Normal view

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

14 April 2026 at 21:40
Zjarri i cili përfshiu kompleksin “Arlis” pranë QSUT-së në Tiranë, është vënë nën kontroll. Ndërkohë që numri i personave të cilët janë lënduar si pasojë e kësaj situate ka shkuar në 11. Ata ndodhen në QSUT dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. Më herët, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tha se flakët shkaktuan dëme […]

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

14 April 2026 at 21:20
Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin që përfshiu kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi. Ai akuzon gjithashtu se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson […]

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

14 April 2026 at 21:02
Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm ka njoftuar se po ndjek me vëmendje situatën. Me urdhër të Inspektorit të Përgjithshëm Dashnor Sula, është ngritur një grup pune për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi i punës do të kontrollojë nëse aktivitetet ekonomike […]

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

14 April 2026 at 20:59
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet në kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Lamallari u shpreh për mediat se gjendja e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Teksa vijon operacioni për vënien […]

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

14 April 2026 at 20:48
Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku tregoi shkakun e nisjes së zjarrit në pallatin 12-katësh pranë spitalit “Nënë Tereza”. Ai u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve. “Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. […]

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

14 April 2026 at 20:44
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një pallat 12-katësh pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ndërsa forcat zjarrfikëse luftuan për mbi 3 orë me flakët. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe u ngjit me shpejtësi deri në katin e sipërm përmes fasadës së jashtme. Lidhur me […]

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

14 April 2026 at 20:32
Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter pas përfundimit të bisedimeve me Libanin ka dhënë një konferencë për mediat. Ai i ka cilësuar bisedimet ‘një fitore për paqen’. “Sot zbuluam se jemi në të njëjtën anë të ekuacionit dhe kjo është gjëja më pozitive që mund të kishim arritur”, thotë ai në një deklaratë. Palët […]

“Kemi izoluar zjarrin, pa rrezik për përhapje”, shefi: Po punojmë me 3 autoshkallë,drejt përfundimit

14 April 2026 at 20:17
Shkëlqim Goxhaj: në momentet e para u përqëndruam në evakuimin e qytetarëve që ishin në objekt, ku vendosëm 2 autoshkallë në pjesën perëndimore dhe tjetra në pjesën veriore. Kemi izoluar vatrën e zjarrit brenda një seksioni dhe nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në seksionet e tjera.

Bushati: Zgjedhjet në Hungari rrëzuan propagandën e Orban

14 April 2026 at 20:06
Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari vetëdeklarohej si ‘demokraci joliberale’. Vështruar në një plan më të gjerë, ky është muzgu i zymtë i një modeli sundimi, mbështjellë me maskë ideologjike. Cikli populist është i përkohshëm Humbja […]

“Zjarri që ‘përpiu’ dyshohet nga marketi në katin e parë – mungonin shkallët e emergjencës

14 April 2026 at 19:54
Zjarri që përfshiu një pallat të tërë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, dyshohet se nisi nga një market që ndodhej në katin e parë. Flakët më pas u ngjitën në godinë përmes fasadës së jashtme, duke arritur deri në katin e 12-të. Deri më tani raportohen 7 persona të raportuar, mes tyre zjarrfikës dhe […]

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Shkaku i panjohur, bilanci pas shuarjes së zjarrit

14 April 2026 at 19:25
“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie të vogla dhe nuk kanë probleme të rënda. Banesat janë ende në pushtetin e zjarrit. Është akoma shpejt për të folur për vatrën e zjarrit, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë personat do pyeten”, u […]

Ministri Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë në çdo çështje të interesit kombëtar

14 April 2026 at 19:22
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim në Tiranë në kuadër të Samitit të IV të Diasporës Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca. Pas takimit, Hoxha dhe Konjufca dhanë në deklaratë për shtyp, ku theksuan se ky samit është një […]

Dy orë luftë me flakët, çfarë mbeti pas nga zjarri që përpiu të gjithë pallatin pranë QSUT

14 April 2026 at 19:14
Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi pranë QSUT në Tiranë. Flakët, që nisën në fasadën e pallatit, përpinë gjysmën e tij, përfshirë dhe shumë banesa. Prej më shumë se dy orësh, zjarrfikësit kanë qenë në luftë me flakët, ndërsa raportohet se tre prej tyre janë dërguar në urgjencën e […]

Flakët shkrumbojnë gjithçka, helikopteri ndërhyn nga ajri për shuarjen e zjarrit

14 April 2026 at 18:28
Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që përfshiu fasadën e pallatit pranë QSUT. Ndërkohë, falë ndërhyrjes së zjarrfikëse u shpëtuan dy gra. Ndërsa situata vijon ende të mbetet shqetësuese, pasi zjarri ka shkrumbuar gjithçka.

Hajdari takim me sipërmarrësit në Vilëbashtovë: Premton përmirësim të vijës bregdetare

14 April 2026 at 18:22
Shkëlqim Hajdari ka zhvilluar një takim në Vilëbashtovë me përfaqësues të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari në detyrë i Bashkisë Rrogozhinë, Andi Proshka, si dhe Prof. Dr. Rexhep Uka dhe gazetari Milaim Zeka. Gjatë takimit, sipërmarrësit e zonës paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimin […]

Shmanget rreziku/ Pallati në flakë, zjarrfikësit hyjnë në ndërtesë dhe evakuojnë një banore

14 April 2026 at 18:11
Një banore është evakuuar nga zjarrfikësit, në pallatin e përfshirë nga flakët në Tiranë. Forcat zjarrfikëse kanë hyrë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri, duke shpëtuar një të moshuar. Nga flakët është përfshirë fasada e pallatit, e cila është dëmtuar plotësisht. Nuk dihen nëse ka ende persona të tjerë në ndërtesë, teksa forcat […]

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

14 April 2026 at 18:08
Zgjerohet perimetri i zjarrit në kompleksin e pallateve “Arlis” sh.p.k në pronësi të Armand Lilos, përballë farmacisë nr.10 në Tiranë. Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë fasadën e kompleksit, ndërsa vijon puna e zjarrfikësve për të evakuuar banorët dhe shuar flakët. Një punonjë zjarrfikës është larguar dhe transportuar në spital për shkak se nuk ndjehej […]

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

14 April 2026 at 17:57
Një zjarr i frikshëm ka rënë në Tiranë, në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallti. Siç raportohet, nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa flakët kanë përfshirë fasadën e pallatit.
❌