❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane

18 August 2025 at 17:47

Me aplikimet që do të jenë të hapura deri më 30 shtator për përfitimin e granteve për investime në bujqësi, fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga një paketë e kombinuar financimi përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, e cila ofron 50% grant për investime në bujqësi, të kombinuar me Kredi të Butë dhe Garanci Sovrane.
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka sqaruar se aplikimit për grante që financojnë deri në 50% të investimit, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt, mund të kombinohen me paketat e tjera mbështetëse përfshirë kreditë e buta dhe garancinë sovrane.

“Skema ofron 50% tĂ« vlerĂ«s sĂ« investimit. Kjo mbĂ«shtetje mund tĂ« kombinohet me dy instrumente financiare tĂ« tjera: Kredi tĂ« ButĂ« deri nĂ« 25 milionĂ« lekĂ« me interes deri nĂ« 2%; GarancinĂ« Sovrane, me mbulim kolaterali deri nĂ« 70%”, sqaron AZHBR nĂ« rubrikĂ«n pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« investimeve.

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

Pra Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.

Për sa i përket granteve, aplikantët mund të kërkojnë parapagim deri në 30% të grantit të miratuar, pas lidhjes së kontratës me AZHBR, nëse sigurojnë garanci nga kompani sigurimi.

Mbështetja aplikohet si për paketa të plota mekanizimi, ashtu edhe për pajisje të veçanta, sipas kritereve të përcaktuara. Po ashtu AZHBR konfirmon se përfituesit nga skemat e mëparshme mund të aplikojnë sërish, për aq kohë sa pajisjet janë të ndryshme nga ato të financuara më parë.

Në Skemën Kombëtare të Investimeve mund të përfitojnë fermerë individualë; subjekte fizike dhe juridike; shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.

Po ashtu sipas AZHBR, lejohet aplikimi për më shumë se një masë mbështetëse, nëse plotësohen kriteret për secilën dhe dorëzohet dokumentacioni përkatës.
Kriteret kryesore të pranimit përfshijnë që pronësia ose kontratë qiraje për tokën/objektin të jetë me afat minimumi 5 vjet; Investimi nuk duhet të ketë nisur para lidhjes së kontratës.

Po ashtu aplikuesit duhet të përmbushin kriterin e përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve; Të jetë i padënuar; Të dorëzojë dokumentacion të plotë; Të dorëzojë plan biznesi nëse investimi është mbi 5 milion lekë, pa TVSH.

Më herët Ministria e Bujqësisë miratoi ndryshimet në udhëzimin për Skemën Kombëtare të Investimeve, duke i shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë, nëpërmjet granteve që mbulojnë 50% të vlerës së financimit për shuma nga 250 mijë lekë deri në 15 milionë lekë për subjekt.

Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
https://monitor.al/hyjne-ne-fuqi-9-masat-e-reja-per-investime-deri-ne-50-te-vleres-ne-bujqesi/

The post Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane appeared first on Revista Monitor.

Rritja e kredisĂ« pĂ«r individĂ« arriti “majat” nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit

18 August 2025 at 17:37

Rritja e kredisë për individë është përshpejtuar më tej në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e kredisë për individë nga bankat ka arritur në 17.4%, ose 1.1 pikë përqindje më shumë se në fund të vitit 2024. Rritja ka qenë e luhatshme në tremujorin e parë dhe më e fortë në atë të dytin.

Në total, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me norma të larta në terma vjetorë, prej mesatarisht 16% gjatë gjashtë muajve të parë të 2025, normë kjo e ngjashme me atë të gjashtëmujorit paraardhës.

Kredia për biznese vijon të japë kontributin kryesor në zgjerimin vjetor të kredisë për sektorin privat me rreth 9 pikë përqindje, por ky kontribut ka ardhur duke u ngadalësuar krahasuar me gjashtë muaj më parë. Paralelisht, është rritur kontributi i kredisë për individë, në 7 pikë përqindje, duke shënuar një ndër nivelet maksimale historike.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i kreditimit për individët është mbështetur nga kërkesa e lartë e individëve si për financimin e konsumit ashtu edhe për blerjen e banesave, në kuadër të kushteve financiare të favorshme, rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe përmirësimeve në tregun e punës. Në veçanti, oferta e lartë nga bankat është nxitur nga konkurrenca e shtuar mes tyre, si dhe nga përmirësimet e infrastrukturës digjitale dhe asaj teknologjike.

Kredia për shtëpi ka vazhduar të rritet me ritme të shpejta. Zgjerimi vjetor i këtij portofoli, prej 18%, ka ardhur duke u forcuar përgjatë tremujorit të dytë, duke shfaqur edhe një efekt paraprijës të shtrëngimit të kushteve makroprudenciale në muajin korrik.

Banka e Shqipërisë në fillim të muajit maj lançoi disa masa shtrënguese për kredinë hipotekare, të cilat synojnë që të kufizojnë ekspozimin e sektorit bankar në tregun e pasurive të paluajtshme. Masat kanë hyrë në fuqi në fillim të tremujorit të tretë të vitit, që prej datës 1 korrik.

Por, ndërkohë, një rritje të ngjashme po shfaq edhe portofoli i kredisë konsumatorë. Kjo e fundit e ka zgjeruar normat e rritjes me 18%, rreth 3 pikë përqindje më e lartë se e njëjta periudhë një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, normat e larta të kredisë konsumatorë reflektojnë edhe përmirësimet e karakteristikave të këtij produktit nga bankat, siç është zgjatja e maturitetit dhe shtimi i madhësisë së kredisë së akorduar në këtë segment.

Zgjerimi i kredisë për individë në gjashtëmujorin e parë ka ardhur kryesisht në monedhën Lek. Kështu, kreditimi në monedhën vendase është rritur me rreth 21%, duke kontribuuar në më shumë se 80% të rritjes së kredisë për individë.

Megjithatë, edhe zgjerimi i kredisë në valutë, prej 6.5%, ishte më i lartë se sa stanjacioni që shfaqi në vitin 2024. Ky përmirësim ka reflektuar rritjen e kërkesave për financim në monedhë të huaj, në kushtet e rënies së normave të interesit të kredisë në Euro.

Pavarësisht ecurisë pozitive të kredisë në valutë, pesha e kësaj kredie ndaj totalit të individëve është zvogëluar në 24%, ose rreth 2 pikë përqindje më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.

Normat e interesit për kreditë në Lek të individëve në gjysmën e parë të vitit janë shfaqur të luhatshme, por nuk kanë ndryshuar shumë nga vlerat e fundit të vitit të kaluar.

The post Rritja e kredisĂ« pĂ«r individĂ« arriti “majat” nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« vitit appeared first on Revista Monitor.

“Tregu i lirĂ«â€ i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik

18 August 2025 at 13:00

Kompania pĂ«r ShpĂ«rndarjen e EnergjisĂ« Elektrike nĂ« KosovĂ« ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se ka filluar shkĂ«putjen e bizneseve nga rrjeti, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« afatit tĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« ato tĂ« lidhin marrĂ«veshje me furnizues tjerĂ« tĂ« energjisĂ«. Deri tani janĂ« shkĂ«putur qindra njehsorĂ« nga 1.400 nĂ« total qĂ« do t’i nĂ«nshtrohen kĂ«tij procesi.

 

Qindra biznese në Kosovë janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike nga data 16 gusht, pasi ka hyrë në fuqi vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka konfirmuar se mbi 90 për qind e mbi 1.400 njehsorëve të identifikuar si biznese tashmë janë shkyçur, ndërsa pjesa tjetër pritet të shkyçet ditëve në vijim nëse nuk arrijnë marrëveshje me furnizues privatë të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Shumica e mbi 1400 njehsorĂ«ve elektrikĂ«, tĂ« identifikuar si prona tĂ« kompanive, janĂ« shkyçur gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme, janĂ« diku 90 pĂ«r qind e atyre janĂ« shkyçur. Pjesa tjetĂ«r e mbetur do tĂ« shkyçen nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, nĂ«se nuk arrijnĂ« marrĂ«veshje me ndonjĂ« nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, kanĂ« treguar nga KEDS.

Sipas vendimit, kompanitë me mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit nuk mund të furnizohen më nga KEDS si operator publik, por janë të detyruara të lidhen me një nga 22 furnizuesit e licencuar në treg.

Për dy muaj (qershor-korrik), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte vepruar si Furnizues i Mundësisë së Fundit për të shmangur ndërprerjet, por ky afat ka skaduar më 31 korrik.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.

Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.

Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s – G7 ka reaguar ashpĂ«r ndaj vendimit tĂ« ZyrĂ«s sĂ« Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRrE) dhe veprimeve tĂ« ndĂ«rmarra nga KEDS pĂ«r ndĂ«rprerjen masive tĂ« furnizimit me energji elektrike ndaj bizneseve, duke theksuar ndikimin disproporcional qĂ« kjo ka tek bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave.

Në reagimin zyrtar, G7 shpreh shqetësimin e thellë për situatën e krijuar. Sipas tyre, ky proces, i zbatuar në mënyrë të menjëhershme, shpeshherë në prani të forcave policore, ka krijuar një klimë pasigurie të thellë për sektorin privat dhe ka dërguar sinjale negative tek investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Sipas Dhomës, më së shumti të dëmtuara janë gratë sipërmarrëse.

“VeçanĂ«risht tĂ« prekura nga kjo situatĂ« janĂ« bizneset nĂ« pronĂ«si tĂ« grave, tĂ« cilat pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« ekonomisĂ« vendore”, thuhet nĂ« reagim.

G7 thekson se ato pĂ«rballen me humbje tĂ« tĂ« ardhurave, dĂ«mtim tĂ« zinxhirit tĂ« shĂ«rbimeve dhe prodhimit, si dhe rrezikim tĂ« vendeve tĂ« punĂ«s, “shumica prej tyre tĂ« mbajtura nga gra – si dhe mbyllje tĂ« mundshme tĂ« aktiviteteve ekonomike”.

Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës gjithashtu thekson se kanë pranuar ankesa nga anëtaret për raste ku edhe bizneset me kontrata të vlefshme janë përballur me shkyçje, si dhe raste të tjera ku subjekte që nuk e plotësojnë kriterin ligjor për të kaluar në tregun e lirë janë përfshirë në këtë proces.

Sipas tyre, kjo dĂ«shmon se “tranzicioni drejt tregut tĂ« lirĂ« tĂ« energjisĂ« Ă«shtĂ« zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papĂ«rgatitur dhe pa analizĂ« tĂ« plotĂ« tĂ« implikimeve pĂ«r ekonominĂ«â€.

NĂ« reagimin e saj, Dhoma Ekonomike e Grave tĂ« KosovĂ«s – G7 paraqet tri kĂ«rkesa konkrete:

-Që ZRrE dhe KEDS të pezullojnë menjëherë ndërprerjen e furnizimit me energji për bizneset dhe të sigurojnë një proces të drejtë, transparent dhe ligjërisht të qartë.

-Që të hapet një dialog i strukturuar dhe gjithëpërfshirës me odat ekonomike dhe organizatat e biznesit, në mënyrë që të hartohet një plan tranzicioni i arsyeshëm për daljen në tregun e lirë të energjisë.

-Që të krijohen mekanizma mbrojtës dhe lehtësues për bizneset e vogla dhe të mesme, me fokus të posaçëm tek ndërmarrjet në pronësi të grave, për të shmangur dëme të pariparueshme në aktivitetin e tyre ekonomik.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar me shqetësim të madh ndaj situatës së krijuar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për ndërprerjen e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si të jashtëligjshëm dhe të dëmshëm për bizneset, ekonominë dhe qytetarët e vendit.

Në reagimin e saj, OEK ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa të shumta nga bizneset, të cilat raportojnë se zyrtarë të KEDS-it, të shoqëruar nga policia, kanë ndërprerë energjinë elektrike në objektet e tyre.

Kjo prani e forcave policore, sipas Odës, ka krijuar një imazh tepër negativ tek investitorët e huaj dhe ka ulur besimin për sjelljen e investimeve të reja në Kosovë.

“Ky veprim jo vetĂ«m qĂ« ka dĂ«mtuar bizneset dhe shpresat pĂ«r investime tĂ« huaja, por ka penguar edhe zgjerimin e investimeve vendore. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, kemi raste kur edhe bizneset me kontrata tĂ« vlefshme janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ«, si dhe raste kur bizneseve qĂ« nuk plotĂ«sojnĂ« kriterin ligjor pĂ«r daljen nĂ« tregun e lirĂ« u Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« furnizimi”.

OEK ka vlerësuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike nuk është menaxhuar siç duhet nga ZRrE, duke e cilësuar atë si të papërgatitur dhe arbitrar.

“Bizneset pĂ«rbĂ«jnĂ« 60% tĂ« ekonomisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe punĂ«sojnĂ« mbi 143 mijĂ« qytetarĂ«. NjĂ« vendim si ky i sotmi, u ka shĂ«rbyer vetĂ«m armiqve tĂ« KosovĂ«s”.

Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmĂ« se forma e zgjedhur nga ZRRE, e pĂ«rkrahur nĂ« heshtje nga tĂ« gjitha institucionet relevante, do tĂ« shkaktojĂ« pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ekonominĂ« e vendit, pĂ«rfshirĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« çmimit tĂ« energjisĂ« elektrike, rritje tĂ« çmimit tĂ« produkteve, rrezikimin e mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet qĂ« po rriten çdo ditĂ« dhe mbylljen e njĂ« numri tĂ« madh veprimtarish biznesore”.

Po ashtu edhe Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, arbitrar dhe shkatërrues për ekonominë e vendit.

Sipas LBK-së, këto masa godasin rëndë prodhimin vendor, minojnë besimin e investitorëve të huaj, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenojnë mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 56% tĂ« ekonomisĂ« dhe punĂ«sojnĂ« mbi 140 mijĂ« persona nuk duhet tĂ« pĂ«rballen me masa tĂ« padrejta dhe tĂ« paarsyeshme. Ky vendim i sotĂ«m nuk i shĂ«rben KosovĂ«s – pĂ«rkundrazi, i shĂ«rben interesave tĂ« individĂ«ve tĂ« caktuar dhe shteteve fqinje”.

Organizata i ka bërë thirrje spektrit politik, Presidentes dhe Kryeministrit në detyrë që të ndërhyjnë menjëherë, duke kërkuar: Formimin e institucioneve sa më shpejt, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të ndërprerjes së energjisë për bizneset.

“ZRRE me vendime arbitrare po shkatĂ«rron prodhimin dhe ekonominĂ« e KosovĂ«s. KĂ«rkojmĂ« ndaljen e menjĂ«hershme tĂ« kĂ«tyre veprimeve dhe dialog me bizneset”.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

NĂ« vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit tĂ« tregut tĂ« energjisĂ« ka filluar nĂ« fund tĂ« viteve ’90 me qĂ«llim rritjen e konkurrencĂ«s, efikasitetit, sigurisĂ« dhe zgjedhjes pĂ«r konsumatorĂ«t.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Fatos Shala

 

The post “Tregu i lirĂ«â€ i lĂ« nĂ« errĂ«sirĂ« bizneset e KosovĂ«s, mbi 90% shkĂ«puten nga rrjeti elektrik appeared first on Revista Monitor.

Rritje fiktive e eksporteve, pas ndryshimit të raportimit me Kosovën, ecuria reale është me rënie

18 August 2025 at 12:21

Eksportet janë rritur në korrik për të tretin muaj radhazi. Edhe ecuria e korrikut është ndikuar nga rritja e fortë e lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe shtimi i shitjeve të produkteve ushqimore në vendet e tjera.

Në rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjesë këmbimi. Sektori që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë po rimëkëmbet lehtë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Korrik 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, GjatĂ« muajit Korrik 2025, nĂ« rritjen e eksporteve prej 5,7 %, pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrike” me +12,8 pikĂ« pĂ«rqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimi” me +1,2 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikĂ« pĂ«rqindje, etj. Negativisht kanĂ« ndikuar grupet:

“Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -8,0 pikĂ« pĂ«rqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,3 pikĂ« pĂ«rqindje.
Për 7 mujorin, tendenca mbetet pozitive.

Eksportet, gjatĂ« kĂ«tij shtatĂ«mujori janĂ« rritur me 2,6 %, krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Grupet qĂ« kanĂ« ndikuar nĂ« rritjen vjetore tĂ« eksporteve, janĂ«: “Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe energji elektrike” me +9,2 pikĂ« pĂ«rqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikĂ« pĂ«rqindje, etj. NdĂ«rsa negativisht kanĂ« ndikuar grupet: “Materiale ndĂ«rtimi dhe metale” me -6,3 pikĂ« pĂ«rqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,7 pikĂ« pĂ«rqindje, etj.

Kosova “shpĂ«ton eksportet, por Ă«shtĂ« thjesht efekt metodologjie, tendenca reale nĂ« rĂ«nie

Rritja e eksporteve Ă«shtĂ« ndikuar nga Kosova, shitjet drejt tĂ« cilĂ«s u rritĂ«n me 72.5% nĂ« shtatĂ«tĂ«mujor, e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lĂ«ndĂ«t djegĂ«se e energjia”.
Nga 6 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 17.3 miliardë lekë, për 7 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë (-10.3 miliardë lekë), Maqedonisë së veriut (-2.5 miliardë lekë).

Eksportet drejt Kosovës unë 17.2% të totalit në 7 mujorin 2025, nga 10% të njëjën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.8%).
Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën ka të bëjë me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë.

Duke hequr efektin e ndryshimit të metodologjisë, që nuk janë eksportet reale drejt Kosovës, por tranzit i produkteve përmes Shqipërisë, tendenca reale e eksporteve vijon me rënie, me rreth 8-10 miliardë lekë.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova
“Minerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se e energji” Ă«shtĂ« grupi me rritjen mĂ« tĂ« madhe nĂ« gjashtĂ« muajt e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti. PĂ«r janar-korrik, eksportet arritĂ«n nĂ« gati 66 miliardĂ« lekĂ«, me njĂ« rritje prej 48% nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ndryshe nga vitet e mĂ«parshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum nĂ« SpanjĂ«s, ose energjia, ndikimin kryesor nĂ« kĂ«tĂ« tendencĂ« e ka dhĂ«nĂ« Kosova, qĂ« ka pasur njĂ« zgjerim tĂ« fortĂ« tĂ« shitjeve tĂ« grupmallit “LĂ«ndĂ«t djegĂ«se minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit tĂ« tyre”, qĂ« siç u shpjegua mĂ« lart ka tĂ« bĂ«jĂ« me riklasifikimin e eksporteve drejt shtetit fqinjĂ«.

Fasoni rritje e lehtë

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në korrik, ky grup u rrit lehtë me 1.2%.
Për shtatëmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 1% me bazë vjetore.

Ekspertët e tregut kanë pohuar se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%

“Materialet e ndĂ«rtimit dhe metalet” kanĂ« vijuar tendencĂ«n rĂ«nĂ«se edhe kĂ«tĂ« vit, tĂ« ndikuar nga reduktimi i aktivitetit tĂ« Kurum, pĂ«rpunuesit tĂ« çelikut, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nga eksportuesit mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nĂ« vend.
Për shtatë mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan, ngadalësojnë rritjen

“Ushqime pije e duhan”, njĂ« nga grupet me ecurinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« vitet e fundit po shĂ«non rritje. NĂ« janar-korrik, ky grup u rrit me 8.15%, teksa nĂ« korrik zgjerimi u ngadalĂ«sua nĂ« 5.9%, nga rreth 23% qĂ« ishte nĂ« qershor. Ecuria Ă«shtĂ« ndikuar nga riorganizimi i fermave tĂ« vogla Ă« ferma mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave qĂ« eksportojnĂ«, si dhe shtimi i investimeve nĂ« magazina e zgjerimi i tregjeve deri nĂ« vendet nordike.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi rritje e fortë

“Makineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimi” shtĂ« grupi qĂ« e ka marrĂ« vetĂ«n nĂ« korrik, pasi kishte shfaqur shenja stanjacioni dy vitet e e fundit. NĂ« korrik grupi u rrit me 12.6%, ndĂ«rsa pĂ«r 7 mujorin zgjerimi Ă«shtĂ« 5.1%. Ky grup po vuan zhvlerĂ«simi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore.

Ulet deficiti tregtar

Në këtë shtatëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 239 mld lekë, duke u rritur me 2,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 515 mld lekë, duke u ulur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 276 mld lekë, duke u ulur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në Korrik 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 5,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0,5 %, në krahasim me Qershor 2025.

Importet e mallrave arritën vlerën 83 mld lekë, duke u ulur me 2,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 9,1 %, në krahasim me Qershor 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u ulur me 7,5 %, krahasuar me Korrik 2024 dhe duke u rritur 17,3 %, në krahasim me Qershor 2025.

The post Rritje fiktive e eksporteve, pas ndryshimit të raportimit me Kosovën, ecuria reale është me rënie appeared first on Revista Monitor.

Turizmi, të huajt në hotele u rritën me 37.4%, në krye Kosova dhe Italia

18 August 2025 at 11:47

Hotelet raportuan rritje të vizitorë ve dhe netqëndrimeve të të huajve në muajin qershor ku në krye të grupeve vijuan të mbeten Kosova dhe Italia me respektivisht 19 për qind dhe 13 për qind. Nisja e turizmit të organizuar që në maj duket se bëri që edhe polakët të ishin grupi i tretë sipas shteteve të cilët regjistronin 10 për qind të vizitorëve të raportuar.

Të dhënat tregojnë një tendencë të raportuar edhe nga turoperatorët ku për herë të parë edhe francezët janë bërë një grup i rëndësishëm me 6 për qind teksa gjermanët qëndrojnë para tyre me 8 për qind të vizitorëve.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese për muajin qershor tregojnë se vizitorët gjithsej u rritën me 37,2 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 37,4 % dhe rezidentë 36,7 %. Net qëndrimet gjithsej u rritën me 38,2 %, ku ato jo-rezidentë u rritën me 38,3 %, ndërsa ato nga rezidentët me 38,0 %.

“Rritja mĂ« e madhe e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« u shĂ«nua nĂ« zonat bregdetare (+42,4 %) dhe nĂ« hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+35,0 %). VizitorĂ«t e huaj sipas vendit tĂ« rezidencĂ«s NĂ« Qershor 2025, shumica e vizitorĂ«ve jo-rezidentĂ« tĂ« cilĂ«t u akomoduan nĂ« strukturat pritĂ«se nĂ« ShqipĂ«ri vijnĂ« nga Kosova (19 %), Italia (13 %), Polonia (10 %). Gjermania dhe Franca kontribuuan pĂ«rkatĂ«sisht me 8 % dhe 6 % tĂ« vizitorĂ«ve, ndĂ«rsa 44 % e tyre ishin nga vende tĂ« tjera.

KĂ«to tĂ« dhĂ«na reflektojnĂ« prirjen e rritjes sĂ« turizmit hyrĂ«s nga tregjet kryesore tĂ« rajonit dhe EvropĂ«s. Norma e shfrytĂ«zimit tĂ« dhomave nĂ« hotele arriti nĂ« 39,5 %, krahasuar me 35,9 % nĂ« Qershor 2024” thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Të dhënat zyrtare të turizmit këtë vit kanë qenë të luhatura. Turoperatorët kanë raportuar se viti 2025 në total ndoshta do të shënojë një shifër më të mirë se viti që lamë pas por vera 2025 është shfaqur më e zbehtë të paktën për disa rajone.

Rezervimet individuale kanë qenë më të ulëta gjatë korrikut teksa piku i sezonit mendohet se është regjistruar vetëm në gusht. Gjithsesi situatën reale pritet që ta tregojnë të dhënat vetëm pas mbylljes së sezonit.

The post Turizmi, të huajt në hotele u rritën me 37.4%, në krye Kosova dhe Italia appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak në 2024-2025

8 August 2025 at 16:59

Numri i nxĂ«nĂ«sve tĂ« regjistruar nĂ« tĂ« gjithĂ« sistemin arsimor nĂ« ShqipĂ«ri ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie 1.5% nĂ« total pĂ«r vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur nĂ« 528,602 nga 536,780 qĂ« ishte njĂ« vit mĂ« parĂ«. MegjithatĂ«, kjo ulje Ă«shtĂ« mĂ« e theksuar nĂ« arsimin 9-vjeçar, ku tĂ« dhĂ«nat tregojnĂ« njĂ« tkurrje tĂ« ndjeshme me rreth 3% vetĂ«m nĂ« njĂ« vit shkollor.

Tkurrja e ishte shumĂ« e fortĂ« nĂ« arsimin fillor janĂ« regjistruar 136,379 nxĂ«nĂ«s, nga 141,089 qĂ« ishin vitin e kaluar, duke reflektuar njĂ« rĂ«nie me mbi 4,700 nxĂ«nĂ«s ose -3%. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« ciklin e lartĂ« tĂ« arsimit bazĂ« (klasat VI–IX), numri i nxĂ«nĂ«sve ka rĂ«nĂ« nga 116,983 nĂ« 114,238 ose -2%. NĂ« total, arsimi 9-vjeçar ka humbur mbi 7,400 nxĂ«nĂ«s brenda njĂ« viti, duke e bĂ«rĂ« atĂ« segmentin me rĂ«nien mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« sistemin arsimor.

Rënie është shënuar edhe në arsimin e mesëm, ku këtë vit janë regjistruar 91,125 nxënës nga 92,595 një vit më parë ose -3%. Brenda këtij niveli, janë ulur regjistrimet si në gjimnazet e përgjithshme, që nga 75,348 kanë zbritur në 73,203, ashtu edhe në shkollat profesionale, nga 17,247 në 17,922, ndonëse ka një rritje të lehtë që mund të reflektojë një interesim në rritje për arsimin profesional.

Nga ana tjetĂ«r, arsimi i lartĂ« ka vijuar tendencĂ«n rritĂ«se tĂ« regjistrimeve. PĂ«r vitin 2024–2025 janĂ« regjistruar 122,613 studentĂ«, kundrejt 120,063 vitin e kaluar.

NdĂ«r ta, 70,9 % ndjekin studimet nĂ« institucione publike tĂ« arsimit tĂ« lartĂ«. NĂ« ciklin e studimeve “Bachelor”, pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ«, janĂ« regjistruar 68.080 studentĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie prej 0,8 %, krahasuar me vitin akademik 2023-2024.

Ashtu si nĂ« vitin e kaluar, fusha mĂ« e preferuar e studimit mbetet “Biznes, administrim dhe ligj”, ku Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar rreth njĂ« e katĂ«rta e tĂ« gjithĂ« studentĂ«ve. NdĂ«r fushat e tjera tĂ« preferuara janĂ«:  “ShĂ«ndet dhe mirĂ«qenie” me 20,7 % , “Inxhinieri, prodhim dhe ndĂ«rtim” me 18,8 %.

Tendenca e përgjithshme tregon një zhvendosje të interesit te të rinjve drejt fushave teknike dhe shëndetësore, ndërsa disiplinat tradicionale humanitare dhe sociale po humbasin terren.

Të dhënat mbi regjistrimet në arsim pasqyrojnë qartë një rënie të vazhdueshme të popullsisë në moshë shkollore, e cila po ndikon drejtpërdrejt në numrin e regjistrimeve, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar. Kjo prirje ngre shqetësime për të ardhmen e sistemit arsimor dhe për nevojën e reformave që të adresojnë mungesën e brezave të rinj në shkolla.

The post Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak në 2024-2025 appeared first on Revista Monitor.

Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj

7 August 2025 at 13:58

Pas integrimit të linjave të transportit publik ndërqytetas në fillim të këtij viti, Google Maps ka përmirësuar ndjeshëm informacionin për transportin urban në Shqipëri, duke shtuar të dhëna në kohë reale për oraret, ndalesat dhe pozicionin e mjeteve.

Tashmë përdoruesit në Tiranë dhe qytete të tjera mund të shohin në aplikacion kur mbërrin autobusi, nëse ka vonesa, sa persona ndodhen brenda mjetit (nëse është i mbingarkuar apo jo), si dhe orarin e saktë të autobusit pasardhës, së bashku me vendndodhjen aktuale të mjetit që po presin.

Kjo përbën një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me situatën e mëparshme, ku të dhënat për linjat urbane ishin të pasakta, shpesh konfuze edhe për vendasit.

Para datës 8 janar 2025, transporti publik në Shqipëri nuk ishte fare i integruar në Google Maps. Aplikacioni nuk shfaqte as linjat e autobusëve, as ndalesat, as oraret, duke e bërë orientimin pothuajse të pamundur për përdoruesit,  veçanërisht për turistët e huaj që mbështeten tek platformat dixhitale për lëvizje urbane.

Mungesa e këtij informacioni thellonte kaosin në një sistem transporti që edhe vetë vendasit e kishin të vështirë ta kuptonin.

Me përditësimin më të fundit të Google Maps, përdoruesit kanë më në fund akses në informacion të saktë dhe në kohë reale për transportin publik në Shqipëri, duke e bërë orientimin shumë më të lehtë.

Tani, për të shkuar nga qendra e Tiranës në Komunën e Parisit, Google Maps tregon qartë linjën A1 (Selitë), kohëzgjatjen (12 minuta) dhe faktin që autobusi është në kohë, pak i mbushur dhe me ndalesat e listuara saktësisht.

Po ashtu, pĂ«r itinerarin Ali Demi – Aeroporti i TiranĂ«s, aplikacioni sugjeron kombinimin mĂ« tĂ« shpejtĂ«: linjĂ«n 5A ( Ish Uzina e AutotraktorĂ«ve), ndalesat pĂ«rkatĂ«se dhe lidhjen direkte me autobusin e linjĂ«s aeroportit qĂ« niset me orar tĂ« saktĂ«.

Google Maps me të dhëna në kohë reale është një zhvillim i vonuar, por i mirëpritur jo vetëm nga vendasit por edhe nga vizitorët e huaj.

Më herët, për turistët, mungesa e të dhënave në Google Maps u shkaktonte vështirësi serioze në orientim, duke i detyruar të shmangnin krejtësisht transportin public.

Leticia, njĂ« turiste nga Italia, ndau nĂ« TikTok pĂ«rvojĂ«n e saj pozitive nĂ« ShqipĂ«ri, por theksoi se “transporti publik ishte sfida mĂ« e madhe”, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« informacionit tĂ« qartĂ« dhe tĂ« besueshĂ«m nĂ« aplikacion. Me pĂ«rmirĂ«simet e fundit, raste si ky pritet tĂ« jenĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« rralla.

Ky është një hap konkret drejt modernizimit të infrastrukturës dixhitale të transportit dhe një ndihmë reale për të gjithë përdoruesit, vendas dhe të huaj.

Me rritjen e Shqipërisë si një destinacion turistik në vitet e fundit, nevoja për të përmirësuar qasjen dhe transparencën në transportin publik është bërë e domosdoshme.

Për shkak të mungesës së një linje hekurudhore funksionale, autobusët mbeten mjeti i vetëm real i transportit publik ndërurban, ndaj përfshirja e tyre në Google Maps ishte një hap i rëndësishëm por edhe i vonuar drejt lehtësimit të lëvizjes për vizitorët dhe përmirësimit të përvojës urbane.

 

The post Tani mund të shihni në kohë reale ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi juaj appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri

6 August 2025 at 17:09

KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n tĂ« japĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencimin e degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj “Dega e BankĂ«s Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtari bankare dhe financiare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.

Sipas ligjit “PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, licencimi i bankĂ«s dhe i degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj kalon nĂ« dy faza: miratimi paraprak i licencĂ«s dhe dhĂ«nia e licencĂ«s.
Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin

“PĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ dhe aktet nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pajiset me licencĂ«n pĂ«r fillimin e veprimtarisĂ« bankare nĂ« vendin tonĂ«.

Gjatë kësaj periudhe, Ziraat duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.

Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend, duke bërë që numri i bankave në treg të rritet përsëri në 12.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.

Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan,

Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

https://monitor.al/banka-e-shqiperise-do-te-licencoje-kete-jave-banken-turke-ziraat/

The post Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona

6 August 2025 at 16:38

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se niveli i inflacionit këtë vit rezultoi disi më i ulët se parashikimet e Bankës së Shqipërisë, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë vëren se rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Banka e Shqipërisë vlerëson se, informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron se rritja ekonomike për tremujorin e dytë ka qenë në nivele të ngjashme me rritjen prej 3.4% të tremujorit të parë.

“Rritja ekonomike e gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit tĂ« shĂ«rbimeve.

Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

NĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin makroekonomik, rritja ekonomike Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nga bilancet e shĂ«ndosha tĂ« sektorit privat, besimi pozitiv pĂ«r tĂ« ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i tĂ« ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme tĂ« financimit,” tha Sejko.

Sipas tij, politika e kujdesshme monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit.

Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive.

Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare.

Së fundi, sipas Guvernatorit, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë gjykon se tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por, sipas Bankës së Shqipërisë, duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve.

Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.

Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, Guvernatori theksoi përsëri se panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse.

Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

The post BSH mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Inflacioni ishte më i ulët se pritjet tona appeared first on Revista Monitor.

Ekspozita “7 DitĂ« Art”, kur krijimtaria bĂ«het pjesĂ« e zhvillimit lokal

5 August 2025 at 13:30

Pas njĂ« jave pune krijuese pĂ«rgjatĂ« bregdetit tĂ« jugut, ekspozita “7 DitĂ« Art – Himara 2025” do tĂ« hapet mĂ« 9 gusht, nga ora 09:00 deri nĂ« 20:00, nĂ« ambientet e Green Coast MGallery Hotel. Ceremonia zyrtare e hapjes do tĂ« zhvillohet nĂ« orĂ«n 11:00.

Ekspozita sjell për publikun veprat e krijuara nga 14 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të frymëzuar nga peizazhi mesdhetar dhe trashëgimia kulturore e zonës.

Çdo artist pĂ«rfaqĂ«sohet me disa vepra unike, tĂ« cilat janĂ« tĂ« disponueshme edhe pĂ«r blerje.

Eventi është rezultat i një kolonie artistike të zhvilluar në pranverë në Himarë, që shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të njohur si Agron Mulliqi, Merita Maloku, Eshref Qahili, Azem Kuçana dhe të tjerë.

Nisma është kuruar nga Kosta Zhonga.

Përtej dimensionit artistik, ekspozita konsiderohet një formë investimi kulturor dhe promovimi turistik për Himarën dhe rivierën shqiptare, duke përforcuar lidhjen mes krijimtarisë dhe zhvillimit lokal.

Ekspozita është e hapur për publikun gjatë gjithë ditës dhe pritet të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, të pranishëm në zonë gjatë kulmit të sezonit turistik.

The post Ekspozita “7 DitĂ« Art”, kur krijimtaria bĂ«het pjesĂ« e zhvillimit lokal appeared first on Revista Monitor.

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

2 August 2025 at 13:15

Një fshat në veri të Shqipërisë është kthyer në simbol të krizës së emigracionit që çoi në hyrjen ilegale të 13 mijë shqiptarëve në Britani vetëm gjatë vitit 2022.

Hasi, një vendbanim me rreth 5,000 banorë, ka përjetuar një eksod të konsiderueshëm të burrave, të cilët largohen për të kërkuar mundësi pune jashtë vendit.

Ky fenomen ka sjellë deri në ngritjen e një monumenti në sheshin e qytetit, ku shfaqen flamuri britanik dhe ai shqiptar, si një shenjë e lidhjes së fortë me emigracionin.

Sot, tĂ« rinjtĂ« qĂ« pĂ«rfundojnĂ« shkollĂ«n nuk ndahen mĂ« me urime tradicionale, por u thonĂ« mĂ«suesve tĂ« tyre: “Shihemi nĂ« LondĂ«r”.

Në kulmin e këtij eksodi, shqiptarët përbënin gati 40 për qind të të gjithë emigrantëve që kalonin Kanalin drejt Britanisë, ndërsa Hasi ishte zona më e goditur nga shpopullimi në gjithë vendin.
Besmira, një banuese vendase, tregon se ndan ndjenjën e trishtimit me shumë gra të tjera në komunitet.

Ajo i tha Daily Mail: “Emigrimi i burrave shkatĂ«rron lidhjet familjare. Familjet po shpĂ«rbĂ«hen.”
Sipas saj, shumë prej burrave që emigrojnë humbasin kontaktet me familjen dhe të afërmit në Shqipëri, çka po çon në rritje të ndarjeve dhe divorceve.
Ajo shtoi: “Burrat qĂ« largohen mund ta harrojnĂ« familjen qĂ« kanĂ« kĂ«tu.
Sigurisht qĂ« dĂ«rgojnĂ« para nga Britania, por paraja nuk Ă«shtĂ« gjithçka.”


NjĂ« tjetĂ«r grua i tha Daily Mail: “TĂ« gjitha paratĂ« qĂ« mĂ« dĂ«rgon burri shkojnĂ« te prindĂ«rit e tij, me tĂ« cilĂ«t jetoj, ose te tĂ« afĂ«rmit e tjerĂ« qĂ« ai i mban.”
Sipas raportimeve, rreth 80 për qind e familjeve në Has mbështeten ekonomikisht nga të ardhurat që burrat e tyre sigurojnë duke punuar në Britani. Kjo varësi financiare nga emigracioni është kthyer në një mjet mbijetese për shumicën e banorëve.
Profesori dhe ish-mësuesi Festim Danti vë në dukje ngarkesën e madhe që u bie grave në mungesë të burrave.

“ËshtĂ« njĂ« barrĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ« pĂ«r to,” thotĂ« ai. “Po pĂ«rballen tĂ« vetme me njĂ« punĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, qĂ« nĂ« fakt duhej ndarĂ« me bashkĂ«shortĂ«t e tyre.”
NĂ« pĂ«rballje me politikat e ashpra tĂ« dĂ«bimit tĂ« ndĂ«rmarra nga qeveria e mĂ«parshme konservatore nĂ« Britani — e cila e shpalli ShqipĂ«rinĂ« vend tĂ« sigurt pĂ«r emigrantĂ«t ekonomikĂ« — shumĂ« shqiptarĂ« kanĂ« filluar tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ« tĂ« paligjshme pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« vend, duke u mbĂ«shtetur gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« te rrjetet e trafikimit.
Kostoja e lartë e këtyre rrugëve alternative të emigrimit ka krijuar pengesa shtesë për familjet që jetojnë të ndara.

NjĂ« grua rrĂ«fen: “E dimĂ« qĂ« po humbasim shumĂ«. Ideja fillimisht ishte qĂ« ai do tĂ« kthehej, por kjo nuk ndodh kurrĂ«, sepse duhet tĂ« na dĂ«rgojĂ« para. NĂ« ShqipĂ«ri nuk ka punĂ« pĂ«r tĂ«.”
Ky model pasqyron kriza të ngjashme demografike në vende si Irani, Afganistani, Siria dhe Eritrea, ku emigrimi masiv i burrave ka lënë komunitetet me një numër të pabalancuar grash dhe vajzash.
Burimi: GBnews

The post Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani appeared first on Revista Monitor.

Bankers Petroleum tĂ«rhiqet nga “kĂ«rcĂ«nimi” pĂ«r arbitrazh, premton bashkĂ«punim me qeverinĂ«

1 August 2025 at 12:45

Bankers Petroleum Albania Ltd. në një njoftim të fundit për shtyp pohon se në përputhje të plotë me institucionet dhe autoritetet kombëtare, konfirmon gadishmërinë për të zbatuar, pa rezerva, Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit (ICC) të datës 7 qershor 2024, të mbështetur nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë (Vendimi Nr. 479, i komunikuar më 1 korrik 2025).

“Ekipet tona ligjore janĂ« plotĂ«sisht tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« punuar sĂ« bashku me institucionet pĂ«rkatĂ«se shqiptare pĂ«r tĂ« siguruar ekzekutimin gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s tĂ« kĂ«tij vendimi, nĂ« pĂ«rputhje me standardet ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« mbrojtur investimet e huaja dhe pĂ«r tĂ« siguruar zbatimin me sukses tĂ« njĂ« projekti kryesor energjetik nĂ« EvropĂ«n Kontinentale, qĂ« pasqyron interesat e pĂ«rbashkĂ«ta kombĂ«tare dhe strategjike tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, thotĂ« bankers nĂ« njoftim.

Me këtë njoftim, Bankers Petroleum një prej kompanive më të mëdha në vend, që menaxhon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Pator Marinzës dhe është nën hetim nga prokuroria e Fierit për evazion fiskal, duket se është tërhequr nga kërcënimet e para pak javëve, pqë të çuar shtetin shqiptar në arbitrazh.

Në 22 korrik Bankers paralajmëroi se kishte angazhuar ekipe ligjore si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit, për të bashkudhëhequr mbrojtjen ligjore, si brenda vendit, ashtu edhe para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.

https://monitor.al/teksa-qeveria-i-ka-180-mln-euro-detyrime-ne-arbitrazh-bankers-kercenon-me-nje-te-ri/

NĂ« njoftimin e sotĂ«m Bankers pohon se po ndjekin me vĂ«mendje tĂ« sinqertĂ« hetimet penale, tĂ« iniciuara nga autoritetet shqiptare mĂ« 2 korrik 2025, nĂ« lidhje me disa kolegĂ« tĂ« respektuar dhe ish-punonjĂ«s. “GjatĂ« gjithĂ« kĂ«tij procesi, vazhdojmĂ« tĂ« angazhohemi haptazi me tĂ« gjitha institucionet kompetente, tĂ« udhĂ«hequr nga njĂ« frymĂ« transparence, respekti tĂ« ndĂ«rsjellĂ« dhe respektimi tĂ« ligjit.
Për shembull, nën drejtimin e Kryetarit tonë të Bordit Mbikëqyrës, planifikojmë të formojmë një ekip të jashtëm për të kryer një vetë-hetim të thellë për të gjithë periudhën, duke ofruar bashkëpunim dhe ndihmë të ngushtë për autoritetet shqiptare.

Kemi shpresa tĂ« mĂ«dha nĂ« integritetin dhe drejtĂ«sinĂ« e sistemit gjyqĂ«sor shqiptar dhe mbetemi shpresĂ«plotĂ« se kjo çështje do tĂ« trajtohet me paanshmĂ«rinĂ« dhe kujdesin qĂ« meriton. Gjithashtu, shprehim dĂ«shirĂ«n tonĂ« tĂ« sinqertĂ« qĂ« masat aktuale tĂ« sigurisĂ« qĂ« prekin anĂ«tarĂ«t e ekipit tonĂ«, tĂ« rivlerĂ«sohen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tillĂ«, qĂ« tĂ« mbrojnĂ« vazhdimĂ«sinĂ« e operacioneve tona dhe pĂ«rforcojnĂ« besimin ndaj drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

“NdĂ«rsa pĂ«rparojmĂ« nĂ« tĂ« gjitha drejtimet; ligjore, operacionale dhe teknologjike, ne vijojmĂ« tĂ« jemi plotĂ«sisht nĂ« pĂ«rputhje me ligjet e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, kushtet e marrĂ«veshjes sonĂ« tĂ« koncesionit, ICC-nĂ« dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« zbatueshme. Rruga jonĂ« Ă«shtĂ« ajo e partneritetit dhe prosperitetit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t; duke u pĂ«rqendruar nĂ« mbrojtjen e investimeve afatgjata, duke nxitur inovacionin, kujdesin ndaj mjedisit dhe duke kontribuar nĂ« mĂ«nyrĂ« vendimtare nĂ« rritjen ekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Ne e shohim rolin tonĂ« jo vetĂ«m si operator energjie, por si njĂ« partner i besuar nĂ« udhĂ«timin e zhvillimit tĂ« vendit, tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj progresit, stabilitetit dhe njĂ« tĂ« ardhmeje tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t”, pĂ«rfundon njoftimi.
https://monitor.al/kryeministri-rama-bankers-petroleum-na-detyrohet-240-mln-euro-cfare-ndodhi-me-arbitrazhin/

https://monitor.al/kush-dominoi-ne-arbitrazh-revista-nderkombetare-bankers-fitoi-75-te-pretendimeve-qeveria-25/

The post Bankers Petroleum tĂ«rhiqet nga “kĂ«rcĂ«nimi” pĂ«r arbitrazh, premton bashkĂ«punim me qeverinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Reagon edhe BujqĂ«sia: Kontrollet s’janĂ« kundĂ«r fermerĂ«ve, synojnĂ« sigurinĂ« ushqimore

15 July 2025 at 15:16

Pas administratës tatimore ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me fokusin e nisjes së aksionit nga dita e hëna për kontrollin e tregtimit të produkteve blegtorale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.

“FermerĂ«t nuk janĂ« fajtorĂ«. Ata janĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« ekonomie tĂ« ndershme dhe tĂ« sigurtĂ«.

Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë nismë?

-GjurmueshmĂ«ria e produkteve – tĂ« dimĂ« ku Ă«shtĂ« prodhuar, si Ă«shtĂ« pĂ«rpunuar dhe kush e ka tregtuar njĂ« produkt.

-Siguria ushqimore – pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« besim nĂ« atĂ« qĂ« vendosim nĂ« tryezĂ«.

-TransparencĂ« dhe mbĂ«shtetje – fermerĂ«t qĂ« janĂ« tĂ« regjistruar dhe tĂ« formalizuar kanĂ« akses mĂ« tĂ« lehtĂ« nĂ« subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundĂ«si pĂ«r tĂ« eksportuar.

Ftojmë  tĂ« gjithë  aktorĂ«t  e zinxhirit agroushqimor tĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« sektor tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« kontrollueshĂ«m dhe tĂ« sigurtĂ« pĂ«r konsumatorin shqiptar dhe pĂ«r eksportet shqiptare, qĂ« tashmĂ« janĂ« prezente nĂ« mbi 80 tregje elitare ndĂ«rkombĂ«tare”, sqaron Ministria e BujqĂ«sisĂ«.

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Reagon edhe BujqĂ«sia: Kontrollet s’janĂ« kundĂ«r fermerĂ«ve, synojnĂ« sigurinĂ« ushqimore appeared first on Revista Monitor.

Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare

11 July 2025 at 13:19

Nga 61 bashki në rang vend, 8 prej tyre paraqiten me probleme financiare ose në vështirësi financiare në vitin 2024 për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.

Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.

TĂ« dhĂ«nat u bĂ«nĂ« publike nga ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« takimin e organizuar me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtues tĂ« pushtetit vendor me tematikĂ«n “ShqipĂ«ria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore-Performanca e bashkive”.

“Kemi klasifikuar si bashki tĂ« cilat janĂ« me probleme financiare ato bashki qĂ« kanĂ« detyrimeve tĂ« prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime tĂ« prapambetura nĂ« raport me shpenzimet faktike.

Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike.

Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.

TĂ« gjitha ato bashki qĂ« i kanĂ« detyrimet e prapambetura mĂ« shumĂ« se 130 % nĂ« raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki nĂ« paaftĂ«si paguese”, tha Malaj.

Ministri Malaj tha tendenca e numrit të bashkive me probleme financiare është në rënie nga 30 që ishte numri i tyre në 2015 në 8 që ka arritur në 2024.

Pavarësisht numrit më të ulët të bashkive me probleme financiare, ministri Malaj kërkoi prej tyre që brenda 20 Korrikut të marrin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe për rehabilitimin financiar.

“Masat qĂ« duhen tĂ« marrin bashkitĂ« respektive, pra bashkitĂ« qĂ« paraqiten me probleme financiare, duhet qĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« hartimin e planit tĂ« shlyerjes sĂ« detyrimeve deri nĂ« datĂ«n 20 korrik. KĂ«tĂ« plan duhet ta miratojnĂ« nĂ« kĂ«shillat e tyre pĂ«rkatĂ«s, plan i cili duhet tĂ« paraqitet pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave dhe MF mĂ« tej do tĂ« duhet tĂ« ndjekĂ« realizimin e shlyerjes sĂ« kĂ«tyre detyrimeve brenda 12 muajve.

Nga ana tjetĂ«r, bashkitĂ« qĂ« paraqiten me vĂ«shtirĂ«si financiare duhet tĂ« miratojnĂ« planin e rehabilitimit financiar tĂ« tyre deri mĂ« 20 korrik. KĂ«tĂ« plan duhet ta miratojnĂ« nĂ« kĂ«shillat e tyre. MĂ« pas  ky plan duhet t’i kalohet MinistrisĂ« sĂ« Financave pĂ«r komente dhe rekomandime, plan i cili mĂ« pas nga MF do t’i kalohet degĂ«ve tĂ« Thesarit pĂ«r tu ndjekur pĂ«r zbatim.

PĂ«rveç bashkive qĂ« kanĂ« probleme financiare, ministri i Financave Malaj tha se ka edhe bashki tĂ« cilat kanĂ« pasur performancĂ« tĂ« mirĂ« sa i pĂ«rket realizimit tĂ« tĂ« ardhurave vendore dhe investimeve. “TĂ« gjitha ato bashki qĂ« kanĂ« realizuar tĂ« ardhurat e tyre vendore apo kanĂ« kryer investime mbi 70 % tĂ« buxhetit tĂ« tyre tĂ« miratuar janĂ« bashkia e TiranĂ«s, KamzĂ«s, DurrĂ«sit, VlorĂ«s, Elbasanit dhe ShkodrĂ«s. Gjithashtu, edhe nĂ« aspektin e investimeve, janĂ« po prapĂ« tĂ« njĂ«jtat bashki qĂ« kanĂ« realizuar investimet e tyre. KĂ«tu mund tĂ« shtojmĂ« edhe bashkinĂ« e LezhĂ«s, e cila ka performuar mirĂ« sa i pĂ«rket çështjes sĂ« investimeve”.

 

The post Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare appeared first on Revista Monitor.

Tatimet paralajmërojnë kontroll në terren për shitjen me faturë të produkteve bujqësore

8 July 2025 at 16:24

Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale si në tregjet e shumicës dhe pakicës në vend do të duhet të shoqërohet me faturë të fiskalizuar dhe me etiketë të origjinës së mallit, në të kundërt tregtarët do të gjobiten.

Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë se ka nisur fushatën me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e tregtarëve me qëllim formalizimin e tyre dhe ruajtjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin.

Tatimet sqarojnë se fushata sensibilizuese do të zgjasë 2 javë.

“Duke filluar nga (datĂ« 7 korrik 2025) Administrata Tatimore bĂ«n me dije se pasi ka analizuar tĂ« dhĂ«nat mbi aktivitetin tregtar tĂ« kĂ«tij sektori, pĂ«r njĂ« periudhĂ« 2-javore do tĂ« sensibilizojĂ« bizneset nĂ«pĂ«rmjet kanaleve tĂ« saj tĂ« komunikimit apo vizitave informuese nĂ« terren pĂ«r pĂ«rmbushjen e detyrimit ligjor pĂ«r tĂ« lĂ«shuar faturĂ« tĂ« fiskalizuar pĂ«r produktet qĂ« tregtojnĂ«.

Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “PĂ«r faturĂ«n dhe sistemin e monitorimit tĂ« qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet qĂ«:

1- Çdo artikull blegtoral dhe bujqĂ«sor qĂ« disponojnĂ« dhe tregtojnĂ« ta shoqĂ«rojnĂ« me faturĂ« tĂ« fiskalizuar tĂ« blerjes, nĂ« tĂ« cilĂ«n tĂ« identifikohet dukshĂ«m dhe qartĂ« shitĂ«si, si rrjedhojĂ« edhe origjina e produktit.
2- Çdo artikull qĂ« tregtojnĂ« ndaj konsumatorit final ta shoqĂ«rojnĂ« me faturĂ« tĂ« fiskalizuar, ku tĂ« jenĂ« pasqyruar saktĂ« dhe dukshĂ«m emĂ«rtimi dhe çmimi i produktit”.

Pas përfundimit të fushatës ndërgjegjësuese, administrata tatimore paralajmëron kontrolle në terren, që do të shoqërohen edhe me penalizime për rastet e moslëshimit të faturave fiskale dhe mosdeklarimit të origjinës së mallit të tregtuar.

“Task-Forca e ngritur pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim, e pĂ«rbĂ«rĂ« nga inspektorĂ« tĂ« Hetimit Tatimor dhe inspektorĂ« tĂ« monitorimit nĂ« terren, do tĂ« nisĂ« kontrollet nĂ« vend pĂ«r tĂ« verifikuar qĂ« çdo produkt bujqĂ«sor apo blegtoral shoqĂ«rohet me faturĂ« tatimore tĂ« fiskalizuar.

Administrata Tatimore ju fton tĂ« deklaroni saktĂ« dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« mbi aktivitetin tuaj tregtar, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet ligjore nĂ« fuqi, nĂ« tĂ« kundĂ«rt mungesa e faturave tĂ« fiskalizuara do tĂ« sjellĂ« penalitete sipas legjislacionit nĂ« fuqi”.

 

The post Tatimet paralajmërojnë kontroll në terren për shitjen me faturë të produkteve bujqësore appeared first on Revista Monitor.

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë

3 July 2025 at 15:50

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ripërtypësve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizreni.

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes PPR (Murtaja e Ripërtypësve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimit për media, pas marrjes së njoftimit për dyshimet ekipet veterinarë kanë vendosur kufizime në lëvizjen e kafshëve në fermën e prekur dhe kanë marrë mostra për testim.

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka konfirmuar praninë e virusit, ndërsa mostrat nga fermat përreth kanë rezultuar negative.

“NĂ« zbatim tĂ« mandatit ligjorĂ« bazuar nĂ« rezultat tĂ« analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin LandovicĂ« vatĂ«r tĂ« infektuar, nĂ« perimetĂ«r prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonĂ« Ă«shtĂ« vendosur nĂ« masĂ« karantine, ndalim tĂ« lĂ«vizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim tĂ« produkteve dhe nĂ«nprodukteve tĂ« kafshĂ«ve. Fermat pĂ«rreth janĂ« vendosur nĂ«n masĂ«n e dyshimit pĂ«r hulumtim epidemiologjik, hulumtimin e burimit tĂ« infektimit dhe kontakteve tĂ« mundshme me fermĂ«n e infektuar. JanĂ« vend nĂ« zbatim masat e biosigurisĂ« ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave pĂ«rreth sipas protokolleve veterinare”, thuhet nĂ« njoftimin e AUV.

Agjencia ka nxjerrë vendim për masa të përgjithshme që parandalojnë përhapjen e sëmundjes në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes dhe tregtimit të deleve dhe dhive, si dhe detyrimin për njoftim të menjëhershëm të rasteve të dyshuara.

PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me simptoma si temperaturë e lartë, kollitje, diarre dhe pneumoni, duke shkaktuar dëme të mëdha në blegtori.

Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Vendimi që zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës:

  1. Masat e përgjithshme:
  2. a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
  3. b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
  4. c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
  5. d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
  6. e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
  7. f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
  8. g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
  9. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.

  1. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025.

The post Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Rishpërndahen 120 mln euro nga buxheti 2025, AKSHI dhe Fondi i Zhvillimit përfituesit më të mëdhenj

3 July 2025 at 15:20

Ministria e Financave ka çuar në Kuvend rishpërndarjen e 11.8 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2025, të cilat do të shkojnë më së shumti si fonde shtesë për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  (AKSH) dhe Fondit Shqiptare të Zhvillimit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se në tërësi rishikim i buxhetit 2025, parashikon një volum të përgjithshëm të fondeve që alokohen apo rialokohen në masën prej rreth 11.8 miliardë lekë.

Nga kursimet e realizuara rreth  3.3 miliardë lekë për Agjencinë Kombëtare  të Sigurisë Kibernetike për produkte e teknologjisë  së Inteligjencës Artificiale.

Rreth 1.5 miliardë lekë shtesë shkojnë për projekte të reja infrastrukturorë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Gjithashtu për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit  janë parashikuar rreth 318 milionë lekë shtesë për projektet e ekipeve sportive në shkolla.

Ministria e Drejtësisë do të ketë rreth 142 milionë lekë shtesë për detyrimin që ka pasur për rikonstruksionin e godinës së institutit të Mjekësisë Ligjore.

Fonde shtesë, rreth 64 milionë lekë  të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për blerjen e disa pajisjeve mjekësore, kryesisht skanera për strukturat universitare spitalore.

“Kemi miratuar njĂ« skeme tĂ« re Garancie Sovrane pĂ«r sektorin e BujqĂ«sisĂ«, pĂ«r njĂ« vlerĂ« 3 miliardĂ« lekĂ«. Nga analiza fiskale rezulton se kjo politikĂ« respekton kufizimet e rregullave fiskale nĂ« fuqi, pa cenuar nivelin e borxhit publik.

NĂ« hapĂ«sirĂ«n ekzistuese tĂ« borxhit publik Ă«shtĂ« akomoduar vlera e kĂ«saj garancie prej 3 miliardĂ« lekĂ«, e cila plotĂ«son kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mbĂ«shtetje tĂ« sektorit tĂ« bujqĂ«sisĂ«.” tha Malaj.

Të ardhurat totale, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 305.92 miliardë lekë, me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë (187 mln euro) ose 6.5% më shumë.

Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 267.1 miliardë lekë me një realizim në masën 96.0% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.8% më i lartë ose rreth 30.2 miliardë lekë më shumë.

 

 

 

The post Rishpërndahen 120 mln euro nga buxheti 2025, AKSHI dhe Fondi i Zhvillimit përfituesit më të mëdhenj appeared first on Revista Monitor.

Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5%

2 July 2025 at 16:19

Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit në 2.5% nga 2.75% për të krijuar më shumë mundësi për qarkullimin në ekonomik duke mbajtur nën kontroll inflacionin.

Kjo është ulja e tretë e normës bazë, në dy vitet e fundit. Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare për herë të parë që nga marsi i vitit 2022, kur kishte nisur një politikë shtrënguese, në përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të normës së inflacionit.

Në korrik 2024, banka uli normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në 3%. Në nëntor 2024, norma bazë u ul edhe me 0.25 pikë përqindje, duke zbritur në 2.75%.

Guvernatori tha se ekonomia po rritet afër potencialit të saj, po ai tha se, ekziston rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe inflacionin në të ardhmen.

Rritja e turizmit do të jetë më e moderuar, ndërsa inflacioni kthehet në objektiv më 2026.

Guvernatori Sejko tha sot  se, zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre, tha i.

Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026.

Megjithatë guvernatori analizoi se, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend.

Në këtë kontekst, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Inflacioni i çmimeve tĂ« konsumit qĂ«ndroi nĂ« njĂ« nivel mesatar prej 2.3% gjatĂ« muajve prill – maj. Kjo ecuri u ndikua nga njĂ« inflacion mĂ« i lartĂ« i çmimeve tĂ« ushqimeve dhe tĂ« qirave, si dhe nga njĂ« inflacion mĂ« pak negativ i çmimit tĂ« naftĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, çmimet e mallrave dhe shĂ«rbimeve tĂ« tjera kanĂ« mbetur relativisht tĂ« qĂ«ndrueshme.

Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Kjo rritje ishte me bazë të gjerë dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe kërkesës së huaj. Ky profil kërkese nxiti rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë vijuan të shfaqin tendenca tkurrëse.

Guvernatori analizoi se rritja ekonomike u shoqërua me përmirësim të mëtejshëm të tregut të punës dhe të të ardhurave të familjeve. Punësimi në sektorin jobujqësor vijoi të rritet, norma e papunësisë zbriti në 8.7%, ndërsa rritja e pagave u përshpejtua në 9.6% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ecuria e tregut të punës sugjeron se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ajo vijon të mbetet një faktor rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe të inflacionit në të ardhmen.

Faktorët që mbështesin rritjen ekonomike paraqiten në tërësi të qëndrueshëm. Bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, mjedisi stimulues financiar dhe klima pozitive e besimit, po mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për Shqipërinë si destinacion turistik dhe investimi, i pasqyruar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve të huaja direkte,  po mbështet rritjen e eksporteve shqiptare.

Në veçanti, ambienti financiar ka nxitur rritjen e ekonomisë, falë qëndrimit të kujdesshëm të politikës sonë monetare, qëndrim i cili ka arritur të balancojë kontrollin e presioneve inflacioniste me reduktimin e ndikimeve potenciale në ekonomi. Në pasqyrim të tij, normat e interesit të kredive qëndrojnë në nivele të ulëta, primet e rrezikut mbeten nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje. Në të njëjtën kohë, qasja e bankave ndaj kreditimit ka vijuar të jetë pozitive, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm.

Si rezultat, kreditimi ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 16.2% gjatë pesë muajve të parë të vitit, duke shfaqur një shpërndarje të mirë në segmentet kryesore të tij dhe një rritje të ndjeshme të kredisë për investime. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e lartë, me raportin e kredive me probleme që vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, rreth 4.1%.

Trendi pozitiv i zhvillimeve në sektorin real dhe në tregjet financiare ofron një bazë solide për një rritje të shpejtë e të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për një rritje të ekonomisë pranë potencialit në horizontin afatmesëm. Kjo rritje do të vijojë të mbështetet nga kërkesa e brendshme, e përkrahur nga një treg i qëndrueshëm pune, nga klima pozitive e besimit, si dhe nga kushtet akomoduese të financimit. Kërkesa e huaj pritet të kontribuojë pozitivisht, kryesisht përmes rritjes së turizmit, ndonëse zgjerimi i këtij të fundit pritet të vijojë me një ritëm më të moderuar.

Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin.

Balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet simetrike në afatin e mesëm. Në veçanti, tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonë dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm. Nga ana tjetër, qëndrueshmëria në nivele të ulëta e inflacionit të huaj dhe të atij jobazë, vijojnë të gjenerojnë nivele më të ulëta inflacioni në raport me pritjet tona dhe paraqesin rreziqe të kahut të poshtëm në afatin e shkurtër, tha guvernatori.

 

 

 

The post Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5% appeared first on Revista Monitor.

AKB: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

28 June 2025 at 14:42

 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka shprehur shqetësim, siç thotë ai për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve të Kosovësdrejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm.

Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.

Sipas AKB investimet e drejtpĂ«rdrejta nga Kosova nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2024 arritĂ«n rreth 100 milionĂ« euro – njĂ« rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak

‘‘Bizneset po investojnĂ« jashtĂ« – Kosova po humb brenda. Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetĂ«simin e saj tĂ« thellĂ« pĂ«r trendin e vazhdueshĂ«m tĂ« largimit tĂ« kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve tĂ« rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa tĂ« dhĂ«nave , nĂ« vitit 2024 nĂ« ShqipĂ«ri ikĂ«n rreth 600 ndĂ«rmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpĂ«rdrejta nga Kosova nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2024 arritĂ«n rreth 100 milionĂ« euro – njĂ« rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerĂ«n rreth 450 milionĂ« eurove nga viti 2020’’, thuhet nĂ« postim.

Tutje, nga AKB shprehet edhe se trendi në fjalë nënkupton pasoja direkte të kushteve për zhvillim të brendshëm të vendit.

‘‘Ky trend nuk pĂ«rfaqĂ«son vetĂ«m rritjen e interesit pĂ«r tregje tĂ« reja, por Ă«shtĂ« edhe pasojĂ« direkte e kushteve tĂ« pafavorshme pĂ«r zhvillim tĂ« brendshĂ«m nĂ« KosovĂ«. Bizneset kosovare largohen pĂ«r shkak tĂ«: mungesĂ«s sĂ« pĂ«rkrahjes institucionale, pasigurisĂ« ligjore dhe procedurale, mungesĂ«s sĂ« stimujve ekonomikĂ« pĂ«r kapitalin vendor me politika tĂ« shtrejta dhe diskriminuese, dhe konkurrencĂ«s jo tĂ« barabartĂ« nĂ« tregun vendor’’, vijohet mĂ« tej.

Pos kësaj, AKB e ka vlerësuar këtë si alarm serioz për institucionet e Kosovës, dhe se njëjta, ka kërkuar hartim urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar.

‘‘AKB thekson se ky Ă«shtĂ« njĂ« alarm serioz pĂ«r institucionet e KosovĂ«s. NĂ« vend tĂ« mbrojtjes sĂ« kapitalit dhe tĂ« ndĂ«rmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnĂ« ato tĂ« kĂ«rkojnĂ« mbijetesĂ« jashtĂ« vendit. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, AKB: KĂ«rkon hartimin urgjent tĂ« njĂ« Pakti Ekonomik KombĂ«tar, ku pĂ«rfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora; Fton Kuvendin dhe QeverinĂ« e KosovĂ«s tĂ« ndĂ«rmarrin reforma strukturore qĂ« mundĂ«sojnĂ« ambient tĂ«rheqĂ«s pĂ«r investime tĂ« brendshme; ParalajmĂ«ron pĂ«r pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale qĂ« vijnĂ« nga shpĂ«rndarja e kapitalit dhe rĂ«nia e besimit nĂ« ekonominĂ« vendore. Kapitali Ă«shtĂ« gjaku i ekonomisĂ« – dhe Kosova nuk mund tĂ« pĂ«rparojĂ« duke e humbur gjakun e saj afarist tha nĂ« fund kryetari I AKB-sĂ« z.Agim Shahini”.

The post AKB: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre appeared first on Revista Monitor.

Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka

27 June 2025 at 10:02

Kursimet në lekë i janë rikthyer rritjes së lehtë në maj, pas tkurrjes që shënuan për dy muaj radhazi. Edhe tendenca e depozitave në monedhën e përbashkët ishte në rritje.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0.73%, ose rreth 5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke rikuperuar plotësisht rënien e muajit prill.

Në ecurinë e majit ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 1.6 miliardë lekë, ose 1.75% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse.
Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 9.5%, ose gati 56 miliardë lekë më shumë.

Euro ka vijuar të jetë dhe në maj një monedhë e preferuar për të kursyer.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët arriti në 8.1 miliardë euro në fund të muajt prill, me një rritje prej 78 milionë eurosh, ose gati 1% më shumë se muaji i mëparshëm.
Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.

Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.2%, ose 618 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të majit, stoku total i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 84 miliardë lekësh, ose 6.45% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 56 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 618 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.

Burimi: BSH

The post Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka appeared first on Revista Monitor.

❌
❌