Normal view

“A e keni menduar dorëheqjen?”, Toni Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Kryeministri ka detyrë të qeverisë vendin

By: M C
22 June 2026 at 21:19

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, hodhi poshtë kategorikisht kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë.

Gogu tha se qeveria u mandatua pas zgjedhjeve të 11 majit dhe se detyra e Ramës është të qeverisë, sipas vullnetit të popullit.

Biseda:

Ylli Rakipi: Kërkesa e parë e protestuesve është dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë. Nëse nuk bëhet kjo, bien kërkesat e tjera. Çdo kërkesë nis me dorëheqjen e qeverisë. E keni diskutuar këtë?

Toni Gogu: E kemi diskutuar në 11 maj kur vendosi populli. Aty u diskutua se kush do ta qeverisë Shqipërinë.
Detyra e kryeministrit është të qeverisë. Ka dy muaj që është në tur duke dëgjuar njerëzit. Ishte dy orë me banorët e Zvërnecit. U bëri thirrje protesuesve që janë aty për çështje konkrete, ejani të flasim. Kur kuptoi se ishin nën magjepsjen e algorithmit, atëherë detyra e kryeministrit është të qeverisë vendin.

Ylli Rakipi: Pra shkurt nuk e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen.

Toni Gogu: Nuk është pjesë e rregullave të lojës.

The post “A e keni menduar dorëheqjen?”, Toni Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Kryeministri ka detyrë të qeverisë vendin appeared first on Albeu.com.

Shiu i rrëmbyeshëm godet juglindjen, rrëshqitje dherash në aksin Maliq-Gramsh

By: M C
22 June 2026 at 20:54

Pasditen e sotme, juglindja e vendit është përfshirë nga reshje e dendura të shiut.

Si pasojë, ka pasur edhe rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq-Gramsh, në afërsi të Shkëmbit të Dobërçanit.

Në terren janë angazhuar mjetet e Bashkisë së Maliqit dhe firmat nënkontraktore, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet e prekura nga reshjet intensive.

The post Shiu i rrëmbyeshëm godet juglindjen, rrëshqitje dherash në aksin Maliq-Gramsh appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri pyetet për çështjen e Zvërnecit: Pjesëmarrja në tubime element i rëndësishëm i sistemeve demokratike

By: M C
22 June 2026 at 20:37

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në Korçë dhe është takuar edhe me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Gjatë një deklarate për mediat, Huber u pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për protestën dhe a ka diçka për t’i thënë qeverisë shqiptare.

Në përgjigje, Huber u shpreh se institucionet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta, janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi. Ajo theksoi ndër të tjera se Zvicra ka dhënë një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, të cilët merren mes të tjerash, edhe me organizimin e protestave.

Pyetje: Pyetja jonë lidhet me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Çfarë mendoni për protestën, si e shihni atë në të ardhmen dhe a keni diçka për t’i thënë qeverisë shqiptare?

Ruth Huber: Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit, gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër.

The post Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri pyetet për çështjen e Zvërnecit: Pjesëmarrja në tubime element i rëndësishëm i sistemeve demokratike appeared first on Albeu.com.

Habit gazetari: Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, ja kush fshihet pas tij

By: M C
22 June 2026 at 18:45

Një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP” ishte droni që mbërriti për këngëtaren Soni Malaj, duke nxitur menjëherë aludime të shumta në rrjetet sociale se pas surprizës fshihej kantautori Flor Mumajesi.

Megjithatë, sipas gazetarit Elton Tozaj, e vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që është përfolur deri më tani.

Gjatë një lidhjeje së fundmi, Tozaj deklaroi se droni nuk është dërguar nga Flori Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.

“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, u shpreh gazetari.

Deklarata e tij ka hapur menjëherë debat në rrjet, pasi për javë të tëra publiku kishte aluduar se surpriza lidhej me Flor Mumajesin, për shkak të raportit të tyre të njohur ndër vite dhe simbolikës që u interpretua nga shumë ndjekës.

The post Habit gazetari: Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, ja kush fshihet pas tij appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

By: M C
21 June 2026 at 23:48

Dashi

Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur. Sa i përket punës, mundësi të reja janë në rrugë e sipër për ata që nuk kanë asnjë aktivitet profesional, edhe nëse janë me kohë të pjesshme.

Demi

Pas dy ditëve të vështira, tani është koha të shërohemi. Ju duhet të keni një partner solid për të shmangur çdo rrezik. Hëna është në të kundërt, prandaj është më mirë të mos adresoni ndonjë çështje të veçantë sot.

Binjakët

Akoma pak pozitivitet në dashuri. Sa i përket punës, do të përjetoni pak vështirësi. Ruani qetësinë, është një ditë vërtet e vështirë.

Gaforrja

Ju duhet të vendosni një pikë të plotë në historinë tuaj të dashurisë. Hëna është në një pozitë të mirë.

Luani

Nëse dashuria juaj është në krizë, dijeni se mund të rikuperohet. Atëherë do të jeni ju ai që do të kuptoni nëse është e përshtatshme të shikoni përreth jush, Venusi do t’ju ndihmojë. Sa për punën, mbërrijnë ditë pozitive. Por është më mirë të shmangni projekte që janë shumë kërkuese nga pikëpamja financiare.

Virgjëresha

Hëna është në favorin tuaj, pozitive për ndjenjat. Pozitivitet edhe në punë: dikush mund t’ju bëjë një propozim.

Peshorja

Dita e sotme është paksa e hutuar në dashuri, keni nevojë për konfirmim. Ndryshime të mundshme në frontin e punës deri në vjeshtë. Paralajmërim: është koha të lësh gjërat e tepërta.

Akrepi

Venusi nuk është akoma në shenjën tuaj. Nëse një histori dashurie sapo ka filluar, ju mund të keni dyshime dhe hutime.

Sa i përket punës, nëse e kuptoni që keni dhënë shumë dhe keni marrë pak, koha juaj ka ardhur: duhet ta bëni veten të dëgjuar.

Shigjetari

Nëse jeni duke kërkuar për një person kontakti këto janë ditët e duhura. Sa i përket punës, përpiquni të jeni të vëmendshëm ndaj propozimeve. Më shumë gatishmëri edhe nga të tjerët. Këto ditë mund të rishikoni një kontratë.

Bricjapi

Hëna është në gjendje të mire. Shfrytëzojeni atë. Lidhur me punën nëse keni procese gjyqësore në pritje është mirë të flisni me një noter / avokat.

Ujori

Ruani qetësinë, gjërat në dashuri do të përmirësohen nga e marta. Sa i përket punës, ju nuk ndiheni plotësisht të kënaqur. Ju jeni të lodhur, dita do të jetë e lodhshme.

Peshqit

Dita e sotme do të jetë një ditë pak e lodhshme dhe nervoze. Ka kohë për të dashur, duhen bërë gjërat me qetësi. Ndërsa për punën, jini të sigurt: lajmet e mira mund të vijnë deri në fund të muajit.

The post Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

Heqja e këpucëve në shtëpi, rregull higjiene apo mungesë mikpritjeje?! Ja çfarë thonë ekspertët…

By: M C
21 June 2026 at 23:36

Të hysh në shtëpinë e dikujt është gjithmonë një rit i vogël. Lë pallton te hyrja, shkëmben buzëqeshje e përqafime, përpiqesh të ndihesh rehat dhe të përshtatesh me atmosferën familjare. Por kur i zoti i shtëpisë kërkon që të heqësh këpucët, atmosfera mund të ndryshojë në një çast. Nga njëra anë, heqja e këpucëve para se të hysh brenda është një gjest higjiene. Nga ana tjetër, është edhe një zakon që te disa njerëz krijon siklet, sikur të dalësh në çorape të të bënte të ndiheshe i zhveshur dhe i ekspozuar. Mes kulturave të ndryshme dhe rregullave të mirësjelljes në shtëpi, ja si mund ta bësh këtë kërkesë me takt dhe stil, pa cenuar mikpritjen dhe pa vënë në siklet askënd.

Të heqësh këpucët në shtëpi është, para së gjithash, çështje higjiene, sidomos kur jashtë bie shi apo dëborë dhe këpucët, patjetër, do të jenë të ndotura ,shpjegon arkitekti i interierit Paolo Rota. Por kjo ka të bëjë edhe me respektin për hapësirën, veçanërisht kur dyshemetë janë me parket, sepse druri është delikat dhe mund të njolloset ose dëmtohet lehtë, edhe nga takat. E njëjta vlen edhe për tapetet dhe moketin, ku këpucët mund të sjellin papastërti dhe lagështi.

Siç kujton eksperti, në shumë kultura, nga Azia te vendet skandinave, e deri në zona të caktuara alpine, kjo është pjesë e natyrshme e jetesës në shtëpi dhe lidhet me kujdesin për ambientin dhe respektin për ata që jetojnë aty. Për këtë arsye, këshilla e tij për të zotët e shtëpisë është e thjeshtë: ta shoqërojnë kërkesën me buzëqeshjen më të mirë dhe t’u ofrojnë miqve pantofla elegante ose çorape të buta, të pastra dhe në gjendje të mirë. Nuk është një detaj i vogël. Përkundrazi, komunikon vëmendje, kujdes dhe mikpritje, duke e kthyer një rregull që mund të duket i ngurtë në një përvojë komoditeti dhe stili. Në fund, kur të gjithë janë me pantofla ose çorape, atmosfera bëhet më e relaksuar dhe shtëpia ndihet vërtet si shtëpi.

Sipas përvojës së coach-it Davide Cortesi, “t’u kërkosh miqve të heqin këpucët mund të krijojë një siklet të lehtë te ata që nuk e kanë këtë zakon. Por, nëse menaxhohet me takt, ky ftesë, që nuk duhet të tingëllojë kurrë si urdhër, mund të komunikojë respekt, kujdes dhe një mikpritje autentike”.

Çelësi është mënyra si e thua. Kërkesa duhet formuluar me butësi dhe, kur është e nevojshme, shoqëruar me një arsye të thjeshtë që e bën të kuptueshme: për të ruajtur parketin, për të mbajtur të pastra tapetet, sepse është një traditë familjare, ose sepse në shtëpi ka fëmijë të vegjël dhe higjiena është prioritet.

Një tjetër sugjerim praktik është ta paralajmërosh lehtë qysh në momentin e ftesës, që i ftuari të vijë i përgatitur dhe të mos e ndjejë si imponim, por si pjesë e ritualit të mirëseardhjes. Po aq e rëndësishme është edhe logjistika: të ketë një stol të vogël, një bankinë ose një karrige pranë hyrjes, në mënyrë që miqtë të ulen dhe t’i heqin këpucët pa u ndier në siklet.

Janë këto imtësi që, së bashku, ndikojnë te ndjesia emocionale e të ftuarit dhe krijojnë një ambient të qetë, ku secili ndihet vërtet rehat. Në fund, pyetja nuk është nëse është pa edukatë, por si bëhet. Kur shoqërohet me kujdes, shpjegim të thjeshtë dhe një gjest mikpritjeje, heqja e këpucëve nuk e ftoh atmosferën. Përkundrazi, e bën më të ngrohtë.

The post Heqja e këpucëve në shtëpi, rregull higjiene apo mungesë mikpritjeje?! Ja çfarë thonë ekspertët… appeared first on Albeu.com.

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet

By: M C
21 June 2026 at 23:19

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake.

Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit u ndalën edhe në “Fan Zone”, aty ku i bënë thirrje tifozëve t’i bashkohen në tubim.

Më pas qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, aty ku mbajtën fjalimet.

Në protestën e sotme u regjistrua edhe një incident, ku një nga qytetaret, ndërsa po mbante fjalën dhe po i bënte thirrje administratës t’i bashkohej protestës, iu mor me forcë mikrofoni.

The post Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Rama tall protestuesit: “Flamingot” do të habiten me veten e tyre se si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

By: M C
21 June 2026 at 23:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ironizon deklaratën e njërit prej organizatorëve, Arben Kola, i cili deklaroi se në protestë ka pasur persona të infiltruar.

Kryeministri ngre pikëpyetjen: “Po ky vetë?”, ndërkohë shkruan më tej se se “flamingot” do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

Postimi i Ramës:

Ouuu….. Po ky vetë?!
Avash avash, të gjithë do dalin!
Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

The post Rama tall protestuesit: “Flamingot” do të habiten me veten e tyre se si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme appeared first on Albeu.com.

Naomi Campbell shpallet e papërshtatshme për të drejtuar një organizatë humanitare

By: M C
21 June 2026 at 21:44

Supermodelja Naomi Campbell “i neglizhoi plotësisht” përgjegjësitë e saj si administratore e Fashion for Relief, tha Komisioni i Bamirësisë në një seancë dëgjimore.

Modelja tregoi se ishte e papërshtatshme për të drejtuar një organizatë bamirëse pasi “i neglizhoi plotësisht” përgjegjësitë e saj si administratore e projektit tani të mbyllur “Moda për Ndihmë”, tha rregullatori i organizatës bamirëse.

Komisioni i Bamirësisë i tha gjykatës se Naomi Campbell, e cila po përpiqet të rrëzojë një ndalim pesëvjeçar për menaxhimin e organizatave bamirëse , ishte “kryesisht përgjegjëse” për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e fondeve në Fashion for Relief, të cilën ajo e themeloi në vitin 2015.

Sipas komisionit, Campbell tregoi “mungesën e kompetencës që pritet nga një administrator” kur ia la mbikëqyrjen e organizatës një administratori tjetër dhe nuk u përfshi mjaftueshëm edhe kur u bë e qartë se kishte probleme, shkruan The Guardian .

Avokatët e Naomi Campbell i hodhën poshtë pretendimet e komisionit, duke thënë se rregullatori po e trajtonte atë si një “frazë të shkurtër për të dhënë shembull”. Ata theksuan se ajo ishte viktimë e mashtrimit, se kishte bërë një gabim të ndershëm dhe se nuk kishte asnjë përfitim personal nga puna e organizatës.“Moda for Relief”, e cila mblodhi miliona paund për projekte kundër varfërisë përmes një serie ngjarjesh joshëse mode të sponsorizuara nga Campbell, u mbyll në mars të vitit 2024 pasi administratorët e emëruar nga komisioni e gjetën atë të falimentuar.

Raporti i komisionit mbi hetimin e Fashion for Relief, i publikuar gjashtë muaj më vonë, vuri në dukje menaxhimin kaotik financiar, parregullsitë dhe mbajtjen e dobët të të dhënave, duke përfshirë dështimin për të mbajtur llogaritë, procesverbalet e mbledhjeve dhe vendimet.

Në një rast, organizatës iu faturuan mijëra paund për përdorimin nga Campbell të dhomave luksoze të hoteleve, fluturimeve, trajtimeve në spa dhe cigareve. Edhe pse u mblodhën 4.8 milionë paund gjatë pesë viteve, organizatat bamirëse partnere, përfshirë Save the Children dhe Fondin e Kryetarit të Bashkisë për Londrën, morën vetëm 10 përqind të asaj shume.

Duke kundërshtuar ndalimin, avokatët e Campbell i thanë gjykatës se ajo ishte viktimë e një mashtrimi të përpunuar të kryer nga një tjetër administratore, Bianca Helmich, e cila dyshohet se falsifikoi dokumente dhe email-e dhe ia fshehu gjendjen financiare të organizatës.

Ata pretendojnë se Campbell u mbështet me mirëbesim te Helmich, atëherë një mik dhe këshilltar i ngushtë, për të menaxhuar çështjet financiare dhe të biznesit dhe nuk ishte në dijeni të përvetësimit të fondeve dhe keqmenaxhimit që zbuloi komisioni më vonë.

Supermodelja nuk veproi në mënyrë të pandershme, nuk i mungoi integriteti dhe as nuk fitoi ndonjë përfitim personal, tha avokati i saj Andrew Westwood para gjykatës. “Besimi i saj i gabuar” te Helmich ishte një gabim, por i ndershëm, dhe nuk është në interesin publik të ndalohet dikë që ka qenë viktimë e mashtrimit.

Westwood deklaroi se Campbell ia delegoi përgjegjësitë Helmich duke besuar se ajo “zotëronte njohuritë, aftësitë dhe maturinë e nevojshme për të menaxhuar aspektet financiare, ligjore dhe rregullatore të organizatës”, ndërsa vetë Campbell vepronte si fytyra e projektit.

Por Faisal Sadiq, që përfaqësonte komisionin, tha se Campbell kishte dështuar në detyrën e saj si administratore për të mbikëqyrur në mënyrë aktive punën e organizatës.

“Vetëm pse Campbell është e zënë dhe jeton në Amerikë, nuk i jep asaj të drejtë për trajtim të ndryshëm”, tha ai.

Sadiq i tha gjykatës se Campbell, e cila dha dëshmi të martën, ishte një “dëshmitare krejtësisht e pabesueshme” e cila, ndërsa nuk ishte “aktivisht e pandershme”, “bëri një numër pretendimesh që thjesht nuk ishin të vërteta”. Në vend që të përqendrohej te “ndershmëria dhe saktësia”, ai beson se përparësia e saj ishte “kontrollimi i narrativës mediatike”.

Sipas tij, Campbell nuk tregoi asnjë pendim apo mirëkuptim për gabimet e saj.

“Reagimi i saj i parë ishte të fajësonte të tjerët”, tha Sadiq, duke shtuar se ajo ishte dhe mbetet e papërshtatshme për të qenë administratore e një organizate humanitare.

Westwood hodhi poshtë “pretendimet hiperbolike” të Sadiq në lidhje me sjelljen e Campbell. Ai deklaroi se hetimi i komisionit ishte i gabuar, por se me Naomi Campbell, komisioni “mori emrin e tij të famshëm për vrasjen” dhe se ishte “i vendosur ta mbante atë me çdo kusht”.

Hetimi i komisionit zbuloi se Helmich mori 316,000 £ në tarifa dhe shpenzime udhëtimi të paautorizuara nga fondet e organizatës gjatë një periudhe dyvjeçare. Që atëherë ajo i ka kthyer këto para. E kontaktuar për koment, Helmich i tha më parë Guardian se nuk kishte “absolutisht asnjë të vërtetë” në akuzat e Campbell.

Akuzat për falsifikim dhe mashtrim kundër Helmich iu kaluan policisë si nga ekipi i Campbell ashtu edhe nga komisioni, iu tha gjykatës.

Helmich dhe administratorja e tretë, Veronica Chow, u ndaluan të shërbenin si administratore në organizata humanitare për nëntë dhe katër vjet, përkatësisht. Askush nuk apeloi kundër këtij vendimi.

Gjykata tani do ta shqyrtojë çështjen përpara se të japë një vendim, i cili pritet të jepet brenda tre muajve të ardhshëm.

The post Naomi Campbell shpallet e papërshtatshme për të drejtuar një organizatë humanitare appeared first on Albeu.com.

Pas fjalimit para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin masiv rrugëve të kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg

By: M C
21 June 2026 at 21:37

Protestuesit kanë nisur marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë.

Një pjesë prej tyre qëndroi para Kryeministrisë, pasi siç lajmëruan edhe më herët ata nuk do largohen nga sheshi dhe do qëndrojnë 24 orë aty pa u larguar qeveria dhe kryeministri Rama.

The post Pas fjalimit para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin masiv rrugëve të kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët në Zvicër me pankarta, protestë kundër qeverisë: Rama në burg, Berisha në burg

By: M C
21 June 2026 at 19:53

Një grup shqiptarësh në Bazel të Zvicrës po protestojnë këtë të diel kundër qeverisë shqiptar. Me pankarta dhe postera të shumta, shqiptarët atje kanë dalë në një nga rrugët e këtij kantoni zviceran.

Siç vihet re edhe nga pamjet e mëposhtme, protestuesit po vijojnë me thirrjen: Rama në burg, Berisha në burg.

The post Shqiptarët në Zvicër me pankarta, protestë kundër qeverisë: Rama në burg, Berisha në burg appeared first on Albeu.com.

I riu me mjetin lundrues futet në perimetrin e pushuesve, Policia Kufitare e Sarandës ndërhyn në kohë, e bllokon dhe i vendos gjobën e majme pronarit

By: M C
21 June 2026 at 17:31

Policia Kufitare prej javësh ka nisur një aksion me qëllim ndëshkimin e personave të cilët me mjetet e tyre lundruese futen brenda perimetrit të sigurisë, në zonën e frekuentuar nga pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Gjatë kontrolleve është verifikuar se një mjet në Sarandë ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe nga hetimet rezultoi se nuk dispononte as dokumentacionin e detyrueshëm në bord dhe nuk ishte i regjistruar sipas afateve ligjore.

Mjeti është bllokuar dhe shoqëruar në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit janë vendosur masat administrative përkatëse në vlerën 530.000 lekë të rinj.

“Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji, si dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë të rinj, në përputhje me shkeljet e konstatuara”, bën me dije Policia.

Policia e Shtetit apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Shkeli perimetrin e sigurisë dhe nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon poseduesin me masë administrative 530.000 lekë të rinj.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të parashikuara nga ligji, si dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë të rinj, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Policia e Shtetit apelon ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.

The post I riu me mjetin lundrues futet në perimetrin e pushuesve, Policia Kufitare e Sarandës ndërhyn në kohë, e bllokon dhe i vendos gjobën e majme pronarit appeared first on Albeu.com.

Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve në Tiranë, thirrjet tona janë të njëjta

By: M C
21 June 2026 at 17:11

Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e diasporës kanë vijuar mobilizimin edhe në Europë. Një tubim solidarizues u mbajt në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri.

Emanuela Zaimi, pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se kërkesat e diasporës janë të njëjta me ato të qytetarëve që po protestojnë në Tiranë.

“Ne jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri. Thirrjet tona janë të njëjta me të tyret”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti austriak.

Zaimi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për prapavija politike apo interesa të tjera pas protestave të diasporës, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm mbrojtja e interesave të Shqipërisë.

“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje të vendit tonë”, deklaroi ajo.

The post Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve në Tiranë, thirrjet tona janë të njëjta appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 20 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat

By: M C
19 June 2026 at 23:48

Dashi

Jeni duke jetuar një situatë paradoksale. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, por gjithsesi duket se nuk e gjeni veten në dashuri. Kujdes duhet të tregoni lidhur me agresivitetin, të cilin duhet ta mbani nën kontroll. Fundjava do të nisë me polemika të shumta.

Demi

Kjo e shtunë nuk do të jetë kritike për dashurinë, por me kalimin e orëve situata mund të tensionohet. Ndërsa në punë, më në fund do të nisë të lëvizë diçka. Sa i takon shëndetit, mundohuni që të tregoni kujdes.

Binjakët

Në dashuri do të ketë përmirësim të ndjeshëm. Nga ana tjetër, duhet të përqendroheni tek personat që keni pranë dhe ti lini debatet. Mundohuni që në punë, të jeni më të përpiktë. Mbrëmja parashikohet mjaft e këndshme.

Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me emocione të shumta, e cila duhet shfrytëzuar në maksimum. Keni një dëshirë të madhe për tu dashuruar, ndaj shfrytëzojeni në maksimum. Vetëkontrolli, do të jetë sfida më e madhe e kësaj dite.

Luani

Venusi do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, duke favorizuar dashurinë. Në familje, duhet të menaxhoni mirë raportet. Parashikohen miqësi intriguese të cilat duhen kultivuar. Sa i takon punës, nuk duhet të nënvlerësoni propozimet e reja për bashkëpunim.

Virgjëresha

Hëna do të ketë ndikim të mirë në shenjën tuaj dhe takimet do të jenë mjaft të favorizuara. Ka shumë çështje burokratike të mbetura pezull, të cilat do të arrini ti menaxhoni më së miri.

Peshorja

Diçka nuk do të ecë në drejtimin e duhur gjatë kësaj të shtune. Mundohuni që ti zgjidhni kundërshtitë sa më parë, në mënyrë që të shmangni debatet. Kjo ditë do ju gjejë të tensionuar, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.

Akrepi

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme për lidhjet e konsoliduara. Nëse ka diçka që ka mbetur pezull, mundohuni që të mos ushqeni më shumë polemika, pasi do të jeni nervoz. Sa i takon shëndetit, mundohuni që të rikuperoni forcën dhe kurajon.

Shigjetari

Dita do të jetë e favorshme, por nëse duhet të bëni një takim në dashuri, situata do të jetë edhe më mirë të dielën, shkruan noa.al. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin.

Bricjapi

Ju pret një e shtunë disi e tensionuar, ndaj bëni kujdes ndaj komplikimeve me të cilat do të përballeni. Ankthi dhe frika se mos gaboni, mund të shtojnë më shumë zënkat. Në punë, do të përballeni me një moment tensioni. Bëni durim, dhe mos u dorëzoni menjëherë.

Ujori

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur, por nga java në vijim, mund të hasni në probleme me paratë. Ndiheni të lodhur, ndaj mbani larg personat që ju mërzisin.

Peshqit

Në dashuri ndiheni më të fortë krahasuar me ditët e fundit. Hëna favorizon takimet. Çiftet të cilat janë përballur me debate, duhet të gjejnë ekuilibrin. Stresi dhe tensionet do të mbeten të pranishme.

The post Horoskopi 20 Qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat appeared first on Albeu.com.

Përplasja me kryeministren italiane, Trump flet sërish për Melonin: Nuk e dua as si fanse!

By: M C
19 June 2026 at 23:21

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur sërish për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke bërë deklarata kritike ndaj saj në një intervistë të shkurtër për rrjetin televiziv amerikan NBC.

“Meloni më mbështeste me fanatizëm, por nuk e dua si fanse, sepse nuk më qëndroi pranë, as ajo dhe as NATO, kur lindi çështja e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Trump.

Më herët, në televizionin italian La7, presidenti amerikan kishte thënë se kryeministrja italiane e kishte lutur që të bënin bashkë një foto gjatë samitit të G7 në Evian dhe se “i kishte ardhur keq për të”.

Në reagim ndaj deklaratave të Trump, Giorgia Meloni publikoi sot në rrjetin social X një video ku shprehet “e habitur” nga ajo që e cilësoi si “një shpikje të pastër” nga ana e presidentit amerikan. Ajo akuzoi gjithashtu Trump se tregon më shumë respekt ndaj kundërshtarëve të Perëndimit sesa ndaj aleatëve të vjetër dhe tradicionalë.

“Deklaratat e Donald Trump janë një shpikje e pastër. Jam sinqerisht e habitur. Nuk e di përse presidenti i Shteteve të Bashkuara sillet në këtë mënyrë ndaj aleatëve të tij. Për më tepër, nuk është hera e parë”, tha Meloni.

Ajo shtoi: “Mund të them vetëm se është zhgënjyese që ai nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara, liderët e të cilëve, përkundrazi, i trajton me shumë më tepër tolerancë”.

“Ka diçka që duhet ta kujtojë: as unë dhe as Italia nuk i lutemi kurrë askujt”, deklaroi kryeministrja italiane.

Si nisi përplasja

Tensionet nisën në kuadër të samitit të G7, ku Trump dhe Meloni u shfaqën duke biseduar në një atmosferë në dukje miqësore. Gjatë një bisede joformale me liderët europianë, presidenti amerikan thuhet se e ka ngacmuar publikisht kryeministren italiane duke përsëritur shprehjen: “Më braktise”.

Meloni iu përgjigj duke buzëqeshur: “Ne kemi qenë gjithmonë miq”, duke tentuar të ulte tonet.

Megjithatë, situata u përshkallëzua pasi Trump, në një intervistë për La7, pretendoi se Meloni “i ishte lutur” për një foto gjatë samitit.

“Ajo e donte shumë një foto me mua. Nuk isha i detyruar ta bëja, por më erdhi keq për të”, tha Trump.

The post Përplasja me kryeministren italiane, Trump flet sërish për Melonin: Nuk e dua as si fanse! appeared first on Albeu.com.

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

By: M C
19 June 2026 at 23:13

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi. Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten t’i rrisin eksportet pavarësisht shqetësimeve mbi kushtet e vendosura nga Teherani për përdorimin e kësaj rruge jetike detare.

Uashingtoni dhe Teherani publikuan tekstin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se sulmet mund të rifillojë nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes.

Të paktën katër anije cisternë që transportonin naftë të papërpunuar, produkte nafte dhe gaz të lëngshëm hynë në ngushticë të premten, duke u drejtuar drejt porteve të Gjirit në Irak, sipas të dhënave të MarineTraffic.

Një cisternë nafte në pronësi japoneze doli nga ngushtica pasi ishte vonuar nga lufta dhe po drejtohej për në Japoni.

Të enjten u regjistruan 25 kalime tregtare përmes Hormuzit – numri më i lartë ditor që nga 18 prilli dhe më shumë se pesë herë mbi mesataren ditore të 10 ditëve të para të qershorit, sipas të dhënave të AXS Marine.

Rrjedha e trafikut në Hormuz mbetet shumë nën nivelin para konfliktit prej rreth 120 kalimesh në ditë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara hoqën zyrtarisht bllokadën ndaj porteve iraniane të enjten.

“Detarët duhet të informohen për ekzistencën e minave dhe të presin praninë detare ndërsa vazhdojnë operacionet e pastrimit”, tha të enjten në mbrëmje Qendra e Informacionit Detar e udhëhequr nga marina amerikane.

Ajo këshilloi anijet të shmangin skemën e ndarjes së trafikut për shkak të rrezikut nga minat.

Kjo skemë, e miratuar nga agjencia e transportit detar e Kombeve të Bashkuara në vitin 1968, vendosi korridore lundrimi përmes ujërave iraniane dhe omaneze në ngushticë.

“Rreziqet variojnë nga rreziku i minave … deri te bllokimi në Gjirin e Lindjes së Mesme nëse tensionet përshkallëzohen dhe Irani e bllokon sërish Hormuzin”, tha ndërmjetësi i anijeve Braemar.

“Marrëveshja … hap mundësinë që Irani të vendosë tarifa për menaxhimin e transitit në Hormuz pas 60 ditësh”.

Ndërkohë, Zvicra deklaroi se bisedimet SHBA–Iran për një pakt më të gjerë paqeje nuk do të zhvilloheshin të premten, ndërsa nënpresidenti amerikan, JD Vance, e anuloi një vizitë të planifikuar, duke theksuar pasigurinë për një zgjidhje të qëndrueshme.

Irani sinjalizoi kontroll më të rreptë mbi transportin detar, me televizionin shtetëror që raportoi se anijet duhet të koordinohen me marinën e Gardës Revolucionare për transit.

Firma britanike e sigurisë detare Ambrey tha se forcat iraniane urdhëruan një cisternë me flamur të Hong Kongut dhe një anije mallrash me flamur të ishullit Shën Kits dhe Nevis të ktheheshin mbrapsht të enjten.

Në një njoftim të pa datë, të qarkulluar në industrinë detare në 24 orët e fundit dhe të parë nga Reuters, Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit tha se “asnjë anije nuk lejohet të kalojë përmes Ngushticës së Hormuzit pa një leje të vlefshme kalimi të lëshuar nga PGSA”.

PGSA, e cila e përshkruan veten si organi i vetëm i autorizuar për të lëshuar leje, gjithashtu tha se rezervon të drejtën të vendosë tarifa sigurimi, duke kërkuar nga pronarët e anijeve të marrin dhe rinovojnë mbulimin e sigurimit.

Industria e transportit detar ka kundërshtuar çdo sistem tarifash apo taksash që do të vendosej mbi atë që ata e konsiderojnë një rrugë ujore ndërkombëtare.

Ndërkohë, një flotë prej 10 supercisternash iraniane të ngarkuara, që transportonin rreth 20 milionë fuçi naftë, po lundronte nga ankorimi i Çabaharit të Iranit në Gjirin e Omanit dhe po drejtohej drejt Azisë, me gjasë për rafineritë kineze, sipas një analize të grupit amerikan të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor, i cili monitoron trafikun e cisternave të lidhura me Iranin./REL

The post Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran appeared first on Albeu.com.

Marrëdhëniet mes Trump dhe Netanyahut në krizë? Operacionet në Liban rrezikojnë marrëveshjen SHBA-Iran

By: M C
19 June 2026 at 21:58

Agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmërojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të rrezikojë marrëveshjen e paqes mes SHBA-së dhe Iranit.
Mediat thonë se Izraeli po vazhdon operacionet ushtarake kundër Hezbollahut në Liban, edhe pse është shpallur një armëpushim.

Kjo mund të prishë marrëdhëniet mes Netanyahut dhe Donald Trump, si dhe të pengojë përparimin diplomatik me Teheranin. Analistët besojnë se Netanyahu e lidh mbijetesën e tij politike para zgjedhjeve me ruajtjen e presionit ushtarak ndaj Hezbollahut.

Qeveria amerikane e sheh praninë e trupave izraelite në Libanin jugor si një faktor destabilizues që mund të minojë marrëveshjen me Iranin. Nga ana tjetër, opinioni publik në Izrael mbështet përshkallëzimin e operacioneve ushtarake.

Një zyrtar amerikan e përshkroi praninë e trupave izraelite në Liban si një “recetë për destabilizim”, duke paralajmëruar rrezikun e përshkallëzimeve të reja.

The post Marrëdhëniet mes Trump dhe Netanyahut në krizë? Operacionet në Liban rrezikojnë marrëveshjen SHBA-Iran appeared first on Albeu.com.

“Nesër më shumë me diasporën”/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës!

By: M C
19 June 2026 at 21:48

Mijëra qytetarë pasi kanë mbyllur protestën para kryeministrisë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Me pankarata në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, Revolucion”, qytetarët po vijojnë tubimin për largimin e Edi Ramës.

Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: Largimin e kësaj qeverie. Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive, ku edhe mbrëmjen e djeshme protestuesit u grumbulluan para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.

The post “Nesër më shumë me diasporën”/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Anne Hathaway në pritje të fëmijës së tretë, aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur në Saint-Tropez

By: M C
19 June 2026 at 21:46

Aktorja e njohur, Anne Hathaway, është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

43-vjeçarja u fotografua gjatë pushimeve familjare në Saint-Tropez të Francës, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu lajmet për shtatzëninë.

Aktorja e filmave “The Devil Wears Prada” dhe “The Princess Diaries” po shijonte një ditë në plazh së bashku me bashkëshortin e saj, Adam Shulman, dy djemtë e tyre dhe miq të afërt.

Pak ditë më vonë, Hathaway e konfirmoi vetë lajmin përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një video duke treguar barkun e saj dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Baby, I’m yours”.

Aktorja dhe Shulman janë të martuar që nga viti 2012 dhe janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack.

Në të kaluarën, Hathaway ka folur hapur për vështirësitë që ka hasur në rrugëtimin drejt mëmësisë, duke përfshirë problemet me fertilitetin dhe një abort spontan që përjetoi në vitin 2015.

Pavarësisht sfidave, aktorja ka theksuar vazhdimisht se familja dhe roli i saj si nënë mbeten prioritetet më të rëndësishme në jetën e saj.

The post FOTO/ Anne Hathaway në pritje të fëmijës së tretë, aktorja shfaqet me barkun e rrumbullakosur në Saint-Tropez appeared first on Albeu.com.

“Kjo rini e ka prejardhjen nga Avni Rustemi”, qytetari kërcënon Ramën nga protesta: Ose ik, ose do të tërheqim zvarrë

By: M C
19 June 2026 at 21:22

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” po mbahet protesta e 20-të kombëtare kundër projektit të Zvërnecit, ku qytetarët janë mbledhur sërish këtë të premte para Kryeministrisë.

Teksa në podium janë ngjitur disa personalitete, nuk kanë munguar as deklaratat e forta nga protestuesit.

Një qytetar nga Bulqiza i ka vendosur një “ultimatum” kryeministrit Edi Rama nga protesta, duke i kërkuar të japë dorëheqjen. Në të kundërt, ai paralajmëroi se protestuesit do ta tërhiqnin zvarrë.

“Kjo rini e bukur, o torollak kryeministër, ti kujton se këtë rini e mposht? Jo, o torollak. Sepse këta e kanë prejardhjen prej Isa Boletinit, prej Ismail Qemalit, prej Avni Rustemit. Ju bëj thirrje kësaj rinie të bukur dhe këtyre vajzave që janë si Shote Galica të mos e ndalojnë këtë kauzë, por t’i japin një ultimatum këtij qerratai, se ky ka lajthitur. Përndryshe do ta tërheqim zvarrë”, tha ai.

The post “Kjo rini e ka prejardhjen nga Avni Rustemi”, qytetari kërcënon Ramën nga protesta: Ose ik, ose do të tërheqim zvarrë appeared first on Albeu.com.

❌