Normal view

“A e keni menduar dorëheqjen?”, Toni Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Kryeministri ka detyrë të qeverisë vendin

By: M C
22 June 2026 at 21:19

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, hodhi poshtë kategorikisht kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë.

Gogu tha se qeveria u mandatua pas zgjedhjeve të 11 majit dhe se detyra e Ramës është të qeverisë, sipas vullnetit të popullit.

Biseda:

Ylli Rakipi: Kërkesa e parë e protestuesve është dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë. Nëse nuk bëhet kjo, bien kërkesat e tjera. Çdo kërkesë nis me dorëheqjen e qeverisë. E keni diskutuar këtë?

Toni Gogu: E kemi diskutuar në 11 maj kur vendosi populli. Aty u diskutua se kush do ta qeverisë Shqipërinë.
Detyra e kryeministrit është të qeverisë. Ka dy muaj që është në tur duke dëgjuar njerëzit. Ishte dy orë me banorët e Zvërnecit. U bëri thirrje protesuesve që janë aty për çështje konkrete, ejani të flasim. Kur kuptoi se ishin nën magjepsjen e algorithmit, atëherë detyra e kryeministrit është të qeverisë vendin.

Ylli Rakipi: Pra shkurt nuk e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen.

Toni Gogu: Nuk është pjesë e rregullave të lojës.

The post “A e keni menduar dorëheqjen?”, Toni Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Kryeministri ka detyrë të qeverisë vendin appeared first on Albeu.com.

Shiu i rrëmbyeshëm godet juglindjen, rrëshqitje dherash në aksin Maliq-Gramsh

By: M C
22 June 2026 at 20:54

Pasditen e sotme, juglindja e vendit është përfshirë nga reshje e dendura të shiut.

Si pasojë, ka pasur edhe rrëshqitje dherash në aksin rrugor Maliq-Gramsh, në afërsi të Shkëmbit të Dobërçanit.

Në terren janë angazhuar mjetet e Bashkisë së Maliqit dhe firmat nënkontraktore, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet e prekura nga reshjet intensive.

The post Shiu i rrëmbyeshëm godet juglindjen, rrëshqitje dherash në aksin Maliq-Gramsh appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri pyetet për çështjen e Zvërnecit: Pjesëmarrja në tubime element i rëndësishëm i sistemeve demokratike

By: M C
22 June 2026 at 20:37

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber ka zhvilluar një vizitë në Korçë dhe është takuar edhe me kryebashkiakun Sotiraq Filo. Gjatë një deklarate për mediat, Huber u pyetur nga gazetarët se çfarë mendon për protestën dhe a ka diçka për t’i thënë qeverisë shqiptare.

Në përgjigje, Huber u shpreh se institucionet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta, janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi. Ajo theksoi ndër të tjera se Zvicra ka dhënë një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, të cilët merren mes të tjerash, edhe me organizimin e protestave.

Pyetje: Pyetja jonë lidhet me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Çfarë mendoni për protestën, si e shihni atë në të ardhmen dhe a keni diçka për t’i thënë qeverisë shqiptare?

Ruth Huber: Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit, gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve në protesta janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër.

The post Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri pyetet për çështjen e Zvërnecit: Pjesëmarrja në tubime element i rëndësishëm i sistemeve demokratike appeared first on Albeu.com.

Habit gazetari: Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, ja kush fshihet pas tij

By: M C
22 June 2026 at 18:45

Një nga momentet më të komentuara të këtij sezoni të “Ferma VIP” ishte droni që mbërriti për këngëtaren Soni Malaj, duke nxitur menjëherë aludime të shumta në rrjetet sociale se pas surprizës fshihej kantautori Flor Mumajesi.

Megjithatë, sipas gazetarit Elton Tozaj, e vërteta mund të jetë krejt ndryshe nga ajo që është përfolur deri më tani.

Gjatë një lidhjeje së fundmi, Tozaj deklaroi se droni nuk është dërguar nga Flori Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit.

“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, paska gjetur kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt?”, u shpreh gazetari.

Deklarata e tij ka hapur menjëherë debat në rrjet, pasi për javë të tëra publiku kishte aluduar se surpriza lidhej me Flor Mumajesin, për shkak të raportit të tyre të njohur ndër vite dhe simbolikës që u interpretua nga shumë ndjekës.

The post Habit gazetari: Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi, ja kush fshihet pas tij appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

By: M C
21 June 2026 at 23:48

Dashi

Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e duhur. Sa i përket punës, mundësi të reja janë në rrugë e sipër për ata që nuk kanë asnjë aktivitet profesional, edhe nëse janë me kohë të pjesshme.

Demi

Pas dy ditëve të vështira, tani është koha të shërohemi. Ju duhet të keni një partner solid për të shmangur çdo rrezik. Hëna është në të kundërt, prandaj është më mirë të mos adresoni ndonjë çështje të veçantë sot.

Binjakët

Akoma pak pozitivitet në dashuri. Sa i përket punës, do të përjetoni pak vështirësi. Ruani qetësinë, është një ditë vërtet e vështirë.

Gaforrja

Ju duhet të vendosni një pikë të plotë në historinë tuaj të dashurisë. Hëna është në një pozitë të mirë.

Luani

Nëse dashuria juaj është në krizë, dijeni se mund të rikuperohet. Atëherë do të jeni ju ai që do të kuptoni nëse është e përshtatshme të shikoni përreth jush, Venusi do t’ju ndihmojë. Sa për punën, mbërrijnë ditë pozitive. Por është më mirë të shmangni projekte që janë shumë kërkuese nga pikëpamja financiare.

Virgjëresha

Hëna është në favorin tuaj, pozitive për ndjenjat. Pozitivitet edhe në punë: dikush mund t’ju bëjë një propozim.

Peshorja

Dita e sotme është paksa e hutuar në dashuri, keni nevojë për konfirmim. Ndryshime të mundshme në frontin e punës deri në vjeshtë. Paralajmërim: është koha të lësh gjërat e tepërta.

Akrepi

Venusi nuk është akoma në shenjën tuaj. Nëse një histori dashurie sapo ka filluar, ju mund të keni dyshime dhe hutime.

Sa i përket punës, nëse e kuptoni që keni dhënë shumë dhe keni marrë pak, koha juaj ka ardhur: duhet ta bëni veten të dëgjuar.

Shigjetari

Nëse jeni duke kërkuar për një person kontakti këto janë ditët e duhura. Sa i përket punës, përpiquni të jeni të vëmendshëm ndaj propozimeve. Më shumë gatishmëri edhe nga të tjerët. Këto ditë mund të rishikoni një kontratë.

Bricjapi

Hëna është në gjendje të mire. Shfrytëzojeni atë. Lidhur me punën nëse keni procese gjyqësore në pritje është mirë të flisni me një noter / avokat.

Ujori

Ruani qetësinë, gjërat në dashuri do të përmirësohen nga e marta. Sa i përket punës, ju nuk ndiheni plotësisht të kënaqur. Ju jeni të lodhur, dita do të jetë e lodhshme.

Peshqit

Dita e sotme do të jetë një ditë pak e lodhshme dhe nervoze. Ka kohë për të dashur, duhen bërë gjërat me qetësi. Ndërsa për punën, jini të sigurt: lajmet e mira mund të vijnë deri në fund të muajit.

The post Horoskopi 22 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

Heqja e këpucëve në shtëpi, rregull higjiene apo mungesë mikpritjeje?! Ja çfarë thonë ekspertët…

By: M C
21 June 2026 at 23:36

Të hysh në shtëpinë e dikujt është gjithmonë një rit i vogël. Lë pallton te hyrja, shkëmben buzëqeshje e përqafime, përpiqesh të ndihesh rehat dhe të përshtatesh me atmosferën familjare. Por kur i zoti i shtëpisë kërkon që të heqësh këpucët, atmosfera mund të ndryshojë në një çast. Nga njëra anë, heqja e këpucëve para se të hysh brenda është një gjest higjiene. Nga ana tjetër, është edhe një zakon që te disa njerëz krijon siklet, sikur të dalësh në çorape të të bënte të ndiheshe i zhveshur dhe i ekspozuar. Mes kulturave të ndryshme dhe rregullave të mirësjelljes në shtëpi, ja si mund ta bësh këtë kërkesë me takt dhe stil, pa cenuar mikpritjen dhe pa vënë në siklet askënd.

Të heqësh këpucët në shtëpi është, para së gjithash, çështje higjiene, sidomos kur jashtë bie shi apo dëborë dhe këpucët, patjetër, do të jenë të ndotura ,shpjegon arkitekti i interierit Paolo Rota. Por kjo ka të bëjë edhe me respektin për hapësirën, veçanërisht kur dyshemetë janë me parket, sepse druri është delikat dhe mund të njolloset ose dëmtohet lehtë, edhe nga takat. E njëjta vlen edhe për tapetet dhe moketin, ku këpucët mund të sjellin papastërti dhe lagështi.

Siç kujton eksperti, në shumë kultura, nga Azia te vendet skandinave, e deri në zona të caktuara alpine, kjo është pjesë e natyrshme e jetesës në shtëpi dhe lidhet me kujdesin për ambientin dhe respektin për ata që jetojnë aty. Për këtë arsye, këshilla e tij për të zotët e shtëpisë është e thjeshtë: ta shoqërojnë kërkesën me buzëqeshjen më të mirë dhe t’u ofrojnë miqve pantofla elegante ose çorape të buta, të pastra dhe në gjendje të mirë. Nuk është një detaj i vogël. Përkundrazi, komunikon vëmendje, kujdes dhe mikpritje, duke e kthyer një rregull që mund të duket i ngurtë në një përvojë komoditeti dhe stili. Në fund, kur të gjithë janë me pantofla ose çorape, atmosfera bëhet më e relaksuar dhe shtëpia ndihet vërtet si shtëpi.

Sipas përvojës së coach-it Davide Cortesi, “t’u kërkosh miqve të heqin këpucët mund të krijojë një siklet të lehtë te ata që nuk e kanë këtë zakon. Por, nëse menaxhohet me takt, ky ftesë, që nuk duhet të tingëllojë kurrë si urdhër, mund të komunikojë respekt, kujdes dhe një mikpritje autentike”.

Çelësi është mënyra si e thua. Kërkesa duhet formuluar me butësi dhe, kur është e nevojshme, shoqëruar me një arsye të thjeshtë që e bën të kuptueshme: për të ruajtur parketin, për të mbajtur të pastra tapetet, sepse është një traditë familjare, ose sepse në shtëpi ka fëmijë të vegjël dhe higjiena është prioritet.

Një tjetër sugjerim praktik është ta paralajmërosh lehtë qysh në momentin e ftesës, që i ftuari të vijë i përgatitur dhe të mos e ndjejë si imponim, por si pjesë e ritualit të mirëseardhjes. Po aq e rëndësishme është edhe logjistika: të ketë një stol të vogël, një bankinë ose një karrige pranë hyrjes, në mënyrë që miqtë të ulen dhe t’i heqin këpucët pa u ndier në siklet.

Janë këto imtësi që, së bashku, ndikojnë te ndjesia emocionale e të ftuarit dhe krijojnë një ambient të qetë, ku secili ndihet vërtet rehat. Në fund, pyetja nuk është nëse është pa edukatë, por si bëhet. Kur shoqërohet me kujdes, shpjegim të thjeshtë dhe një gjest mikpritjeje, heqja e këpucëve nuk e ftoh atmosferën. Përkundrazi, e bën më të ngrohtë.

The post Heqja e këpucëve në shtëpi, rregull higjiene apo mungesë mikpritjeje?! Ja çfarë thonë ekspertët… appeared first on Albeu.com.

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet

By: M C
21 June 2026 at 23:19

Është mbajtur sot në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake.

Si çdo ditë tjetër, qytetarët nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë marshimit, protestuesit u ndalën edhe në “Fan Zone”, aty ku i bënë thirrje tifozëve t’i bashkohen në tubim.

Më pas qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, aty ku mbajtën fjalimet.

Në protestën e sotme u regjistrua edhe një incident, ku një nga qytetaret, ndërsa po mbante fjalën dhe po i bënte thirrje administratës t’i bashkohej protestës, iu mor me forcë mikrofoni.

The post Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Rama tall protestuesit: “Flamingot” do të habiten me veten e tyre se si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

By: M C
21 June 2026 at 23:03

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së një prej protestuesve lidhur me incidentin e flamurit të Izraelit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ironizon deklaratën e njërit prej organizatorëve, Arben Kola, i cili deklaroi se në protestë ka pasur persona të infiltruar.

Kryeministri ngre pikëpyetjen: “Po ky vetë?”, ndërkohë shkruan më tej se se “flamingot” do të habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

Postimi i Ramës:

Ouuu….. Po ky vetë?!
Avash avash, të gjithë do dalin!
Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

The post Rama tall protestuesit: “Flamingot” do të habiten me veten e tyre se si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme appeared first on Albeu.com.

❌