Gati një javë më parë, rreth orës 23:00, shtetasit me inicialet K.S i mbërriti në telefon një mesazh nga banka që e informonte për blerje të kryera në...
Gati një javë më parë, rreth orës 23:00, shtetasit me inicialet K.S i mbërriti në telefon një mesazh nga banka që e informonte për blerje të kryera në një market në zonën e Yzberishit. Mesazhin e shpërfilli, duke menduar se bëhej fjalë për një gabim, ose mesazh të vjetër që sistemi bankar kishte nisur në orët e vona. E njëjta gjë ndodhi edhe në dy raste të tjera në ditët në vazhdim, para se K.S të zbulonte se nuk bëhej fjalë për një lapsus në dërgimin e mesazheve, se blerjet ishin kryer dhe se i kishte humbur karta bankare e përdorur në këto raste. Në total, shuma e shpenzuar, thotë K.S. është rrerh 150 euro. Duke përdorur njohjet në zonën ku banon, ai arriti të identifikojë personin e dyshuar se ka përdorur kartën në fjalë për blerje në markete. 'Nuk do e bëja publike nëse do kishte blerë bukë, oriz, apo makarona. Por zonja në fjalë ka përdorur një kartë të humbur për të blerë cigare. Për këtë më vjen inat', thotë K.S në meshazhin e dërguar për Voxnews. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

7737 views