Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Ish-ministri Lefter Koka lë për pak orë qelinë, zbulohet arsyeja

By: nilda
7 August 2025 at 11:56

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për të vizituar të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor. Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.

Source

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

By: nilda
7 August 2025 at 11:42

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në gjithë vendin, përfshirë edhe SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Nga këto, 12 inspektime janë përfunduar, me 118 rekomandime të lëna në total. Gjatë vitit 2024, janë kryer 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, që përfshijnë masa administrative…

Source

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

By: nilda
7 August 2025 at 11:29

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga ky stacion i njohur informativ francez, i cili e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”. Sipas “Franceinfo”, në pesë vitet e fundit…

Source

Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

By: nilda
7 August 2025 at 11:20

Në doganën e Kakavijës, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Sipas Policisë Kufitare, në Kakavije 24 orët e fundit u regjistruan 5021 persona për hyrjen…

Source

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut

By: nilda
7 August 2025 at 11:02

Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një nga destinacionet më të vizituara gjatë muajit korrik, duke tërhequr mbi 48 mijë turistë nga brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, për periudhën 1-31 korrik 2025, janë regjistruar plot 48 mijë 273 vizitorë, një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Source

DW: Pushteti i Vuçiç po bie, por nuk dihet kur

By: nilda
7 August 2025 at 10:49

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe pushimet verore, por presioni është ende aty. Aksionet policore u intensifikuan gjatë verës, represioni u rrit. Por nëse do të gjykonim nga ngjarjet e fundit…

Source

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

By: nilda
7 August 2025 at 09:46

Raporti i fundit Evropian për Drogën 2025, i publikuar nga Agjencia Evropiane e Drogave (EUDA) , përshkruan një peizazh droge që ndryshon me shpejtësi në të gjithë Evropën, i nxitur nga paqëndrueshmëria globale, ndryshimi i drogës dhe modeleve të përdorimit të drogës, si dhe rrjetet në zhvillim e sipër të trafikimit. Bazuar në të dhëna nga 29 vende të Bashkimit Evropian, raporti nxjerr në pah…

Source

Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

By: nilda
7 August 2025 at 09:21

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe…

Source

Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

By: nilda
7 August 2025 at 09:04

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona të njohur me planin e presidentit amerikan. Trump planifikon të pasojë takimin e tij me udhëheqësin rus me një takim tjetër midis tij, Putinit dhe Volodymyr Zelensky të Ukrainës. Presidenti i zbuloi planet në një telefonatë me udhëheqësit evropianë sonte në…

Source

“Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

By: nilda
7 August 2025 at 08:48

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, keto destinacione ofrojne nje nderthurje te peizazhit me kulturen.

Source

Sa paguajnë shqiptarë për të pasur internet në shtëpi?

By: nilda
7 August 2025 at 08:39

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse…

Source

Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

By: nilda
7 August 2025 at 08:31

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij këtë mëngjes me një tjetër pamje bregdetare, kësaj here nga jugu i vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi publik në Ksamil, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në statusin e tij.

Source

Liverpool nuk ndalet te afrimet, shet sulmuesin për 46 milionë paundë

By: nilda
7 August 2025 at 08:28

Al-Hilal ka arritur një marrëveshje me Liverpool për të transferuar sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, sipas raportimeve të fundit në Angli. Marrëveshja kap vlerën e 46 milionë paundëve plus bonuse. Raportime të tjera bëjnë me dije se Nunez do të firmosë një kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 18.7 milionë paundësh. Vendimi për largimin e Nunez, vjen pasi Liverpool ka siguruar…

Source

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

By: nilda
6 August 2025 at 14:37

Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Këto vendime i mori dje me 5 gusht, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende nuk është zhdukur rreziku i pengimit të…

Source

Katër gra rrihen me njëra-tjetrën në Pogradec

By: nilda
6 August 2025 at 14:17

Një konflikt mes katër grave ëshë regjistruar sot në qytetin e Pogradecit. Të katërta kanë dëmtuar njëra-tjetrën me sende personale. Gjatë këtij sherri ka ndërhyrë edhe një 42-vjeçar për të ndalur konfliktin, por në përpjekje për të qetësuar situatën ka shtyrë një nga gratë e përfshira, e cila ka pësuar dëmtime të lehta. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec…

Source

Bardhi publikon videon: Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi

By: nilda
6 August 2025 at 14:03

“Kontrolli i çdo vote të qytetarëve nga komisionerët dhe vëzhguesit e PS ishte mekanizmi kriminal që Belinda Balluku përdori në qarkun Fier për të mbajtur nën presion çdo votues”. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ku ndër të tjera shkruan se “nëse ndonjë votues votonte vetëm, i pa shoqëruar, nxirreshin votat nga kutia për të…

Source

Masivi i mineralit e zë poshtë, humb jetën minatori në Bulqizë

By: nilda
6 August 2025 at 12:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku si pasojë ka humbur jetën një 64-vjeçar. Mësohet se një minator me detyrë armator ka humbur jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në…

Source

Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

By: nilda
6 August 2025 at 12:29

Luftar Braçja është 51-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit të Fierit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit tjetër, Ilir Pujo, dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur automjetin me drejtues Luftar Braçja. Si pasojë, Luftar Braçja ndërroi jetë në vend…

Source

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

By: nilda
6 August 2025 at 12:24

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit, sipas stacionit të njohur informativ francez, Franceinfo. ”Ky vend i ish-Bllokut Lindor ishte për një kohë të gjatë një nga regjimet më të mbyllura në Evropë. Tani po hapet për turizëm, me rezultate spektakolare. Një rritje prej 80% e turistëve në pesë vjet. Ujëra bruz dhe ishuj të…

Source

Dhunohet personazhi i njohur në rrjetet sociale Genard Hajdini dhe babai i tij. Dalin pamjet

By: nilda
6 August 2025 at 12:18

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, rreth orës 01:00, në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl” në Tiranë, është dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, së bashku me babanë e tij, Paqësor Hajdinin. Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe ka marrë kallëzimet nga të dëmtuarit. Të dy kanë përfunduar në Spitalin…

Source

❌
❌