Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Regjistrohen tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit

By: redi
18 July 2025 at 20:50

Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës. Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të…

Source

Ministri Balla përgëzon Muharrem Salihun për zgjedhjen si president i Confimprese Venezia: Shumë krenar për diasporën tonë

By: redi
18 July 2025 at 20:42

Emërimi i dr. Muharrem Salihut si president i Confimprese Venezia përfaqëson një arritje të rëndësishme për diasporën shqiptare në fushën e sipërmarrjes ndërkombëtare. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi arritjen e tij si dëshmi e kontributit të pazëvendësueshëm të shqiptarëve jashtë vendit. “Urime sipërmarrësit shqiptar dhe mikut tim të shkëlqyer Muharrem…

Source

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, anëtarët e opozitës braktisin mbledhjen

By: redi
18 July 2025 at 20:32

Me debate u mbajt mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku u ndërpre pa nisur. Këshilltarët e opozitës ikën nga salla në shenjë proteste ndaj mosrespektimit të procedurës dhe afatit ligjor për dërgimin në kohë të materialeve nga ana e bashkisë. Braktisja e mbledhjes nga këshilltarët e opozitës, në shenjë kundërshtimi ndaj përfshirjes në momentet e fundit të dy pikave shtesë në…

Source

Tragjedi, vëllezërit 8 dhe 10 vjeç mbyten në lumin Shkumbin. Ishin duke ruajtur bagëtitë

By: redi
18 July 2025 at 20:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. Fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që…

Source

Bledi Çuçi me deputetët e rinj të PS: Tregova për reformat kyçe që kemi përpara për Shqipërinë 2030 në BE

By: redi
18 July 2025 at 19:55

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PS-së Bledi Çuçi ka ndarë foto nga Akademia Politike e PS-së, aty ku këtë të premte u shfaq si lektor. Po ashtu Çuçi ka treguar edhe temat që trajtoi me deputetët e rinj të PS-së, që nga shtatori do ti shohim në Kuvend. ”Kënaqësi të ndaja sot eksperiencën time parlamentare e politike me kolegët e rinj deputetë të Partisë Socialiste e të diskutonim…

Source

Tabaku: S’ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje

By: redi
18 July 2025 at 19:44

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka postuar një video nga vija bregdetare e Shqipërisë, ku e shoqëron me një mesazh. Për të puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë. ”Nuk ka turizëm të qendrueshëm nëse sillemi me detin njësoj si me tokën dhe duke e mbushur me mbetje! Puna për turizmin nis duke mbrojtur natyrën dhe duke e ruajtur atë”.

Source

💾

Isa Rexhepaj i vdekur prej ditësh, pingpong për një autopsi. I vëllai: Dua t’i bëj adetet, këta thonë ta çojnë në…

By: redi
18 July 2025 at 19:37

Mes dhimbjes për humbjen e familjarit, familja Rexhepaj në Sarandë po merr një tjetër goditje. Institucionet vendore kanë hyrë në një “ping-pong” përgjegjësish për transportin e trupit të pajetë të Isa Rexhepajt drejt Tiranës për autopsi. 65-vjeçari Isa Rexhepaj u gjet i vdekur në një kolibe peskimi pesë ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Trupi i tij u zbulua mëngjesin e së premtes…

Source

Qeveria rinis betejën ndaj informalitetit, ministri Malaj: Tregtarët të sigurojnë faturat për çdo mall

By: redi
18 July 2025 at 19:24

Qeveria ka rinisur betejën me bindjen për ta fituar më në fund luftën. Këtë herë jo vetëm për të arkëtuar çdo lek të padeklaruar, por edhe në emër të sigurisë ushqimore. ”Duhet të kuptohet që nëpërmjet faturës ne jemi në gjendje të bëjmë një gjurmueshmëri të produktit nga ferma, te tregtari e deri te tryeza e konsumatorëve. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve me pakicë që të fillojnë dhe të…

Source

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

By: redi
18 July 2025 at 19:06

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Source

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Bllatës

By: redi
18 July 2025 at 18:50

Përgjatë sezonit veror ka më shumë lëvizje, dhe pika kufitare e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është përballur me radhë të gjata ditën e sotme. Fluksi i qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Bllatës. Në këtë pikë po punohet me dy sportele, ndërsa fluksi më i madh është gjatë fundjavës. Radhët pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës…

Source

Sherri për mandatin, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”: Në pritje të palës tjetër për të reflektuar

By: redi
18 July 2025 at 18:28

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Në një reagim zyrtar, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” thekson se në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që i votëbesuan dhe qindra aktivistët që dhanë…

Source

”Hape derën”, sherr mes shqiptarit dhe asistentes së fluturimit. Avioni bën ulje emergjente

By: redi
18 July 2025 at 18:05

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një fluturim. Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova. Mario Nikprelaj, 23 vjeç nga Nebraska…

Source

Gjykim të menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, babai: Drejtësia të vihet në vend për vajzën time

By: redi
18 July 2025 at 17:55

Flamur Sula, babai i Ilarias që u vra nga i ish-dashuri në Itali, ka reaguar pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij, e cila ndodhi marsin e kaluar në Romë. Familja e viktimëse jeton në Terni dhe babai i saj komentoi vendimin për ANSA-n. ”Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha…

Source

Pranvera Kastrati drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie, do punojë për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

By: redi
18 July 2025 at 17:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin që Pranvera Kastrati është drejtoresha e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Teksa e quan një moment krenarie, Rama thekson se një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit…

Source

Afron seanca numër 49 për konstituimin e Kuvendit, Presidentja Osmani takim me Fatmir Limaj

By: redi
18 July 2025 at 17:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25…

Source

Synimi i qeverisë, Rama: Pagesat do të bëhen pa para cash

By: redi
18 July 2025 at 17:02

Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë që u zhvillua në Berat, kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë më para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha digjitale. Rama shtoi edhe se kjo është një ambicie dhe u shpreh optimist se mund të jetë e realizueshme. ”Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të…

Source

CEO që kap i përqafuan me kolegen, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme

By: redi
18 July 2025 at 16:21

Kompania e CEO-së Andy Byron tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme. Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts. Manjati i biznesit me sa duket nuk i…

Source

Rama: Nëse krijojmë kabinet qeveritar me AI, do të jetë historike

By: redi
18 July 2025 at 16:03

Një kabinet qeveritar me Inteligjencë Artificiale, dhe kryeministri Edi Rama nuk i ndahet këtij plani. Në përfundim të takimit me përfaqësues të teknologjisë në Berat, Rama kërkoi prej zhvilluesve që nëse arrijnë të krijojnë model të Inteligjencës Aritificiale për ministrin, do të jetë ide e mirëpritur. Sipas Ramës, kjo do të jetë pikënisja për të pasur të gjithë kabinetin me Inteligjencë…

Source

Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare

By: redi
18 July 2025 at 15:51

Në përfundim të takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e këtij bashkëbisedimi. Rama kritikoi bankat e nivelit të dytë se nuk kanë bërë ndryshimet e duhura në lidhje me dixhitalizimin sa i përket transaksioneve financiare. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht që legjislacioni është përshtatur…

Source

❌
❌