Anketa: 76 % e të moshuarve kanë nevojë për ndihmë në përditshmëri
Rreth 76% e të moshuarve mbi 65 vjeç në vendin tonë nevojë për asistencë në aktivitetet e përditshme, sipas një anketë që zhvilloi programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në fund të vitit të kaluar në 790 familje me të moshuar mbi 65 vjeç.
Të moshuarit u ndanë në tre grupe kryesore: Të pavarur ose minimalisht të varur (49%), pjesërisht të varur dhe me vështirësi fizike (28%), si dhe shumë të varur me sëmundje të shumta (24%).
Të dhënat e përpunuara nga anketa treguan se sa më i lartë niveli i varësisë, aq më e përhapur është prania e sëmundjeve kronike. Në grupin shumë të varur, 84% vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 61% nga artriti dhe 53% nga dhimbjet kronike. Mesatarisht, këta individë raportuan 4.3 sëmundje secili, krahasuar me 2.3 tek grupi i pavarur.
Mbi gjysma e të moshuarve shumë të varur (56%) vizitojnë mjekun çdo 1-2 muaj. Po ashtu, gjysma e tyre marrin rregullisht më shumë se pesë barna, ndërsa 43% raportojnë nevojë për pajisje shtesë mjekësore.
Megjithëse nevoja për ndihmë financiare është e madhe, shumë të moshuar përballen me pengesa burokratike dhe mungesë informacioni mbi programet e mbrojtjes sociale. Vetëm 6% përfitojnë aktualisht pagesa për paaftësi, ndërsa 41% nuk kanë dijeni për programet ekzistuese.
Grupi shumĂ« i varur i tĂ« moshuarve ka nevoja tĂ« theksuara, pasi 92% kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« pĂ«r ecjen, 85% pĂ«r tâu ngritur nga shtrati, 77% pĂ«r larje e veshje. Po ashtu, mbi 90% kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« nĂ« menaxhimin e barnave, blerje dhe pagesa faturash.
Grupi pjesĂ«risht i varur shfaq kĂ«rkesa mĂ« tĂ« moderuara pĂ«r ndihmĂ«, 69% pĂ«r ecje, 37% pĂ«r tâu ngritur nga shtrati, ndĂ«rsa mbi 70% kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« nĂ« blerje dhe pagesa.
Grupi i pavarur nuk ka nevoja për shërbime të tilla si pastrimi (68%) dhe blerjet (66%).
Anketa tregoi se për të moshuarit shumë të varur kërkohet kujdes i vazhdueshëm dhe asistencë gjithëpërfshirëse, ndërsa për grupin pjesërisht të varur më efektive do të ishin shërbimet rehabilituese dhe teknologjitë ndihmëse që mund të parandalojnë rritjen e varësisë.
Të dhënat e studimit tregojnë qartë se grupi shumë i varur i të moshuarve përbën kategorinë më të rrezikuar, duke pasur nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe asistencë gjithëpërfshirëse, jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e sociale./ B.Hoxha
The post Anketa: 76 % e të moshuarve kanë nevojë për ndihmë në përditshmëri appeared first on Revista Monitor.