Normal view

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Edi Rama jep dorëheqjen!

By: M C
23 June 2026 at 19:56

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit të tyre kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata kanë nisur fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa qindra mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim.

The post Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Edi Rama jep dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

Temperatura përvëluese/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme

By: M C
23 June 2026 at 17:57

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug.

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit.

Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s.

The post Temperatura përvëluese/ Zbuloni parashikimin e motit, për ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona

By: M C
23 June 2026 at 17:44

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme, ku një furgon që transportonte turistë është përplasur me një autoveturë. Nga të dhënat e para nga vendngjarja, mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona.

Mësohet se, ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet, dëmet materiale në të dy mjetet e përfshira në aksident janë të konsiderueshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të këtij aksidenti.

The post Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

By: M C
22 June 2026 at 23:48

Dashi

Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do të përjetoni ditë interesante. Nuk do të mungojnë as mundësitë që kanë të bëjnë me punën. Gjërat do të ecin gradualisht.

Demi

Hënën nuk e keni më kundër, por bëni kujdes që të mos bini pre e provokimeve. Sa i takon punës, nëse jeni përballur me një pakënaqësi, mundohuni që të kuptoni nëse është rasti për të arritur një marrëveshje.

Binjakët

Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie konfliktuale, përgatituni për tu përballur me një ditë të vështirë. As në punë nuk do të jeni të qetë, ndaj mundohuni që të ecni përpara me vendosmëri, edhe pse ndonjë problem mund të mos ketë gjetur zgjidhje.

Gaforrja

Në dashuri ju pret një ditë e favorshme. Mundohuni që të mos përballeni me debate të vështira. Në punë, ndryshimet do të nisin duke filluar nga data 27 shtator, ku do të merrni propozime interesante.

Luani

Hëna do të jetë në anën tuaj, ndaj nëse është dikush që ju intereson, guxoni më shumë. Sa i takon punës, do të ndiheni disi të lodhur. Por nga ana tjetër, jeni vetëm në mes të javës, ndaj bëni durim!

Virgjëresha

Ju pret një ditë e vështirë në dashuri, ku gjatë saj do të vihet në provë durimi juaj. Në punë dhe në sferën financiare, mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm, pasi do të ketë shpenzime.

Peshorja

Muaji gusht mbarti për të lindurit e kësaj shenje një sërë problemesh. Por nëse një dashuri është ende në këmbë, mundohuni që të investoheni. Sa i takon punës, nëse ju ftojnë që të bëni diçka interesante mos hezitoni, por mundohuni që të mos bini në kundërshti me atë që mendoni.

Akrepi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Por rrini të qetë, pasi që nga 2 korriku, situata do të përmirësohet. Në punë, duhet të bëni kujdes dhe të mos hidhni hapa të gabuar.

Shigjetari

Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë vetëm një gjë, ditë pozitive për dashurinë dhe emocionet, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të keni mundësi që të bëni një projekt të ri për të ardhmen.

Bricjapi

E marta paraqitet një ditë mjaft premtuese për dashurinë, ndërsa tetori do të jetë i mbushur me pasion. Sa i takon punës, mos bëni hapa të nxituar nëse jeni në krizë. Nuk do të vonojnë zgjidhjet e rëndësishme, por bëni durim.

Ujori

Do të shfaqni interes më të madh për dashurinë, në raport me orët e kaluar. Në punë, kush ju ka lënduar, shumë shpejt do të ndëshkohet. Por pavarësisht kësaj ndiheni të acaruar, ndaj bëni mirë që të relaksoheni.

Peshqit

Në dashuri do të dominojë nervozizmi. Bëni mirë që të ruani qetësinë. Edhe në punë, mundësitë e reja nuk do të mungojnë. Ndoshta mund të merrni një lajm të mirë, brenda fundit të muajit. Edhe ata që janë të përfshirë në studime, yjet i kanë në anën e tyre.

The post Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri appeared first on Albeu.com.

Belgjika lëshon viza për delegacionin e talebanëve për bisedimet e BE-së për migracionin

By: M C
22 June 2026 at 23:41

Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke i hapur rrugën vizitës së parë të përfaqësuesve talebanë në një aktivitet të organizuar nga BE-ja që kur grupi u rikthye në pushtet në Afganistan në vitin 2021.

Bisedimet e planifikuara kanë shkaktuar kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat argumentojnë se angazhimi me talebanët rrezikon të minojë angazhimin e Bashkimit Evropian ndaj të drejtave të njeriut.

Megjithatë, qeveria belge tha se miratoi pesë viza për anëtarët e delegacionit pasi vlerësimet e sigurisë nuk gjetën prova se individët përbënin kërcënim. Vizat janë të kufizuara rreptësisht, duke lejuar hyrjen vetëm në Belgjikë, jo në Zonën më të gjerë Shengen, dhe janë të vlefshme për një ditë të vetme.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët belgë kanë refuzuar të zbulojnë datën e saktë të vizitës, duke përmendur shqetësime sigurie. Megjithatë, burime të BE-së thonë se takimi pritej të zhvillohej menjëherë pas lëshimit të vizave.

Sipas zyrtarëve evropianë, diskutimet do të përqendrohen në migrimin dhe kthimin e mundshëm të shtetasve afganë që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian. Në maj, Komisioni Evropian njoftoi “qëllimin e tij për të ftuar zyrtarët talebanë në Bruksel në të ardhmen e afërt për diskutime në lidhje me kthimin e migrantëve në Afganistan”.

Komisioni Evropian ka theksuar se takimi po mbahet në një nivel teknik dhe nuk përbën njohje formale të qeverisë talebane. Zyrtarët e BE-së kanë thënë vazhdimisht se bisedimet kanë për qëllim të adresojnë çështjet praktike të migracionit dhe jo marrëdhëniet diplomatike me sundimtarët e Afganistanit.

Çështja mbetet shumë e ndjeshme sepse talebanët janë përballur me kritika të gjera ndërkombëtare që kur kanë rifituar pushtetin. Ata vendosën kufizime të ashpra ndaj grave dhe vajzave, duke përfshirë kufizime në arsim, punësim dhe liri lëvizjeje.

The post Belgjika lëshon viza për delegacionin e talebanëve për bisedimet e BE-së për migracionin appeared first on Albeu.com.

Plas sherri me grushte në Vlorë, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë

By: M C
22 June 2026 at 23:19

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë. Bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tension dhe shqetësim në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Plas sherri me grushte në Vlorë, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë appeared first on Albeu.com.

“S’të kam thënë të dua”/ Indri përballet për herë të parë me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

By: M C
22 June 2026 at 23:10

Një nga përballjet më të forta në Post Ferma VIP ishte ajo mes Vanesës dhe Indrit, të cilët sqaruan publikisht raportin e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Vanesa u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Indrit pas daljes nga ferma, duke deklaruar se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, ndërsa sipas saj ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua.

Nga ana tjetër, Indri mohoi se kishte luajtur me ndjenjat e saj dhe këmbënguli se çdo gjë që kishte thënë brenda fermës ishte e sinqertë.

Indri pranoi se kishte gabuar me mënyrën se si kishte vepruar pas largimit të Vanesës, por mohoi që Klevisa të kishte qenë arsyeja e krisjes së raportit të tyre.

Pjesë nga biseda:

Florian Agalliu: Pasi u eliminove, si e le marrëdhënien?

Vanesa: Ne ishim shumë, shumë mirë. Përgjatë gjithë javës së fundit unë i jam dhënë 150% Indrit dhe deri në ditën e fundit meraku im ka qenë si ishte ai.

Kur kam dalë, kam lënë amanet rrobat dhe fizikën e Indrit.

Pesë minuta që dola, pastaj ishte kështu si një pluhur, u harrua çdo gjë që kishte ndodhur këtu brenda.

Florian Agalliu: Ju keni komunikuar gjatë kësaj kohe që keni qenë jashtë?

Vanesa: Kemi pasur një bisedë te after party. Një bisedë shumë të shkurtër, pesë minuta.

Në ato pesë minuta vërtetova edhe njëherë atë që kisha krijuar, ishte shumë i ftohtë në logjikën, në atë që thoshte. Kuptova që s’kishte pasur pikë ndjenje.

Indri: Unë e kuptoj Vanesën, më vjen shumë keq. Unë të gjitha gjërat që t’i kam thënë ty, i kam thënë se i kam ndjerë vërtet. Nuk ka qenë strategji.

Vanesa: Ka qenë.

Indri: Unë nuk e kam fuqinë të të bëj ty të më besosh. Por unë po ta them në sy, letrën e kam shkruar unë me vullnetin tim.

Vanesa: Bravo, urime.

Indri: Unë kam pasur vërtet një pëlqim të madh për ty që në ditën 1, 2. Më ke pëlqyer shumë për vajzën që je, për artisten që je, për shpirtin e pastër që mendoj se e ke.

Ndodhi çfarë ndodhi… Ti je viktimë e atij problemi që unë kam pasur, e atij momenti.

Unë shumë, shumë herë të kam thënë ta marrim me qetësi, hap pas hapi. Ti s’e ke marrë me qetësi.

Vanesa: Më thuaj kur s’e kam marrë unë me qetësi?

Indri: Kemi pasur një disnivel.

Vanesa: Pse s’ma ke thënë brenda, por prite të dilja jashtë?

Indri: Në momentin që ti më thua “të dua”, “jam e përfshirë”… në momentin që unë s’të përgjigjem “të dua”, por them ta marrim me qetësi…

Vanesa: Jo, s’ma ke thënë.

Indri: Ka qenë një marrëdhënie njohjeje.

Vanesa: Nëse të pyesin: “Vanesa Sono çfarë e ke pasur?”, çfarë do thuash ti? Do thuash e kam pasur shoqe? Çfarë kemi qenë ne të dy?

Indri: Të dashur s’kemi qenë. Ajo që të kam dhënë unë ty ka qenë komplet prej shpirtit tim, të tëra momentet e bukura.

Vanesa: Ke dalë dhe ke thënë s’kam qenë i dashuruar. Si ke dhënë dashuri kur s’ke qenë i dashuruar?

Indri: Po, faji im është që s’kam rënë në dashuri me ty, o Vanesa?

Vanesa: Pika jote e fortë në lojë ishin marrëdhëniet romantike. Dhe the:

“Marrëdhënia romantike iku, çfarë të bëj unë tani?”. Po prit se kjo vajza, Klevisa, erdhi, ja ta shtyj deri në finale.

Indri: Klevisa s’ka lidhje me ndarjen tonë. Bëra gabim, shumë gabim që shpreha diçka të sinqertë për Klevisën.

Vanesa: Mua gjëja që më bezdisi më tepër se ndërprerja e marrëdhënies është, nga ana njerëzore, një seri gjërash që ti bëre.

Vjen Klevisa, pas pesë minutash që unë isha larguar, shkon merr Klevisën, harrove dhe patericën. Madje, në një moment the: “Shpëtova nga skemat”. Nga cilat skema?

The post “S’të kam thënë të dua”/ Indri përballet për herë të parë me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP appeared first on Albeu.com.

❌