Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit
Rreth 33% e shqiptarĂ«ve e konsiderojnĂ« emigrimin pĂ«rkohĂ«sisht ose pĂ«rgjithmonĂ« brenda dhjetĂ« viteve tĂ« ardhshme, ndĂ«rsa 10 pĂ«r qind e tyre synojnĂ« largimin brenda vitit. KĂ«to ishin rezultatet e anketĂ«s qĂ« zhvilloi nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2024 Banka Qendrore e AustrisĂ« nĂ« vendet e EuropĂ«s, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Ăeki, Hungari, Poloni, Rumani, ShqipĂ«ri, BosnjĂ«, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).
Anketa qĂ« kishte si qĂ«llim pĂ«rdorimin e euros nĂ« kĂ«to vende, pĂ«rfshiu edhe pyetjet pĂ«r emigracionin. Rezultatet treguan se ShqipĂ«ria mbetet vendi me pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« qytetarĂ«ve me synime pĂ«r emigrim nĂ« rajon. Anketa âEuro e OeNB 2024â tregon se, megjithĂ«se dĂ«shira pĂ«r tĂ« emigruar Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie nĂ« shumicĂ«n e vendeve tĂ« rajonit, ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« qĂ«ndrojĂ« ndĂ«r vendet me pĂ«rqindjen mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« popullsisĂ« qĂ« synon largimin.
Rreth 10% e shqiptarĂ«ve shprehin synimin pĂ«r tĂ« emigruar brenda 12 muajve tĂ« ardhshĂ«m, duke e renditur ShqipĂ«rinĂ« ndĂ«r vendet me shkallĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« migrimit tĂ« mundshĂ«m, sĂ« bashku me MaqedoninĂ« e Veriut (11%). Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Ăekia kanĂ« pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta, nĂ«n 2%.
NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, dĂ«shira pĂ«r emigrim ka ardhur duke rĂ«nĂ« nĂ« rajon, por ShqipĂ«ria mbetet njĂ« pĂ«rjashtim. NĂ« vitin 2019, para pandemisĂ« COVID-19, 7% e qytetarĂ«ve tĂ« vendeve tĂ« anketuara deklaronin se kishin ndĂ«rmend tĂ« largoheshin brenda njĂ« viti. NĂ« vitin 2021, gjatĂ« pandemisĂ«, kjo shifĂ«r ra nĂ« 5%, ndĂ«rsa nĂ« 2024 zbriti mĂ« tej nĂ« 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv pĂ«r shumicĂ«n e vendeve tĂ« CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« tregun e punĂ«s. NĂ« ShqipĂ«ri trendi nuk ka ndryshuar shumĂ«. PĂ«rveç synimeve pĂ«r emigrim nĂ« periudhĂ«n afatshkurtĂ«r, tĂ« dhĂ«nat e anketĂ«s tregojnĂ« se 33% e shqiptarĂ«ve e konsiderojnĂ« tĂ« mundshme emigrimin pĂ«rkohĂ«sisht ose pĂ«rgjithmonĂ« brenda dhjetĂ« viteve tĂ« ardhshme. Ky Ă«shtĂ« niveli mĂ« i lartĂ« nĂ« rajon, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« Ăeki dhe Hungari kjo shifĂ«r Ă«shtĂ« vetĂ«m 7%.
Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara. Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit. Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.
Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.
Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve. Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ B.Hoxha
The post Anketa, Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Revista Monitor.