Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Revista Who

Vajza që u përfol si e dashura e Ledrit sapo bëri një postim dhe fansat janë të bindur se i dedikohet atij

By: gi ada
28 August 2025 at 20:11
Rina Zaiti ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në TikTok, duke zbuluar se gjendet në një fazë “single” dhe duke dhënë një ide të qartë për tiparet që kërkon tek partneri i ardhshëm. “Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale. […]

Po thonë se filmi i ri i Tom Cruise është më i shtrenjti në botë… por e vërteta është pak më ndryshe!

By: gi ada
28 August 2025 at 19:53
Që në momentin që doli në kinema më 23 maj, filmi i ri i Tom Cruise, Mission: Impossible – The Final Reckoning, u përfol si “filmi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave”. Me një buxhet që arriti në rreth 400 milionë dollarë, produksioni është padyshim një nga më të kushtueshmit në histori. Shpenzimet u […]

Prindërit padisin ChatGPT pas bisedave shokuese të 16-vjeçarit para vetëvrasjes 

By: gi ada
28 August 2025 at 18:34
Matt dhe Maria Raine kanë ngritur një padi kundër OpenAI dhe CEO-së Sam Altman, duke pretenduar se ChatGPT luajti një rol në vetëvrasjen e djalit të tyre 16-vjeçar, Adam Raine. Kjo padi, depozituar të martën më 26 gusht në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, shënon herën e parë që kompania OpenAI akuzohet ligjërisht për inkurajim […]

Princesha e Dubait thyen të gjitha rregullat: Shpall fejesën me reperin e famshëm!

By: gi ada
28 August 2025 at 17:17
Pas muajsh thashetheme, romanca e princeshës së Dubait, Sheikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum, me një reper të njohur ka marrë një kthesë të madhe: ata janë zyrtarisht të fejuar. Çifti e bëri publik rikthimin e lidhjes së tyre pas një propozimi romantik gjatë “Paris Fashion Week” në qershor, vetëm disa ditë pasi ai u […]

“Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe”, Kelly rrëfen betejën me paralizën faciale!

By: man jola
28 August 2025 at 13:09
Këngëtari i njohur shqiptar Florian Carkanji, i njohur me emrin artistik Kelly dhe ish-banori i Big Brother Albania Vip 4, ka ndarë me publikun një lajm të vështirë lidhur me shëndetin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kelly tregoi se po përballet me paralizë faciale, e cila i ka prekur gjysmën e fytyrës, […]
Yesterday — 27 August 2025Revista Who

Taylor Swift nuk ia lë asgjë rastësisë: Si fejesa me Travis ishte një kod numerologjik!

By: gi ada
27 August 2025 at 21:13
Nëse mendonit se fejesa e Taylor Swift do të ishte një njoftim i thjeshtë, gaboheni. Mbretëresha e pop-it i ka mësuar fansat të mos lënë pa vënë re asnjë detaj – dhe kësaj here ata zbuluan një mesazh të fshehur në stilin e saj të zakonshëm: numerologjinë. Numri i famshëm 13, që është simboli i […]

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

By: gi ada
27 August 2025 at 19:35
Mobilimi i shtëpisë nuk ka pse të jetë i vështirë dhe me buxhet të tepruar. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për të arritur një look elegant pa shumë kosto! 1. Zgjidh ngjyra elegante Ngjyrat neutrale si kremi, gri i hapur, ose e bardha krijojnë ndjesinë e luksit. Mund t’i kombinosh me aksesorë të vegjël në […]

Manipulim me AI? Will Smith akuzohet për mashtrimin më të çuditshëm të vitit!

By: gi ada
27 August 2025 at 18:40
Will Smith është futur sërish në qendër të kritikave, këtë herë jo për një veprim në skenë, por për një video të postuar në Instagram gjatë koncertit të tij në Scarborough. Në pamje të parë gjithçka duket normale: fansat me pankarta si “Të duam Will” dhe “‘You Can Make It’ më ndihmoi t’i mbijetoja kancerit”. […]

Për fejesën e Taylor Swift reagoi dhe vetë Trump! 

By: gi ada
27 August 2025 at 17:13
Donald Trump ka kaluar nga fyerjet e ashpra në fjalë të ëmbla për Taylor Swift – dhe kjo ka ndezur polemika. Vetëm pak muaj më parë ai shpalli në Truth Social: “I HATE TAYLOR SWIFT!” dhe tha se këngëtarja nuk ishte më “hot”. Madje në një intervistë në 2023 ishte tallur me lidhjen e saj […]

Nuk i del e keqja me familjen mbretërore, Meghan Markle: Nuk isha vetvetja, duhet të vishja…

By: man jola
27 August 2025 at 13:17
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore britanike. Në një intervistë për Bloomberg Originals, ajo foli hapur për periudhën kur ndjehej e kufizuar nga protokollet mbretërore dhe jo autentike. “Nuk e kam të vështirë të jem afër me publikun, unë thjesht jam vetvetja. Ishte ndryshe disa vite më […]

Pamja e re e Donatella Versace-s e bëri rrjetin lëmsh!

By: man jola
27 August 2025 at 10:52
Donatella Versace ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një foto të re, ku duket më rrezatuese se kurrë. Stilistja e njohur italiane, tashmë 70 vjeç, publikoi një imazh të saj të shoqëruar me mbishkrimin “Muzgu i verës”. Në foto, Versace shfaqet me një fustan të artë të shndritshëm, ndërsa rrezet e diellit ndriçojnë […]
Before yesterdayRevista Who

“Le të fillojë ftesa”, Bieta i vuri pikat mbi i për sezonin e ri të emisionit!

By: gi ada
26 August 2025 at 21:06
Bieta Sulo ka konfirmuar rikthimin e saj në moderimin e programit të dashur “Ftesë në Pesë” për sezonin e ri në Top Channel, përmes një postimi tërheqës në Instagram. “Le të fillojë festa… ftesa doja të thoja 😅 Duke u bërë gati, sezon i ri, studio e re dhe një Bietë e re??????” – shkruan […]

Taylor Swift zyrtarisht e fejuar! Historia e dashurisë që nisi me një gabim

By: gi ada
26 August 2025 at 19:46
Po, është zyrtare: Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar! Çifti që riktheu besimin te romanca në epokën e TikTok-ut ndau lajmin me një postim të përbashkët në Instagram: mes luleve, buqetave dhe një unaze klasike që shkëlqen po aq sa karriera e tyre e përbashkët. Në përshkrim, Taylor shkruan: “Mësuesja e anglishtes dhe mësuesi […]

Skandal për Disney-n: Snoop Dogg zbulon pse ka frikë të çojë fëmijët në kinema

By: gi ada
26 August 2025 at 17:36
Snoop Dogg ka bërë një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit, duke treguar hapur shqetësimin e tij për disa skena të filmave të rinj të Disney/Pixar. Reperi kujtoi momentin kur pa filmin “Lightyear” (2022) dhe mbeti i hutuar nga një skenë puthjeje midis personazheve të të njëjtit seks. Në një intervistë për podcastin It’s […]

Jo më italianët! Këto 2 shtete po e mbushin Shqipërinë me turistë këtë vit!

By: gi ada
26 August 2025 at 16:35
Nëse vitet e kaluara dëgjoje më shpesh “Ciao” në rrugët e Tiranës apo në bregdet, këtë verë tingëllon ndryshe. “Bonjour” dhe “Hallo” janë fjalët që të zënë veshin gjithandej. Studentë, të rinj me çanta shpine, çifte që shëtisin nëpër rrugicat e kryeqytetit apo shijojnë kafenë në baret e Sarandës – duket se janë francezët dhe […]

Nga bukuria te rreziku: BE dhe Zvicra heqin nga tregu llojet kancerogjene të manikyrit xhel!

By: man jola
26 August 2025 at 10:47
Bashkimi Evropian dhe Zvicra kanë marrë një vendim të përbashkët për të ndaluar përdorimin e TPO (Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide) në produktet kozmetike, përfshirë manikyrët me xhel. Ky përbërës është përdorur gjerësisht si fotoiniciator, pra një substancë që ndihmon tharjen dhe ngurtësimin e xhelit nën llampat UV/LED. Pse ndalohet? • Autoritetet shkencore e kanë klasifikuar TPO si […]

Martesa nr.3 në horizont! Jennifer Aniston s’e fsheh më: “Ai është burri i jetës sime”

By: gi ada
25 August 2025 at 21:11
Jennifer Aniston duket se më në fund ka gjetur paqen dhe dashurinë që kërkonte prej kohësh. Sipas mediave të huaja, aktorja e njohur e “Friends” është gati të ecë drejt altarit me partnerin e saj, Jim Curtis. Burime pranë çiftit zbulojnë se lidhja e tyre ka marrë një kthesë të shpejtë dhe shumë serioze. “Jen […]

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

By: man jola
25 August 2025 at 21:07
Intervista nga Manjola Markola/Photoshooting: Geljant Kaleci/ Make-up: Henri Gjata (MUA)/ Hairstyle: Flori_Hairstyle/ Location: Arte Hotel Boutique “Arroje-arroje-arroje”! Po, këtë herë me ne është Loredana Brati. U shfaq si një vajzë e panjohur për publikun dhe doli me një dashuri të madhe prej tij. Mes emocioneve, pengjeve, miqësive, intrigave dhe dashurisë, Loredana rrëfen gjithçka që përjetoi […]

Alarmi i ri për nënat shtatzëna: Ky ilaç rrit rrezikun e autizmit dhe ADHD-së! 

By: gi ada
25 August 2025 at 18:26
Një studim i gjerë i realizuar nga Harvard School of Public Health dhe Mount Sinai, ka ringjallur shqetësimet mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë. Sipas të dhënave të mbledhura nga mbi 100 mijë persona dhe analizës së 46 studimeve të mëparshme, ekspozimi ndaj acetaminofenit – substanca aktive e njohur në barna si Paracetamol apo Tylenol […]

“Haram ai që…”/Me buqetë lulesh dhe këngën e Olsit, vallë kë po thumbon ish-banorja e BBV?

By: gi ada
25 August 2025 at 17:15
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kaderi, po rikthehet fuqishëm në vëmendjen e mediave rozë. Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale ka ndezur kureshtjen e ndjekësve, pasi ajo ka pozuar me një buqetë të madhe me lule, duke lënë pas shumë pikëpyetje. Në sfond dëgjohet kënga e Ols Bylykut, ku refreni thotë: “Oj […]
❌
❌