Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra

By: E.K
25 July 2025 at 17:58

Situata me zjarret në Delvinë është alarmante, ku banorë të tre fshatrave kanë nisur të evakuohen për shkak se rrezikohet jeta e tyre. Siç duket edhe nga pamjet më të fundit që vijnë nga terreni në redaksinë e BalkanWeb, zjarri po shkrumbon gjithçka, edhe pse forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët. […]

The post VIDEO/ Situatë alarmante nga zjarret në Delvinë, nis evakuimi i banorëve në tre fshatra appeared first on FaxWeb.

💾

Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re

By: E.K
25 July 2025 at 17:56

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive. Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka […]

The post Kosovë/ Fundi i afatit të dhënë nga Kushtetuesja, Ambasadorët kërkojnë Kuvend e Qeveri të re appeared first on FaxWeb.

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet

By: E.K
25 July 2025 at 17:45

Zjarri që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë, bashkia Delvinë, ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e tij, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit dhe edhe shefi i […]

The post Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Senicë. Pëson djegie në trup shefi i komisariatit të Delvinës, një tjetër efektiv asfiksohet appeared first on FaxWeb.

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

By: E.K
25 July 2025 at 17:43

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, pretendoi se nuk ka “uri” në Gaza, ku dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, vdesin çdo ditë nga kequshqyerja. Në një postim nga llogaria e tij X, Ben-Gvir deklaroi se është pro urisë në Gaza. “Në fakt, nuk ka gjë të tillë si uria në Gaza”, […]

The post Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza” appeared first on FaxWeb.

Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

By: E.K
25 July 2025 at 17:36

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë, Fernando Sampedro. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, të dy palët patën një diskutim të frytshëm mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Gjithashtu në takim u riafirmua mbështetja e Spanjës […]

The post Spanja, mbështetje për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on FaxWeb.

Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë

By: E.K
25 July 2025 at 17:35

Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë, në bashkinë Dimal. Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Konisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrfikës të qytetit të Beratit, me 3 mjete dhe 20 […]

The post Dimal/ Zjarr në Konisbaltë në kufirin me Mbreshtanin, ndërhyrja në terren mbetet e vështirë appeared first on FaxWeb.

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

By: E.K
25 July 2025 at 17:27

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se hartimi i një Kodi të ri Penal nuk është një ngjarje e zakonshme, por një moment i rrallë institucional që shënon jo vetëm rregullimin juridik të një epoke të re, por edhe pjekurinë demokratike të një shoqërie që ka nevojë përditësojë normat penale me zhvillimet shoqërore, […]

The post Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel appeared first on FaxWeb.

Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza

By: E.K
25 July 2025 at 17:23

Një grup palestinezësh në Bregun Perëndimor të pushtuar organizuan protestë kundër luftës së vazhdueshme izraelite dhe politikës së urisë në Rripin e Gazës. Protestuesit u tubuan në qytetin Ramallah pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër gjenocidit dhe politikës së urisë kundër popullit palestinez në Gaza. Ata mbanin pankarta, brohorisnin slogane dhe marshuan në […]

The post Palestinezët në Ramallah protestojnë kundër sulmeve izraelite dhe politikës së urisë në Gaza appeared first on FaxWeb.

EMRAT/ Aksion i policisë në Vlorë e Sarandë, arrestohen 4 shtetas për lëndë narkotike. Mes tyre edhe një vajzë 31-vjeçare

By: E.K
25 July 2025 at 17:15

Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun Vlorë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, arrestohen 4 shtetas që posedonin lëndë narkotike me qëllim shitjen, kryesisht në zona turistike. Në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë […]

The post EMRAT/ Aksion i policisë në Vlorë e Sarandë, arrestohen 4 shtetas për lëndë narkotike. Mes tyre edhe një vajzë 31-vjeçare appeared first on FaxWeb.

Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj se Izraeli do t’i sulmojë

By: E.K
25 July 2025 at 17:12

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se grupi i armatosur palestinez Hamas nuk ka interes për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës. “Mendoj se (izraelitët) do t’i ndjekin ata,” u shpreh Trump për Hamasin, gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Komentet e tij […]

The post Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj se Izraeli do t’i sulmojë appeared first on FaxWeb.

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

By: E.K
25 July 2025 at 15:59

Përfaqësues nga Irani dhe të ashtuquajtura shtete E3, Franca, Britania dhe Gjermania, u takuan sot në proksinë iraniane në Stamboll për bisedime ballë për ballë, sipas një dëshmitari të Reuters. Kjo është hera e parë që diplomatët e nivelit të lartë nga grupi europian zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta me delegacionin iranian pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj […]

The post Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore appeared first on FaxWeb.

Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj dhe 5 të tjerë, nën akuzë për shpërdorim detyre, çështja kalon për gjykim në themel

By: E.K
25 July 2025 at 15:51

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me një proces gjyqësor në themel, pas vendimit të marrë nga gjyqtari paraprak Erjon Cela. Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre. Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar […]

The post Dosja “Buka”/ Arben Ahmetaj dhe 5 të tjerë, nën akuzë për shpërdorim detyre, çështja kalon për gjykim në themel appeared first on FaxWeb.

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

By: E.K
25 July 2025 at 15:35

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Frashër, ku Anesti Rama, një burrë në moshë i njohur për jetën e tij të thjeshtë dhe të përkushtuar ndaj punës, dyshohet se është vrarë nga bashkëshortja dhe vajza e tij. Fillimisht, lajmi u përhap si një vdekje natyrale nga infarkti, por më vonë dyshimet për një krim të […]

The post Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij appeared first on FaxWeb.

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

By: E.K
25 July 2025 at 15:13

Kina shprehu mbështetje për konferencën e OKB-së mbi Palestinën të planifikuar për javën e ardhshme në një përpjekje për të forcuar mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete. Duke e quajtur Palestinën një “thelb të çështjeve të Lindjes së Mesme”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun tha: “Zgjidhja me dy shtete është e vetmja […]

The post Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete appeared first on FaxWeb.

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

By: E.K
25 July 2025 at 15:03

Një aeroplan pasagjerësh Antonov An-24 u zhduk nga radari të enjten gjatë një fluturimi në rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë. Sipas Komitetit Hetimor Rus, të 43 pasagjerët dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit në bord kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar shërbimin për shtyp të […]

The post 49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi appeared first on FaxWeb.

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

By: E.K
25 July 2025 at 14:57

Një shqyrtim i brendshëm i qeverisë amerikane i kohëve të fundit ka hedhur poshtë pretendimet se grupi palestinez Hamas ka devijuar sistematikisht ndihmën humanitare të financuar nga SHBA-ja, duke sfiduar pohimet e mëparshme nga Izraeli dhe SHBA-ja. Studimi i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka shqyrtuar 156 raste të ndihmës së humbur ose të […]

The post USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja appeared first on FaxWeb.

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

By: E.K
25 July 2025 at 14:51

Qyteti i Pogradecit do të mirëpresë më 26 korrik 2025 një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të verës, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ngjarja është organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe do të nisë në orën 19:00. Ky aktivitet përfshin dy disiplina garimi. Gjysmë-maratona me gjatësi 21 kilometra nis nga […]

The post Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on FaxWeb.

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

By: E.K
25 July 2025 at 14:44

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, i ndërmarrë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut. Gjatë kontrolleve intensive dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u zbulua një parcelë […]

The post Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar appeared first on FaxWeb.

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

By: E.K
25 July 2025 at 14:37

Policia e Gjirokastgrës arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet se i preu rrugën dhe u përplas ditën e djeshme me autoambulancën e spitalit, e cila po transportonte një pacient. Nga përplasja pati 6 persona të plagosur dhe të lënduar, mes tyre edhe vetë pacienti. Në vijim të hetimeve të kryera nga Policia Rrugore, sot u […]

The post Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar appeared first on FaxWeb.

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

By: E.K
25 July 2025 at 14:27

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se forcat izraelite arrestuan sot Myftiun e Madh të Jerusalemit dhe Palestinës, predikuesin e Xhamisë Al-Aksa, Sheikh Mohammad Hussein, brenda oborrit të xhamisë në Jerusalemin e pushtuar. Departamenti i Fondacioneve Islame njoftoi se Sheikh Mohammad Hussein u arrestua pas namazit të xhumasë dhe u dërgua në Portën Mughrabi të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit. […]

The post Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein appeared first on FaxWeb.

❌
❌