Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë në Greqi

By: njeshi
18 July 2025 at 16:08

Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku ndodhet në Athinë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, organizim i cili prej 20 vitesh është kthyer në një udhërrëfyes të rëndësishëm për të gjitha vendet anëtare. Balluku shkruan ndër të tjera se “veçanërisht për Shqipërinë, në këto vitet e fundit ka qenë një partner kyç, me të cilin po bashkëpunojmë…

Source

Shpërndarja e videove të rreme me inteligjencë artificiale në rrjetet sociale

By: njeshi
18 July 2025 at 10:53

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor. Nga Nensi Bogdani (BIRN) Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar…

Source

Yesterday — 17 July 2025Main stream

Andi Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha!

By: njeshi
17 July 2025 at 21:57

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe Shabani po “kacafyten” për mandatin e Tiranës. Bushati tha se ky është një koalicion pa bosht, që ka luftuar vetëm për mandate deputetësh, ndërkohë që tha se sot më të gëzuar për gjendjen ku përfunduan Lapaj dhe Shabani, janë Rama e Berisha…

Source

Berisha thërret protesta kundra Ramës, por a vjen njeri?!

By: njeshi
17 July 2025 at 19:55

Lideri demokrat e ka bërë zakon që sa herë ndjehet keq apo nuk realizon atë që do, thërret protesta. Por në vitet e fundit duhet pranuar se nuk vijnë aq shumë njerëz sa të rrezikojë kryeministrin. Ose me saktë vijnë shumë pak. E kemi parë edhe në protestën e fundit kur ishte Samiti Europian në Tiranë, ku propoganda e tij bënte thirrje për protestë masive, por për dreq nuk kishte as 300 veta!

Source

Before yesterdayMain stream

Zeqir Kordhoni: E dua unë mandatin e deputetit. Rrezikohet hyrja e Adriatik Lapajt në Kuvend

By: njeshi
16 July 2025 at 17:54

Strategjia e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për të siguruar hyrjen në Kuvend të liderit të saj Adriatik Lapaj është vënë seriozisht në dyshim, pas një zhvillimi të papritur: kandidati Zeqir Kordhoni ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i deputetit, nëse vjen radha e tij sipas listës së mbyllur. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)…

Source

Gjykata Supreme kundërshton kryeministrin Albin Kurti

By: njeshi
16 July 2025 at 11:06

Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave…

Source

FotoAlbumi i kryeministrit Rama nga Bavaria

By: njeshi
16 July 2025 at 08:36

“Me FotoAlbumin e një dite mbresëlënëse në brendësinë e sipërmarrjes më të madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumëplanësh i këtij grupi me 600 mijë punonjës si edhe interesi për të investuar në disa fusha në Shqipërinë që sipas vetë mikpritësve tanë po kthehet në kyç rajonal, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kryeministri Rama pas vizitës në Bavari, Gjermani.

Source

Kryeministri Kurti nuk njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese

By: njeshi
16 July 2025 at 08:27

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e një udhëzimi të saj administrativ, si dhe vendimin se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit. Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të…

Source

Kalaja e Tiranës, një udhëtim mes historisë dhe jetës urbane dhe përshtypjeve të vetë turistëve që janë pasqyra e Shqipërisë turistike

By: njeshi
15 July 2025 at 22:47

Në vetë zemrën e Tiranës moderne, mes zhurmës së kafeneve dhe ritmit të shpejtë të qytetit, qëndron një hapësirë që të fton të ecësh më ngadalë: Kalaja e Tiranës. Jo si kështjellat klasike mesjetare që mbizotërojnë relievet shqiptare, por një kthesë urbane me gurë, portikë, rrugica dhe aromë historie, që është bërë sot një mozaik i kulturës, gastronomisë dhe identitetit të ri të kryeqytetit.

Source

Dorëheqje masive drejtorë dhe administratorë njësish në të gjithë Republikën

By: njeshi
15 July 2025 at 18:33

Pas ultimatumit të kryeministrit Rama ndaj bashkive të vendit për mos eficensë ndaj qytetarëve, ka filluar orteku i dorëheqjeve nga drejtorë e administratorë njësish në krejt territorin e vendit. Ndërkohë vetëm Tirana nuk ka filluar, ndërsa të githa bashkitë, sidomos ato problematike, janë dorëzuar letrat e dorëheqjes.

Source

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar

By: njeshi
15 July 2025 at 15:47

Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë si një kontribues i fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Përmes një investimi prej 1 miliard eurosh, Green Coast ka prezantuar për herë të parë modelin e një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm përmes infrastrukturës dhe ndërtimit modern, por edhe përmes angazhimit për të…

Source

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

By: njeshi
15 July 2025 at 15:40

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni nuk ka gjasa të shkaktojnë trazira në Moskë për momentin. 50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë dhe shënojnë ndryshimin e qëndrimit tëDonald Trump…

Source

A po shkon Bashkia e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme?

By: njeshi
15 July 2025 at 13:49

Tirana ndodhet ka kryetar. Ai ndodhet në burg. Gjasat që të lirohet, duken larg. Ndërkohë PS-ja po përgatitet që në tetor të ketë zgjedhje të parakohshme në tre bashki, ku kryetarët janë bërë deputetë. Kryeministri Rama përveç punëve të shumta në qeverinë qendrore, i duhet të kujdeset edhe për bashkinë e Tiranës. Ndonëse ai e njeh bashkinë në çdo kapilar se ka qenë vetë kryetar…

Source

Askush nuk jep sqarime për 5.3 milionë eurot e Salillarit

By: njeshi
15 July 2025 at 11:07

Salillari ka një kompani në fushën e ndërtimeve, e cila ka marrë fonde të konsiderueshme shtetërore. Në përgjithësi firmë korrekte, por ka patur edhe akuza të shumta ndaj pronarit. Ndërkohë së fundmi i janë dhënë 5.3 milionë euro tenderim me 99,9 % të fondit limit, çka edhe në kushtet më ideale kompjuterike nuk do të mund ta aplikonte me një propabalitet të tillë. Por sapo ia dhanë…

Source

Ogerta Manastirliu: Gjimnazistët e shkollës “Arben Broci” u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025

By: njeshi
15 July 2025 at 10:31

“Një tjetër arritje e gjimnazistëve të shkollës “Arben Broci”, të cilët u vlerësuan me çmimin ndërkombëtar Green Manufacturing Award në GEN-E 2025, që u zhvillua në Athinë, Greqi, ku morën pjesë të rinj nga 40 vende të Europës me mbi 2 000 “startup-e” rinore. Me kompaninë e tyre “Aquabrain”, kampionët tanë të shkencës dhe teknologjisë Hergi, Elvana, Albi dhe Xhevri krijuan projektin inovativ…

Source

Anulimi për 5.3 milionët eurot e “Salillarit” që nuk sqaron asgjë, por shton dyshimet. SPAK gati për hetime

By: njeshi
14 July 2025 at 19:30

Tenderi 5.3 milionë euro për burgun e Kukësit, anulimi pas dy muajsh zbulon hijet mbi një procedurë të dyshimtë. Më 12 maj 2025, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpalli fituesin e një tenderi të majmë prej 528.3 milionë lekësh pa TVSH – rreth 5.3 milionë euro me TVSH – për projektimin dhe ndërtimin e IEVP Kukës. Fituesi? As më shumë e as më pak…

Source

Belinda Balluku: Albpetrol teston 45 inxhinierë të rinj, 20 do të punësohen në kompani

By: njeshi
14 July 2025 at 17:23

Tiranë, 14 korrik 2025 – Kompania shtetërore e hidrokarbureve, Albpetrol, ka zhvilluar sot për të dytin vit radhazi testimin për rekrutimin e inxhinierëve të rinj, si pjesë e një plani të qartë për fuqizimin e sektorit të naftës dhe gazit në vend. Procesi nisi me 95 aplikime nga të rinj të sapodiplomuar në degë teknike dhe inxhinierike, prej të cilëve 55 u kualifikuan për fazën e testimit.

Source

Prel Dedaj: Sulmet e orkestruara kundër ambasadores Yuri Kim

By: njeshi
14 July 2025 at 17:09

Nga Prel Dedaj Për të disatën herë, shumë media në Tiranë e pushuan dhe ripushuan nga puna ish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, në Tiranë, znj Yuri Kim. Ka nga ato media që, lajmin e kanë servirur të tillë nga raporti që kanë me të vërtetën: shkruajnë çfarë kanë dëshirë të lexojnë… Të tjera, media shkruajnë me sigurinë qe ajo gjë do ndodhë, edhr duan të jenë burimi i lajmit…

Source

❌
❌