Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) me një letër drejtuar Ministrisë të Financave ngre shqetësimin se projektvendimi i propozuar për përcaktimin e çmimit të referencës për shitblerjen e apartamenteve në rrethe, nuk pasqyron realitetin e tregut të pasurive të paluajtshme dhe rrezikon të deformojë tregun dhe të shtrembërojë çmimet mesatare të apartamenteve.
Ndër problematikat kryesore për të cilën ngrihet shqetësimi lidhet me transparencën e metodologjisë së çmimeve referencë dhe vendosjen e një vlere dysheme.
NĂ« analizĂ«n e detajuar pĂ«r projektvendimin âPĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ândĂ«rtesaâ, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e sajâ profesionistĂ«t e lirĂ« theksojnĂ« se nĂ« formĂ«n aktuale, drafti pĂ«r pĂ«rcaktimin e çmimeve tĂ« referencĂ«s nuk jep asnjĂ« garanci se janĂ« filtruar transaksionet e fryra apo tĂ« lidhura me fenomene tĂ« paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund tĂ« shtrembĂ«rojĂ« mĂ« tej çmimet mesatare.
APL paralajmëron se çmimet e referencës nuk ndjekin tendencën e tregut, për rrjedhojë politika të tilla do të nxisin tendencën rritëse të çmimeve të shitjes së apartamenteve.
âLegjislacioni aktual mbi tatimin e tĂ« ardhurave ka vendosur tashmĂ« njĂ« vlerĂ« minimale nĂ«n tĂ« cilĂ«n transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek tĂ« njĂ«jtĂ«n qasje duke mos reflektuar rastet e rĂ«nies sĂ« çmimeve, edhe kur kĂ«to pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« prirje reale tregu.
NjĂ« politikĂ« e tillĂ« nxit vetĂ«m prirjet rritĂ«se tĂ« çmimeve, duke penguar funksionimin natyral tĂ« ofertĂ«s dhe kĂ«rkesĂ«s. Si rrjedhojĂ«, çmimet referencĂ« rrezikojnĂ« tĂ« pĂ«rdoren mĂ« shumĂ« si instrument fiskal pĂ«r rritjen e tĂ« ardhurave, sesa si tregues real i tregutâ, theksohet nĂ« letrĂ«n e APL.
Profesionistët rekomandojnë rishikimin e dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
Po ashtu APL thekson se përdorimi i metodave alternative për llogaritjen e taksës pa kritere të qarta mund të ngarkojë tatimpaguesit për shkak të boshllëqeve e mosharmonizimit institucional.
Pas publikimit për konsultim publik të projektvendimit të metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës ku propozohet rritje e çmimeve të referencës në rrethe, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) i është drejtuar edhe me një letër të mëparshme ministrit të Financave Petrit Malaj ku rekomandonin që banesa e parë e qytetarëve të përjashtohej nga taksa e ndërtesës. Sipas tyre, një ndryshim i tillë ndikon drejtpërdrejt në shtresat e mesme dhe në familjet që zotërojnë vetëm një pronë për banim.
Â
REPUBLIKA E SHQIPĂRISĂ
MINISTRIA E FINANCAVE, KRYEMINISTRIA, MEDIA
Drejtuar: Ministrit të Financave
Për Dijeni: Zyra e Kryeministrit, Media
Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)
LĂ«nda: Objeksione dhe rekomandime mbi Projektvendimin: âPĂ«r miratimin e metodologjisĂ«, rregullave dhe procedurave pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ândĂ«rtesaâ, llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e sajâ
Â
TĂ« nderuar,
Â
Në kuadër të konsultimit publik mbi projektvendimin në fjalë, paraqiten më poshtë disa vërejtje dhe problematika me karakter ekonomik, juridik dhe administrativ:
Â
- Mungesa e transparencës metodologjike dhe vështirësia për të reflektuar realitetin e tregut
Â
NĂ« relacionin shoqĂ«rues parashikohet se çmimet e referencĂ«s janĂ« pĂ«rllogaritur mbi bazĂ«n e transaksioneve tĂ« viteve 2022â2024, duke pĂ«rjashtuar ato qĂ« ânuk kanĂ« logjikĂ« ekonomikeâ ose qĂ« janĂ« nĂ«n nivelin e referencĂ«s.
Â
Termi âmungesĂ« logjike ekonomikeâ nuk shoqĂ«rohet me ndonjĂ« kriter tĂ« qartĂ«, objektiv apo teknik, gjĂ« qĂ« krijon pasiguri ligjore dhe rrezik pĂ«r subjektivitet nĂ« pĂ«rzgjedhjen e tĂ« dhĂ«nave. PĂ«rjashtimi selektiv i transaksioneve qĂ« shĂ«nojnĂ« çmime mĂ« tĂ« ulĂ«ta nga referenca, pa njĂ« argumentim tĂ« qartĂ«, priret tĂ« krijojĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« njĂ«anshme tĂ« tregut dhe tĂ« prodhojĂ« njĂ« efekt rritĂ«s artificial tĂ« çmimeve, duke cenuar parimin e neutralitetit fiskal. Nuk jepet asnjĂ« garanci se janĂ« filtruar transaksionet e fryra apo tĂ« lidhura me fenomene tĂ« paligjshme, si p.sh. pastrimi i parave, çka mund tĂ« shtrembĂ«rojĂ« mĂ« tej çmimet mesatare.
Â
- Kufizimi i mekanizmave të tregut përmes vendosjes së vlerës dysheme
Â
Legjislacioni aktual mbi tatimin e të ardhurave ka vendosur tashmë një vlerë minimale nën të cilën transaksionet e shitblerjes nuk pranohen. Projektvendimi ndjek të njëjtën qasje duke mos reflektuar rastet e rënies së çmimeve, edhe kur këto përfaqësojnë prirje reale tregu.
Â
Një politikë e tillë nxit vetëm prirjet rritëse të çmimeve, duke penguar funksionimin natyral të ofertës dhe kërkesës. Si rrjedhojë, çmimet referencë rrezikojnë të përdoren më shumë si instrument fiskal për rritjen e të ardhurave, sesa si tregues real i tregut.
Â
- Përdorimi i projekteve të ardhshme si faktor përcaktues çmimi
Â
Projektvendimi parashikon që çmimi të ndikohet nga projekte të ardhshme zhvillimore apo plane strategjike urbane. Kjo qasje mbart rrezik, pasi përdor projeksione ende të pasigurta dhe jo të realizuara për të justifikuar çmime më të larta, ndërkohë që të dhënat reale të tregut përjashtohen si të papërshtatshme. Përdorimi i pritshmërive të pasigurta si faktorë çmim-formues është i pabazuar në logjikën ekonomike dhe mund të çojë në deformim të tregut.
Â
- Neni 2, pika 12(c) â Njohja fiskale e poseduesve pa dokumentacion ligjor
Â
Dispozita e cila e konsideron âpĂ«rdoruesâ edhe individin qĂ« mban nĂ« posedim njĂ« njĂ«si pa leje ndĂ«rtimi apo dokument pronĂ«sie, pa aplikuar pĂ«r legalizim, krijon precedent tĂ« diskutueshĂ«m. Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« formĂ« njohjeje fiskale tĂ« njĂ« situate tĂ« paligjshme, duke rrezikuar tĂ« perceptohet si nxitje indirekte e ndĂ«rtimit informal. NjĂ« dispozitĂ« e tillĂ« dobĂ«son pĂ«rpjekjet pĂ«r uljen e informalitetit nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit dhe krijon perceptim pĂ«r legjitimim tĂ« faktit tĂ« kryer.
Â
- Neni 4 â Hierarkia e burimeve tĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe pasojat juridike
Jepet përparësi të dhënave të verifikuara nga bashkia në terren kur këto rezultojnë më të mëdha se sipërfaqja e regjistruar në ASHK. Kjo qasje mund të përfshijë edhe ndërtime informale ose zgjerime të paligjshme, të cilat në këtë mënyrë trajtohen si fakte të kryera për qëllime fiskale. Mungesa e kufizimeve të qarta për zbatimin e kësaj dispozite krijon pasiguri juridike dhe hap rrugë për arbitraritet administrativ.
Â
- Neni 5 â Klasifikimi i njĂ«sive tĂ« ndĂ«rtimit
Â
Dispozitat e nenit 5 lejojnë klasifikimin fiskal të njësive ndërtimore në mënyrë të pavarur nga destinacioni i përdorimit të përcaktuar në dokumentet ligjore (leje ndërtimi, certifikata përdorimi, certifikata pronësie etj.). Ky rregullim rrezikon të relativizojë aktet juridike të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, duke krijuar mospërputhje mes dokumentacionit ligjor dhe trajtimit fiskal. Kjo bie ndesh me parimin e ligjshmërisë dhe krijon standard të dyfishtë mes subjekteve që respektojnë legjislacionin dhe atyre që veprojnë në mënyrë informale.
Â
- Neni 16 â VlerĂ«simi alternativ i detyrimit tatimor
Â
Projektvendimi parashikon përdorimin e metodave alternative për përcaktimin e vlerës së taksueshme në mungesë të të dhënave zyrtare. Kjo dispozitë rrezikon të transferojë barrën e pasojave të mungesës së administrimit apo koordinimit institucional mbi tatimpaguesin, edhe kur ai nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Â
Përdorimi i metodës alternative duhet të kufizohet vetëm në raste të identifikuara të shmangies së qëllimshme tatimore, jo si mekanizëm i përgjithshëm për të mbuluar boshllëqet administrative. Në të kundërt, kjo bie ndesh me parimin e mirëbesimit, barazisë tatimore dhe sigurisë juridike.
Â
Përfundim
Â
Projektvendimi, në formën aktuale, paraqet disa pasiguri dhe situata te diskutueshme për funksionimin e tregut të pasurive të paluajtshme, për sigurinë juridike dhe për parimin e barazisë tatimore. Rekomandohet rishikimi i dispozitave problematike duke vendosur kritere objektive, të matshme dhe të verifikueshme, si dhe kufizime të qarta për të shmangur arbitraritetin dhe deformimet në treg.
Â
Aleanca e ProfesionistĂ«ve tĂ« Lirë â APL
Â
Â
The post Profesionistët për referencat: Nuk përjashtojnë pastrimin e parave, do shtrenjtojnë apartamentet appeared first on Revista Monitor.