Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë
Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.
Shkodranët kishin fituar 2-1 ndeshjen në shtëpi dhe u munduan të luanin një sfidë të kujdesshme në transfertë. Por ata u goditën përsëri nga një goditje këndi që i dha shpejt avantazhin vendasve. Penalltia e Balajt bëri që sfida të barazohej që në pjesën e parë. Miqtë ushtruan trysni dhe gjetën edhe golin e dytë, por një penallti tjetër e Balajt la të mendohej se kuqeblutë mund të kalonin turin, pasi mbeteshin vetëm pak minuta deri në fundin e takimit.
Por me rifillimin e lojës nga qendra, vendasit gjetën edhe një herë golin, duke bërë që takimi të shkonte në shtesë. Aty rezultoi fatale një tjetër goditje nga këndi, që solli golin e rezultatit 4-2 për Vikingur. Tentativat e fundit të ekipit të Martinit nuk sollën gjë, sidomos pas daljes me të kuq të Tafilit, që shoi shpresat për vazhdimësinë në turne./ D.C