Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 July 202524 ore

Lufta e humbur me zjarret që po djegin Shqipërinë

30 July 2025 at 02:47
Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 në monitorim dhe 8 të shuara. Zjarre aktive janë regjistruar në bashkitë Lurë, Mat, Bulqizë, Delvinë, Gramsh, …

Mungoi në prezantimin e Kodit të ri Penal, Çela publikisht kundër: Veprim i nxituar që mund të minojë drejtësinë

30 July 2025 at 02:46
Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Për Report TV, ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“. Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë …

Monika Kryemadhit i komunikohet mbyllja e hetimit: Nuk bashkëpunoj me SPAK

30 July 2025 at 02:44
Monika Kryemadhi u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimit. Në dyert e SPAK ajo tha se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje të prokurorëve. “Shtatë herë më kanë thërritur dhe nuk përgjigjem. Nuk ka më kuptim. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas ë gjykatë. …

Nëse qeverisja do të shihte veten në pasqyrë

30 July 2025 at 01:39
Në Shqipëri, pushteti është si një shishe raki që qarkullon në një dasmë fshati: kalon dorë më dorë, por gjithmonë përfundon tek i njëjti burrë. Dhe nuk ka rëndësi sa i dehur bëhet ky burrë — të gjithë të tjerët vazhdojnë t’i mbushin gotën, sepse kush guxon të thotë “jo” përfundon jashtë festës, duke ngrirë …
Before yesterday24 ore

Radha e Pallatit të Kongreseve për t’u shembur e për t’u ringritur mes kullave

26 July 2025 at 00:43
Si një turmë e shushatur, e aftë vetëm t’iu bindur urdhrave të partisë, këshilltarët bashkiakë të PS së Tiranës votuan të enjten pro një vendimi që i hap rrugën ndërhyrjes në Pallatin e Kongreseve, sipas një projekti ende të panjohur në zemër të kryeqytetit. Me shumicën e votave të Partisë Socialiste, një sipërfaqe prej mbi …

Vizita e Veliajt në spital, avokatët kërkesë “Burgjeve” për protokollin: U shoqërua nga 30 policë dhe hetues

26 July 2025 at 00:39
Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe shoqërimin e tij në spital. Ata pretendojnë se masat për shoqërimin kanë qenë ekstreme “duke shkelur çdo protokoll mjekësor dhe trajtimin njerëzor”. Bëhet fjalë për një vizitë mjekësore që Veliaj e ka kryer më 17 korrik. …

Donald Trump, Rezerva Federale dhe rreziku i ndërhyrjes politike

25 July 2025 at 03:20
Donald Trump nuk është presidenti i parë amerikan që zemërohet nga mënyra se si Rezerva Federale menaxhon ekonominë. Madje mund të thuhet se kjo është arsyeja pse u krijua kjo institucion: për të zemëruar presidentët. Zyrtarët e zgjedhur duan që ekonomia të rritet shpejt dhe menjëherë. Ndërkohë, detyra e Fed-it është të rezistojë ndaj politikave …

E megjithatë Veliaj është njeri, o njerëz!

24 July 2025 at 20:48
Sot rrjetet sociale janë mbushur me dëshmitë e policit që i dha celularin Erion Veliajt të fliste kur qe në makinën e burgut me bashkëshorten dhe vëllanë. Të gjithë në postime kishin veçuar një fjali, “Erioni po qante”. E pas kësaj me të drejtë janë lëshuar komentet me emërues të përbashkët, “ti të qash sa …

Një gabim i madh: Pse lejimi i shitjes së çipave Nvidia në Kinë kërcënon epërsinë amerikane në Inteligjencën Artificiale

24 July 2025 at 20:44
Administrata Trump njoftoi javën e kaluar se do të lejojë Kinën të blejë çipa të avancuar të inteligjencës artificiale nga gjiganti teknologjik Nvidia. Ky vendim, që përmbys kufizimet e mëparshme për shitjen e çipave, është një gabim i rëndë. Ai heq dorë nga pika më e fortë e ndikimit që kanë SHBA-të në fushën e …

Wall Street Journal: Trump u paralajmërua nga Departamenti i Drejtësisë se emri i tij ishte në dosjet e Epstein

24 July 2025 at 20:38
Sipas një raporti ekskluziv të Wall Street Journal, zyrtarët amerikanë i kanë komunikuar presidentit Donald Trump që në maj se emri i tij përmendej disa herë në dosjet voluminoze të lidhura me Jeffrey Epstein. Në një takim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi dhe zëvendësi i saj i thanë Trump-it se …

Berisha me skenar të ri për disfatën e 11 majit: U dhanë 450 leje ndërtimi si shpërblim për eksponentë të krimit

24 July 2025 at 20:36
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Sali Berisha sulmoi Kolegjin Zgjedhor pasi i rrëzoi opozitës edhe 3 ankimet e fundit për rezultatin e zgjedhjeve në Durrës, Elbasan e Fier. Nga selia blu, në një konferencë me gazetarët, kreu i PD tha se vendimi i Kolegjit tregon nënshtrimin e gjykatësve, ndërsa tha se po mbrojnë farsën …

400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj ish-zv/kryetares dhe zyrtarëve të tjerë

24 July 2025 at 20:34
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.68 të vitit 2025 për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme, ku janë …

26-vjeçarja në Fier vret babain: Ishte fanatik, s’më linte të vishesha si doja

24 July 2025 at 20:15
Një vajzë 26-vjeçare u arrestua ditën e sotme nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka vrarë babain e saj. Policia e Fierit njofton se si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, në pranga ka rënët 26-vjeçarja Emanilda Rama. Gjithashtu, është shoqëruar dhe nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e …

Kush është e afërmja e Ajola Xoxës që po fundos çiftin në SPAK

24 July 2025 at 20:13
Për herë të parë që prej krijimit, SPAK ka një të penduar drejtësie për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Adela Kondakçiu, një prej njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ka zbërthyer para prokurorëve gjithë skemën e korrupsionit të Ajola Xoxës dhe bashkëshortit të saj. …

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

24 July 2025 at 20:12
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisën në Vlorë dhe u përhapën në mbarë vendin, vulosën edhe për më skeptikët se Shqipëria komandohet nga një njeri i vetem. Eshtë Edi Rama që përcakton se kur do shkarkohet masivisht administrata e pushtetit lokal, se kur fadromat do godasin ndërtimet pa leje, pa …

Tre thirrjet për ndihmë nga Veliaj dhe tre refuzimet e Edi Ramës (DOSJA)

24 July 2025 at 20:08
Nga Dorian Kodra Momentin e arrestimit, çastin kur prangat të ftohin kyçet dhe polici të pëshpërit “Je nën arrest!” shkrimtari rus Aleksandër Solzhenjici e quan një “pikë thyerjeje” në jetën e një njeriu, një nga ato momente që truri e ka të vështirë ta perceptojë plotësisht, pasi i arrestuari nga njeri shndërrohet në një paketë, …

Demokraci e përzier me totalitarizmin

22 July 2025 at 15:35
LIRIA, BARAZIA DHE DREJTËSIA së bashku janë vlerat më të çmuara të DEMOKRACISË. Po cilat janë vendet që i respektojnë më shumë këto vlera? Studiuesi anglez Lewis Jackson, në librin e tij “Demokracia si sistem shoqëror”, shkruan: DEMOKRACI TË PLOTA kanë: Norvegjia, Islanda, Zelanda e Re, Kanadaja, Australia, Zvicra, Spanja dhe Kosta Rika. DEMOKRACI TË …

“Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK”

22 July 2025 at 15:25
Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar ashpër ndaj rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit nga hetimi penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, duke e cilësuar këtë një fushatë të orkestruar për ta paragjykuar në publik. Në një deklaratë të fortë publike, avokatët e tij denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar …

Saranda zgjohet në “shtetrrethim”, RENEA kontrolle gjatë natës në qytet!

22 July 2025 at 15:21
Saranda është kthyer muajin e fundit në epiqendër të veprimtarive kriminale, ku përplasja mes grupeve të ndryshme apo për interesa ekonomike deri edhe nëngjarje për motive të dobëta apo banale, ka shkaktuar disa persona të plagosur e deri tek shpërthime me eksploziv. Persona të armatosur, me precedentë të rëndë kriminalë e deri tek persona në …

Lapaj sfidon publikisht Shabanin: Të japim dorëheqjen të dy! Mandati t’i kalojë gruas më të votuar

22 July 2025 at 15:19
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes tij dhe Endrit Shabanit të Nismës Thurje, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni në zgjedhjet e 11 majit. Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas …
❌
❌