u bë një nga kujtimet më të bukura të netëve të Coldplay në Düsseldorf, duke treguar se grupi britanik di të kombinojë spektaklin muzikor me surpriza që e afrojnë publikun edhe më shumë me artin e tyre. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dhuroi Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një shkop golfi që ai vetë e kishte marrë si dhuratë nga një ushtar ukrainas i plagosur. Shkopi më parë i përkiste Kostiantyn Kartavtsev, një rreshteri të vogël që humbi një këmbë në muajt e parë të pushtimit rus të Ukrainës. Golfi është bërë pjesë e rehabilitimit të nënoficerit të plagosur, u shpreh Zelensky duke i dorëzuar dhuratën Trump-it. ... #SyriTv #SyriNet #DonaldTrump #VolodymyrZelensky #KostiantynKartavtsev
Një natë me shira shumë të rrëmbyeshëm goditi qytetin e Milanos, duke shkaktuar probleme të shumta në infrastrukturë dhe transport. Lumenjtë e qytetit u rritën me shpejtësi për shkak të prurjeve të mëdha, duke sjellë situata emergjente. Lumi Lambro, një nga lumenjtë kryesorë që përshkon Milanon, kaloi nivelet e sigurisë dhe detyroi autoritetet të ndërhyjnë me masa parandaluese. Një prej këtyre masave ishte evakuimi paraprak i komunitetit Ceas, qendra e solidaritetit milanez, për të shmangur pasoja të rënda nëse niveli i ujit do të vazhdonte të rritej. Ndikimi i motit të keq u ndje menjëherë edhe në transportin publik të qytetit. Shoqëria ATM njoftoi përmes profileve të saj në rrjetet sociale se 'moti i keq i natës së kaluar ka ndikuar në shërbimin në disa linja në zona të ndryshme të qytetit'. Zjarrfikësit e qytetit u angazhuan në mënyrë intensive, duke regjistruar rreth tridhjetë ndërhyrje gjatë natës. Sipas stacionit të zjarrfikësve, shumica e ndërhyrjeve ishin të vogla dhe të kontrollueshme, megjithatë një rast i veçantë ndodhi në orën 05:45 të mëngjesit, kur një shofer i mbetur i bllokuar në një nënkalim të përmbytur në Vimodrone u shpëtua nga ekipet e emergjencës. Përmasat e reshjeve ishin të jashtëzakonshme. Pas dy shkreptimave të forta, rrufe dhe shi i rrëmbyeshëm përfshinë të gjithë qytetin: brenda vetëm dy orësh ranë gati 50 milimetra shi. Këshilltari i sigurisë, Marco Granelli, njoftoi në rrjetet sociale se lumi Lambro kishte kaluar 2.40 metrat në Via Feltre, me një rritje prej 1.70 metrash në një interval shumë të shkurtër kohor. Në Ponte Lambro, Via Vittorini u mbyll me porta të lëvizshme përmbytjesh, pasi niveli i ujit të lumit ishte tepër i lartë. Për dallim nga zona e Lambros, në pellgun e Seveso reshjet ishin më pak intensive, prandaj sistemi i kontrollit të përmbytjeve ndodhet në gjendje gatishmërie, por ende nuk është aktivizuar. ... #SyriTv #SyriNet #Itali #Milano #RreshjeShiu
Bardhi publikon pamje të tjera të kamerave të QV në Divjakë: Terroristët e Belinda Ballukut kontrollojnë votat edhe në kuti ... #SyriTv #SyriNet #GazmentBardhi #Divjake #FarsaZgjedhore
Disa taksistë në Tiranë kanë rënë në grackën e një 29-vjeçari, që ju merrte shuma parash dhe shërbim taksi të pa paguar, duke ju lënë si garanci qese me mbeturina. Emrah Sh. u fajësua nga Gjykata e Tiranës për “mashtrim” dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, pasi u kallëzua nga dy taksistë. Pas arrestimit, ai pohoi se kishte mashtruar me të njëjtën skemë edhe disa të tjerë. #a2cnn #lajmeshqip
Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij. Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
Kapitaneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për të enjten për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Shkak për urdhrin është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #vlore #like #share