❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën

By: Megi Dumi
14 July 2025 at 13:00

Pas një vizite në Danimarkë, një nga vendet më të lumtura në botë, Marina Cooley, profesore në Goizueta Business School në Universitetin Emory dhe ish-punonjëse në kompani si Coca-Cola dhe IBM, vendosi të ndryshojë mënyrën si e konceptonte ekuilibrin punë-jetë.

Ajo vuri re se danezët i japin rëndësi të madhe pasioneve personale jashtë punës (hoby). Frymëzuar nga kjo kulturë, Marina ndërmori një eksperiment njëvjeçar, ku provoi 17 aktivitete për të zbuluar një mënyrë jetese më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Në vazhdim renditen rezultatet dhe këshillat e saj pas kësaj përvoje:

1. Ndaloi zakonin e “doomscrolling”

Për të gjetur kohë për pasionet, hoqi dorë nga zakonet e përdirimit të pajisjeve dixhitale, që i konsumonin vëmendjen dhe kohën. Aktivitetet manuale dhe fizike e ndihmuan të çlirohej nga ekrani dhe stresi, duke e fokusuar në përfshirje të vetëdijshme.

2. MĂ«soi tĂ« “ruajĂ«â€ lumturinĂ« pĂ«r mĂ« vonĂ«

Jo çdo aktivitet ishte i pĂ«rshtatshĂ«m nĂ« atĂ« fazĂ« tĂ« jetĂ«s. NĂ« vend qĂ« t’i pĂ«rjashtonte, Marina i konsideroi si pasione tĂ« ardhshme, duke i dhĂ«nĂ« vetes leje pĂ«r tĂ« Ă«ndĂ«rruar pa presion.

3. Kuptoi se puna e njërit është relaksimi i tjetrit

Aktivitetet qĂ« pĂ«r ndikĂ« janĂ« barrĂ« ose detyrim, pĂ«r dikĂ« tjetĂ«r mund tĂ« jenĂ« terapi. Gatimi, pĂ«r shembull, pĂ«r tĂ« ishte punĂ«, por pĂ«r tĂ« tjerĂ«t ishte njĂ« burim qetĂ«sie. Çdo gjĂ« qĂ« tĂ« sjell kĂ«naqĂ«si mund tĂ« jetĂ« pasion.

4. Rishkroi pĂ«rkufizimin e “kujdesit pĂ«r veten”

Në vend të rutinave estetike, Marina zbuloi se pasionet që stimulojnë trurin, krijimtarinë dhe trupin i sjellin qetësi të vërtetë. Për të, ato u konkretizuan në Mahjong, punime me dorë dhe tenis.

5. U ndje më pak e vetmuar

Pasionet i sollën njohje të reja. Qoftë në fusha sporti apo aktivitete krijuese, ajo gjeti mbështetje dhe përkatësi që i mungonin më parë.

6. Nuk kishte më frikë nga bisedat e vogla

Pasionet u bënë mënyrë për të njohur të tjerët më thellë. Njerëzit ndanin histori autentike dhe lidhjet sociale u bënë më të sinqerta.

 

Studentët e saj shpesh thonë se do të merren me pasione kur të gjejnë kohë. Por Marina mësoi se ekuilibri ndërtohet përmes këtyre aktiviteteve dhe pasioneve. Sot, edhe pse eksperimenti ka përfunduar, pasionet mbeten pjesë e përditshme e jetës së saj dhe të familjes.

“Kam shumĂ« pasione,” i tha njĂ« natĂ« djali i saj dhe ajo e kuptoi se kishte krijuar njĂ« model tĂ« shĂ«ndetshĂ«m jetese. / CNBC, Shqip.al

The post Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Fokusohuni te lumturia, jo perfeksioni

By: Megi Dumi
13 July 2025 at 15:00

Në mars të vitit 2025, Alysa Liu shkëlqeu në Kampionatin Botëror të Patinazhit Artistik të organizuar në Boston, duke fituar medaljen e artë dhe duke befasuar botën e sportit me rikthimin e saj të jashtëzakonshëm.

Por më i rëndësishëm se rezultati ishte transformimi që ajo pësoi gjatë rrugës së saj për rikthim: nga përpjekja për perfeksion në fokusin te lumturia dhe mirëqenia personale.

Vetëm pak javë pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, Liu kishte njoftuar tërheqjen nga garat. Në moshën 16-vjeçare, ajo ndjehej e lodhur dhe emocionalisht e shkëputur nga sporti që dikur e kishte dashur. Angazhimi intensiv, mungesa e pushimeve dhe frika për të humbur ritmin e përgatitjeve kishin çuar në lodhje të thellë dhe burnout. Ishte një periudhë ku trajnimi u kthye në barrë dhe jo në pasion.

Pas një pushimi 18-mujor, Liu u rikthye në pistën e akullit në fund të vitit 2023. Nuk ishte më e motivuar nga medaljet apo perfeksioni, por nga dëshira për të shijuar emocionin dhe lirinë që patinazhi mund të ofronte.

Ndryshe nga e kaluara, ajo filloi të ndërtonte programet e saj artistike duke zgjedhur muzikë që e frymëzonte vërtet. Edhe pamja e saj në performancë e tregonte këtë ndryshim: më shumë spontanitet, më pak formalitet.

Kjo qasje e re solli rezultate të jashtëzakonshme. Pas kualifikimit në kampionatin kombëtar amerikan, Liu arriti të triumfonte edhe në arenën botërore. Por, përtej medaljes së artë, ajo fitoi diçka më të qëndrueshme: lumturinë personale dhe një ekuilibër të shëndetshëm mes sportit dhe jetës.

Psikologët theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e qëllimeve të brendshme për mirëqenien afatgjatë. Një meta-analizë e vitit 2022 nga Australian Catholic University vëren se individët, që përqendrohen te shëndeti, marrëdhëniet dhe kënaqësia personale kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur, krahasuar me ata që ndjekin famën apo pasurinë.

Ndërkohë, ekspertët theksojnë se njerëzit që jetojnë me një ndjesi kënaqësie ditore kanë më pak pendesa në fund të jetës.

Rasti i Alysa Liu është një dëshmi konkrete e kësaj filozofie. Ajo nuk u rikthye për të dëshmuar përsosmërinë, por për të përjetuar lirinë e zgjedhjes dhe gëzimin, që vjen kur ndjek pasionin sipas ritmit tënd. Performanca e saj jo vetëm që rrëmbeu titullin botëror, por tregoi se suksesi nuk është gjithmonë produkt i përpjekjes për të qenë perfekt.

Në një botë ku presioni për të arritur më shumë është i vazhdueshëm, historia e Liu-së kujton se lumturia dhe autenticiteti janë po aq të rëndësishëm sa çdo trofe. / CNBC, Shqip.al

The post Fokusohuni te lumturia, jo perfeksioni appeared first on Revista Monitor.

Qytetet më të mira për të jetuar për 2025

By: Megi Dumi
12 July 2025 at 12:30

Sipas Indeksit Global të Jetueshmërisë për vitin 2025, i përgatitur nga The Economist Intelligence Unit, qyteti më i banueshëm në botë është Kopenhageni, duke i dhënë fund epërsisë trevjeçare të Vjenës. Ky indeks vlerëson mbi 30 tregues të shpërndarë në pesë kategori: stabilitet, shëndetësi, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Kopenhageni arriti rezultatin më të lartë të përgjithshëm me 98 pikë nga 100 të mundshme, falë notave maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Vjena dhe Zyrihu ndajnë vendin e dytë me nga 97.1 pikë.

Vjenë

Melburni dhe Gjeneva renditen më pas, ndërsa Australia konfirmon dominimin e saj në renditje me tre qytete në dhjetëshen e parë: Melburn, Sidnej dhe Adelaide.

Ndërkohë, Vankuveri është i vetmi qytet nga Amerika e Veriut që mbetet në listë, pasi Kalgari ra nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, për shkak të rënies së vlerësimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Zvicra gjithashtu shënon një prani të fortë me dy qytete, Zyrihun dhe Gjenevën, dhe është shpallur vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar për vitin 2025.

Zyrih

Në rastin e Vjenës, rënia në renditje lidhet me një kërcënim për bombë para një koncerti të Taylor Swift dhe një sulm të planifikuar në një stacion treni, të cilat ndikuan negativisht në pikët për stabilitetin.

Në përgjithësi, qytetet e Europës Perëndimore dhe rajonit Azi-Paqësor vazhdojnë të dominojnë renditjen. Megjithëse rezultati mesatar global i jetueshmërisë mbeti i pandryshuar nga viti 2024 në 76.1 pikë, ka një rënie të vazhdueshme në kategorinë e stabilitetit për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe trazirave civile në shumë pjesë të botës.

Renditja e 10 Qyteteve më të Banueshme në Botë për 2025:

1. Kopenhagen – DanimarkĂ« – 98.0
2. VjenĂ« – Austri – 97.1
3. Cyrih – ZvicĂ«r – 97.1
4. Melburn – Australi – 97.0
5. GjenevĂ« – ZvicĂ«r – 96.8
6. Sidnej – Australi – 96.6
7. Osaka – Japoni – 96.0
8. Auckland – ZelandĂ« e Re – 96.0
9. Adelaide – Australi – 95.9
10. Vankuver – Kanada – 95.8

/ VC, Shqip.al

The post Qytetet më të mira për të jetuar për 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kostoja e dashurisë, qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë për një takim

By: Megi Dumi
11 July 2025 at 13:15

Dashuria mund të mos ketë çmim, por takimet romantike kanë

Me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, edhe romanca po bëhet më e kushtueshme. Nuk janë vetëm takimet e para që po preken nga inflacioni; edhe çiftet në lidhje afatgjata po kufizojnë daljet.

Kosto e një takimi ndryshon shumë nëpër Europë, duke pasqyruar nivelet e ndryshme të çmimeve në secilin vend. Ajo është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit.

Po cilat janë qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për një takim romantik?

NjĂ« studim nga Deutsche Bank Research, pjesĂ« e raportit “Mapping the World’s Prices”, krahason koston e njĂ« takimi nĂ« 67 qytete nĂ« mbarĂ« botĂ«n, nga tĂ« cilat pothuajse gjysma ndodhen nĂ« EuropĂ«.

PĂ«r qĂ«llimet e studimit, njĂ« “takim i lirĂ«â€ pĂ«rfshin: njĂ« shishe verĂ«, njĂ« palĂ« xhinse, njĂ« fustan, dy kafe, njĂ« vakt pĂ«r dy persona nĂ« njĂ« restorant mesatar, dy bileta pĂ«r kinema dhe dy bileta pĂ«r transport urban.

Qytetet zvicerane dhe nordike më të shtrenjtat për takime

KĂ«tĂ« vit, Zvicra kryesoi listĂ«n si vendi mĂ« i shtrenjtĂ« nĂ« EuropĂ« pĂ«r njĂ« takim “tĂ« lirĂ«â€. PĂ«r sa i pĂ«rket qyteteve, Gjeneva kryeson me njĂ« kosto mesatare prej 400 €, e ndjekur nga afĂ«r nga Zyrihu me 393 €, duke zĂ«nĂ« dy vendet e para nĂ« renditje.

Kopenhagen (337 €) dhe Oslo (321 €) ndjekin qytetet zvicerane nĂ« renditje. NĂ« EuropĂ«, Stokholmi renditet i shtati me 292 €, ndĂ«rsa Helsinki zĂ« vendin e nĂ«ntĂ« me 286 €, duke i pozicionuar kryeqytetet nordike sĂ« bashku me ZvicrĂ«n, si vendet mĂ« tĂ« shtrenjta pĂ«r njĂ« takim nĂ« kontinent.

Britania kryeson për sa i përket kostove të takimeve

NjĂ« takim “i lirĂ«â€ kushton 313 € (269 ÂŁ) nĂ« LondĂ«r dhe 297 € (255 ÂŁ) nĂ« Edinburg, duke i pozicionuar dy qytetet britanike nĂ« vendin e 5-tĂ« dhe tĂ« 6-tĂ« nĂ« listĂ«. Kjo gjithashtu e bĂ«n MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar vendin mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« pĂ«r takime nĂ« krahasim me katĂ«r ekonomitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« BE-sĂ«.

NĂ« kryeqytetet e kĂ«tyre ekonomive, kostot janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« ulĂ«ta: 268 € nĂ« Paris, 248 € nĂ« Berlin, 224 € nĂ« Madrid dhe 200 € nĂ« RomĂ«. ËshtĂ« interesante se disa qytete jo-kryeqytete janĂ« mĂ« tĂ« shtrenjta se kryeqytetet, tĂ« tilla si Milano (275 €), Mynih (272 €), Frankfurt (251 €), ndĂ«rsa Barcelona Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rjashtim i vogĂ«l me 214 €.

Kostoja mesatare e njĂ« takimi tĂ« lirĂ« nĂ« 28 qytete evropiane Ă«shtĂ« 264 €.

Takime të lira: Stamboll, Pragë dhe Budapest

Stambolli renditet si qyteti mĂ« i lirĂ« europian pĂ«r takime, me 163 €, i ndjekur nga Praga (186 €) dhe Budapesti (192 €).

Megjithatë, këto shifra pasqyrojnë çmimet nominale dhe nuk marrin parasysh standardet e fuqisë blerëse (PPS). Për vendasit, këto kosto mund të duken ende të larta. Kur merren në konsideratë nivelet e të ardhurave, përballueshmëria ekonomike në të gjitha qytetet ka të ngjarë të ndryshojë ndjeshëm.

Qytete tĂ« tjera europiane me kosto relativisht tĂ« lira pĂ«r njĂ« takim romantik pĂ«rfshijnë Amsterdamin (290 €), Dublinin (283 €), Brukselin (275 €), VjenĂ«n (253 €), AthinĂ«n (218 €) dhe LisbonĂ«n (214 €).

Si krahasohen qytetet jo-europiane në kostot e takimeve?

JashtĂ« EuropĂ«s, Nju Jorku renditet si qyteti mĂ« i shtrenjtĂ« globalisht me 301 € (354 $), duke u renditur i 6-ti midis 67 qyteteve. Bangalore, Indi, Ă«shtĂ« mĂ« i liri, me njĂ« takim qĂ« kushton vetĂ«m 88 €.

Buenos Aires (252 €) Ă«shtĂ« mĂ« i shtrenjtĂ« se shumĂ« qytete tĂ« mĂ«dha europiane, si dhe destinacione tĂ« njohura globalisht si Los Angeles (244 €), Dubai (244 €) dhe Tokio (184 €). Nga ana tjetĂ«r, Shangai, Cape Town dhe Rio de Janeiro janĂ« dukshĂ«m mĂ« tĂ« lirĂ« nĂ« terma nominalĂ«, me koston e njĂ« takimi qĂ« bie nĂ«n 150 €.

Takimet janë bërë dukshëm më të shtrenjta

Në tetor 2022, inflacioni në BE arriti nivelin më të lartë në katër dekada, me koston e jetesës që u rrit ndjeshëm në pothuajse të gjitha shtetet anëtare. Kur krahasohet Indeksi i Takimeve të Lira nga viti 2020 deri në vitin 2025, është e dukshme një rritje e konsiderueshme.

Stambolli pa rritjen më të lartë, me koston e një takimi të lirë që u rrit me 84% në terma euro. Rritja është gjithashtu 40% ose më shumë në disa qytete të tjera: Edinburg (46%), Budapest (45%), Londër (41%) dhe Birmingham (40%).

Megjithatë, një pjesë e kësaj rritjeje ndikohet nga luhatjet e kursit të këmbimit. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, rritja aktuale do të ishte pak më e ulët kur llogaritet në monedhën vendase, rreth 33% në Londër.

Në Stamboll, ndikimi është edhe më dramatik: për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të lirës turke në vitet e fundit, kostoja lokale e një takimi të lirë është rritur me mbi 840%.

Në shumicën e qyteteve europiane, kosto e një takimi të lirë është rritur me afërsisht 25-30% gjatë pesë viteve të fundit. Roma shquhet si qyteti i vetëm ku çmimet kanë rënë në terma euro me 2%. / Euronews, Shqip.al

 

 

The post Kostoja e dashurisë, qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë për një takim appeared first on Revista Monitor.

Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot

By: Megi Dumi
10 July 2025 at 15:10

Ndërsa spërkatja e kulturave me pesticide bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, fermerët në rajonet bujqësore të Greqisë kanë gjetur një alternativë më të lirë: produkte të lëngshme në shishe plastike pa etiketë, që kontrabandohen nga toka dhe deti.

Një duzinë fermerësh në fushën e Thesalisë thonë se këto produkte janë më efektive. Por ato janë edhe potencialisht më të dëmshme: testet laboratorike tregojnë se shishet përmbajnë pesticide të ndaluara në Bashkimin Europian prej vitesh, për shkak të rreziqeve të dyshuara për njerëzit ose mjedisin.

Situata në Greqi, e shpjeguar nga fermerë, zyrtarë, oficerë ligjzbatues dhe ekspertë të industrisë së pesticideve, pasqyrohet në të gjithë BE-në, ku autoritetet thonë se përdorimi i pesticideve të ndaluara dhe të falsifikuara është më i lartë se kurrë. Kjo ndodh pikërisht kur blloku synon të ulë madje edhe përdorimin e produkteve të lejuara për kulturat, si pjesë e tranzicionit të gjelbër.

Të paktën 14 % e pesticideve të përdorura sot në fushat bujqësore të BE-së janë të paligjshme, nga rreth 10 % në vitin 2015, tregojnë të dhënat e vetë BE-së. Në disa zona të Greqisë, kjo shifër arrin 25 %, sipas Shoqatës Greke të Mbrojtjes së Bimëve (ESYF), që përfaqëson kompanitë e pesticideve në vend. Një rekord prej 2 040 tonësh pesticide të paligjshme u sekuestruan nga policia në Europë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Europol-it, katërfish më shumë se në 2019.

Problemi ka gjasa të jetë edhe më i madh, pasi shumë mallra kontrabandë kalojnë pa u zbuluar, thanë autoritetet në Greqi dhe në disa nga prodhuesit kryesorë bujqësorë të Europës, si Francë, Gjermani dhe Spanjë.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« shqetĂ«sim i hershĂ«m”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Komisionit Europian. Ai shtoi se lufta kundĂ«r kontrabandĂ«s u takon shteteve anĂ«tare, por Komisioni po pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« miratimin e substancave tĂ« reja, pĂ«r t’i ndihmuar fermerĂ«t tĂ« luftojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« ligjore.

Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras, tha se Greqia po punon për të mbrojtur shëndetin publik, për të mbështetur fermerët dhe për të promovuar një prodhim bujqësor të sigurt e të ligjshëm.

Fermerët grekë janë veçanërisht të cenueshëm ndaj tregtisë së pesticideve të paligjshme, për shkak të pasojave të krizës financiare 2010-18 dhe ndryshimeve klimatike, që kanë tharë tokën dhe kanë sjellë përdorime të gjera të substancave të ndaluara për produktet bujqësore.

Pesticidet mund të arrijnë deri në 50 % të kostove vjetore, pohuan disa fermerë. Një litër insekticidi grek i përdorur gjerësisht kushton deri në 380 euro; një imitim në tregun e zi mund të blihet për 200-230 euro.

Çmimet e larta rrezikojnĂ« jetesĂ«n nĂ« Thesali, zonĂ« kryesore bujqĂ«sore nĂ« GreqinĂ« qendrore, qĂ« prodhon mollĂ«, bajame, drithĂ«ra dhe pambuk. Pemishtet janĂ« braktisur teksa fermerĂ«t kĂ«rkojnĂ« punĂ« diku tjetĂ«r.

“PĂ«r tĂ« mbijetuar duhet tĂ« bĂ«hesh kriminel?”, pyet Giorgos Zeikos, fermer i gjeneratĂ«s sĂ« katĂ«rt i mollĂ«ve, qĂ« drejton njĂ« kooperativĂ« nĂ« fshatin Agia. “ËshtĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« thyesh ligjin pĂ«r tĂ« fituar; Ă«shtĂ« tjetĂ«r ta bĂ«sh thjesht pĂ«r tĂ« mbijetuar”. Zeikos thotĂ« se ka refuzuar oferta pĂ«r pĂ«rdorimin e pesticideve tĂ« paligjshme. Por fermerĂ« nĂ« gjashtĂ« fshatra tĂ« luginĂ«s pranojnĂ« se ata, apo tĂ« afĂ«rm a fqinj, i kanĂ« provuar.

Shtysa tjetër është efektiviteti i perceptuar i pesticideve të ndaluara. Fermerë pambuku në Metamorfosi kujtojnë se pesticidet e vjetra, tani të ndaluara, ishin aq të forta sa zogjtë nuk fluturonin mbi arat pas spërkatjes. Tani, thonë ata, përdorin dyfishin e dozës së rekomanduar të produktit të ligjshëm.

George Pontikas, president i ESYF dhe drejtues i degĂ«s greke tĂ« gjigantit zviceran Syngenta, mohon pretendimet se pesticidet ligjore janĂ« tĂ« shtrenjta dhe joefikase, dhe thotĂ« se autoritetet nuk ndĂ«shkojnĂ« mjaftueshĂ«m shkelĂ«sit. “Kush helmon furnizimin tonĂ« ushqimor pĂ«r fitim duhet trajtuar si kriminel”, thekson ai.

Tregtia e paligjshme

Produktet kontrabandohen nĂ« Greqi nga Bullgaria, tĂ« fshehura nĂ« gomat rezervĂ«, ose transportohen me goma tĂ« fryra me ajĂ«r qĂ« trafikantĂ«t pĂ«rdorin pĂ«r tĂ« sjellĂ« emigrantĂ« nga Turqia, thonĂ« fermerĂ«t dhe zyrtarĂ«t. NĂ« njĂ« fshat, njĂ« fermer bajamesh tregon se ka udhĂ«tuar vetĂ« nĂ« Bullgari pĂ«r tĂ« blerĂ« pesĂ« kuti mall tĂ« falsifikuar pĂ«r tĂ« dhe pĂ«r fqinjĂ«t. NĂ« njĂ« tjetĂ«r fshat, vendasit veprojnĂ« si ndĂ«rmjetĂ«s pĂ«r njĂ« person tĂ« njohur si ‘bullgari’. Pasi marrin porositĂ«, fermerĂ«t paguajnĂ« cash, spĂ«rkatin natĂ«n dhe djegin shishet bosh pĂ«r tĂ« zhdukur gjurmĂ«t.

“Kush kĂ«rkon, gjen”, thotĂ« Thanasis Kostis nga Metamorfosi, i cili vetĂ« thotĂ« se nuk ka pĂ«rdorur produkte tĂ« paligjshme.

Autoritetet bullgare thonë se prej tetorit kanë shtuar inspektimet ndaj tregtisë dhe përdorimit të produkteve të paautorizuara. Ministria turke e Tregtisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Tregtia po bëhet gjithnjë e më e strukturuar, e ngjashme me krimin e organizuar ekonomik, thotë një zyrtar i lartë i policisë greke, nën kushte anonimiteti: rolet ndahen në import, magazinim dhe shpërndarje. Ndërkohë, policia vepron kryesisht pas sinjalizimeve, shtojnë tre zyrtarë policie dhe të industrisë.

Dimitris Stavridis, drejtues i Drejtorisë së Bujqësisë në Thesali, pranon se mund të bëhen më shumë kontrolle në tregjet e fermerëve, por thotë se disa rajone vuajnë nga mungesa e personelit.

Rreziqet shëndetësore

Produktet e sekuestruara dërgohen për analizë në Institutin Fitopatologjik Benaki në Athinë. Shumë vijnë me etiketa bullgare, turke ose të shkruara me dorë. Disa imitime duken si produkte të miratuara nga BE, por mund të përmbajnë zëvendësues të rrezikshëm. Sipas ligjit grek, vetëm pesticidet me etiketa në gjuhën greke janë të ligjshme.

Policia greke dhe Europol thonë se shumë prej këtyre substancave vijnë nga Kina. Ministria e Jashtme kineze thotë se u kërkon kompanive të respektojnë ligjet lokale dhe se Pekini është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me BE-në për doganat.

Ndalesat e BE-së lidhen me rreziqe të identifikuara për shëndetin, përfshirë dëmtimet e mundshme në mëlçi, veshka dhe mushkëri ose si kancerogjenë të mundshëm. Disa prej këtyre kimikateve lejohen në vende të tjera, përfshirë SHBA-të. Vetëm në Greqi, testet e vitit 2024 zbuluan më shumë se një duzinë pesticidesh të ndaluara që prej 2009.

“Kjo Ă«shtĂ« serioze”, thotĂ« guvernatori i ThesalisĂ«, Dimitris Kouretas, profesor toksikologjie, duke iu referuar kĂ«rkimeve pĂ«r ndikimin e mundshĂ«m shĂ«ndetĂ«sor.

Në vitin e fundit, dhjetë pesticide të ndaluara u zbuluan në prodhime greke si ullinj, qershi, domate, rrush dhe portokaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreziku për konsumatorët nga nivelet e ulëta të pesticideve është minimal, por nga përdorimi i kimikateve të paligjshme mund të përballen me rrezik më të madh.

NĂ« fillim tĂ« viteve 2000, mjekĂ«t pneumologĂ« nĂ« spitalin e Universitetit tĂ« LarisĂ«s vunĂ« re se shumĂ« pacientĂ«, qĂ« pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve, zhvillonin njĂ« formĂ« tĂ« rrallĂ« sĂ«mundje tĂ« mushkĂ«rive. NĂ« vitin 2006, studimet e tyre, sĂ« bashku me kĂ«rkime tĂ« ngjashme nĂ« FrancĂ«, çuan nĂ« njohjen zyrtare tĂ« sĂ«mundjes qĂ« sot njihet si FibrozĂ« dhe EmfizemĂ« Pulmonare e Kombinuar (CPFE). “Pothuajse tĂ« gjithĂ« pacientĂ«t, qĂ« pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve zhvilluan kĂ«tĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« sĂ«mundjeje”, thotĂ« mjeku Ilias Dimeas.

Në rajone të tjera bujqësore në Greqi, mjekët raportojnë shtim të sëmundjeve respiratore vitet e fundit, që mund të lidhen me ekspozimin ndaj pesticideve dhe kanë nisur të evidentojnë historinë profesionale të pacientëve. / Reuters

The post Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot appeared first on Revista Monitor.

Si të riktheni motivimin e ekipit

By: Megi Dumi
10 July 2025 at 12:00

Ekipet e sotme ndryshojnë shpesh: dikush largohet, dikush tjetër bashkohet, rolet ndërrohen, strategjitë përshtaten, konfliktet dalin në sipërfaqe dhe performanca bie. Megjithatë, shumë drejtues vazhdojnë punën pa ndalur për të riformatuar ekipin pas këtyre ndryshimeve.

UdhĂ«heqĂ«sit mĂ« tĂ« mirĂ« e dinĂ« qĂ« suksesi nuk Ă«shtĂ« statik, por kĂ«rkon rifreskim tĂ« vazhdueshĂ«m. MĂ« poshtĂ« renditen gjashtĂ« hapa pĂ«r t’i rikthyer ekipet nĂ« rrugĂ«n e duhur:

1. Rishikoni: Kuptoni problemin para se të veproni
Mos merrni vendime pa analizuar më parë shkakun. Pyeteni veten: A jemi të qartë me qëllimet? A ka tensione apo mosbesim? A mungon motivimi? A ndikon ndonjë presion i jashtëm? Bisedat individuale, anketat anonime ose një anëtar i besuar që raporton për problemet apo shqëtësimet, mund të ndihmojnë për të zbuluar problemin real.

2. Rilidhuni: Rindërtoni besimin dhe sigurinë psikologjike
Nëse ka pasur turbulenca, me shumë gjasa ka rënë besimi. Filloni me një bisedë ku secili ndan ndjesitë e veta. Krijoni hapësirë për reflektim, ndarje përvojash dhe dhënie feedback-u konstruktiv. Vetë drejtuesi duhet të udhëheqë me transparencë dhe ndjeshmëri.

3. Riformuloni: Cili është qëllimi ynë tani?
A është ende i qartë vizioni? Mos supozoni, sqaroni pritshmëritë dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata. Shpjegoni pse puna e ekipit ka rëndësi për organizatën dhe për klientët. Frymëzoni besim në të ardhmen.

4. Ripërcaktoni: Si do të punojmë bashkë?
Riorganizimi sjell paqartësi për rolet dhe mënyrën e bashkëpunimit. Sqaroni përgjegjësitë, procesin e vendimmarrjes, sjelljet e pritshme dhe ritmin e takimeve. Një kompani përmirësoi praktikat e saj të takimeve duke përcaktuar qartë kush duhet të marrë pjesë, sa duhet të zgjasin takimet, si duhet të përgatiten pjesëmarrësit dhe me çfarë ritmi duhet të zhvillohen ato.

5. Ndryshoni: Ndërtoni mbi arritjet e vogla
Sukseset e shpejta forcojnë energjinë e ekipit. Caktoni objektiva të realizueshme brenda 30-60 ditëve dhe festoni arritjet. Ndryshoni zakonet: takime të shkurtra javore, reflektim pas projekteve dhe biseda zhvillimore një më një.

6. Rirregulloni: Mbani gjallë ritmin
Rikthimi i ekipit nuk është një akt i vetëm. Monitoroni progresin, jepni feedback të shpeshtë, dhe rishikoni vazhdimisht çfarë funksionon e çfarë jo. Një bord drejtues në një firmë logjistike përmirësoi ritmin duke rikujtuar normat e harruara të diskutimit të barabartë dhe respektimit të radhës së fjalës.

Ekipet, si çdo sistem i gjallĂ«, kĂ«rkojnĂ« pĂ«rkujdesje dhe ripĂ«rtĂ«ritje tĂ« qĂ«llimshme. ‘Riformatimi’ nuk Ă«shtĂ« dĂ«shtim, Ă«shtĂ« udhĂ«heqje. / HBR, Shqip.al

The post Si të riktheni motivimin e ekipit appeared first on Revista Monitor.

Tiplflation: Kur bakshishi kthehet në stres të përditshëm

By: Megi Dumi
9 July 2025 at 14:30

Rregullat e pashkruara për dhënien e bakshishit ndryshojnë nga një vend në tjetrin, por kohët e fundit, këto norma po zgjerojnë fushën e tyre për të përfshirë më shumë profesione, dhe shumë prej tyre nuk ngurrojnë të kërkojnë 25 %.

ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« konsumatorĂ«t, klientĂ«t dhe marrĂ«sit e porosive nĂ« njĂ« botĂ« gjithnjĂ« e mĂ« dixhitale?

Bakshishi ka qenë gjithmonë një ndërthurje mes kulturës, etikës dhe ekonomisë. Frank Sinatra njihej për bakshishet bujare me kartmonedha të reja 100-dollarëshe për stafin e shërbimit, por kjo ndodhte në një kohë kur 100 dollarë kishin tjetër vlerë.

Sot, kufijtë e qartë të dhënies së bakshishit janë turbulluar dhe konsumatorët janë më konfuzë se kurrë. Askush nuk çuditet kur lë një bakshish për kamarierin në një restorant të mirë, parukieren, barmenin e zoti apo punonjësin që të ndihmon me bagazhet në një hotel. Por çfarë ndodh me baristen në Starbucks? Apo me personin që merr porosinë te dritarja e një fast-foodi? Po te një kioskë vetë-shërbimi?

Historia e bakshishit thuhet se nis nĂ« EuropĂ«n mesjetare, kur aristokratĂ«t jepnin shpĂ«rblime pĂ«r shĂ«rbĂ«torĂ«t apo punĂ«torĂ«t. Me kohĂ«, zakoni u zhduk nga Europa, por u pĂ«rqafua nga Shtetet e Bashkuara dhe mĂ« vonĂ« u rikthye si “eksport” nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Sot, njerĂ«zit japin bakshish pĂ«r arsye tĂ« ndryshme: pĂ«r t’u ndjerĂ« mĂ« mirĂ« me veten, pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rshtypje te tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r tĂ« kompensuar pagat e ulĂ«ta tĂ« stafit tĂ« shĂ«rbimit, apo thjesht sepse u kĂ«rkohet. Sipas profesorit tĂ« marketingut nĂ« Universitetin Cornell, Michael Lynn, disa japin bakshish pĂ«r tĂ« siguruar trajtim mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« tĂ« ardhmen, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« ndihen tĂ« detyruar nga norma sociale. Disa thjesht duan tĂ« ndihmojnĂ«, tĂ« tjerĂ« e bĂ«jnĂ« pĂ«r tĂ« fituar aprovimin e tĂ« tjerĂ«ve.

Në të shkuarën, një sasi e vogël parash lihej mbi tavolinë ose në kavanozin pranë arkës. Sot, kartat bankare, aplikacionet dhe ekranet me prekje kanë shtuar opsionet për dhënien e bakshishit, dhe kanë shtuar edhe konfuzionin. Sipas profesorit Ismail Karabas nga Universiteti Murray State në SHBA, kemi shpërthim të kërkesave për bakshish, edhe pse shumat vetë nuk kanë ndryshuar aq shumë.

GjatĂ« pandemisĂ«, shumĂ« biznese kaluan nĂ« pagesa pa para nĂ« dorĂ« dhe pajisjet e reja pĂ«r pagesa pĂ«rfshinĂ« opsione tĂ« integruara pĂ«r bakshish. NĂ«se pronari i biznesit nuk zgjedh tĂ« heqĂ« kĂ«tĂ« funksion, ekrani do tĂ« kĂ«rkojĂ« automatikisht 15, 20 apo 25 %. ShumĂ« biznese nuk e çaktivizuan kĂ«tĂ« opsion pĂ«r arsye tĂ« ndryshme dhe kĂ«shtu nisi ajo qĂ« tani quhet “tipflation”: inflacioni i kĂ«rkesave pĂ«r bakshish.

Kur klientit i paraqiten opsionet për bakshish, shumë zgjedhin shpejt një prej tyre për të mos e mbajtur radhën pezull. Kështu, dizajni i teknologjisë ka ndikim real në sjelljen e konsumatorit. Profesori Lynn thotë se sa më e lartë të jetë shifra e sugjeruar, aq më shumë japin njerëzit, edhe pse mund të ulet numri i atyre që vendosin të japin. Edhe kompanitë që prodhojnë këto pajisje kanë interes të rrisin përfshirjen e bakshishit, sepse përfitojnë nga çdo transaksion që kalon përmes tyre.

Një sondazh i YouGov i zhvilluar në maj 2023 në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Spanjë dhe Itali zbuloi se shumica e njerëzve japin zakonisht 5 deri në 10 % bakshish në restorante. Shtetet e Bashkuara bënin përjashtim, me dy të tretat që japin 15 % ose më shumë, madje edhe pas një shërbimi të dobët.

Por sipas një studimi të Pew Research Center në nëntor 2023, 72 % e amerikanëve mendojnë se bakshishi është bërë më i zakonshëm krahasuar me pesë vjet më parë dhe vetëm 34 % ndihen të sigurt kur është vërtet e përshtatshme të jepet bakshishi.

Si të orientohemi në këtë situatë të re?

Së pari, është e rëndësishme të kuptohet sistemi lokal, nëse punonjësit paguhen me pagë minimale të plotë apo e plotësojnë pagën mujore me bakshishe. Në disa shtete amerikane, stafi i shërbimit paguhet vetëm 2.13 dollarë në orë dhe varet nga bujaria e klientëve.

Së dyti, duhet të kuptojmë teknologjinë e pagesave dhe të dimë se çfarë përfaqëson 25 % e shumës në fjalë. Nuk ka pse të ndiheni nën presion nga rradha pas jush apo nga tavolina përballë. Mos jepni bakshish nga ndjenja e fajit, sepse kjo sjell vetëm pakënaqësi dhe largon klientët.

Si një zgjidhje klasike, profesori Karabas sugjeron të paguani me para në dorë, sepse kështu çdo vendim mbetet në duart tuaja, edhe nëse do të jepni një kartëmonedhë 100-dollarëshe, si Frank Sinatra. / DW

The post Tiplflation: Kur bakshishi kthehet në stres të përditshëm appeared first on Revista Monitor.

Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA

By: Megi Dumi
8 July 2025 at 14:57

Ministri i Financave i Gjermanisë, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar se Bashkimi Europian është i përgatitur të ndërmarrë masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse përshkallëzimi i tensioneve tregtare me administratën Trump nuk zgjidhet me një marrëveshje të drejtë.

Duke folur para DhomĂ«s sĂ« Parlamentit Gjerman (Bundestag), Klingbeil deklaroi: “NĂ«se nuk arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ« tregtare me SHBA-nĂ«, BE-ja Ă«shtĂ« gati tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa kundĂ«rpĂ«rgjigjeje.”

“Ne duam njĂ« marrĂ«veshje me amerikanĂ«t, por do t’jua them qartĂ«, marrĂ«veshja duhet tĂ« jetĂ« e drejtĂ«. Dhe nĂ«se nuk arrijmĂ« tĂ« arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ« me SHBA-nĂ«, atĂ«herĂ« BE-ja duhet tĂ« marrĂ« masa kundĂ«r pĂ«r tĂ« mbrojtur ekonominĂ« tonĂ«. Tarifat amerikane kĂ«rcĂ«nojnĂ« vendet e punĂ«s nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e Atlantikut. Kjo luftĂ« tregtare na dĂ«mton tĂ« gjithĂ«ve dhe duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ« shpejt.”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi mĂ« parĂ« se Europa duhet tĂ« “tregojĂ« forcĂ«â€ nĂ« bisedimet tregtare me SHBA-nĂ«, ndĂ«rsa disa raporte pretenduan se Uashingtoni i ofroi BE-sĂ« tĂ« mbante njĂ« tarifĂ« bazĂ« 10% pĂ«r mallrat e bllokut, duke pĂ«rjashtuar avionĂ«t dhe pijet alkoolike.

Ky paralajmërim vjen në një moment kritik për negociatat mes BE-së dhe ShBA, teksa përpjekjet për të arritur një marrëveshje në parim mbi tarifat doganore po vijojnë. Fillimisht ishte planifikuar që një marrëveshje të përmbyllej brenda kësaj jave, por afati i ri për përfundimin e bisedimeve është shtyrë deri më 1 gusht.

NdĂ«rkohĂ«, nga Brukseli vijnĂ« sinjale se BE-ja po punon me intensitet tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« pĂ«rplasje tĂ« plotĂ« tregtare. Komisioneri europian pĂ«r TregtinĂ«, MaroĆĄ Ć efčovič, u shpreh para Parlamentit Europian se bisedimet me administratĂ«n Trump po zhvillohen nĂ« mĂ«nyrĂ« intensive dhe tĂ« vazhdueshme.

“Dua t’ju siguroj se po punojmĂ« pa pushim pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje tĂ« negociuar, qĂ« tĂ« jetĂ« e drejtĂ« dhe me pĂ«rfitime tĂ« ndĂ«rsjella,” – tha Ć efčovič. “Por duhet tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« gjithw skenarĂ«t dhe tĂ« gatshĂ«m pĂ«r tĂ« rivendosur ekuilibrin nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme.”

Fokusi i bisedimeve mbetet vendosja ose heqja e tarifave mbi mallrat europiane, të cilat u vendosën më herët nga administrata amerikane si pjesë e një qëndrimi më agresiv tregtar. Tensionet tregtare mes dy partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të botës rrezikojnë të përshkallëzohen në një luftë tarifore, që mund të ketë pasoja serioze për tregtinë dhe rritjen globale. / The Guardian

The post Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA appeared first on Revista Monitor.

Si t’i vlerĂ«soni mĂ« shumĂ« tĂ« mirat qĂ« keni

By: Megi Dumi
8 July 2025 at 14:53

Ndoshta keni një punë të qëndrueshme, marrëdhënie të shëndetshme, një shtëpi të ngrohtë, por sërish nuk ndiheni aq të kënaqur sa do të donit.

Ndërkohë, streset e vogla të përditshme, tensionet në marrëdhënie apo lodhja nga rrjetet sociale bëhen pjesë e zakonshme e jetës suaj, pa i vënë më re.

Kjo ndodh sepse sipas ekspertëve, truri ka një veçori të natyrshme të quajtur habituation: prirjen për të mos i kushtuar më vëmendje gjërave që përsëriten vazhdimisht.

PĂ«r shembull, aroma e kafesĂ« qĂ« nĂ« fillim ju duket magjepsĂ«se, por pas pak minutash nuk e ndjeni mĂ«. Po kĂ«shtu, edhe gĂ«zimet e mĂ«dha tĂ« jetĂ«s zbehen nĂ«se nuk ndaleni t’i pĂ«rjetoni me vetĂ«dije dhe pĂ«rkushtim.

Ndajini të mirat në doza të vogla

NĂ«se doni tĂ« shijoni mĂ« shumĂ« ato qĂ« ju sjellin kĂ«naqĂ«si – njĂ« kĂ«ngĂ«, njĂ« serial, njĂ« Ă«mbĂ«lsirĂ« – mos i konsumoni tĂ« gjitha menjĂ«herĂ«. Pushimet e vogla ndĂ«rmjet pĂ«rvojave tĂ« kĂ«ndshme ndihmojnĂ« qĂ« kĂ«naqĂ«sia tĂ« rikthehet sa herĂ« qĂ« i rifilloni.

Të pakëndshmet? Kryejini së bashku

Kur keni detyra tĂ« lodhshme pĂ«r tĂ« kryer: punĂ« shtĂ«pie, dokumente, pastrim, pĂ«rpiquni t’i pĂ«rfundoni nĂ« njĂ« frymĂ«. Pushimet e shpeshta i bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« lodhshme, sepse sa herĂ« rifilloni, shqetĂ«simi rikthehet. Edhe sikur tĂ« jetĂ« e lodhshme, Ă«shtĂ« mĂ« efektive t’i pĂ«rballoni menjĂ«herĂ« sesa me ndĂ«rprerje.

Eksperimentoni me rutinën

Ka gjĂ«ra qĂ« ndoshta po ju lodhin emocionalisht – por jeni mĂ«suar aq shumĂ« me to, sa nuk i ndjeni mĂ«. Si zhurma e njĂ« kondicioneri qĂ« s’e nuk e dĂ«gjoni, derisa dikush e fik dhe papritur ndiheni mĂ« mirĂ«.

Provoni të largoni për pak kohë disa zakone, si rrjetet sociale, dhe vini re si ndiheni. Studime kanë treguar se një muaj larg një platforme sociale mund të ulë stresin dhe të rrisë mirëqenien.

Nuk është gjithmonë nevoja të shtoni diçka të re për të ndjerë më shumë kënaqësi. Ndonjëherë mjafton të riktheni vëmendjen te gjërat e mira që kanë qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe kur ta bëni këtë me vetëdije, jeta fillon të duket ndryshe. / Wired, Shqip.al

The post Si t’i vlerĂ«soni mĂ« shumĂ« tĂ« mirat qĂ« keni appeared first on Revista Monitor.

Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën

By: Megi Dumi
7 July 2025 at 15:15

Pushimet aktive në qytet po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në Europë. Nga pedalimi nëpër Ljubljanë te ngjitja mbi termocentrale në Kopenhagen apo surfi në kanalet e Roterdamit, qytetet po ofrojnë gjithnjë e më shumë për ata që kërkojnë më shumë sesa muze dhe restorante të njohura.

Në Porto, vizitorët mund të zbresin me litar nga ura ikonike e qytetit, ndërsa në Berlin mund të notojnë në pishina të në anije të vjetra. Në Stokholm, kajakët kalojnë pranë pallateve të shekullit XIII. Në Kopenhagen, pista për ski dhe muri për ngjitje janë ndërtuar mbi një impiant energjitik. Qytetet e Europës nuk ofrojnë më vetëm shëtitje të qeta, por përvoja që mbushin me adrenalinë.

Sipas një raporti të publikuar nga Neilson Beach Clubs, mbi 75% e udhëtarëve sot preferojnë pushime aktive. Drejtuesi i kompanisë thekson se gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin mirëqenien fizike mbi metodat tradicionale të turizmit. Ndikim ka pasur edhe pandemia dhe dëshira për të qëndruar në formë.

Për shembull, në Kopenhagen, kompania Go! Running Tours, që ofron guida për të vrapuar, është shtrirë në mbi 80 qytete në botë. Themeluesja Lena Andersson thekson se turistët kërkojnë përvoja autentike, për të kuptuar qytetin dhe banorët e tij. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë gjithashtu të përballueshme dhe miqësore me mjedisin.

Një tjetër shembull është GreenKayak, një nismë që lejon turistët të marrin një kajak falas në këmbim të mbledhjes së mbeturinave, me mbi 85,000 pjesëmarrës në 20 qytete europiane.

1. Roterdam

Qytet modern me arkitekturë të guximshme, parqe të pazakonta si Dakpark dhe shtigje në pyllin Kralingse Bos. Surfi në RIF010, pishina e parë urbane për surfing në Europë, është një atraksion i ri, ndërsa Euromast ofron mundësinë për të bërë zbritjen me litar nga lartësia më e madhe në të gjithë kontinentin.

2. Kopenhagen

Kryeqyteti danez është shembull i gjallë i jetës së qëndrueshme: biçikletat mbizotërojnë, ndërsa uji i pastër i portit shfrytëzohet për not, kajak, paddleboard e më shumë. CopenHill, impianti energjetik me pistë për ski, simbolizon inovacionin, krijimtarinë dhe gjelbërimin urban.

3. Mynih

Me 1,200 km korsi biçikletash dhe parkun Englischer Garten, qyteti ofron mundësi të pafundme për not, surfing në lumenj, vrap dhe madje edhe hipizëm. Ndër më të veçantat është ngjitja mbi stadiumin olimpik, që përfundon me zbritje me zipline. / National Geographic, Shqip.al

The post Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën appeared first on Revista Monitor.

Dubai zbaton javën katërditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës

By: Megi Dumi
6 July 2025 at 12:00

Nga 1 korriku deri mĂ« 12 shtator 2025, punonjĂ«sit e sektorit publik nĂ« Dubai do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga njĂ« javĂ« pune me katĂ«r ditĂ« dhe orare mĂ« tĂ« shkurtra pune, si pjesĂ« e iniciativĂ«s “Vera FleksibĂ«l”.

Vendimi, që shtrihet në të gjitha institucionet qeveritare të Dubait, synon të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë, të rrisë produktivitetin dhe të përmirësojë jetën familjare gjatë muajve të verës. K

y hap e pozicionon Dubain si një nga qytetet e pakta në botë, që zbaton fleksibilitet pune në këtë shkallë.

Nisma vjen pas një pilotimi të suksesshëm në vitin 2024 në 21 institucione publike, i cili rezultoi me një rritje prej 98% në kënaqësinë e punonjësve dhe përmirësim të klimës së përgjithshme në vendin e punës.

Sipas modelit të ri, punonjësit ndahen në dy grupe:

  • Grupi i parĂ« punon nga e hĂ«na nĂ« tĂ« enjte, 8 orĂ« nĂ« ditĂ«, me ditĂ«n e premte pushim – gjithsej 32 orĂ« pune nĂ« javĂ«.
  • Grupi i dytĂ« punon nga e hĂ«na nĂ« tĂ« enjte 7 orĂ« nĂ« ditĂ« dhe 4.5 orĂ« tĂ« premten – pĂ«r njĂ« total prej 32.5 orĂ«sh nĂ« javĂ«.

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Burimeve Njerëzore të Qeverisë së Dubait, Abdullah Ali bin Zayed Al Falasi, deklaroi se kjo nismë tregon angazhimin e qartë të qytetit për të ndërtuar një mjedis pune të qëndrueshëm, fleksibël dhe të orientuar te njeriu.

Ky zhvillim përkon me diskutimin global mbi javën e shkurtuar të punës, që po fiton terren edhe në vende, ku disa kompani po eksperimentojnë me modele katërditore dhe punë hibride për të luftuar lodhjen dhe për të rritur mirëqenien e punonjësve. / Medianet.au, Gulf News, Shqip.al

The post Dubai zbaton javën katërditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës appeared first on Revista Monitor.

Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin

By: Megi Dumi
5 July 2025 at 11:30

E njohur gjithashtu si Perla e Tirrenit apo si Qyteti i 44 Kishave, Maratea do të magjepsë dhe të surprizojë jo vetëm ata që e vizitojnë për herë të parë, por edhe ata që kthehen vazhdimisht për të zbuluar vende të reja dhe të pazakonta, që nuk mund të gjenden askund tjetër në Itali.

Edhe në kulmin e sezonit të verës, Maratea mbetet një destinacion ëndrrash për ata që kërkojnë qetësi, natyrë të paprekur dhe një stil jetese të ngadaltë larg zhurmës dhe komercializmit të destinacioneve të mbipopulluara.

Në stacionin hekurudhor të Salernos, porta lindore drejt bregut të Amalfit, turma turistësh me kapele të mëdha presin trenin për në Napoli. Ndërkohë, platforma përballë është pothuajse bosh. Vetëm disa vendas presin trenin rajonal që lëviz në drejtimin e kundërt: përgjatë bregut të detit Tirren, drejt Marateas, një qytet i vogël, por me bukuri të jashtëzakonshme.

Pas njĂ« udhĂ«timi panoramik prej mĂ« pak se dy orĂ«sh, mes kodrave tĂ« pyllĂ«zuara dhe pamjeve magjepsĂ«se tĂ« detit, udhĂ«tarĂ«t zbresin nĂ« kĂ«tĂ« copĂ«z tĂ« pazbuluar tĂ« rajonit Basilicata, njĂ« zonĂ« qĂ« shpesh cilĂ«sohet si “e harruar” nĂ« jug tĂ« ItalisĂ«.

Ndryshe nga qytetet ikonike të bregdetit të Amalfisë si Positano, Maratea nuk ka ndërtesa që duken si të varura në shkëmbinj, por ofron një peizazh të natyrës së egër dhe të pacenuar, i cili për shumëkënd është më i bukur dhe më autentik. Bregdeti i saj, që shtrihet midis rajoneve Campania dhe Calabria, mbetet jashtë itinerareve të zakonshëm turistikë ndërkombëtarë, diçka që e bën edhe më tërheqëse.

Në portin e Marateas, një port i vogël peshkatarësh, vizitorët gjejnë një atmosferë me punishte artizanale, dyqane të vogla dhe restorante të rafinuara si Laterna Rossa, ku shërbehen pjata krijuese me përbërës vendas, si kanoli me karkaleca të gjallë, mousse me rikota dhe gazpacho, apo makarona të mbushura me peshk të ditës, djathë provola dhe limon.

NjĂ« nga ikonat e Marateas Ă«shtĂ« Hotel Santavenere, i vetmi hotel me pesĂ« yje nĂ« kĂ«tĂ« bregdet. QĂ« prej hapjes sĂ« tij nĂ« vitin 1953, hoteli ka tĂ«rhequr pushues italianĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« elegancĂ« tĂ« heshtur dhe shĂ«rbim diskret. Me makina tĂ« vogla elektrike qĂ« i marrin mysafirĂ«t nga stacioni, njĂ« plazh me guralecĂ« dhe kopsht tĂ« madh qĂ« zbret drejt detit, Santavenere mishĂ«ron konceptin e “lukstit tĂ« heshtur” (quiet luxury) shumĂ« pĂ«rpara se tĂ« bĂ«hej trend nĂ« rrjetet sociale.

Hotel Santovenere Burimi: Euronews, Rebecca Ann Hughes

Rrethinat përreth janë të pasura me gjelbërim, ku jasemini, pisha mesdhetare dhe bougainvillea lejla karakterizojnë çdo pamje. Vetë hoteli ofron pamje spektakolare të bregdetit, sidomos në orët e mëngjesit apo të perëndimit të diellit.

Qyteti i vjetër, i njohur si Maratea superiore, ngjitet lart në kodër me rrugica të ngushta, shtëpi në ngjyra pastel dhe plot 44 kisha të shpërndara në të gjithë zonën. Mbi të, qëndron monumenti 21 metra i lartë i Krishtit Shpëtimtar, me krahët e hapur mbi detin Tirren dhe gjiret e mbuluara me pyje. Nga maja, panoramat janë të paharrueshme, një përzierje e gjelbërimit, shkëmbinjve dhe detit të pafund.

NĂ« mbrĂ«mje, Maratea ofron edhe njĂ« udhĂ«tim gastronomik nĂ« “cucina povera”, kuzhina e thjeshtĂ« tradicionale e BasilicatĂ«s. Kuzhinieri Antonio Bufi nĂ« Santavenere propozon njĂ« menu qĂ« pĂ«rfshin guanciale nga derri i zi i rajonit, bukĂ« tĂ« fĂ«rguar qĂ« vendasit e quajnĂ« “djathi i tĂ« varfĂ«rve”, rizoto me panxhar dhe midhje, si dhe shpatull derri me Amaro Lucano, njĂ« liker lokal aromatik.

Në fund të ditës, tingujt e vetëm që dëgjohen janë cicërimat e gjinkallave dhe përplasja e lehtë e dallgëve. Maratea mbetet një destinacion që ofron të njëjtën bukuri si Bregu i Amalfit, por pa radhë, pa trafik, pa çmime të fryra dhe pa nxitim. / Euronews, Shqip.al

The post Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin appeared first on Revista Monitor.

Si ta riktheni gëzimin, kuriozitetin dhe kreativitetin në punë

By: Megi Dumi
4 July 2025 at 13:00

Lojërat mund të jenë çelësi për të qenë më produktiv, më krijues dhe më i lidhur me ekipin, edhe në mjediset më serioze të punës.

NĂ« filmin Tag (2018), disa miq vazhdojnĂ« tĂ« luajnĂ« njĂ« lojĂ« fĂ«mijĂ«rie pĂ«r 30 vjet. “Nuk ndalojmĂ« sĂ« luajturi sepse plakemi; plakemi sepse nuk luajmĂ« mĂ«â€, Ă«shtĂ« mesazhi qĂ« pĂ«rcillet. Dhe ndoshta, Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« shaka nostalgjike.

Sipas trajnerit të drejtuesvr Tony Martignetti, mungesa e lojës në punë është ajo që vret kreativitetin dhe lidhjen mes kolegëve. Kur heqim dorë nga loja, humbim më shumë sesa një çast relaksi, humbim elasticitetin mendor, entuziazmin dhe idetë e reja.

Loja si mjet pune

Loja nuk Ă«shtĂ« shpĂ«rqendrim. ËshtĂ« njĂ« ‘buton rifillimi’ pĂ«r trurin. Ajo ndĂ«rpret ciklet e stresit dhe i kthen mendimet nĂ« rrugĂ« tĂ« reja. Studimet nga Texas A&M dhe University of Massachusetts tregojnĂ« se edhe momente tĂ« shkurtra loje rrisin produktivitetin, sigurinĂ« psikologjike dhe zgjidhjen e problemeve.

Si ta përfshini lojën në punë pa u dukur fëminor?

Perfeksionizmi pengon idetĂ« e reja. Loja krijon njĂ« hapĂ«sirĂ« ku tĂ« gjithĂ« mund tĂ« jenĂ« mĂ« autentikĂ«. Provoni tĂ« nisni takimet me pyetje si: “ÇfarĂ« gjĂ«je e çuditshme ju frymĂ«zoi kĂ«tĂ« javĂ«?”

Nuk ka nevojĂ« pĂ«r tavolina ping-pongu. Mjafton tĂ« eklipsohet ideja e “duhet tĂ« marrim njĂ« vendim” me “le tĂ« mendojmĂ« pĂ«r ide tĂ« çmendura”. Kjo hap derĂ«n pĂ«r kreativitet.

Idetë më brilante shpesh lindin nga momente pa shumë logjikë. Një shaka që duket budallallëk mund të fshehë një të vërtetë të madhe. Jepini hapësirë edhe idesë më të pazakontë.

Organizatat më të zhvilluara nuk e shohin lojën si ndërprerje të punës, por si pjesë të saj. Kjo mund të nënkuptojë orientime zbavitëse për punonjësit e rinj, ambiente pune që nxisin lëvizshmërinë, apo prezantime që duken më shumë si rrëfime shoqërore sesa raporte.

NĂ« njĂ« epokĂ« ku imagjinata dhe inteligjenca emocionale vlerĂ«sohen mĂ« shumĂ« se rutina, loja nuk Ă«shtĂ« luks, por avantazh. Prandaj, herĂ«n tjetĂ«r qĂ« njĂ« mbledhje do t’ju duket e mĂ«rzitshme, qeshni dhe luani pak.

Sepse në një botë që vrapon pas rezultateve, ata që luajnë shpesh janë ata që udhëheqin. / Fast Company, Shqip.al

The post Si ta riktheni gëzimin, kuriozitetin dhe kreativitetin në punë appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm lodra! Markat kineze po lulëzojnë

By: Megi Dumi
3 July 2025 at 12:30

Po fitojnë konsumatorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Kukullat Labubu nuk gjenden më, edhe në dyqanin gjigant Pop Mart në Shanghai, ku klientëve u thuhet se duhet të presin me javë. Kukullat me fytyrë të vrenjtur shiten për 20 dollarë, por një lloj i rrallë u shit për 150,000 dollarë në ankand më 10 qershor. Tashmë, ato adhurohen jo vetëm nga fëmijët kinezë, por edhe nga yje të showbiz-it si David Beckham e Rihanna.

Ky popullaritet e ka rritur çmimin e aksioneve të Pop Mart me 180% që nga fillimi i vitit. Kompania është pjesë e një vale popullariteti në rritje të markave kineze të konsumit, që po njihen si në tregun vendas ashtu edhe jashtë vendit. Për vite me radhë, konsumatorët kinezë u kthyen nga markat perëndimore për modë, kozmetikë dhe ushqim. Tani, ata po preferojnë markat vendase, shpesh të cilësisë së lartë dhe me çmime më të ulëta.

Në një kohë me rritje të ngadaltë ekonomike dhe konsum më të kujdesshëm, markat kineze po përfitojnë. Kafene si Cotti dhe Luckin po konkurrojnë Starbucks me kafe cilësore, por më të lira. Marka e bizhuterive Laopu Gold ofron produkte luksoze më të lira se Tiffany & Co. Ndërsa Songmont sfidon çantat e huaja me fushata reklamuese në aeroporte.

SidoqoftĂ«, nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r zgjedhje ekonomike. ShumĂ« konsumatorĂ« janĂ« tĂ« gatshĂ«m tĂ« paguajnĂ« njĂ«soj ose mĂ« shumĂ« pĂ«r produkte vendase. Chagee, njĂ« zinxhir çaji premium qĂ« u listua nĂ« bursĂ«n e New Yorkut nĂ« prill, shet çaj pĂ«r 2-3 dollarĂ«, sa edhe Starbucks. Edhe sektori i makinave elektrike luksoze (200–400 mijĂ« juanĂ«) po dominohet nga markat vendase si NIO dhe Li Auto.

Një faktor kyç është ndryshimi i perceptimit ndaj markave të huaja. Laopu Gold, me bizhuteri të frymëzuara nga kultura kineze, ka pasur një rritje të ndjeshme të shitjeve dhe vlerës së aksioneve (mbi 2,000% që nga listimi në bursën e Hong Kong-ut). Konsumatorët e rinj janë më të informuar, falë rrjeteve sociale, dhe nuk e shohin më origjinën e huaj si garanci cilësie. Shumë gra të reja kërkojnë përbërësit aktivë të produkteve të huaja në markat kineze, por me çmime më të ulëta.

Kjo ka ndihmuar edhe suksesin e markës së kozmetikës Mao Geping, e cila pas IPO-së në dhjetor ka parë rritje me rreth 250%. Ajo është marka e parë kineze në listën e dhjetë markave më të shitura të kozmetikës luksoze në vend.

Markat vendase kanë një strategji të ndryshme: fillojnë në qytete më të vogla, jo në Pekin apo Shangai. Chagee nisi në Kunming; Mixue u rrit nga një kioskë, në një nga zinxhirët më të mëdhenj të pijeve në vend. Edhe zinxhiri i hoteleve H World po zgjerohet në qytetet e treta e të katërta, ku konsumi po rritet më shpejt se në metropolet e mëdha.

Në vitin 2024, shitjet e mallrave të konsumit të shpejtë u rritën me 5.5% në qytete me më pak se 1 milion banorë, ndërsa ranë me 4.6% në qytetet e mëdha, sipas Bain. Kjo qasje ka ndikuar që zinxhirët kinezë të jenë më të mbushur sesa rivalët e huaj: H World ka normë rezervimi mbi 80%, ndërsa Marriott nën 70%.

Sfidat për markat perëndimore janë reale. Starbucks dhe HÀagen-Dazs po kërkojnë investitorë vendas. Ndërkohë, markat kineze po zgjerojnë praninë globale: Pop Mart ka dyqane në mbi 20 vende, përfshirë 37 në SHBA; Chagee synon mbi 1,300 dyqane jashtë Kinës deri në 2027.

Për dekada, trendet perëndimore influencuan konsumatorin kinez. Tani duket se është Kina ajo që po udhëheq modën globale. / The Economist

The post Jo vetëm lodra! Markat kineze po lulëzojnë appeared first on Revista Monitor.

Suedia, destinacioni ideal i verës mes temperaturave përvëluese në Mesdhe

By: Megi Dumi
2 July 2025 at 15:00

Ndërsa temperaturat e korrikut dhe gushtit në Mesdhe kapin vlerat mbi 40°C, shumë turistë po kthejnë vëmendjen nga veriu i Europës për të shmangur valët e të nxehtit dhe turmat e njerëzve. Suedia, me klimën e butë, natyrën e paprekur dhe qasjen e qetë ndaj pushimeve, po shfaqet si një alternativë tërheqëse ndaj destinacioneve klasike si Spanja apo Greqia.

Në arkipelagun e Goteborgut, pushuesit gjejnë ishuj të qetë si VrÄngö dhe Valö, ku vera përfaqësohet nga thjeshtësia. Rrugicat e ngushta mes livadheve me lule të egra, plazhet me rërë të artë, molet prej druri që çojnë drejt ujërave të qeta dhe shtëpitë verore me ballkone prej dërrase, krijojnë një atmosferë ku heshtja dhe natyra janë në qendër. Jeta në këto ishuj është e ngadaltë dhe e përqendruar te përjetimi i momentit: një piknik në një gji shkëmbor, një shëtitje mes të bimësisë vendase apo një ditë me kayak rreth brigjeve.

Ndryshimet klimatike dhe moti gjithnjë e më i paparashikueshëm në vendet mesdhetare kanë sjellë rritje të ndjeshme të interesit për pushime në destinacione më të freskëta. Agjencitë turistike raportojnë rritje të fortë në kërkesat për udhëtime drejt Skandinavisë gjatë sezonit të pikut, ndërkohë që rezervimet për destinacionet tradicionale si Italia dhe Kroacia kanë rënë ndjeshëm. Të dhënat nga platformat Booking.com dhe Expedia konfirmojnë prirjen: kërkimet për Suedinë, Norvegjinë dhe Zvicrën janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Temperaturat nĂ« Suedi gjatĂ« verĂ«s qĂ«ndrojnĂ« mesatarisht nĂ« 20–22°C, ideale pĂ«r aktivitetet nĂ« natyrĂ«. MbrĂ«mjet mund tĂ« jenĂ« tĂ« freskĂ«ta, por kjo Ă«shtĂ« koha ideale pĂ«r tĂ« shijuar traditĂ«n suedeze tĂ« saunĂ«s. NĂ« ishujt e arkipelagut, saunat e vogla lundruese, zhytjet nĂ« detin e ftohtĂ« dhe banjat me ujĂ« tĂ« ngrohtĂ« jashtĂ« janĂ« kthyer nĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore tĂ« pĂ«rvojĂ«s turistike.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

Kuzhina vendase pasqyron një angazhim për qëndrueshmëri dhe përdorimin e përbërësve lokalë. Përdorimi i algave dhe bimëve bregdetare, i udhëhequr nga ekspertë të ushqimit të shëndetshëm, ofron një mënyrë të re për të kuptuar dhe shijuar natyrën. Gatimet përfshijnë sallata me alga, djathë haloumi të skuqur dhe bukë të pjekur në zjarr të hapur. Në restorantet buzë detit, darkat tradicionale me fruta deti, karkaleca të tymosur, molusqe me limon dhe koper, shërbehen me shije dhe thjeshtësi.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

NjĂ« pĂ«rvojĂ« autentike nĂ« Suedi nuk mund tĂ« jetĂ« e plotĂ« pa “fika”, njĂ« zakon kombĂ«tar qĂ« pĂ«rfaqĂ«son pushimin e pĂ«rditshĂ«m pĂ«r kafe dhe Ă«mbĂ«lsira. NĂ« qytetin AlingsĂ„s, i njohur si kryeqyteti i “fika”, guidat turistike lokale prezantojnĂ« vizitorĂ«t me njĂ« larmi Ă«mbĂ«lsirash tradicionale, nga biskotat me kanellĂ« e kardamom te torta me vanilje dhe marzipan e njohur si Princesha.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm që Skandinavia është destinacion dimri, Suedia po e ndryshon këtë ide. Me mbi 200,000 ishuj, plazhe të qeta, ajër të pastër dhe ushqim të shkëlqyer, vendi ofron një alternativë të natyrshme, të qëndrueshme dhe tërheqëse për pushimet europiane. / Time Out, Shqip.al

The post Suedia, destinacioni ideal i verës mes temperaturave përvëluese në Mesdhe appeared first on Revista Monitor.

Barazia midis gjinive është domosdoshmëri ekonomike dhe strategjike

By: Megi Dumi
2 July 2025 at 12:30

Në një epokë të trazuar nga teknologjitë inovative, rikonfigurimet gjeopolitike dhe ndryshimet demografike, barazia midis gjinive po shfaqet jo vetëm si një vlerë themelore, por si një domosdoshmëri strategjike.

Sipas raportit të vitit 2025 për Hendekun Global Midis Gjinive (Global Gender Gap Report), progresi është përshpejtuar: hendeku global është mbyllur në 68.8%, rritja më e fortë vjetore që prej pandemisë. Megjithatë, me ritmet aktuale, do të duhen edhe 123 vjet për arritjen e barazisë së plotë.

Në rreth 20 vite, 100 ekonomi kanë ngushtuar hendekët midis gjinive, veçanërisht në përfaqësimin politik dhe përfshirjen ekonomike. Por me më pak se pesë vite deri në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, nevojitet një përkushtim i ri. Barazia midis gjinive nuk është vetëm çështje drejtësie, është thelb për ndërtimin e ekonomive më konkurruese, inovative dhe elastike.

Një koalicion drejtuesish të njohur të skenës ekonomike botërore po ndërmerr hapa konkretë për të çuar përpara përparimin. Gjashtë liderë,  nga qeveria, biznesi dhe kërkimi shkencor, tregojnë pse barazia midis gjinive është një investim ekonomik dhe si mund të arrihet në praktikë.

Bonnie Y. Chan, CEO, Bursa e Hong Kong (HKEX)
Në një botë me rreziqe komplekse, diversiteti është një përparësi biznesi. Në vitin 2022, HKEX ndaloi bordet me një gjini të vetme, një vendim që ka sjellë përparim domethënës: sot, mbi 40% e kompanive të listuara tejkalojnë minimumin ligjor për përfaqësim gjinor dhe 30% e drejtuesve të rinj janë gra.

Michael Ensser, Kryetar Global, Egon Zehnder
Diversiteti nuk është thjesht një çështje përfaqësimi, është strategjik. Në një sondazh me 450 anëtarë bordesh, 90% thanë se këndvështrimet e ndryshme përmirësojnë vendimmarrjen. Ekipet gjithëpërfshirëse janë më inovative dhe më të përgatitura për të përballuar pasiguritë.

Noor bint Ali Al Khulaif, Ministre për Zhvillim të Qëndrueshëm, Bahrein
Barazia midis gjinive është përfitim ekonomik. Bahreini ka investuar në arsimin e grave dhe zhvillimin e aftësive, veçanërisht në fusha STEM. Gratë përbëjnë tani 50% të regjistrimeve në këto programe dhe vendi renditet i katërti në botë për gratë me diplomë universitare. Programet publike po fuqizojnë gratë në të gjitha sektorët.

Sara Pantuliano, Drejtuese Ekzekutive, ODI Global
Ekonomitë përfitojnë kur gratë kanë mundësi të barabartë në tregun e punës. Por puna e papaguar e kujdesit, që bie kryesisht mbi gratë, mbetet pengesë. Investimi në sistemet e kujdesit duhet të jetë përparësi për qeveritë dhe bizneset, pasi sjell përfitime të përbashkëta.

Henadi Al Saleh, Kryetare e Bordit, Agility
Të dhënat janë të qarta: kompanitë me më shumë gra në nivelet drejtuese kanë kthim më të lartë mbi kapitalin dhe performancë më të mirë. Në rajonin e Gjirit, ku mesatarisht gratë zënë vetëm 7% të vendeve në borde, Agility ka arritur 20%, ndërsa në kompaninë e saj të aviacionit, gratë përbëjnë 40% të roleve drejtuese të mesme.

Bob Sternfels, Partner Global, McKinsey & Company
Nëse gratë do të përfshiheshin në ekonomi në të njëjtën masë me burrat, mund të shtoheshin $12 trilion në PBB globale. Diversiteti në udhëheqje rrit inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Në McKinsey, klasa më e re e punësimit ka përfaqësim të barabartë midis gjinive, një pasqyrim i përkushtimit ndaj meritokracisë dhe përfshirjes. / WEF, Shqip.al

The post Barazia midis gjinive është domosdoshmëri ekonomike dhe strategjike appeared first on Revista Monitor.

Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C

By: Megi Dumi
1 July 2025 at 14:57

Europa po përballet me valën e parë të madhe të të nxehtit këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në 46°C në jug të Spanjës dhe paralajmërime të shumta për nxehtësi ekstreme në vende si Franca, Italia, Gjermania dhe Portugalia. Dy persona kanë humbur jetën në Itali, ndërsa qindra shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të kushteve ekstreme.

Sipas MeteoAlarm, paralajmĂ«rime pĂ«r temperatura tĂ« larta janĂ« lĂ«shuar nĂ« dhjetĂ«ra rajone turistike nĂ« tĂ« gjithĂ« kontinentin, pĂ«rfshirĂ« edhe Ballkanin. Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i OKB-sĂ«, Antonio Guterres, deklaroi se “nxehtĂ«sia ekstreme nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« ngjarje e rrallĂ«, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« normaliteti i ri”.

Spanja
Në Spanjë janë bërë 118 paralajmërime për të nxehtin, që mbulojnë thuajse të gjithë vendin, përveç disa zonave bregdetare në juglindje dhe verilindje. Në Sevilje, temperaturat do të kalojnë 40°C tre ditët në vijim, ndërsa gjatë natës temperaturat priten të mbeten mbi 25°C. Mjekët kanë ngritur alarmin për ndikimin e rrezikshëm të netëve të nxehta mbi shëndetin.

Italia
Tetë rajone janë në alarm për të nxehtë: Basilicata, Calabria, Campania, Lazio, Puglia, Sardenja, Toskana dhe Umbria. Temperaturat kanë arritur deri në 42°C dhe janë raportuar dy viktima të lidhura me motin e nxehtë. Paralajmërime për stuhi janë lëshuar për Emilia-Romagna dhe Trentino-Alto Adige.

Franca
Në Paris temperaturat pritet të arrijnë 40°C, ndërsa disa rajone janë në alarm të kuq. Më shumë se 1,300 shkolla janë mbyllur tërësisht ose pjesërisht. Në rajonin Indre, ndalohet puna në fusha gjatë orëve të pikut për të shmangur zjarret. Fshatarët po punojnë natën për të korrur prodhimet.

Greqia
Në Greqi janë lëshuar 14 paralajmërime për mot ekstrem. Javën e kaluar, një zjarr i madh afër Athinës detyroi evakuime pranë Tempullit të Poseidonit.

Belgjika
Bruges, Antwerp dhe Brukseli janĂ« nĂ« alarm portokalli pĂ«r tĂ« nxehtin, me temperatura qĂ« arrijnĂ« 32–33°C.

Portugalia
18 paralajmĂ«rime janĂ« nĂ« fuqi, pĂ«rfshirĂ« edhe LisbonĂ«n. NĂ« Mora u regjistrua temperatura 46.6°C, njĂ« nga mĂ« tĂ« larta pĂ«r qershorin. GjatĂ« javĂ«s pritet rĂ«nie nĂ« 31–34°C.

Holanda
Në Amsterdam dhe Hagë janë lëshuar 28 paralajmërime. Temperaturat do të arrijnë 32°C dhe parashikohet vapë e vazhdueshme, me rrezik për të moshuarit dhe fëmijët.

Gjermania
Temperaturat pritet tĂ« arrijnĂ« 37°C tĂ« mĂ«rkurĂ«n. JanĂ« lĂ«shuar 122 paralajmĂ«rime dhe paralajmĂ«rohet pĂ«r “stres tĂ« rĂ«ndĂ« termik”, sidomos nĂ« zonat urbane si Berlini.

Austria, Zvicra, Luksemburgu dhe Çekia
TĂ« gjitha kĂ«to vende po pĂ«rjetojnĂ« temperatura mes 33–34°C dhe kanĂ« dhjetĂ«ra paralajmĂ«rime pĂ«r mot tĂ« nxehtĂ« gjatĂ« javĂ«s.

Autoritetet në të gjithë Europën u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin daljet gjatë orëve të nxehta, të konsumojnë shumë ujë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë. / The Independent, Shqip.al

 

The post Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C appeared first on Revista Monitor.

Rëndësia e të pasurit drejtues që mbështesin ekipin e tyre

By: Megi Dumi
30 June 2025 at 15:45

Drejtuesit duhet të mbështesin ekipin që të zhbllokojnë potencialin e plotë të tyre

DymbĂ«dhjetĂ« vite mĂ« parĂ«, njĂ« projektues i ri, 25 vjeç, me pĂ«rvojĂ« si organizator nĂ« terren dhe punonjĂ«s nĂ« njĂ« startup arsimor nĂ« San Francisko, u ftua nĂ« njĂ« intervistĂ« nga Suzanne “Suz” Gibbs Howard, njĂ« emĂ«r i njohur nĂ« fushĂ«n e dizajnit dhe inovacionit. Suz kishte mbi 20 vite pĂ«rvojĂ« nĂ« Ideo dhe kishte ndĂ«rtuar njĂ« reputacion si konsulente nĂ« praktikat me nĂ« fokus pĂ«rvojĂ«n njerĂ«zore.

NĂ« atĂ« kohĂ«, ajo po mendonte tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« platformĂ« tĂ« re mĂ«simore, e cila mĂ« vonĂ« do tĂ« shndĂ«rrohej nĂ« Ideo U. I duhej njĂ« projektues i ri dhe vendosi t’i jepte njĂ« shans Mark Magellan, sot drejtues krijues dhe autor i shumĂ« artikujve nĂ« platforma tĂ« shumta karriere. Ai pranoi menjĂ«herĂ«, por pas entuziazmit fillestar, nisĂ«n dyshimet dhe frika.

Ishte një punë me afat të shkurtër, vetëm gjashtë javë, dhe ai sapo kishte mbaruar studimet me kredi studentore, realiteti i shumë të rinjve në SHBA. Jeta në San Francisko ishte e kushtueshme dhe ai ndjehej i pasigurt.

PavarĂ«sisht pasigurive, ai kishte nevojĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« thjeshtĂ«: “A do tĂ« mĂ« mbĂ«shtesĂ«sh nĂ«se kjo nuk funksionon?” Suz tha “po”. Por ai nuk e dinte se kjo “po” nuk ishte njĂ« premtim i lehtĂ«. AtĂ« mbrĂ«mje, ajo e diskutoi me bashkĂ«shortin, e ndĂ«rgjegjshme pĂ«r peshĂ«n qĂ« mbartte fjala e dhĂ«nĂ« ndaj njĂ« tĂ« riu qĂ« po rrezikonte shumĂ«.

Gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit, Suz nuk u tërhoq kurrë nga ajo përgjigje. Ajo investoi kohë dhe energji për ta ndihmuar të rritej. I siguroi mentorë, i gjeti trajnerë dhe e udhëhoqi me durim edhe kur ai gabonte. Edhe pasi rrugët e tyre u ndanë dhe ai u shpërngul në Berlin, Suz vazhdoi ta ndihmonte, duke i përgjigjur mesazheve dhe duke ruajtur lidhjen me të.

Kjo histori tregon qartë se çfarë do të thotë të jesh një lider i vërtetë. Nuk mjafton të drejtosh, duhet të qëndrosh pranë njerëzve që udhëheq. Dhe kjo kërkon pesë parime thelbësore:

  1. Të shohësh njeriun 
    Lidershipi i mirĂ«filltĂ« fillon me njohjen e individit pĂ«rtej rolit tĂ« tij profesional. Çdo person ka njĂ« histori, Ă«ndrra dhe ndjenja qĂ« e bĂ«jnĂ« unik. LiderĂ«t qĂ« i kuptojnĂ« kĂ«to dimensione, krijojnĂ« hapĂ«sira ku njerĂ«zit mund tĂ« zhvillohen plotĂ«sisht.
  2. TĂ« ofrosh siguri
    Kur një anëtar i ekipit merr një rrezik, ka nevojë të dijë se nuk është vetëm. Një drejtues i mirë është aty për ta mbështetur kur dështimi troket, duke ofruar kohë, burime dhe besim për ta rimarrë veten dhe për të mësuar.
  3. Të bashkëkrijosh
    Të kesh mbështetjen e dikujt nuk do të thotë vetëm të të jepet liri, do të thotë të punosh së bashku drejt qëllimeve. Bashkëkrijimi është procesi përmes të cilit drejtuesi ndihmon individin të ndërtojë rrugën drejt rritjes dhe të përputhet me misionin e përbashkët.
  4. Të thuash të vërtetën
    Shpesh, e vĂ«rteta mund tĂ« tingĂ«llojĂ« si kritikĂ«. Por drejtuesit qĂ« tĂ« duan me tĂ« vĂ«rtetĂ«, e ndajnĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n jo pĂ«r tĂ« gjykuar, por pĂ«r tĂ« ndihmuar. Ata ndihmojnĂ« tĂ« njohĂ«sh pikat e dobĂ«ta si pjesĂ« e identitetit, jo si tĂ« meta pĂ«r t’u fshehur.
  5. Vepra, jo vetëm fjalë
    Premtimet janë të lehta, por drejtimi kërkon veprime. Një drejtues i vërtetë nuk pret rastin ideal, ai e krijon atë. Një gjest i vogël, një akt konkret mbështetjeje, mund të ndryshojë rrjedhën e besimit dhe të ndikojë për një jetë të tërë.

Përmes këtij rrëfimi, kuptohet se lidershipi i vërtetë është marrëdhënie. Një marrëdhënie e ndërsjellë, ku mbështetja dhe besimi nuk formojnë vetëm rrugën e atij që udhëhiqet, por edhe të vetë liderit. Sepse kur ndihmon dikë të rritet, je gjithashtu duke u formuar vetë. Dhe ky është thelbi i udhëheqjes që lë gjurmë. / Fast Company, Shqip.al

 

 

The post Rëndësia e të pasurit drejtues që mbështesin ekipin e tyre appeared first on Revista Monitor.

Ruani freskinĂ« nĂ« shtĂ«pi gjatĂ« vapĂ«s me “MetodĂ«n e njeriut tĂ« shpellĂ«s”

By: Megi Dumi
30 June 2025 at 14:22

Kur vjen vera, ditĂ«t me diell dhe lojĂ«rat nĂ« natyrĂ« na japin njĂ« ndjesi gĂ«zimi. Por sapo temperaturat nisin tĂ« rriten ndjeshĂ«m, kĂ«naqĂ«sia shndĂ«rrohet nĂ« shqetĂ«sim dhe netĂ«t bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u pĂ«rballuar.

Në përpjekje për të freskuar shtëpinë, shumë vetë nxitojnë të hapin dritaret dhe dyert, duke menduar se kështu do të ftohet ambienti i brendshëm. Në të vërtetë, kjo është një nga gjërat më të gabuara që mund të bëni gjatë një vale të nxehti.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« “metoda e njeriut tĂ« shpellĂ«s”?

Qasja më e efektshme (the caveman method) për të mbajtur shtëpinë të freskët gjatë vapës është të imitojmë kushtet e një shpelle: errësirë, qetësi dhe izolim nga jashtë. Shpella mbetet e freskët sepse nuk lejon hyrjen e dritës së diellit dhe është e mbyllur ndaj ajrit të nxehtë nga jashtë.

I njëjti parim vlen edhe për shtëpinë tuaj: mbani të mbyllura dritaret, dyert dhe grilat gjatë gjithë ditës. Mos u mashtroni nga ideja se një zonë në hije mund të sjellë freski; edhe aty, ajri që hyn është i nxehtë dhe vetëm përkeqëson temperaturën e brendshme.

Në vend që të kërkoni një fllad të lehtë, duhet të mendoni për mënyra për të bllokuar qarkullimin e ajrit nga jashtë. Edhe fikja e dritave ndihmon, pasi çdo burim artificial drite çliron nxehtësi.

ËshtĂ« e njĂ«jta logjikĂ« si me kondicionerin: nĂ«se do ta kishit ndezur, nuk do tĂ« hapnit asgjĂ« nga frika se do tĂ« dilte ajri i freskĂ«t. E kundĂ«rta ndodh kur s’keni kondicioner, por hapni gjithçka — nĂ« atĂ« rast, lejoni qĂ« tĂ« hyjĂ« ajri i nxehtĂ« dhe i padĂ«shiruar.

Zgjidhje afatgjata

Përtej masave të menjëhershme që mund të zbatohen gjatë valëve të të nxehtit, ka edhe mënyra më të qëndrueshme për të përmirësuar temperaturën në shtëpi.

Ndër to përfshihen vendosja e filmave të errët në xhama, që reflektojnë rrezet e diellit dhe ulin nxehtësinë që futet brenda. Një tjetër zgjidhje praktike janë perdet e integruara mes paneleve të xhamit, që mund të shtohen pa qenë nevoja të ndryshohen plotësisht dritaret ekzistuese.

Këto sisteme jo vetëm kursejnë hapësirë dhe zgjasin më shumë se perdet e jashtme, por edhe e bëjnë kontrollin e temperaturës më efikas. Xhamat modernë me veti reflektuese dhe tendat mbrojtëse për dritaret dhe dyert janë gjithashtu mjete të dobishme për të mbajtur diellin larg.

NĂ« vend qĂ« tĂ« presim me ankth valĂ«n tjetĂ«r tĂ« tĂ« nxehtit, Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ« tĂ« marrim masa qĂ« tani. Dhe ndonjĂ«herĂ«, pĂ«r tĂ« jetuar mĂ« mirĂ« nĂ« kushte ekstreme, mund tĂ« na ndihmojĂ« tĂ« mendojmĂ« si njerĂ«zit e shpellave: tĂ« izoluar, nĂ« errĂ«sirĂ« dhe tĂ« mbrojtur nga dielli. / Tom’s Guide, Shqip.al

The post Ruani freskinĂ« nĂ« shtĂ«pi gjatĂ« vapĂ«s me “MetodĂ«n e njeriut tĂ« shpellĂ«s” appeared first on Revista Monitor.

Europa nën valën e parë të të nxehtit, masa emergjente në gjithë kontinentin

By: Megi Dumi
29 June 2025 at 12:30

Europa është përfshirë nga vala e parë e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 42°C, ndërsa në kontinentin më të nxehtë në planet po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe problematike kriza klimatike.

Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit; agjencia shtetërore të motit Aemet bëri thirrje për më shumë kujdes, veçanërisht për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me probleme shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë në Madrid këshilloi qytetarët të shmangin diellin dhe të qëndrojnë të hidratuar.

Edhe Portugalia do të jetë në gjendje gatishmërie, rreth dy të tretat e vendit pritet të preken, me temperaturat në Lisbonë që mund të shkojnë deri në 42°C dhe rrezik të lartë për zjarre në pyje.

Në Francë, autoritetet në Marsejë kanë vendosur që pishinat publike të jenë falas, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë të nxehtin mesdhetar.

Në Itali, Sicilia dhe Liguria kanë ndaluar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta, ndërsa sindikatat po kërkojnë zbatimin e masës edhe në rajone të tjera.

Në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësi ekstreme dhe kanë bërë hyrjen në pishinat publike falas, ndërsa në Wimbledon është aktivizuar rregulli i pushimit për shkak të vapës.

Në Gjermani është rritur niveli i alarmit për zjarre në pyje dhe po aktivizohet një plan kombëtar për mbrojtjen nga humbjet e jetës të lidhura me të nxehtin.

Në Zvicër janë shpallur alarme portokalli për temperaturat e larta në disa kantone dhe po merren masa në zonat alpine për të shmangur mbinxehjen.

Në Belgjikë, pas rekordit të temperaturave, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh dhe ndërprerje të mundshme energjie për shkak të mbingarkesës.

Në Irlanë janë dhënë paralajmërime për kursim të ujit dhe masa për mbrojtje nga vapa pas rritjes së papritur të temperaturave në qershor.

Situata në Gadishullin e Ballkanit

Në Shqipëri, në disa qarqe janë shuar zjarre nëpër pyje dhe qytetarët janë këshilluar të shmangin ekspozimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.

Në Mal të Zi autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh në zonat malore dhe kanë shtuar patrullimet pyjore.

Në Maqedoninë e Veriut janë aktivizuar protokollet e emergjencës për shëndetin publik dhe është rritur furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona.

Në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar për temperatura mbi 38°C dhe qytetarëve u është kërkuar të kufizojnë daljet gjatë ditës.

Në Serbi është shpallur alarm portokalli për nxehtësi dhe disa spitale kanë ngritur njësi për trajtimin e pacientëve me goditje nga vapa.

Në Bullgari janë pezulluar aktivitetet bujqësore gjatë mesditës në disa rajone, për të mbrojtur punëtorët nga temperaturat ekstreme.

Në Rumani autoritetet kanë shpërndarë ujë falas në stacione urbane dhe kanë hapur qendra freskimi për qytetarët.

Në Bosnje dhe Hercegovinë është kërkuar ndalimi i përkohshëm i punëve fizike në natyrë dhe janë pezulluar disa linja hekurudhore për shkak të deformimeve nga nxehtësia.

Në Greqi, ku temperaturat kanë kaluar 39°C, një zjarr i madh shpërtheu në jug të Athinës të enjten, duke detyruar evakuime dhe mbylljen e rrugëve turistike në bregdet.

Burimi: The Guardian, Ventusky.com

Vala e të nxehtit vjen pas një sërë rekordesh klimatike, marsi i këtij viti ishte më i nxehti ndonjëherë në Europë, sipas monitorit të klimës Copernicus të BE-së.

Viti 2024 ishte më i nxehti i regjistruar, me katastrofa që kushtuan mbi 300 miliardë dollarë. Një studim i revistës The Lancet paralajmëron se humbjet e jetës nga i nxehti mund të trefishohen deri në fund të shekullit, veçanërisht në vendet e Europës Jugore si Italia, Greqia dhe Spanja. Aktualisht, vdekjet nga i nxehti në Europë arrijnë në rreth 44,000 në vit. / The Guardian, Shqip.al

The post Europa nën valën e parë të të nxehtit, masa emergjente në gjithë kontinentin appeared first on Revista Monitor.

❌
❌