Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Koha Jone

Kalaja e Tiranës, një udhëtim mes historisë dhe jetës urbane dhe përshtypjeve të vetë turistëve që janë pasqyra e Shqipërisë turistike

By: njeshi
15 July 2025 at 22:47

Në vetë zemrën e Tiranës moderne, mes zhurmës së kafeneve dhe ritmit të shpejtë të qytetit, qëndron një hapësirë që të fton të ecësh më ngadalë: Kalaja e Tiranës. Jo si kështjellat klasike mesjetare që mbizotërojnë relievet shqiptare, por një kthesë urbane me gurë, portikë, rrugica dhe aromë historie, që është bërë sot një mozaik i kulturës, gastronomisë dhe identitetit të ri të kryeqytetit.

Source

Tentoi t’i shpëtonte policisë, aksidentohet për vdekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

By: rozalb
15 July 2025 at 21:56

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në zonën San Giovanni të komunës Motta di Livenza, në provincën e Trevisos, Itali. Viktima është 23-vjeçari Kevin Anghel, me origjinë shqiptare dhe banues në Pordenone. Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur humbi kontrollin e mjetit në përpjekje për t’i shmangur një pikë kontrolli…

Source

Egnatia turpërohet në pjesën e parë në Islandë, pëson 4 gola

By: rozalb
15 July 2025 at 21:49

Një mbrëmje për t’u harruar për Egnatian në Champions League, pasi është turpëruar 4-0 në 45 minutat e para nga islandezët e Breidablik. Sfida u zhbllokua shumë shpejt, në minutën e 15-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve që u finalizua nga Thorsteinson për rezultatin 1-0. Vetëm tetë minuta më vonë, në të 23-ën, Einarson dyfishoi shifrat, duke tronditur plotësisht formacionin e…

Source

Xhaka pranë kalimit në Arabinë Saudite, do të sfidojë Ronaldon

By: rozalb
15 July 2025 at 21:32

Granit Xhaka është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, me një transferim surprizë drejt Lindjes së Mesme. Sipas raportimeve të besueshme nga “The Athletic”, mesfushori shqiptar është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te Neom SC, një nga klubet më të rinj dhe më ambiciozë në Saudi Pro League. 32-vjeçari, i cili ka pasur një sezon fantastik me Bayer Leverkusen – duke…

Source

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ mbi pajisjet fiskale

By: rozalb
15 July 2025 at 21:12

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve dhe softuerëve fiskalë. Sipas arsyetimit të Gjykatës, udhëzimi ishte miratuar nga një qeveri dhe ministër në detyrë, që sipas saj nuk kishin kompetenca për nxjerrjen e akteve të tilla…

Source

Liverpooli bën gati ofertën e “çmendur, 120 milionë euro për Alexander Isak

By: rozalb
15 July 2025 at 20:58

Liverpool ka vendosur të fokusohet te Alexander Isak si objektivin kryesor për repartin e sulmit. Sipas mediave britanike, “The Reds” janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez të Newcastle United. Pavarësisht ofertës marramendëse, drejtuesit e “Magpies” nuk kanë ndërmend ta shesin Isak këtë verë dhe duan ta mbajnë të paktën edhe për një…

Source

Trump për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk e kam mbyllur me të!

By: rozalb
15 July 2025 at 20:38

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin, por nuk e konsideron marrëdhënien mes tyre të përfunduar. Në një intervistë telefonike ekskluzive për BBC, Trump tha se “nuk i beson thuajse askujt”, kur u pyet drejtpërdrejt nëse ka ende besim te udhëheqësi rus. Deklaratat vijnë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi dërgimin e armëve për…

Source

9 vjet nga reforma në drejtësi, Sokol Sadushi flet për dosjet, presionin politik dhe kushtetuesen

By: rozalb
15 July 2025 at 20:09

Në një intervistë ekskluzive për RTSH, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka folur në prag të 9-vjetorit të reformës në drejtësi, duke vënë në fokus sfidat kryesore që sistemi ka kaluar gjatë këtyre viteve. Ai është ndalur veçanërisht te trajtimi i dosjeve gjyqësore, presioni politik mbi drejtësinë dhe roli i Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës.

Source

Asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

By: rozalb
15 July 2025 at 19:43

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një vizitë në bashkinë e Lushnjës për të ndjekur nga afër funksionimin e sporteleve të asistencës për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës digjitale e-Albania. E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku theksoi se qeveria ka nisur një inspektim…

Source

Milani bën gati ofertën për anësorin e Real Madridit

By: rozalb
15 July 2025 at 19:26

Pas dështimit të pistës që çonte te Archie Broën, Milan ka kthyer sytë nga Real Madridi për të gjetur pasuesin e Theo Hernandez, një lëvizje që kujton transferimin e vetë francezit nga “Los Blancos” në verën e vitit 2019 nën drejtimin e Paolo Maldinit. Emri më i fundit në listën e drejtorit Tare është ai i Fran Garcia, mbrojtës i majtë 25-vjeçar, i rritur në akademinë e Realit. I lindur në vitin…

Source

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

By: rozalb
15 July 2025 at 19:18

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në komentet për shtypin pas takimit të saj me kancelarin austriak Christian Stocker në Palazzo Chigi foli edhe kritikat e Trump ndaj Putinit. “Vazhdojmë të mos shohim përparim nga pala ruse: Rusia vazhdon të shënjestrojë civilët me sulme gjithnjë e më brutale, duke demonstruar se sa pak është Moska e përkushtuar për të ndërtuar paqen që të gjithë kërkojmë…

Source

Aksident tragjik në autostradën A1 në Firence: Tre viktima dhe dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

By: rozalb
15 July 2025 at 18:49

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të martën pasdite, rreth orës 14:30, në autostradën A1 në zonën e Firences, përgjatë Variante di Valico, brenda tunelit “di Base”. Një makinë me pesë persona në bord është përplasur dhunshëm me një kamion, duke sjellë pasoja tragjike: tre burra humbën jetën në vend, ndërsa një grua dhe një vajzë e vogël mbetën të plagosura rëndë. Sipas të dhënave paraprake…

Source

Dorëheqje masive drejtorë dhe administratorë njësish në të gjithë Republikën

By: njeshi
15 July 2025 at 18:33

Pas ultimatumit të kryeministrit Rama ndaj bashkive të vendit për mos eficensë ndaj qytetarëve, ka filluar orteku i dorëheqjeve nga drejtorë e administratorë njësish në krejt territorin e vendit. Ndërkohë vetëm Tirana nuk ka filluar, ndërsa të githa bashkitë, sidomos ato problematike, janë dorëzuar letrat e dorëheqjes.

Source

Fiorentina bën gati ofertën e parë për të marrë Asllanin nga Interi

By: rozalb
15 July 2025 at 18:27

Ristrukturimi i skuadrës së Interit nis nga mesfusha dhe pas qetësimit të situatës rreth Hakan Çalhanoglu, një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga zikaltrit mbetet Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit dhe drejtuesve, edhe pse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Interesimet për të nuk mungojnë, por deri tani nuk ka…

Source

Rrëzohet aeroplani në Florida, banorët shpëtojnë 4 pasagjerët (VIDEO)

By: rozalb
15 July 2025 at 18:06

Banorët në Florida arritën të shpëtonin katër persona, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin u përplas me një pemë dhe u përfshi nga flakët. Aeroplani i vogël u rrëzua në Pembroke Pines të shtunën, 1 milje larg një piste në aeroportin North Perry. Incidenti u kap në videon e kamerave të sigurisë dhe nga fqinjët, të cilët u panë duke nxituar në vendngjarje. Një fqinj tha se “motori i aeroplanit po…

Source

Berisha takohet me deputetë të Bundestagut gjerman: Diskutuam për zgjerimin e BE-së dhe zgjedhjet e 11 majit

By: rozalb
15 July 2025 at 17:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë, më 15 korrik, një takim me dy deputetë të Bundestagut gjerman: Tilman Kuban, zëdhënës për Çështjet Evropiane i CDU/CSU, dhe Dr. David Preisendanz, të dy anëtarë të Komisionit për Çështjet e BE-së në parlamentin gjerman. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi vizitën e tyre në Tiranë si një shenjë të qartë të…

Source

I riu shqiptar sulmon karabinierët gjatë kontrollit, i sekuestrohen kokainë, para dhe fishekzjarrë

By: rozalb
15 July 2025 at 17:32

Një kontroll rutinë i karabinierëve në zonën e Lazios, pranë Via Pontina Vecchia në Romë, ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve shqiptarë dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe parash. Sipas burimeve zyrtare, patrulla ndaloi një automjet me dy persona në të, të cilët sapo vunë re forcat e rendit, hodhën nga dritarja një pako me kokainë të paketuar në vakum.

Source

Dy ekipet e Bundesliga-s hidhen në sulm për Armando Brojën

By: rozalb
15 July 2025 at 17:18

E ardhmja e sulmuesit shqiptar Armando Broja te Chelsea duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa interesimi nga Bundesliga për kartonin e tij po rritet ndjeshëm. Sipas raportimeve nga The Athletic, dy klube të rëndësishme gjermane, RB Leipzig dhe VfB Stuttgart, janë në ndjekje të 23-vjeçarit dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij gjatë kësaj vere. Te RB Leipzig, Broja shihet si një…

Source

Tryezë diskutimi për kushtet e punës në median audiovizive: AMA dhe Inspektorati i Punës nisin vlerësimin e standardeve

By: rozalb
15 July 2025 at 17:12

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, organizoi sot një tryezë bashkëbisedimi me fokus në përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët dhe punonjësit e sektorit mediatik audioviziv. Kjo tryezë shënon aktivitetin e parë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, dhe ka për qëllim krijimin…

Source

❌
❌