Normal view
Luiz Ejlli: Pas 40 vitesh, kam gjithçka që kam ëndërruar!
“Nuk kemi fare kimi!” Rudina Dembacaj ka një koment për secilën nga koleget e “Goca & Gra”
Ledri merr dhuratën luksoze nga një person anonim dhe të gjithëve u shkon mendja te Xhensila!
Brad Pitt gati të bëhet sërish baba, por Ines e vë përballë një zgjedhje të vështirë
Mjaftoi një shkelje syri që Marcon dhe Kate Middleton të bënin xhiron e rrjetit bashkë!
Shpat Kasapi mohoi ndarjen, por Selvija lëshoi një tjetër “bombë” në Instagram!
Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë
Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit.
“Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho.
Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, probleme me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhet me mënyrën se si funksionon Bordi i këtij institucioni. “Bordi ka autoritetin ta vendosi drejtorin e përgjithshëm të ARRSH-së me shpatulla pas muri, por nuk e bën. Kjo gjë sjell edhe mundësitë që drejtuesi i ARRSH-së ti realizojë tenderat sipas “porosive” nga lart”, u shpreh inxh. Nazarko.
Tenderi i parë lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve të Rajoni Verior, Loti XII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Kuben- Vasie” me fond limit 117 milionë lekë. Nga mesi i dhjetorit 2020, Verdho do të shpallte fitues kompanitë “ALKO” me ofertë 114 milionë lekë, me ofertë më të lartë se kompania tjetër “DODA R”, e cila kishte ofruar 113 milionë lekë, ose 1 milionë lekë më pak se kompanitë “ALKO”.
Kompania “DODA-R” do të paraqiste ankesën te ARRSH-ja se vlerësimi me pikë ishte i padrejtë, duke nënvizuar faktin se vlerësimi për ofertën më ekonomike zë peshën kryesore, si edhe kishte të njëjtën eksperiencë në realizimin e kontratave të tilla. Gjithsesi bie në sy fakti se ARRSH-ja, i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqitet pranë zyrave qendrore për ankesën, ndërkohë që mund të ishte bërë procesi në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë. Ashtu si ARRSH-ja, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e kompanisë.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e e rrugëve të Rajonit Verior, Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi – Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence” me fond limit 112 milionë lekë. Ky tender është fituar nga bashkimi i kompanive “ALKO” me ofertë 109 milionë lekë, përsëri me ofertë më të lartë se kompania garuese, në këtë rast “SIRETA -2F” shpk.
Kjo e fundit ka paraqitur ankesë, por vendimi i Ergys Verdhos nuk është ndryshuar, duke i dhënë përsëri fonde publike kompanive të lidhura me Arbër Abazin, ku nuk mungojnë edhe fondet e akorduara nga Evis Berberi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinier Romeo Nazarko, tenderat e mirëmbajtjes kanë të njëjtën skemë si tenderat e tjetër të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Ne shohim plot rrugë në jug dhe në veri të Shqipërisë që nuk mirëmbahen. Por ky nuk është problemi më i madh pasi rreziku real janë rrugët që kanë defekte në projektim, tek të cilat shoferët e rinj rrezikojnë shumë. Po nuk folëm sot, nesër do të jetë tepër vonë për brezat që po vijnë”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko.
Por a po mirëmbahen rrugët nga kompanitë “Alko”?
Një nga tenderat e mirëmbajtjes që ka shfaqur probleme me zbatimin është kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qendror, Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se një pjesë e kësaj rruge nuk është mirëmbajtur duke shkelur rregullat e mirëmbajtjes. Në kontratën e nënshkruar mes ARRSH-së dhe kompanive “ALKO” kërkohet që të vendoset sinjalistika, të rehabilitohet rruga dhe të rregullohet pjesa e bimësisë që devijon në rrugë.
Por kjo rrugë, e cila ka lëvizje është lënë në harresë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë.
Alko Impex, falsifikues dokumentesh
ALKO është eleminuar në disa tendera sepse ka falsifikuar dokumentet për të fituar garën, por në disa raste ka arritur të fitojë tenderat, duke mos plotësuar kushtin për xhiron vjetore. Ka qenë tenderi për “Ndërtim trotuari përgjatë rrugës nacionale (ndriçim, gjelbërim” Prrenjas i organizuar nga Bashkia e Prrenjasit në vitin 2017, ku sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, kompania “Alko Impex General Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara për punime të ngjashme.
Konkretisht, kjo kompani, e cila e ka bazën në Kosovë dhe ka si aksioner Imer Ademin dhe administrator Arbër Abazin, ka paraqitur si shembull i një pune të ngjashme për tenderin që garonte, kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë me vlerë 3.5 milionë euro. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka komunikuar me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, ku ka zbuluar se kontrata e lidhur nga kompania ishte me vlerë 153 mijë euro, gjë e cila e skualifikon automatikisht konmpaninë.
Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë, e cila nuk e ka herën e parë që ka fallsifikuar dokumentet për të garuar dhe për të fituar tenderat publikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se kompanitë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction”, në shumicën e rasteve kanë dalë të fituara nga ankesat te Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit. Por teksa Evis Berberi ndodhet në burg për akuzat me tenderat dhe pastrim parash, para disa ditësh është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri për një nga tenderat e ARRSH-së duke u pezulluar nga detyra.
Disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ballukut janë arrestuar ose janë nën hetim nga SPAK, por shkeljet e kësaj kompanie dhe favorizimet nga zv/kryeministrja Balluku qëndrojnë larg shqetësimeve të Drejtësisë, ku mos të harrojmë se dita ditës këto kompani fuqizohen ekonomikisht në dëm të konkurrencës.
“Vetting” ka bërë një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posacme përsa i përket ecurisë së hetimeve për denoncimin ndaj Ballukut nga gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK ka zbuluar se në 10 nëntor 2021 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 303, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal nga shtetasi Kastriot Myftaraj ndaj shtetases Belinda Balluku. Por sipas të dhënave mediatike, i ndjeri Myftaraj është paraqitur në SPAK në 3 nëntor 2021, ndërkohë ka një javë diferencë midis padisë dhe regjistrimit të saj në regjistrin e SPAK-ut.
Prokuroria e Posaçme do të zbulonte se po në të njëjtën datë, më 10 nëntor 2021, i ndjeri Myftaraj ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr nga kallëzimi i tij ndaj ministres Balluku. Në përgjigje SPAK deklaron se pavarësisht tërheqjes nga kallëzimit të Kastriot Myftaraj, ka vazhduar me verifikimet. Por ajo që ka shtuar dyshimet dhe misterin me këtë rast është fakti se brenda 4 ditësh në kohë rekord SPAK ka sqaruar çdo gjë, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë kryer verifikimet e kallëzimit nga Myftaraj duke vendosur mosfillimin e procedimit penal më 15 nëntor 2021 pasi pretendimet e të ndjerit nuk kishin elementë penalë të falsifikimit. Në mbyllje të letrës, Prokuroria e Posaçme shton se vendimi i është njoftuar menjëherë kallëzuesit, ku rezulton se Myftaraj nuk ka ushtruar ankim në Gjykatë.
Sipas avokatit Llangozi, Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me hetimet pasi vonesat ngrenë shumë pikëpyetje. “Ne kemi rastin e ish-zv/kryeministrit Ahmetajt, dosja flinte në Prokurori dhe vetëm pasi u bë publike në media pati zhvillime. Mendoj se SPAK-u duhet të jetë më funksional me hetimet pasi vonesat e gjata nuk japin drejtësi në masën e duhur”, tha avokati Llangozi.
“Vetting” i ka bërë një kërkesë për informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në muajin shkurt 2025. Prej 5 muajsh, institucioni që drejtohet nga Evgjeni Bashari ruan me fanatizëm dosjet e drejtorave dhe zv/ministrave të Ballukut, duke penguar verifikimin e fakteve që ekspozojnë konfliktet e interesit dhe indiciet për korrupsion.
Mjegullaja rreth hetimeve ndaj Ballukut dhe standardi i këtyre hetimeve ndaj bashkëpunëtorëve të numrit dy të qeverisë shqiptare ngrenë pikëpyetje për vetë procesin. E gjithë garda e Ballukut goditet dalëngadalë, duke i trajtuar rastet si korrupsion individual ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe provat që ka sjellë “Vetting” tregojnë se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë Alko Impex dhe kompanitë e familjarëve të kabinetit të Ballukut, si Drejtori i Kabinetit në zv/kryeministri Ermal Nufi.
The post Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë appeared first on Sot News | Lajme.
Noizy reagon pas lajmit të arrestimit në Zvicër: Një keqkuptim i rëndë!
Historike / Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vitesh!
-
- “Nuk mund të hesht më”, Parashqevi Simaku në një rrëfim të ndjerë: Nuk jam ajo që po përpiqen të paraqesin
“Nuk mund të hesht më”, Parashqevi Simaku në një rrëfim të ndjerë: Nuk jam ajo që po përpiqen të paraqesin
Ledri feston ditëlindjen, por urimi i Xhensilës mori të gjithë vëmendjen!
-
- Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…
Nuk ndihmoi, por filmoi, dëshmitari i aksidentit fatal të Diogo Jotës: Makina nuk ishte me shpejtësi, nuk munda të…
Breaking News me Fabiola Hoxhën, (10/07/2025)
Ish-banori i “BBVK” bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës!
-
- SPAK zbarkon te afera e Aeroportit të Vlorës, ja si Belinda Balluku ia dorëzoi Pacollit koncesionin 138 milionë euro…
SPAK zbarkon te afera e Aeroportit të Vlorës, ja si Belinda Balluku ia dorëzoi Pacollit koncesionin 138 milionë euro…
Afera e Aeroportit të Vlorës, me një kosto 138 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe me pasoja të rënda për zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës, është vënë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Në përgjigje të një kërkese për informacion, Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se ka regjistruar një procedim penal për këtë kontratë koncesionare, e cila u përgatit, u promovua dhe u mbikëqyr politikisht nga ministrja Belinda Balluku. Emri i Ballukut përmendet në kallëzimet penale të dorëzuara në SPAK, ku akuzohet për favorizim dhe përfshirje në skemën e manipulimit të procedurës.
Në qendër të hetimit është mënyra se si kompania e ndërtimit “Mabco Construction” e Behgjet Pacollit pa asnjë përvojë në fushën e aviacionit arriti të marrë kontrollin pothuajse të plotë të projektit përmes një skeme të dyshimtë, ku partnerët turq u larguan papritur dhe aksionet iu shitën për vetëm 4.450 euro. Ndërkohë, dokumentet zyrtare, studimet e fizibilitetit të dyshimta, garancia për të ardhura minimale nga shteti dhe shkelja flagrante e ligjit për zonat e mbrojtura janë tashmë pjesë e një dosjeje që rrezikon të kthehet në një nga hetimet më të mëdha për korrupsion të nivelit të lartë në sektorin e infrastrukturës.
Prapaskenat
Koncesioni 35 -vjeçar është thuajse plotësisht i Behgjet Pacollit, pasi turqit që ishin pjesë përbërëse e konsorciumit që fitoi koncesionin u larguan. Kompania “Mabco Constructions SA” e Pacollit bleu për vetëm 4.450 euro 40 % të aksioneve të kompanisë turke “YDA Insaat Sanayi Ticaret”, që ishte ortake në shoqërinë Vlora International Airport. Në këtë mënyrë Pacolli futi në dorë 98 % të aksioneve të shoqërisë. 2 % i zotëron kompania tjetër nga Kosova, 2A Group, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, i cili deri në vitin 2019 ka qenë konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë. Pacolli ka vepruar si pronar i vetëm edhe kur turqit ishin pjesë e shoqërisë. Nga pasqyrat financiare rezulton se ai ka financuar të gjithë kontributin financiar nëpërmjet “Mabco Construction”.
Dy aksionerët e tjerë nuk kanë dhënë asnjë financim. Ky fakt dhe blerja e aksioneve të kompanisë turke ngrenë dyshime se turqit kanë marrë pjesë në garë vetëm për të plotësuar kriteret e vendosura për fitimin e koncesionit. Nëse turqit nuk do të ishin pjesë e konsorciumit, Pacolli nuk do të kishte mundur ta merrte koncesionin. Një ndër kriteret e garës ishte që kompanitë apo bashkim i kompanive konkurruese të kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve. YDA, pronari i së cilës ka lidhje të forta me Erdogan dhe partinë e tij, rezulton të ketë marrë pjesë në projekte të ndërtimit të aeroporteve sipas modeleve BOT dhe PPP.
“Përveç operacioneve të saj në ndërtim dhe kontraktim dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme, kompania është aktive në një sërë sektorësh si menaxhimi i aeroportit etj”, thuhet në historikun e saj. Kjo kompani ka ndërtuar edhe spitalin e Fierit me urdhër të presidentit turk Erdogan. Shkaqet e shitjes së aksioneve nga YDA janë të paqarta dhe ngrenë mjaft pikëpyetje.
Dyshimet
Nuk kuptohet se si një kompani e madhe, shpreh interesin për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare, e fiton atë, ka garancinë nga shteti se do të marrë jo vetëm investimin, por edhe fitimin e munguar, dhe më pas vendos të largohet duke marrë vetëm 4,450 euro, një vlerë kjo që ajo do të duhet ta ketë shpenzuar vetëm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për koncesionin.
Sipas kontratës, në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë nga shteti një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit, një fitim ky likuidon investimin dhe ka fitim sa 1/3 e investimit.
Menaxhimi në duar të kompanive pa eksperiencë
Me largimin e YDA, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës do ta menaxhojnë “Mabco Construction” dhe “A2 Group”, që të dyja kompani ndërtimi pa asnjë eksperiencë në projekte të menaxhimit të projekteve të tilla. As “Mabco Construction” dhe as “A2 Group” nuk kanë menaxhuar më parë aeroporte lokale apo ndërkombëtare.
Kontrata në SPAK
Kontratat PPP mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues u lidh në prill të vitit 2021, por projekti ka ngjallur kritika të forta nga ambientalistët, të cilët thonë se ai është dhënë në kundërshtim me ligjet e vendit. Për më tepër, një investigim i kryer nga OÇRP ka ngritur më shumë pikëpyetje se si një konsorcium me lidhje politike ka fituar një tender për të ndërtuar dhe operuar aeroportin ndërkombëtar të Vlorës për 35 vite.
Një padi civile e dorëzuar në gjykatë nga një ofertues tjetër me bazë në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se qeveria shqiptare ka manipuluar një tender në favor të konsorciumit turko-kosovar, duke futur në garë një kompani tjetër që madje as nuk ka bërë ofertë për të dhënë idenë e një gare. Kompania AL-DE ka dërguar gjithashtu një kallëzim penal në SPAK duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se ka fabrikuar dokumente që nuk janë dorëzuar në garë. SPAK i ka nisur hetimet, por nuk i ka përfunduar ende. Sipas saj, qeveria lejoi futjen në garë të një kompanie fiktive dhe ndryshoi rregullat vetëm 4 ditë para shpalljes së fituesit, me qëllimin e vetëm që koncesioni t’i jepej koncesionit turko-kosovar.
Pacolli dhe Sinan Idrizi pas projektit
Sinan Idrizi është biznesmeni shqiptar pjesë e negociatave fillestare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në 2017. Në 2018 kryeministri Rama deklaroi se qeveria kishte marrë një propozim nga konsorciumi për tre kompani të mëdha Turke; Cengiz Holding, Kalyon Holding, dhe Kolin Construction.
Ata janë pjesë e konglomeratit që opozita Turke i ka vendosur nofkën “pesë hajdutët” duke i akuzuar ato si kompani që favorizohen nga qeveria e Erdogan. Në 2013, të pesta kompanitë po hetoheshin për korrupsion dhe për pagesa të haraçeve korruptive që të fitonin projekte nga qeveria. Por hetimin e pushoi Erdogan që ndërhyri në organet e hetimit sikundër dhe raportojnë mediat turke. Në fundin e vitit 2019, qeveria shqiptare u tërhoq nga marrëveshja me konsorciumin turk, pa dhënë asnjë shpjegim.
The post SPAK zbarkon te afera e Aeroportit të Vlorës, ja si Belinda Balluku ia dorëzoi Pacollit koncesionin 138 milionë euro… appeared first on Sot News | Lajme.
-
- Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…
Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…
Në vitin 1990, kur nisi angazhimin e tij politik si pjesë e lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist, Ilir Meta, me siguri, as që e kishte menduar se pas dekadash në majat e pushtetit, do të përfundonte në burg. Jo për lëvizjet e tij personale, sipas tij, por për zullumet e firmave të bashkëpunëtorëvemë të afërt në ish-LSI, duke nisur nga Monika Kryemadhi ish-gruaja e tij, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe deri te Luan Rama, të cilët disa prej tyre rezultojnë dhe me firma të përfshirë në transfertat e dyshimta të parave drejt SHBA përmes kontratave të lobimit. Ilir Meta e ka pranuar se lobimi i LSI-së në SHBA mund të ketë pasur shkelje ligjore, por sipas tij, diferenca shumave që SPAK pretendon si të padeklaruara nuk është përgjegjësi e tij, por e ish-bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i lidh me Monika Kryemadhin. Meta ka thënë gjithë kësaj kohe se të gjitha vendimet për kontratat dhe personat e autorizuar janë marrë nga Kryesia e partisë, dhe se çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në dijeni për pagesa të paligjshme apo të ketë autorizuar dikë për veprime të tilla, që i cilëson si “ose diletante ose të qëllimshme”. Meta ka kërkuar nga SPAK të hetojë kush ka kryer këto pagesa pasi ai nuk del në asnjë firmë. Ish-presidenti ka përmendur konkretisht kushëririn e Kryemadhit, Adrian Shatku një emër që del edhe në dosjen hetimore si bashkëpunëtor në biznese me Kryemadhin. Meta shton se Shatku ka kryer pagesa për lobim në SHBA në emër të partisë. Ai ka kërkuar gjithashtu që të merret në pyetje Eriol Braimllari, ish-drejtor kabineti dhe kushëri i Endrit Braimllarit.
Sipas Metës, Eriol Braimllari ka mbajtur për 10 vite të gjithë korrespondencën me kompanitë lobuese në SHBA dhe figuron në dosjen e SPAK. Ndërkohë, nuk kursen as Endrit Braimllarin, ish-sekretarin e përgjithshëm të PL-së, të cilin e akuzon se firmosi kontratën e lobimit dhe kishte për detyrë ndjekjen e saj. Meta përmend gjithashtu edhe ish-deputetin Vangjel Tavo, për të cilin pretendon se ishte ai që propozoi parapagimin e 15 mijë USD për kompaninë lobuese “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë së LSI.
Arsyetimet e Metës
Meta akuzoi pak ditë më parë të gjithë të besuarit e tij se kishin vepruar pas shpine dhe në dëm të tij, duke ngritur dyshimet për një komplot. “Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse. Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, partë paligjshme për interes të LSI”, tha ndër të tjera mbrojtja e Ilir Metës disa ditë më parë para gjykatës.
Dokumenti që implikon Braimllarin
SPAK thotë se u pyet shtetasi Braimllari si sekretar i PL-së u pyet për dijeninë për pagesën në vlerën 20 mijë dollarë që ai në emër të LSI-së kishte autorizuar pagesën ndaj kompanisë. Ai sqaroi se nuk e mbante mend arsyen për transferimin e shumës. “U pyet shtetasi Endrit Braimllari i cili për periudhën 2018-2019 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së. Ky shtetas u pyet për dijenitë që ai kishte lidhur me pagesën në vlerën 20 mijë USD që ai në emër të partisë LSI kishte autorizuar për t’iu paguar kompanisë Jmp Strategic Solution Llc. Deklaruesi Endrit sqaroi se ai nuk e mbante mend arsyen e trasferimit të kësaj shumave në drejtim të kompanisë JMP Strategic Solution Lic por këto shpenzime janë deklaruar pranë KQZ-së në tabelat e shpenzimeve fianciare dhe në dijeninë e tij ishin audituar nga KQZ-ja.
Gjithashtu ai nuk kishte dijeni nëse midis partisë LSI dhe kompanisë JMP Strategic Solution Llc, ishte lidhur një kontratë dhe se ai nuk kishte dijeni se cili ishte personi i ngarkuar me ndjekjen e ecurisë së kontratave që LSI-ja kishte lidhur me kompanitë e huaja”, thuhet në dosjen e SPAK. Këtë dokument e ka publikuar edhe Ilir Meta, duke u shprehur se e ka pësuar për faj të Braimllarit. “Firma për lobimet e LSI-së në periudhën 2018–2019 është e Endrit Braimllarit. Në atë kohë, unë nuk isha kryetar i LSI-së, por President i Republikës. Për firmat e tij unë qëndroj në izolim ekstrem, ndërsa Endriti “gradohet” nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës”, thotë ai.
Provat e reja mund të “fundosin” Vangjel Tavon
Meta gjithashtu publikoi pak ditë më parë se SPAK ka pranuar se nuk ekziston më vepra penale për lobim, pasi dokumentacioni i ardhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmon se nuk ka pasur pagesë prej 100 mijë eurosh, siç ishte pretenduar më parë. Sipas tij, pagesa ka qenë vetëm 15 mijë euro dhe është ndërprerë më pas, duke mos përmbushur kriteret për të konsideruar këtë veprim si penal. “U paraqitën 5 fashikuj, tre prej tyre ishin përkthime nga çështja e lobimit në SHBA.
Prokurori e pranoi në seancë se lobimi në SHBA ka rënë si vepër penale për zotin Meta, pasi nga emailet që kanë ardhur nga Departamenti i Drejtësisë vërtetohet se Meta nuk ka kryer pagesë 100 mijë euro siç është thënë deri më sot, por ka qenë një pagesë 15 mijë euro, që është ndërprerë më pas. “U mbars malli dhe polli një mi. Sot prokurori ka kërkuar që akuza sa i përket lobimit në SHBA nuk qëndron më. Ky është një lajm shumë i mirë, sepse është një akuzë që ka ndërtuar korrupsionin ndaj zotit Meta”, u shpreh ai.
Këtë lajm e publikoi dhe Tedi Blushi. Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje. Kujtojmë se Ilir Meta e drejtoi gishtin nga Vangjel Tavo për akuzën e SPAK se nuk ka deklaruar në KQZ paratë që i ka paguar kompanisë offshore “Dorelita Limited” për lobimin në SHBA. Ai tha se pronari i kësaj kompanie, Iraklis Fidhexis ishte një mashtrues, por çdo kontakt që me të e ka pasur nëpërmjet Vangjel Tavos.
Sipas Metës ishte Tavo që e bindi të paguajë 15 mijë dollarë për lobimin e parë (të deklaruara) dhe është ai që duhet të përgjigjet për pagesat e tjera ndaj kësaj kompanie të padeklaruara. “Çdo kontakt e kam patur me të vetëm përmes Z. Tavo, i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit me të në Greqi, në Nëntor ose Dhjetor 2016”, tha Meta në gjykatë.
Çfarë tha Vangjel Tavo?
Por kur prokurorët morën në pyetje Vangjel Tavon, ky i ka mohuar të gjitha. Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së tha se nuk mbante mend asgjë nga këto që thoshte Meta dhe nuk njihte njeri me emrin Iraklis Fixedhis. “Në deklarimin e tij Vangjel Tavo sqaroi se ai nuk e njihte shtetasin grek Iraklis Fidhexis dhe as kompaninë Dorelita Limited me seli në Greqi. Vangjel Tavo deklaroi se ai nuk ka autorizuar ndonjë pagesë për llogari të LSI-së, pasi ai nuk ka mbajtur funksione në parti që të kishin lidhje me financat e partisë si dhe nuk ka qenë person i autorizuar për të kryer pagesa për llogari të partisë LSI.
Vangiel Tavo deklaroi se nuk kishte dijeni për kontratën e konsultimit që LSI-ja kishte lidhur me kompaninë McKeon Group në muajin Janar 2017 dhe se kontratat lidheshin nga kryetari i partisë ose personat e autorizuar prej tij. Vangjel Tavo deklaroi se ai së bashku me Ilir Metaj kishte zhvilluar takime me politikanë të ndryshëm përfaqësues të kongresit amerikan dhe senatit, por nuk kujtonte të kishte zhvilluar takime me përfaqësues të ndonjë kompanie lobimi në Amerikë”, thuhet në dosje. Pra me informacionet e dhëna nga amerikanët situata mund të ndryshojë tani për Vangjel Tavon.
I përfshirë Luan Rama dhe Petrit Vasili
Gjithashtu në dosjen e SPAK del dhe Luan Rama, një nga ish-funksionarët e fuqishëm të LSI, tashmë i larguar nga kjo parti, i cili u thirr dhe në SPAK për këtë çështje. Emri i tij doli në letër-porosinë për formularët e Monika Kryemadhit që sollën amerikanët. Aty thuhej se Luan Rama kishte firmosur në një kontratë.
Nga ana tjetër thuhet se edhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit.
Meta dhe avokati i tij kanë paralajmëruar se në vijim do të bëjnë gati dosje penale për t’i paraqitur para drejtësisë për ata që kanë dhënë deklarata të rreme para SPAK. Mbetet të shohim se çfarë do të zbulojnë hetimet e SPAK, pasi ato ende vijojnë.
The post Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në… appeared first on Sot News | Lajme.
-
- KE ngre alarmin dhe godet ILDKPI, ja si u bë palë me të korruptuarit, fshehu deklaratat e pasurisë dhe mbylli sytë…
KE ngre alarmin dhe godet ILDKPI, ja si u bë palë me të korruptuarit, fshehu deklaratat e pasurisë dhe mbylli sytë…
Rigels Seliman
Komisioni Europian (KE) ka hedhur një akuzë të rëndë dhe goditje të paprecedentë ndaj Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, institucion që drejtohet nga Evgjeni Bashari dhe që prej vitesh është denoncuar për mbyllje, paaftësi dhe mbrojtje selektive të zyrtarëve të korruptuar. Në raportin për sundimin e ligjit në Shqipëri për vitin 2025, Brukseli çmonton totalisht imazhin e ILDKP-së, duke e përshkruar si një institucion jo vetëm joefektiv, por edhe hermetik dhe të izoluar nga qytetarët. Në vend që të jetë një mekanizëm kyç për kontrollin e integritetit të zyrtarëve publikë, ILDKP ka dështuar në misionin e saj themelor: transparencën. Raporti i KE e thotë troç: publikimi i deklaratave të pasurisë nuk është i garantuar për qytetarët, pasi varet nga miratimi i vetë ILDKP-së. Në vend të transparencës, kemi një mur të heshtur, që pengon median dhe publikun të aksesojnë të dhënat për pasuritë e zyrtarëve. Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpërdoruar për fasadë.
Goditja më e fortë?
Sipas raportit, ILDKP verifikon vetëm një përqindje të vogël të deklaratave dhe nuk përdor analiza risku për të orientuar kontrollet, duke lënë kështu të paprekur pjesën më të madhe të klasës politike dhe administrative. Skandali thellohet më tej kur KE evidenton se në vitin 2024 ILDKP nuk ka identifikuar asnjë rast të konfliktit të interesit dhe nuk ka kryer asnjë hetim proaktiv. Ky është një alarm serioz për ekzistencën dhe qëllimin real të këtij institucioni që pretendon të garantojë integritetin në administratë.
Por si të mos mjaftonte kjo, raporti kritikon mungesën e rregullave të qarta për deklarimin e dhuratave që marrin zyrtarët e lartë dhe vonesat e pajustifikueshme në përgatitjen e një plani real për etikën dhe integritetin në administratën publike. Në vend të transparencës, kemi fshehje. Në vend të kontrollit, kemi shpërfillje. Në vend të luftës kundër pasurimit të padrejtë, kemi heshtje të organizuar. “Mbeten mangësi sa i përket efektivitetit të verifikimeve të deklaratave të pasurisë dhe interesave nga ILDKP, përfshirë profilizimin e rasteve me rrezik të lartë. Deklaratat e pasurisë dhe interesave vijojnë të verifikohen nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKP), por ato mbeten të papublikuara, me akses të mundshëm vetëm me kërkesë, çka përbën një mangësi. Në vitin 2024, ILDKP kreu verifikime të plota për 211 kandidatë për organet e drejtësisë dhe 35 zyrtarë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. ILDKP ka miratuar dhe realizuar kontrolle të plota/periodike për 817 subjekte gjatë vitit 2024, ka vendosur 101 gjoba dhe ka referuar 23 raste penale ose të tjera tek agjencitë ligjzbatuese, përfshirë një rast te SPAK.
Nuk është shënuar përparim në lidhje me efektivitetin e verifikimeve dhe duken të nevojshme masa të mëtejshme për të verifikuar pasuritë që mund të jenë fshehur përmes entiteteve private ose personave të ndërmjetëm”, thekson ndër të tjera raporti i Komisionit Europian (KE). Megjithatë ky është portreti tronditës i një institucioni të paralizuar, që jo vetëm ka braktisur misionin e vet, por është kthyer në mburojë të pandëshkueshmërisë. Në vend të kontrollit dhe transparencës, ILDKP është shndërruar në një bunker që mbron status quo-në dhe i mbyll sytë përballë pasurimit të pashpjegueshëm të zyrtarëve të lartë.
Pra në një vend ku korrupsioni gëlon dhe krerët politikë i shpëtojnë drejtësisë si të paprekshëm, Komisioni Europian e thotë hapur: pa një ILDKP të pavarur, aktive dhe të besueshme, nuk ka llogaridhënie, nuk ka drejtësi dhe integrimi europian mbetet një mashtrim i zbrazët.
The post KE ngre alarmin dhe godet ILDKPI, ja si u bë palë me të korruptuarit, fshehu deklaratat e pasurisë dhe mbylli sytë… appeared first on Sot News | Lajme.