Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

Bota ka një James Bond të ri dhe s’do ta besoni kush është! 

By: gi ada
15 August 2025 at 21:06
Hollywood-i është ndezur nga thashethemet dhe, këtë herë, protagonisti nuk është një yll i njohur, por një aktor britanik thuajse anonim. Scott Rose-Marsh, 37 vjeç, raportohet se ka bërë testet e ekranit për të marrë rolin më ikonik të kinemasë – agjentin sekret 007 – në filmin e 26-të të sagës legjendare. Sipas The Hollywood […]

Nëse je gjithmonë vonë, shkenca ka lajmin më të mirë për ty! 

By: gi ada
15 August 2025 at 19:34
Kush do ta kishte menduar? Ata miqtë që të bëjnë të presësh 20 minuta në çdo takim – dhe që ti ndonjëherë do të doje t’i tërhiqje nga veshi – mund të jenë ata që do t’i shijojnë më shumë jetëgjatësinë dhe suksesin. Për breza me radhë, vonesa është parë si një ves i keq: […]

Arbenita Ismajli bën reagimin e çuditshëm pas lajmit për urdhër-arrest! 

By: gi ada
15 August 2025 at 18:37
Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë një vendim të fortë ndaj modeles së njohur, Arbenita Ismajli, duke lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për të, për shkak të ndalimit të babait të vajzës, reperin Fero për ta takuar këtë të fundit prej më shumë se një viti. Por, në vend që të tërhiqet nga vëmendja publike, Arbenita […]

Nuk e la vetëm! Ylli Limani reagon publikisht për Gjestin

By: gi ada
15 August 2025 at 17:12
Pas deklaratës së fundit të Gjestit, ku ai tregoi se po përballet me padrejtësi nga një ish-distributor i muzikës së tij dhe se për një kohë të pacaktuar do të qëndrojë larg skenës – pavarësisht se projektet e tij të reja janë gati – në mbështetje i është bashkuar edhe Ylli Limani. Këngëtari publikoi një […]

“Jo padrejtësi, por…” Onima i përgjigjet publikisht akuzave të Gjestit

By: gi ada
15 August 2025 at 16:54
Pas deklaratës së bujshme të Gjestit, i cili u shpreh se po përjeton një “padrejtësi” dhe se nuk do të publikojë projekte të reja për një periudhë të pacaktuar për shkak të konflikteve me distributorin e tij të mëparshëm, pala tjetër ka reaguar menjëherë. Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, shprehu “keqardhje të thellë” për […]
Before yesterdayMain stream

Leonardo DiCaprio është 32 vjeç dhe ne jemi shumë dakord!

By: gi ada
14 August 2025 at 20:56
Leonardo DiCaprio mund të ketë mbushur 50 vjeç, por sipas tij, mosha është vetëm një numër – dhe ai ndihet shumë më i ri. Gjatë një interviste të veçantë me regjisorin Paul Thomas Anderson për revistën *Esquire*, aktorit iu bë një pyetje e shpejtë: “Nëse nuk e di sa vjeç je, sa vjeç je tani?” […]

Nëna mohon publikisht aktorin e njohur, historia që po trondit opinionin publik

By: gi ada
14 August 2025 at 19:03
Aktori i njohur turk, Özcan Deniz, po përjeton një periudhë të trazuar pas ndërprerjes së bashkëpunimit disadekadësh me vëllain e tij, Ercan Deniz. Çka nisi si një ndarje profesionale, është shndërruar në një luftë të hapur familjare, ku përzihen borxhe kolosale, akuza për tradhti dhe përçarje të thella. Për mbi 20 vjet, Ercan ishte menaxheri […]

Gjesti zbulon më në fund arsyen personale që po e mban larg nga skena!

By: gi ada
14 August 2025 at 17:45
Pas disa muajsh ku mungesa e tij në muzikë u bë e dukshme për fansat, Gjesti ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë publikisht për arsyen që e ka mbajtur larg projekteve të reja. Në një mesazh të gjatë dhe emocional, ai shpjegon se po kalon një situatë personale që e ka detyruar të […]

“Isha i turpëruar”/Pete Davidson zbulon pse lidhja me Ariana Granden ishte një gabim i madh!

By: gi ada
14 August 2025 at 16:54
Pete Davidson ka hapur zemrën për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se lidhja e bujshme me Ariana Grande në vitin 2018 i solli më shumë dhimbje sesa lumturi. Aktori kujtoi se menjëherë pas romancës, u përball me një valë të madhe vëmendjeje për të ashtuquajturën “BDE” (Big Dick […]

Valbona Mhilli tregon dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë dhe ne (nuk) u habitëm! 

By: gi ada
13 August 2025 at 20:09
Në një nga mbrëmjet festive, ku “Pushime On Top” ishte i pranishëm me intervista nga personazhe të njohur, Valbona Mhilli nuk i shpëtoi pyetjeve pikante të moderatorëve Eni Shehu dhe Lei Kraja. Mes bisedave për dhuratat më të veçanta, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tregoi se dhurata më e shtrenjtë që ka bërë ndonjëherë […]

Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve: 9 fakte që nuk i dinit për “të majtët” e botës!

By: gi ada
13 August 2025 at 19:52
Sot, më 13 Gusht, festojmë Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve – ata njerëz që përdorin dorën e majtë për gjithçka dhe shpesh na lënë ne, të djathtët, të hutuar. Por a e dini se mëngjarashët kanë disa aftësi dhe mistere që i bëjnë unikë? 9 fakte interesante për mëngjarashët: 1. Vetëm rreth 10% e popullsisë botërore […]

Pas gjithë zhurmës, Mevlani poston video me Livian! 

By: gi ada
13 August 2025 at 19:34
I njohur nga publiku falë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”, Mevlan Shaba është tashmë baba prej disa muajsh. Në kohën kur ishte brenda shtëpisë më të famshme, ai kishte rrëfyer se ishte në një lidhje me një vajzë që nuk ka lidhje me botën e famës, partnerja me të cilën sot ndan edhe një […]

Paint Privé/ Takohemi ATY ku arti prek perëndimin!

By: gi ada
13 August 2025 at 18:46
Kur muzika dhe ngjyrat takohen mbi qytet Mbrëmje gushti në Tiranë. Teksa qielli merr atë nuancën e artë të perëndimit, dhe dritat e qytetit nisin të ndizen, në tarracën e ATY, përgatitet një skenë e veçantë. Në vend të gotave të mbushura e bisedave të zhurmshme, tavolinat do të shndërrohen në mini-studio arti, të pajisura […]

“Po shoqërohet me një bionde vërdallë”, Roza Lati thyen heshtjen pas zërave për ndarje

By: gi ada
13 August 2025 at 18:27
Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe portalet kanë shpërthyer me zëra për një ndarje të mundshme mes Rozës dhe partnerit të saj, Xhonatan Islamit. Por moderatorja e njohur nuk e la këtë pa një përgjigje të fortë dhe plot ironi. Në një postim në rrjete sociale, Roza shkroi: “Po normal që do shkruajnë portalet që […]

“Shqipëria më shpëtoi…” Adelina Ismajli rrëfen periudhën e vështirë!

By: gi ada
13 August 2025 at 16:55
Adelina Ismajli, një nga figurat më të njohura dhe më të drejtpërdrejta të muzikës shqiptare, ka treguar se ringritja e saj artistike nuk ka ndodhur rastësisht. Në një rrëfim të sinqertë në emisionin “21 Gradë” në RTV21, ajo ka folur hapur për periudhat e vështira dhe se kush i qëndroi pranë në momentet më kritike. […]

Incident në koncert? Anxhela Peristeri zbulon të vërtetën pas pamjeve virale

By: gi ada
12 August 2025 at 21:16
Pas një vale thashethemesh që pushtuan mediat dhe rrjetet sociale, Anxhela Peristeri ka vendosur të flasë hapur për atë që ndodhi gjatë festivalit “Nona” në Përmet. Një video e shpërndarë në TikTok ndezi dyshime se këngëtarja ishte goditur nga një objekt gjatë performancës, por Peristeri mohon gjithçka. Në një reagim në Instagram, ajo shkruan: “Të […]

Fundi i “The Kardashians”? Motrat nuk lanë gjë pa i thënë njëra-tjetrës dhe ne jemi gjithë sy e veshë!

By: gi ada
12 August 2025 at 19:50
Drama në familjen më të famshme të reality show-t amerikan po arrin një pikë të nxehtë. Kourtney Kardashian, e cila për vite është konsideruar si “motra e qetë” mes kaosit të klanit Kardashian-Jenner, duket se nuk është më e gatshme të tolerojë presionin dhe konfliktet e brendshme. Burime pranë saj thonë se Kourtney është lodhur […]

Jennifer Aniston zbulon “sekretin” e dhimbshëm 20 vite pas ndarjes nga Brad Pitt

By: gi ada
12 August 2025 at 19:19
Kanë kaluar 20 vite që nga ndarja e shumëpërfolur mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, por kujtimet e asaj periudhe – dhe thashethemet për “trekëndëshin e dashurisë” me Angelina Jolie – ende mbeten të freskëta në mendjen e aktores së Friends. “Është një material shumë i ‘shijshëm’ për t’u lexuar për njerëzit,” i tha ajo […]

Tha se është single por Egli “kapet mat” me një djalë misterioz në jug?!

By: gi ada
12 August 2025 at 16:33
Një imazh i publikuar në rrjetet sociale, ku një vajzë që thuhet se është Egli Tako shfaqet duke pushuar buzë detit në jug të Shqipërisë, ka shkaktuar një valë reagimesh dhe diskutimesh online. Edhe pse vetë ajo nuk ka bërë asnjë reagim publik mbi këtë episod, një video e shkurtër nga një festë verore tregon […]

Pas 9 vitesh, Cristiano më në fund u bind: Georgina mori “po”-në që priste dhe unaza po çmend rrjetin!

By: gi ada
12 August 2025 at 16:07
Pas gati një dekade dashurie, Cristiano Ronaldo ka bërë hapin që fansat e kanë pritur prej kohësh. Futbollisti i famshëm ka vendosur t’i propozojë për martesë partneres së tij, Georgina Rodriguez, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tyre. Në Instagram-in e saj, Georgina publikoi një foto ku dora e saj qëndron mbi […]
❌
❌