Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

150 biznese në Elbasan lirojnë vullnetarisht hapësirat publike, 90 të tjera në proces zhvendosjeje

By: lindita
5 August 2025 at 11:28

Procesi i lirimit të hapësirave publike në qytetin e Elbasanit po ecën me ritme të qëndrueshme. Deri më tani, 150 biznese kanë bashkëpunuar vullnetarisht, duke liruar ambientet e zëna jashtë kriterit, ndërsa 90 të tjera janë në proces zhvendosjeje. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një bashkëjetese të drejtë dhe të rregullt për të gjithë qytetarët.

Source

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi

By: lindita
5 August 2025 at 11:24

Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë. “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka…

Source

Media e huaj: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime verore

By: lindita
5 August 2025 at 09:30

Vitet e fundit, Shqipëria është bërë një nga destinacionet më të njohura për italianët, dhe në vitin 2025, trendi është më i fortë se kurrë, shkruan Andrea Casamassima në të përditshmen italiana “alanews.it”. Me fluturime direkte që fillojnë nga 15-20 euro, hotele të përballueshme dhe një ofertë turistike që përfshin vendet kulturore, natyrën dhe detin e kristaltë – Toka e Shqiponjave ka hyrë…

Source

Nga rrugët e lashta të Kalasë te pyjet e Ginarit, bujtinat sjellin jetë të re në Elbasan

By: lindita
5 August 2025 at 09:16

Në kohën kur Shqipëria po njeh një bum turistësh, Elbasani po i përgjigjet sfidës, duke rikthyer në përdorim thesaret e tij historike dhe natyrore, dhe duke i shndërruar ato në përvoja të paharrueshme për çdo vizitor. Brenda mureve të Kalasë së Elbasanit, në Gjinarin piktoresk dhe në Funarin e gjelbër, po marrin jetë bujtina të vogla familjare, që mishërojnë një turizëm të qëndrueshëm…

Source

Policia zbardh ngjarjen e tritolit në Tiranë, shpallet në kërkim autori

By: lindita
5 August 2025 at 09:13

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në kryeqytet më 24.07.2025, ku u vendos tritol në garazhin e E. Kosovës. Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen, teksa është gjetur edhe makina me të cilën 36-vjeçari ka lëvizur. “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025

By: lindita
5 August 2025 at 08:53

Dashi Vetëm për shkak se dikush ka pushtet mbi një aspekt të jetës suaj nuk do të thotë se ai ose ajo ka fuqi mbi tërë jetën tënde! Mos ia jepni kontrollin e jetës tuaj një tjetri. Ju nuk keni nevojë që dikush t’ju tregojë se çfarë të bëni. Demi Nuk është detyra juaj t’u tregoni njerëzve të tjerë se si të jetojnë jetën e tyre, por në këtë rast, mund të kërkohet një këshillë e vogël miqësore e…

Source

Yesterday — 4 August 2025Main stream

Policia Rrugore Tiranë: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina gjatë një jave

By: lindita
4 August 2025 at 13:40

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor të kontrolleve në territorin e kryeqytetit. Gjatë javës u proceduan penalisht 21 shoferë për parkim të gabuar në zona të ndaluara. Po ashtu, u bllokuan 60 automjete dhe u arrestuan/proceduan 45 persona për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Tiranë Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut…

Source

Kryeministri: Vazhdojmë pa pushim për lirimin e hapësirave publike

By: lindita
4 August 2025 at 13:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish disa pamje nga lirimi i hapësirave publike. “Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Source

Shpërndahen tekstet për nxënësit e diasporës, Rama: Në 400 klasa në botë po mësohet gjuha shqipe

By: lindita
4 August 2025 at 12:29

“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë. Janë rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës ku mësohet gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Source

Fluks hyrjesh në portin e Durrësit, mbi 24 mijë pasagjerë në vetëm tre ditë

By: lindita
4 August 2025 at 12:08

Në Portin e Durrësit ka pasur fluks hyrjesh ditët e fundit. Nga data 31 korrik deri më 3 gusht, në vendin tonë kanë hyrë përmes trageteve të linjave detare me Italinë 24 374 persona dhe 7 780 mjete, duke shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit në prag të periudhës së Ferragostos. Në të njëjtën periudhë, nga porti i Durrësit kanë dalë 9 789 pasagjerë dhe 2 896 mjete.

Source

Berisha mbron sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme

By: lindita
4 August 2025 at 10:45

Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku u paraqit në zbatim te masës së sigurisë detyrim paraqitje, bëri disa deklarata të forta para mediave. Ai akuzoi autoritetet se po mbajnë Metën të izoluar pa asnjë provë ligjore dhe në kushte çnjerëzore. Berisha pretendon se edhe Veliaj është keqtrajtuar dhe kërcënuar në burg nga një biznesmen, në prani të ministrit Ulsi Manja.

Source

Polica jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut: Armë gati për qitje, 25 mijë euro cash dhe 7 celularë

By: lindita
4 August 2025 at 10:30

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, Policia e Vlorës njoftoi se në momentin e kapjes, Flodian Plakut i janë…

Source

Sa kanë ndryshuar qiratë në qytetet europiane që nga 2020?

By: lindita
4 August 2025 at 10:04

Ndërsa qiratë në të gjithë bllokun vazhdojnë të rriten, rritja më e madhe e kostove gjatë pesë viteve të fundit ka qenë në Evropën Jugore dhe Lindore. Kjo sipas një raporti të kohëve të fundit nga Deutsche Bank, i cili analizoi 67 qytete në të gjithë botën dhe 28 në Evropë. Sipas Eurostat, çmimet e shtëpive u rritën me 27.3 për qind midis tremujorit të parë të vitit 2020 dhe 2025…

Source

Ilir Meta transferohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve

By: lindita
4 August 2025 at 09:59

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK. Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e…

Source

Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

By: lindita
4 August 2025 at 09:18

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë…

Source

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

By: lindita
4 August 2025 at 09:14

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi për personin e raportuar të zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”. Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri. Në operacionin e kërkim…

Source

Before yesterdayMain stream

PD: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas

By: lindita
2 August 2025 at 14:51

Partia Demokratike kritikon aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe sekuestron e produkteve blegtorale e bujqësore pa faturë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilëson këtë aksion si një “ultimatum” të Edi Ramës, që jo vetëm nuk garanton sigurinë ushqimore, por dëmton rëndë fermerët dhe prodhimin vendas. Sipas PD, aksioni nuk ka në qendër interesin publik…

Source

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

By: lindita
2 August 2025 at 14:41

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin e tyre 10-vjeçar vetëm në terminal, pasi pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk mund të hipte në avion. Sipas mediave ndërkombëtare, episodi u bë publik falë një videoje të postuar në TikTok nga një oficere e kontrollit të trafikut ajror…

Source

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

By: lindita
2 August 2025 at 14:27

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Rusisë një afat të ri për një armëpushim: 8 gushtin. “Nëse nuk ka marrëveshje deri atëherë, ne do të vendosim sanksione”, tha Trump në një intervistë me Newsmax. Presidenti amerikan shtoi se kishte biseduar me liderin rus dhe kishin patur një bisedë të shkëlqyer. “Fola shumë me Putinin dhe mendoj se patëm një bisedë të shkëlqyer.

Source

❌
❌