Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 2025Social

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Pol...

30 July 2025 at 16:00

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat. Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1118 views


💾

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj ...

30 July 2025 at 16:00

Policia ka vendosur në pranga kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, të dënuar me 18 vite burg. Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore. Sipas bluve, ai tentoi t’i ikte policisë me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën “Tiranë–Elbasan”, por u vendos në pranga. Ilir Kociaj alias Koçiaj raportohet se ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

5946 views


💾

Monika Kryemadhi gjen një unazë me rubin dhe diamante para SPAK: E kam gurin e fatit! Mes batutash Monika Kryemadhi hyri ne SPAK ku do firmosë per mb...

30 July 2025 at 16:00

Monika Kryemadhi gjen një unazë me rubin dhe diamante para SPAK: E kam gurin e fatit! Mes batutash Monika Kryemadhi hyri ne SPAK ku do firmosë per mbylljen e hetimeve. Kryemadhi tha se do te vazhdoje jeten e saj, perfshire dhe nje film per SPAK, pasi procesin do t'a ndjekin avokatet. Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime u paraqiten ne SPAK ku do t'u komunikohet përfundimi i hetimeve. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

663 views


💾

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shfaqen forcat e policisë teksa vendosin gjoba ndaj disa automjeteve të parkuara në një...

By: @joq
30 July 2025 at 16:00

Një qytetar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania ku shfaqen forcat e policisë teksa vendosin gjoba ndaj disa automjeteve të parkuara në një rrugë pranë një xhamie në Ksamil. Sipas denoncuesit, në atë segment rrugor nuk ndodhet asnjë tabelë që ndalon parkimin, çka e bën të pakuptimtë veprimin e policisë. Ai shprehet i revoltuar duke theksuar se të gjitha mjetet e parkuara aty janë ndëshkuar me gjobë, pavarësisht mungesës së një sinjalistike përkatëse. “Mirëmbrëma, ja çfarë ndodh në Ksamil. Shteti vendos gjoba edhe pse këtu, te kjo rrugë para Xhamisë, nuk ka asnjë tabelë që ndalon parkimin. Thjesht duan të largojnë turistët. Të gjitha makinat që shihni në video janë gjobitur,” – shkruan qytetari. Ky episod ka ndodhur në një periudhë ku Ksamili ndodhet në kulmin e sezonit turistik dhe pritet që autoritetet të tregojnë më shumë kujdes për mënyrën si ndërhyjnë në raport me vizitorët dhe sinjalistikën rrugore.

35K views


💾

Një qytetar nga Fieri ka dërguar një video denoncuese në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon një rast shqetësues neglizhence higjienike në picerinë “La...

By: @joq
30 July 2025 at 16:00

Një qytetar nga Fieri ka dërguar një video denoncuese në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon një rast shqetësues neglizhence higjienike në picerinë “Lali”. “Përshëndetje JOQ! Bleva një brusketë te 'Lali' në Fier dhe jam shumë i kënaqur me pastërtinë që kanë,” shprehet ai me ironi. Në pamjet që ai ka dërguar, duket qartë një krimb i vogël i bardhë që lëviz në brusketën që sapo kishte blerë, të cilën po e konsumonte. Pasi e vuri re, i riu u neverit dhe nuk e konsumoi më ushqimin. Ngjarja ngre shqetësime për mungesën e higjienës dhe kontrollit ushqimor në këtë subjekt, ndërsa autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

179.3K views


💾

❌
❌