Normal view

Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve

By: M C
29 June 2026 at 22:57

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur. Blutë sqarojnë se rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

The post Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve appeared first on Albeu.com.

Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

By: M C
29 June 2026 at 19:32

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndarja” mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte publikisht se ishte i gatshëm të shkrinte të gjithë pasurinë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndërtuar mbi besim dhe vendosmëri, mesa duket nuk i rezistoi kohës.

Studio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies profesionale me kreun e Partisë së Lirisë, duke argumentuar se vendimi erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.

Lidhur me këtë vendim, ish-avokati i Ilir Metës ka folur në një intervistë për Top Channel, ku është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha nëse deklarata e tij pas një prej seancave gjyqësore, ku mohoi ekzistencën e një komploti ndaj Metës, ishte momenti që solli përçarjen përfundimtare mes tyre.

Cakrani sqaroi se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi provat dhe faktet që ndodhen në dosjen hetimore, e jo mbi perceptime apo emocione.

“Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit”, tha avokati, teksa më tej shtoi se mund të ketë pasur zhvillime dhe komploto para arrestimit të Metës, por jo elementë proceduralë që mbështesin pretendimet për një komplot në procesin penal.

“Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty”, tha ai ndër të tjera.

The post Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja? appeared first on Albeu.com.

Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar!

By: M C
29 June 2026 at 17:58

Juliana Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë dhe ndodhet në muajin e 7-të.

Ajo u shfaq për herë të parë publikisht me barkun e rrumbullakosur, në një event në Kosovë, duke konfirmuar zyrtarisht se është në pritje të ëmbël.

Juliana ka vendosur ta përjetojë këtë rrugëtim si nënë e vetme, duke zgjedhur procedurën e Fekondimi in Vitro ose IVF, një vendim që ka ngjallur shumë diskutime. Interesi i publikut u përqendrua menjëherë te identiteti i babait biologjik të foshnjës dhe në rrjet qarkulluan aludime të ndryshme.

Megjithatë, në një intervistë për Prive by Liberta Spahiu, Juliana vendosi t’i japë fund çdo spekulimi dhe sqaroi edhe origjinën e donatorit.

“Personi që ka dhënë pjesën e 49% të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba. Puro shqiptar”, u shpreh Juliana.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se vendimi për t’u bërë nënë në këtë mënyrë nuk ishte impulsiv, por i menduar me kujdes. Sipas saj, kjo ishte zgjedhja më e mirë për të mos rrezikuar qetësinë e saj dhe të fëmijës me marrëdhënie që mund të mos funksiononin në të ardhmen.

Juliana iu përgjigj edhe kritikave të atyre që e konsiderojnë këtë vendim egoist. Ajo theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa qenë në vendin e saj dhe shtoi se komentet negative, sipas përvojës së saj, vijnë kryesisht nga burrat, ndërsa gratë e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar për guximin.

The post Zgjodhi të bëhet nënë përmes metodës IVF, Juliana Nura flet për herë të parë për shtatzëninë dhe donatorin: Është shqiptar! appeared first on Albeu.com.

❌