Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Social

Atentat buzë pishinës në Budva – Krimineli i njohur i shpëton mrekullisht! Një përpjekje për vrasje tronditi dje qytetin turistik të Budvës, kur Marko...

9 August 2025 at 14:00

Atentat buzë pishinës në Budva – Krimineli i njohur i shpëton mrekullisht! Një përpjekje për vrasje tronditi dje qytetin turistik të Budvës, kur Marko Ljubisa i njohur si Kan, një emër i njohur në botën e krimit nga Mali i Zi, u qëllua teksa po shijonte diellin buzë pishinës në një kompleks luksoz. Autori i atentatit, ende i paidentifikuar, iu afrua viktimës nga afër dhe e qëlloi në kokë. Fatmirësisht për Kanin, plumbi shkaktoi vetëm një gërvishtje sipërfaqësore, pa i rrezikuar jetën. Ai ndodhet aktualisht në spitalin e Risanit ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm. Sipas dëshmitarëve, atentatori ishte një i ri i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu. Për të mbuluar fytyrën, ai kishte vendosur një peshqir rreth qafës dhe pas sulmit u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. Policia ka zbuluar se atentatori ishte regjistruar prej disa muajsh në të njëjtin hotel ku qëndronte Kan, çka lë të kuptohet se atentati ishte i mirëplanifikuar. Tashmë, autoritetet janë duke kontrolluar dhomën e tij për të zbuluar identitetin dhe të dhëna të tjera të vlefshme. Ndërkohë, janë marrë edhe kampione ADN-je nga peshqiri që ai përdorte për të fshehur fytyrën. Në afërsi të plazhit Crvena Glavica, policia gjeti një automjet të braktisur që dyshohet se u përdor nga autori për t’u larguar pas atentatit. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

627 views


💾

Yesterday — 8 August 2025Social

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm. Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në ...

By: @a2_cnn
9 August 2025 at 14:00

Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada del me njoftim të rëndësishëm. Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. “Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #fyp

3932 views


💾

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në malin e Llogarasë, ku dy kuaj dyshohet të jenë qëlluar me armë gjahu. Shtetasi K. K., banues në Orikum, ka ...

By: @a2_cnn
9 August 2025 at 14:00

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në malin e Llogarasë, ku dy kuaj dyshohet të jenë qëlluar me armë gjahu. Shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim pranë Policisë, duke deklaruar se ka konstatuar dëmtime në dy kuaj që ai mban të lëshuar në zonën malore të Llogarasë. Menjëherë pas denoncimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur punën për identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar, si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

391 views


💾

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të të gjithë Gazës, pavarësisht kritikave inten...

By: @a2_cnn
9 August 2025 at 14:00

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të të gjithë Gazës, pavarësisht kritikave intensive brenda dhe jashtë vendit për luftën shkatërruese pothuajse dyvjeçare në enklavën palestineze. "Ne kemi ndërmend ta bëjmë këtë," tha Netanyahu në një intervistë me Fox News kur u pyet nëse Izraeli do të merrte kontrollin e të gjithë territorit bregdetar. #cnn #a2cnn #gaza #benjaminnetanyahu

5311 views


💾

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Market”, duke sekuestruar dy armë zjarri dhe arrestuar një shtetas me precedent ...

By: @a2_cnn
9 August 2025 at 14:00

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Black Market”, duke sekuestruar dy armë zjarri dhe arrestuar një shtetas me precedent penal, i dyshuar për veprimtari kriminale. Në kuadër të kontrolleve intensive për kapjen e personave të armatosur që përbëjnë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 në Tiranë ndaluan në zonën e Alliasit shtetasin Aleksandër Matoja, 28 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po lëvizte, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri tip pistoletë, që dyshohet se do t’u shiteshin individëve të përfshirë në krime kundër jetës dhe pronës, shkruan A2 CNN. #lajmeshqip #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #foryoupage #albania #A2CNN #politic

823 views


💾

Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional "Koordinata", që vijon intensivis...

By: @a2_cnn
9 August 2025 at 14:00

Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional "Koordinata", që vijon intensivisht në të gjithë qarkun Fier. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Visokë, uniformat blu zbuluan një parcelë të mbjellë me 77 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies, shkruan A2 CNN. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip #A2CNN

691 views


💾

Kaos me pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit, sidomos në zonën e plazhit. Qytetarë denoncojnë se grumbullime të mëdha mbeturinas...

9 August 2025 at 14:00

Kaos me pastrimin dhe menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit, sidomos në zonën e plazhit. Qytetarë denoncojnë se grumbullime të mëdha mbeturinash hidhen përgjatë rrugëve dhe lagjeve të banuara. Ata fajësojbë Bashkinë e Durrësit për mungesën e koshave të plehrave.

4756 views


💾

Parkimi i gabuar është kthyer në një problem të padurueshëm për banorët e lagjes Goricë në qytetin e Beratit, të cilët tregojnë se ky fenomen është kt...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Parkimi i gabuar është kthyer në një problem të padurueshëm për banorët e lagjes Goricë në qytetin e Beratit, të cilët tregojnë se ky fenomen është kthyer tashmë në një shqetësim që kërkon ndërhyrje institucionale. Një qytetar tregon me pamje se si shoferët parkojnë automjetet në anë të rrugës, duke u bërë pengesë për qarkullimin e makinave të tjera. “Përshëndetje nga Berati JOQ. Shiko çfarë bëhet në lagjen Gorcië. Kjo situatë është gjithmonë kështu. Nuk ikim dot në shtëpi as në qytet. Nga ura e Goricës deri te hotel Ajka që i themi në, diku 700-800 metra, duhen 30 minuta,” thotë denoncuesi. Në pamje mund të shihet se si makinat janë parkuar në krah të rrugës, duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera, aq më tepër në rast emergjencash. Në këtë video duket dhe një ambulancë që ka mbetur e bllokuar. “Imagjino të kemi rast emergjence. Ambulanca apo zjarrfikësja s’ka shanse të kalojë. Ne me vetura dhe shpeshherë debatojmë jo bëj ti mbrapa jo bëj unë deri sa kërcet grushti. Ju lutemi publikojeni këtë ndoshta e shikon policia e Beratit. Policia nëpër fshatra me rrugë me baltë nuk i toleron me 10 në orë. Ligji është njëlloj thotë policia. Vendosni një radar apo kamer si në Evropë, s’ka policia buxhet për një kamer apo radar,” shkruan më tej denoncuesi. Sipas tij, kjo është një zonë muzeale ku nuk lejohet parkimi fare, por shoferët që parkojnë dhe nuk ndëshkohen nga policia rrugore, bëhen shkaktarë për pengim të qarkullimit të lirshëm, dhe shpesh edhe të debateve mes përdoruesve të tjerë të rrugës. “Nuk lejohet fare parkimi aty se është zonë muzeale. Po futen në sherr shoferët me njëri-tjetrin. Siç e pe qëparë, zjarrfikësja kishte një orë që s’po mund të kalonte,” thuhet në mesazhin e mbërritur në redaksinë tonë. Pritet një reagim nga Policia e Beratit që kjo situatë të marrë zgjidhje, dhe shoferët që parkojnë gabim të ndëshkohen në bazë të parashikimeve ligjore.

27.8K views


💾

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Wola Filipowska, në jug të Polonisë, ku një tren është përplasur me një furgon në një kalim hekurudh...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Wola Filipowska, në jug të Polonisë, ku një tren është përplasur me një furgon në një kalim hekurudhor. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe u bë publike në datën 6 gusht nga Policia e rajonit të Małopolskës. Pamjet tregojnë momentin dramatik kur furgoni ngec mes barrierave të sigurisë, ndërsa treni afrohet me shpejtësi të madhe. Në pamundësi për të frenuar, makinisti i ka rënë fort borisë që shoferi i furgonit të hapte rrugën, por përplasja ishte e pashmangshme. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit arriti të dalë në kohë dhe i shpëtoi përplasjes pa lëndime. Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalistikës në të gjitha kalimet hekurudhore.

5546 views


💾

Një turiste nga Majroka ka mbetur e habitur gjatë një vizite pushimi në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë. Ajo bëri një video dhe e publikoi në ...

By: @joq
9 August 2025 at 14:00

Një turiste nga Majroka ka mbetur e habitur gjatë një vizite pushimi në plazhin e Ksamilit në jug të Shqipërisë. Ajo bëri një video dhe e publikoi në rrjetet sociale, duke treguar të gjithë eksperiencën e përjetuar gjatë pushimeve të saj. Vajza thotë se ka udhëtuar në shumë vende të botës, por asnjëherë nuk i është kërkuar pagesë për të qëndruar në rërë ose për t’u futur në det. Gjatë shëtitjes së saj ajo takoi disa spanjollë, të cilëve u tregoi se në vendin e saj çdo gjë ishte falas dhe jo si në Ksamil. “Mbase duhet të mendojmë dhe ne ta kthejmë me pagesë. Mund të bëjmë biznes, sepse kështu i bie që jemi më budallenjtë,” thotë ajo në video. A mendoni se kjo turiste do të kthehet përsëri në Shqipëri për një palë pushime të tjera pas asaj që ka përjetuar?

282.5K views


💾

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit •(Për të lexuar artikullin...

By: @scan_tv
9 August 2025 at 14:00

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri

1175 views


💾

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . ...

By: @scan_tv
9 August 2025 at 14:00

21 vatra zjarri në vend, 3 janë ende aktive - AKMC: Pritet rrezik i lartë në qarkun Fier •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri

273 views


💾

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni li...

By: @scan_tv
9 August 2025 at 14:00

Turistët që po blejnë flori në Shqipëri - Britanikë dhe Gjermanë tërhiqen nga floriri me karat të lartë •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri

1854 views


💾

❌
❌