Vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, Katerina, donte të thyente heshtjen, të fliste për atë që ndjente në ato orët e para. Ajo foli ekskluzivisht për TACHYDROMOS dhe donte që fjalët e saj të përcilleshin më tej. Ajo mbante telefonin celular në duar dhe po e shikonte, duke treguar foton e nënës së saj, të mavijosur nga rrahjet, me plagët fatale të thikës në trup. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre. Pas një krize të parë që u bë publike disa muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vdekjen e 4-vjeçares shqiptare në Paxos të Greqisë, e cila u gjet e mbytur të premten pasdite në pishinën e një vile pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj. Sipas mediave greke, kërkimet për vajzën filluan rreth orës 16:00 dhe zgjatën thuajse 50 minuta, derisa u gjet rreth orës 16:50. Kryetari i bashkisë së Paxos, Spyros Vlachopoulos deklaroi se oficerët e policisë nxituan menjëherë në vendngjarje, të cilët u përpoqën të jepnin ndihmën e parë para se të mbërrinin mjekët, megjithatë fëmija kishte vdekur. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Dy persona vodhën një automjet me të cilin kryen një vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth. Gjatë ndjekjes nga policia ata hapën zjarr ndaj efektivëve. I plagosur gjate shkembimit te zjarrit mbeti njëri prej autorëve, Ardit Domi ndërsa tjetri Lorenc Çali është arrestuar Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al
Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një stuhi shiu dhe ere goditi qytetin, duke rrëzuar pemë, shkaktuar dëme në ndërtesa dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike, shkruan A2 CNN. Në Aeroportin Ndërkombëtar Phoenix Sky Harbor, era arriti deri në 113 km/h duke detyruar autoritetet të vendosnin ndalim të përkohshëm të fluturimeve për rreth një orë. Pas stuhisë, aeroporti raportoi vonesa deri në 30 minuta, ndërsa ekipet kontrollonin dëmet dhe rrjedhjet e mundshme nga çatitë. Shërbimi Kombëtar i Motit në Feniks lëshoi paralajmërime për stuhi pluhuri dhe stuhi të forta elektrike, duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve të ndalonin dhe të prisnin pasi të ishin plotësisht të sigurt për të rifilluar lëvizjen. Departamenti i Transportit i Arizonës raportoi shikueshmëri të reduktuar në autostradat I-10 dhe I-17 si dhe përmbytje në disa rrugë, duke apeluar për kujdes maksimal gjatë qarkullimit. Sipas PoëerOutage.us, më shumë se 60 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike, kryesisht në qarkun Maricopa. Në qytetin Gilbert, 35 kilometra në juglindje të Feniksit, policia raportoi semaforë jashtë funksionit dhe pemë të rrëzuara, duke këshilluar qytetarët të shmangnin udhëtimet e panevojshme. Stuhitë e pluhurit janë tipike për këtë periudhë të vitit në Arizona, por kjo goditje ishte veçanërisht e fortë, pasi tonelata pluhuri krijuan një mur gjigant që shtrihej për kilometra të tërë dhe ngrihej në mijëra metra lartësi. Parashikimet tregojnë se Feniksi do të përballet me temperatura shumë të larta dhe mundësi të tjera stuhish deri të mërkurën, para se moti të qetësohet në pjesën e dytë të javës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. 73 deputetë kanë votuar pro kandidaturës së Bashës. Kështu 6 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova do të ketë një Kuvend funksional, duke i hapur rrugën edhe përpjekjeve për formimin e qeverisë së re. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage
Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend. A2 CNN mëson se edhe ditën e sotme në selinë e qeverisë vijon të ketë vizita. Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen shoqërohej nga ish-Ministri i Financave Ervin Mete. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
Policia ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një hotel në Himarë, ku pronari ka kërcënuar me armë zjarri dy punonjëse të tij. Emanuel Shkëmbi sipas policisë u ka drejtuar armën një 21-vjeçareje, e cila punonte në hotel së bashku me nënën e saj, ndërsa më herët babai i tij e kishte dhunuar fizikisht të renë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë”, njofton policia. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN #lajmeshqip #foryoupage
Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut. Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë. “Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook. Ura që është hapur është për vetura dhe për njerëz dhe është vendosur pranë urës kryesore mbi Ibër që është e bllokuar për qarkullimin e veturave dhe ruhet nga Karabinierët italianë. Gurthemeli i dy urave të reja mbi Ibër u vendos në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.
Një problem shqetësues i përnatshëm po ua prish qetësinë banorëve të lagjes 9 në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve. Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e një grupi adoleshentësh, të cilët çdo mbrëmje mblidhen tek stolat e lagjes dhe qëndrojnë aty deri në orët e para të mëngjesit duke bërtitur, qeshur me zë të lartë e duke bërë zhurmë. Sipas saj, situata ka shkuar deri në orën 2-3 të mëngjesit, duke ua bërë të pamundur gjumin banorëve, të cilët kërkojnë vetëm pak qetësi. “Është kthyer në stres të përnatshëm”, shprehet ajo. Denoncuesja tregon se Policia e Durrësit është lajmëruar disa herë, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete. Madje, sipas banorëve, përgjigjet e efektivëve kanë qenë ironike. “Na kanë thënë: ‘Po mirë bëjnë që qeshin, çfarë t’iu bëjmë, t’ua ndalojmë të qeshurën?’”, shprehet qytetarja. Edhe përpjekjet e banorëve për të zgjidhur situatën me mirëkuptim nuk kanë dhënë rezultat. “Kur u kemi kërkuar të largohen, na kanë kërkuar falje për momentin, por më pas gjithçka ka vazhduar njësoj”, tregon ajo. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, duke theksuar se kërkesa e tyre është e thjeshtë: të mos lejohet prishja e qetësisë publike në një zonë të banuar gjatë orëve të natës.
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Viktima është identifikuar si Kujtim Luka nga fshati Marqinet, i cili u përplas për vdekje nga një automjet në momentin që ndodhej duke lëvizur në këmbë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, mjeti drejtohej nga Jani Tanushi, 53 vjeç, i cili pas ngjarjes është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Ende nuk dihen me saktësi shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident fatal, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit. Ngjarja solli një prezencë të lartë të policisë dhe mjeteve shëndetësore në vendngjarje, përfshirë edhe ambulancën e morgut, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët që raportuan rastin fillimisht. Për shkak të bllokimit dhe devijimit të qarkullimit, në autostradën Tiranë–Durrës u krijuan radhë kilometrike trafiku, që zgjatën për një kohë të gjatë.