Presioni i Presidentit malazez ndaj zv/kryeministrit shqiptar, reagon Agron Gjekmarkaj
Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi. Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.