Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 August 2025Social

Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës. Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Publicisti pësoi atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, por mbërriti atje pa jetë. Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i eruditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij është një humbje e madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #konflikt #lajmeshqip

6 views


💾

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në ...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në hyrje të rrugës së fshatit. Ata po protestojnë për mungesën e rrugës së fshatit, e cila ndër vite ka qenë në gjendje të degraduar infrastrukturore. Është një rrugë rreth 10-15 km e gjatë e cila lidh më tepër se 5 fshatra të cilët janë Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku, Ramica. Ndër vite ky segment rrugor nuk ka patur asnjë investim, shkruan A2 CNN. Banorët kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor. Në dorë mbajnë pankarta dhe bëjnë thirrje si "Duam Rrugë", "Nuk presim më" apo edhe "Kërkojmë Investime". Ata kanë bllokuar për disa minuta në shenjë proteste edhe rrugën hyrëse të fshatrave. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #konflikt #lajmeshqip #A2CNN

2767 views


💾

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj. Bëhet fjalë për ...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj. Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik. Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit. Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e tyre. Kështu, në rast kontakti me njeriun, ai mund të shkaktojë djegie të forta në lëkurë, të vjella, nauze dhe në raste të rralla, edhe reagime serioze alergjike. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp

1704 views


💾

Mbrojtja nga dielli dhe barnat që shkaktojnë fotosensitivitet Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti vjen me disa këshilla për ju gjatë sezonit të v...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Mbrojtja nga dielli dhe barnat që shkaktojnë fotosensitivitet Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti vjen me disa këshilla për ju gjatë sezonit të verës dhe kujdesin që duhet të tregoni. Kjo pasi shumë njerëz nuk e dinë që disa barna mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit. Kjo do të thotë se, edhe me një ekspozim të shkurtër në diell, mund të shfaqen: - Djegie - Skuqje të pazakonta - Irritim, puçrra apo njolla në lëkurë Cilat barna mund të shkaktojnë fotosensitivitet? * Antibiotikë si doksiciklina apo ciprofloxacina * Barnat për tensionin e lartë (si diuretikët) * Barnat për aknet dhe retinoidet * Antidepresantë të caktuar * Antihistaminikë dhe disa barna për reumatizmë Çfarë të bëni nëse merrni këto barna? 1. Shmagni ekspozimin direkt në diell, veçanërisht nga ora 10:00–16:00 2. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës me faktor të lartë (SPF 50+) 3. Mbuloni pjesët e ekspozuara të trupit me kapele, syze, veshje të lehta 4. Lexoni gjithmonë fletëudhëzimin e barit për efektet anësore të mundshme ndaj diellit Nëse vëreni skuqje, kruarje ose djegie pas ekspozimit në diell ndërkohë që po përdor një bar, ndërprite ekspozimin dhe kontakto menjëherë me mjekun. Mbrojtja nga dielli nuk është vetëm kozmetike, për disa persona që marrin barna, është çështje shëndeti. #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #barnat #fotosensitiviteti #dielli #plazh #lekura

543 views


💾

A këshillohet plazhi për personat me ekzemë dhe psoriazë? Përveç fëmijëve dhe të moshuarëve, gjatë stinës së verës një kujdes të veçantë duhet të treg...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

A këshillohet plazhi për personat me ekzemë dhe psoriazë? Përveç fëmijëve dhe të moshuarëve, gjatë stinës së verës një kujdes të veçantë duhet të tregojnë edhe personat me probleme specifike të lëkurës si ekzema dhe psoriaza. Por çfarë këshillohet për këto raste, a duhet të frekuentojnë plazhet dhe të kenë ekspozim në diell? E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja dermatologe - venerologe Dr. Elmijola Janushaj shpjegoi në mënyrë të detajuar si duhet të veprojnë personat që kanë këto probleme. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ElmijolaJanushaj #sezoniveror #trajtimetdermatologjike #trajtimetelekures #trajtimetestetike #trajtimetefytyres

1956 views


💾

Si trajtohet djegia e lëkurës në verë? Ndiqni këto këshilla Qëndrimi me orë të gjata në diell gjatë pushimeve mund t’ju shkaktojë djegie të të konside...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Si trajtohet djegia e lëkurës në verë? Ndiqni këto këshilla Qëndrimi me orë të gjata në diell gjatë pushimeve mund t’ju shkaktojë djegie të të konsiderueshme të lëkurës. Raste të tilla nuk janë të pakta, e aq më tepër në një klimë si Shqipëria me një rezatim të lartë diellor. Por si duhet të verpojmë në këto raste? E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja dermatologe - venerologe Dr. Elmijola Janushaj tha se kompresat me ujë të ftohtë në fazat e lehta të djegies janë të domosdoshme. Nëse djegia është në një shkallë më të lartë e të pamenaxhueshme me kremra, konsulta me mjekun dermatolog është e domosdoshme. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ElmijolaJanushaj #sezoniveror #trajtimetdermatologjike #trajtimetelekures #trajtimetestetike #trajtimetefytyres

551 views


💾

Kujdes nga këto trajtime gjatë verës, shkaktojnë pasoja Stina e verës është një stinë mjaft delikate për lëkurën përshkak të ekspozimit të lartë që ka...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Kujdes nga këto trajtime gjatë verës, shkaktojnë pasoja Stina e verës është një stinë mjaft delikate për lëkurën përshkak të ekspozimit të lartë që ka në diell. Shumë individ zgjedhin të kryejnë disa terapi, shpesh të pakonsultuar me mjekët dermatologë, pa e ditur se janë duke bërë trajtime të gabuara. Peeling është nja nga trajtimet që nuk rekomandohet gjatë kësaj periudhe. E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja dermatologe - venerologe Dr. Elmijola Janushaj renditi disa nga trajtimet që në mënyrë kategorike duhet t’i shmangni gjatë verës. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ElmijolaJanushaj #sezoniveror #trajtimetdermatologjike #trajtimetelekures #trajtimetestetike #trajtimetefytyres

964 views


💾

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në regjim të ashpër 41-bis: Të lejohej të hante darkë pas orës 22:00. Kërkesa e tij u motivua thjesht me fjalët: “Sepse kështu jam mësuar”. Por Gjykata e Kasacionit e refuzoi kërkesën, duke theksuar se rregullat e regjimit të 41-bis janë të rrepta dhe nuk lejojnë përjashtime, madje as për ushqim të preferuar. Sipas rregullores, pajisjet për gatim në qelitë e posaçme fiken në orën 20:00. 53 vjeçari Piromalli kishte kërkuar të përgatiste pjata tradicionale, duke u mbështetur në të drejtën për “ushqim të përshtatshëm për kushtet personale”. Por drejtësia italiane nuk lejoi asnjë përjashtim. Rasti rikujton skandale të mëparshme si ai i burgut Poggioreale, ku disa të burgosur kishin përfituar trajtim luksoz. Me këtë vendim, Gjykata dha një mesazh të qartë se 41-bis nuk është hotel, por një regjim i hekurt ku nuk lejohet asnjë privilegj

7669 views


💾

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. P...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë. 64 vjeçari Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Sipas të dhënave paraprake, publicisti pësoi një atak kardiak dhe pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, ai mbërriti atje pa jetë. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

3275 views


💾

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qy...

By: @a2_cnn
24 August 2025 at 18:00

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku Zheji ndodhej për pushime me familjen. Sipas informacioneve paraprake, gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën “Butrinti”, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit rajonal “Petro Nako”, por, fatkeqësisht, ka mbërritur pa shenja jete. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

72.8K views


💾

🚨"Tak Fak”, sot ora 20.00 në News24 Kontaktoni redaksinë e “Tak Fak” në numrin e telefonit. +355 68 900 9050 për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë t...

24 August 2025 at 18:00

🚨"Tak Fak”, sot ora 20.00 në News24 Kontaktoni redaksinë e “Tak Fak” në numrin e telefonit. +355 68 900 9050 për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë të shqetësimeve tuaja. #News24Albania #TakFak #EmisionInvestigativ #VoxPop #Qyfyre #HitParade #Denoncimi

587.6K views


💾

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pam...

By: @joq
24 August 2025 at 18:00

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pamjet e siguruara shihet një person, që sipas denoncuesit është shtetas i huaj, teksa fut poshtë bluzës një palë tuta plazhi për djem. Ky është momenti i vetëm i fiksuar nga kamerat e sigurisë. Denoncuesi pretendon se më pas, kur punonjësja e dyqanit i ka kërkuar llogari, ai e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke u larguar me shpejtësi. Ky moment nuk është i filmuar, pasi kamerat e sigurisë nuk e mbulonin atë pjesë, por paraqitet si dëshmi nga qytetari që ka bërë denoncimin. Sipas tij, qëllimi i publikimit është të paralajmërohen edhe bizneset e tjera, për të mos rënë pre e rasteve të tilla. Ky denoncim vjen vetëm një ditë pasi JOQ Albania publikoi një tjetër rast në Ksamil, ku dy vajza turiste u filmuan duke vjedhur parfume të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera në dyqane të ndryshme.

40.3K views


💾

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me n...

By: @joq
24 August 2025 at 18:00

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me një sëmundje të rëndë. Pas një vizite rutinë, vajza e çiltër zbuloi se vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur ‘Neutofibromatozë’. Rozalinda ka në trupin e saj 18 tumore, nga të cilat dy në kokë. Në shkurt ajo kërkoi ndihmë për të mbledhur shumën e kurimit, shqiptarët u bashkuan dhe shuma u mblodh brenda 24 orësh. Rozalinda u nis për në Spanjë për të kryer ndërhyrjen, e cila nuk shkoi sikur ishte parashikuar. Goditja e njërit prej tumoreve i shkaktoi asaj paralizë. Shqiptarja nuk mund të lëvizë asnjë gjymtyrë të trupit, me përjashtim të syve dhe pak buzëve. Nëna e saj Bruna, me lot në sy kërkon edhe një shans për vajzën e saj. Rozalinda duhet që të kryejë fizioterapi dhe më pas të luftojë tumoret e tjera. Për të kryer këto ndërhyrje nevojiten të paktën 70 mije euro, të cilat familjarët e saj nuk i disponojnë. Momentalisht Rozalinda ndodhet në një spital në Athinë, Greqi. Nëse bashkohemi, mund t’i japim edhe një shans tjetër Rozalindës, e cila pas një jave do të festojë datëlindjen e saj të 23-të.

109.2K views


💾

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ ...

By: @joq
24 August 2025 at 18:00

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, dy persona kanë sulmuar fizikisht një të ri, vetëm pse ky i fundit u tha atyre: “Ca ke që shef?”. Autori i mesazhit, që filmoi ngjarjen me celular, thotë se nuk ka guxuar të bëjë më shumë për shkak të frikës, ndërsa thekson se policia nuk ndërhyri, por qëndronte në vend duke pirë kafe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 pasdite. Mesazhi i plotë i dërguar në redaksi: "Përshëndetje JOQ. Ka ndodhur një sherr për një llaf goje, dy veta dhunojnë një person vetëm se i tha “Ca ke që shef?” Policia nuk bënte asgjë, vetëm rrinte duke pirë kafe. Ka ndodhur në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit Ibrahim Rrugova. Vetëm këto video kam bërë, pasi kisha frikë se mos më shikonin. Ndodhi sot rreth orës 15:40 pasdite."

9779 views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dh...

By: @joq
24 August 2025 at 18:00

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dhe familjare. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, pranë restorantit të tij në Shkodër. Nga pamjet filmike që disponohen, shihet momenti kur dy gra e gjejnë varësen në rrugë dhe njëra prej tyre e merr me vete. Qytetari thekson se varësja është një trashëgimi familjare dhe ka një rëndësi të veçantë për të. Ai sqaron gjithashtu se ngjarja nuk përbën vepër penale, pasi varësja është gjetur në tokë, por bën thirrje për ndërgjegje njerëzore dhe morale që ajo t’i kthehet mbrapsht nga zonja që e ka gjetur, duke premtuar edhe një shpërblim për to. “Për mua kjo varëse është shumë e rëndësishme. Ju lutem nëse zonjat që e kanë gjetur po e lexojnë këtë, mund ta dorëzojnë pranë restorantit Sofra Shkodrane. Do të shpërblehen për gjestin e tyre”, – shprehet qytetari në apel. Ai shton se i lutet personave në fjalë të kontaktojnë, duke kujtuar se varësja ka një vlerë të pazëvendësueshme për të dhe familjen e tij.

34.8K views


💾

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën ...

By: @joq
24 August 2025 at 18:00

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën e tij. Ai e harroi çantën në afërsi të një karburanti në rrugën që të çon te Mali i Tomorrit. Brenda çantës Olsi kishte rreth 5 mijë euro të cilat do t’i shpenzonte me të afërmit. Vajzat nga Skrapari e morën çantën dhe mund t’ia kthenin të zotit duke e gjetur nëpërmjet një telefoni që ishte brenda saj. “Përshëndetje! Dua të bëj një falenderim të madh për dy goca nga Skrapari, të cilat gjetën çantën tonë në një karburant Elda sa ngjitesh për në Malin e Tomorrit. Na gjetën nëpërmjet një telefoni që kishim në çantë dhe na e dorëzuan. Çanta kishte plot 500 mijë lekë të reja dhe dua të them se Shqipëria ka njerëz të mirë pafund,” shkruan ai.

216.4K views


💾

TIRANË- Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaro...

24 August 2025 at 18:00

TIRANË- Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaron se është kërcënuar. Burime i thanë Vox News, se Morina është thirrur për të dhënë sqarime për këtë çështje. Toska denoncoi sot se është kërcënuar nga Morina përmes disa mesazheve fyese në Whatsapp. Mesazhet vijnë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për Morinën dhe lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi. Morina është thirrur për të dhënë sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt kërcënimit të Toskës. Ai është mbajtur për gati 2 orë në Policinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime, përmbajtja e të cilave, ende nuk dihet./VOX NEWS Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

6705 views


💾

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht. Sipas njoftimit zyrtar, pas një ...

24 August 2025 at 18:00

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht. Sipas njoftimit zyrtar, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në Kosharisht, sulmuan me sende të forta shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë babë e bir dhe të sigurojë vendngjarjen, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për veprime të mëtejshme.@voxnewsalbania

5200 views


💾

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim për Euronews Albania, ka folu...

24 August 2025 at 18:00

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim për Euronews Albania, ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike. Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve. Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej. Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore. Ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar: Çfarë të them moj vëlla… ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte. Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët. Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg,” deklaroi motra e viktimës për Euronews Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

27.9K views


💾

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të ri...

24 August 2025 at 18:00

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit. Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale. “Atë që bënin 750 punonjës për disa orë, tani e bën Inteligjenca Artificiale vetëm në tri minuta dhe pa asnjë gabim”, tha z. Aga. Deri në fund të vitit pritet të humbin punën rreth 900 punonjës që ofronin shërbimet call center nga Shqipëria për Vodafone Italia. Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa parashikimet po bëhen më të vështira. Nina Bala, e cila punon për një kompani britanike në Shqipëri, që ofron shërbime financiare, të konsulencës dhe dizajnit, tha se Inteligjenca Artificiale është integruar fuqimisht në të gjitha proceset. Ajo pohoi se kompania nuk ka bërë shkurtime, por nuk po zgjerohet në punonjës të rinj edhe pse aktiviteti është zgjeruar. Me ndihmën e IA tashmë një dizenjues bën punën e tre personave. Kjo vlen për të gjithë sektorët, tha ajo. Ekonomia shqiptare është pak e dixhitalizuar dhe ende e bazuar në një model ku dominon krahu i lirë i punës. Mirëpo integrimi i Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë për disa profesione të tilla si përkthyesit, operatorët telefonikë, ekspertë të marketingut, disa specialistë të teknologjisë, dhe përgjithësisht profesione në të gjitha fushat e detyrave, në nivelin e ulët dhe të mesëm, po bëhen gjithnjë e më shumë të zëvendësueshëm. Studimet e deritanishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi duke zëvendësuar njerëzit, por kjo nuk po ndikon në rritjen e papunësisë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

723 views


💾

❌
❌