Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit

11 July 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas burimeve paraprake, rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

The post Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën

By: V K
10 July 2025 at 14:02

Prokuroria e Fierit, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Asllan (Azgan) Mernicën, i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13 Maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz.

“Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij”, informon organi i akuzës.

Sipas Prokurorisë, konflikti mes efektivit të Shqiponjave dhe Asllan Mërnicës, ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Novruz Cenalia, i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim dhe në atë çast Asllan Mërnica ka ndaluar makinën e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkoi drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur duke qëlluar me plumb në fytyrë efektivin, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën appeared first on Albeu.com.

Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

10 July 2025 at 08:37

Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por s’mund të dilte vetë.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit së të enjtes.

Mësohet se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur rreth një kilometër matanë Shirokës, në vendin ku u mbyt.

The post Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi e dyfishtë brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh

9 July 2025 at 18:26

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur një familje të njohur në Apeninet e Modenës, pronarë të Hotel del Corso në Sestola (Modena).

Fabio Marchioni, 36 vjeç, vdiq pas një aksidenti në lumin Dardagna. Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni, u gjet i vdekur nën urën Leo në Fanano, me sa duket i paaftë të përballonte lajmin e vdekjes së të birit. Kjo familje ishte prekur tashmë nga një tragjedi tjetër shumë vite më parë, vdekja e një vajze.

I gjithë komuniteti—i udhëhequr nga kryetari i bashkisë Fabio Magnani—është i tronditur dhe po mendojnë të shpallin një ditë zie. Disa ngjarje zyrtare janë anuluar tashmë.

Fabio Marchioni ishte i njohur. Alarmi për vdekjen e tij u dha pasditen e së martës, më 8 korrik, kur trupi i një burri u pa në lumin Dardagna, pranë ujëvarave pranë urës mbi Porrettana (SP 324), në kufirin midis provincave të Modenës dhe Bolonjës. Me sa duket, një grup turistësh anglezë që ndodheshin përgjatë përroit në atë kohë dhanë alarmin.

Pasi trupi u nxor nga zjarrfikësit, u bë menjëherë e qartë se nuk kishte mundësi ringjalljeje. Ai ishte pa shenja jete dhe me një traumë të rëndë në kokë.

Karabinierët kryen hetime deri në mbrëmje për të përcaktuar rrethanat e incidentit. Nga ajo që ka dalë në dritë, duket se ka qenë një aksident tragjik. I riu ishte zhytur në lumë, por goditja në kokën e tij ishte aq e dhunshme saqë ai humbi menjëherë ndjenjat dhe nuk mundi të shpëtonte. Përfshirja e palëve të treta në incident është përjashtuar, megjithëse mundësia e një akti ekstrem nuk është përjashtuar plotësisht.

Viktima është djali i një familjeje hotelierësh.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Fabio Marchionit ka shkaktuar pikëllim të thellë në Sestola. Ai ishte djali i Aurelios, pronarit të hotelit historik Del Corso në qendër të qytetit, ku kishte ndihmuar në drejtimin e biznesit për vite me radhë. Prindërit e tij kishin humbur një vajzë tjetër para kohe vite më parë.

Megjithatë, disa orë më vonë, u bë një tjetër zbulim i tmerrshëm. Aurelio Marchioni, babai i 36-vjeçarit, u gjet gjithashtu i vdekur nën një urë në Apeninet e Modenës, në zonën e Fananos. Hidhërimi për humbjen e të birit thuhet se e ka mbërthyer. Karabinierët po kryejnë hetime për të rindërtuar rrethanat e sakta të incidentit.

The post Tragjedi e dyfishtë brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh appeared first on Sot News | Lajme.

Mamurras/ Aksident në gurore, humb jetën 38-vjeçari

By: user 8
9 July 2025 at 15:39

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në një gurore në zonën e Mamurrasit, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi P. P., banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po kryente riparime në një mjet pune brenda territorit të gurores. Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

The post Mamurras/ Aksident në gurore, humb jetën 38-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

I zhdukur prej 12-ditësh, gjendet i pajetë trupi i të moshuarit nga Devolli, dyshohet se…

9 July 2025 at 12:32

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Është gjetur i pajetë 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor. Trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Paraprakisht, policia po heton dy pista kryesore: njëra ka të bëjë me mundësinë e vetëvrasjes dhe tjetra me rrëzimin aksidental në lumë, që mund të ketë çuar në mbytje fatale.

Familjarët e Spahos kishin bërë thirrje publike për ndihmë pas zhdukjes së tij, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

The post I zhdukur prej 12-ditësh, gjendet i pajetë trupi i të moshuarit nga Devolli, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u…

9 July 2025 at 08:49

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, teksa njofton se operacioni vazhdon, thotë se akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi.

Ende asnjë gjurmë për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike të bashkisë së Shkodrës, i cili u mbyt pasditen e së martës në liqen pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Benet Beci:

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”

The post Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

7 July 2025 at 15:58

Nje trup i dekompozuar eshte gjetur diten e sotme ne Kolonje ndersa policia ka nisur hetimet.

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim

7 July 2025 at 09:18

Policia e Shtetit ka intensifikuar zbatimin e planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, i cili ka nisur të zbatohet që dy javë më parë. Ky operacion ka si qëllim garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe bregdetare të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të policisë, pikat kryesore të operacionit përfshijnë:

  • Sigurinë dhe rendin në zonat urbane dhe turistike;

  • Përimetrin e sigurisë në plazhe;

  • Parandalimin e ndotjes akustike dhe mjedisore;

  • Lirimin e hapësirave publike të zëna paligjshme.

Nga Velipoja deri në Ksamil, operacioni ka rezultuar me bllokimin e 16 mjeteve lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe), pasi drejtuesit e tyre kanë shkelur kufijtë e sigurisë, duke u ndëshkuar me gjoba administrative prej 100,000 lekësh.

Po ashtu, janë sekuestruar 1230 çadra dhe shezlongë të vendosura në plazhe publike, për të cilat janë proceduar 27 shtetas për shkelje të ligjit. Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, janë liruar gjithashtu 9 hapësira publike që përdorej paligjshëm, kryesisht për parkim, në Vlorë dhe Shkodër.

Në qytetet kryesore si Tiranë, Durrës dhe Vlorë, Policia Rrugore ka ngritur me karrotrec 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në kundërshtim me ligjin mbi trotuaret dhe vijat e bardha.

Përsa i përket ndotjes akustike, janë kryer kontrolle intensive me aparatura matëse, ku 15 shtetas janë proceduar penalisht për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës në zonat turistike. Po ashtu, janë bllokuar 72 automjete dhe motomjete që krijonin zhurmë të tepërt, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.

Për ndotjen e mjedisit, janë evidentuar 11 raste të ndotjes së ujërave dhe tokës, ku janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë.

Policia e Shtetit ka apeluar për respektimin e ligjit nga pronarët e lokaleve dhe drejtuesit e automjeteve. Apelohet që drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi i hapësirave publike/Policia bllokon 98 mjete, arreston 2 persona, 9 në hetim appeared first on Euronews Albania.

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit

By: D Marku
6 July 2025 at 10:54

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

The post Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit appeared first on Albeu.com.

Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve

6 July 2025 at 09:41

Kjo e dielë e korrikut ka shënuar një nga ditët me fluksin më të lartë të hyrjeve në Portin e Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur 599 pasagjerë, shumica prej të cilëve janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali dhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në atdhe, kryesisht në bregdetin e Vlorës.

Krahas tyre, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj kanë zbarkuar gjithashtu në qytet, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit në këtë sezon veror.

Së bashku me pasagjerët, kanë hyrë edhe një volum i konsiderueshëm mjetesh, përfshirë:

120 makina,

1 karrocë me rimorkio,

5 kampingë (camper),

2 minibusë,

4 autobusë,

10 kamionë,

1 furgon,

2 motoçikleta.

Ky fluks dëshmon jo vetëm për rëndësinë e Portit të Vlorës si një pikë hyrëse strategjike për jugun e vendit, por edhe për rritjen e interesit të emigrantëve dhe turistëve për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.

Muaji korrik pritet të shënojë rekorde të reja, duke e kthyer Vlorën në një nga destinacionet më të frekuentuara këtë verë.

LEXONI GJIHASHTU:

The post Fluks i lartë në Portin e Vlorës: Rriten ndjeshëm hyrjet e pasagjerëve dhe mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Zi në botën e HipHop-it! Mbyll sytë përgjithmonë reperi i njohur (Emri)

5 July 2025 at 19:42

Reperi amerikan Young Noble, emri i vërtetë i të cilit ishte Rufus Lee Cooper III, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, në rrethana të dhimbshme.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga EDI Mean, kolegu i tij i ngushtë dhe kushëriri i Tupac Shakur, i cili përmes një postimi zemërthyes njoftoi se Young Noble i mori jetën vetes mëngjesin e së premtes në Atlanta.

“Sëmundja mendore është një betejë që shumë njerëz po e luftojnë në heshtje. Ju lutem, kontrolloni njerëzit tuaj”, shkroi ai në Instagram, duke na kujtuar sesa e nevojshme është mbështetja emocionale edhe për ata që na duken të fortë.

Trishtim në hip-hop: Ndërron jetë Young Noble, reperi i grupit legjendar “Outlawz”

Young Noble ishte një nga figurat kyçe të grupit “Outlawz”, të formuar nga vetë Tupac Shakur në vitet ’90. Ai iu bashkua grupit vetëm pak muaj përpara se Tupac të vritej në 1996 dhe që nga ajo kohë, nuk u shkëput kurrë nga muzika e nga misioni për të mbajtur gjallë trashëgiminë e tij.

Krahas punës me Outlawz, ai ka lënë gjurmë edhe me projekte solo si “Noble Justice”, “Son of God” dhe “3rd Eye View”. Vite më parë, reperi kishte kaluar edhe një atak në zemër, një paralajmërim për sfidat që ai po përballonte, jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht.

The post Zi në botën e HipHop-it! Mbyll sytë përgjithmonë reperi i njohur (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët

By: user 11
5 July 2025 at 19:28

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën.

Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.

Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit.

The post Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët appeared first on Lapsi.al.

Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

5 July 2025 at 13:20

Sipas informacioneve, katër persona janë plagosur lehtë në aksident. Forcat e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje për të rregulluar trafikun, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes dhe durim të jashtëzakonshëm deri në rivendosjen e plotë të lëvizjes së automjeteve.

Probleme serioze trafiku raportohen në autostradën e re kombëtare Athinë-Korint, në rrugën drejt Korinthit, pas një përplasjeje ku u përfshinë pesë automjete në kilometrin e 73-të, në zonën e Agios Charalambos.

 

The post Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Studim i ri: Ankesat e shumta mund të “shkurtojnë” jetën tonë

By: gaze tare
5 July 2025 at 11:47

Të ankuarit pa pushim nuk ndikon vetëm në humorin dhe marrëdhëniet tona, por sipas një studimi të ri, mund të ndikojë edhe në jetëgjatësinë tonë.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor dhe emocional, njerëzit që kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke u ankuar për gjëra të vogla apo të mëdha, përjetojnë më shumë stres kronik. Ky stres, në afatgjatë, ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, të trurit dhe të sistemit imunitar.

Studiuesit kanë llogaritur se, në mënyrë mesatare, ankesat dhe negativiteti i tepërt mund të na “heqin” disa vite nga jetëgjatësia e pritshme, duke përshpejtuar proceset e plakjes.

Ndaj, ata këshillojnë të fokusohemi më shumë te zgjidhjet sesa te problemet, të praktikojmë mirënjohjen dhe të rrethojmë veten me energji pozitive.

Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për t’u humbur në ankesa të pafundme.

The post Studim i ri: Ankesat e shumta mund të “shkurtojnë” jetën tonë appeared first on iconstyle.al.

Qasja progresive jep rezultat – Qeskat me nikotinë si një alternativë për duhanpirësit e rritur

By: man jola
5 July 2025 at 10:00
  Prej vitesh, Gjermania nuk ka arritur të bëjë përparim të ndjeshëm në uljen e nivelit të duhanpirjes, edhe pse pirja e cigareve vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve. Sipas analizës “Ndalimi nuk funksionon – Qeskat me nikotinë në Gjermani”, çdo vit humbin jetën rreth 100 mijë njerëz […]

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur për rolet e tij, ‘gjurmët’ që la pas

3 July 2025 at 20:36

Menaxheri i Madsen, Ron Smith, konfirmoi se klienti i tij kishte vdekur nga sulmi në zemër. Një deklaratë nga Smith dhe një tjetër menaxhere, Susan Ferris, së bashku me publicisten Liz Rodriguez tha:

Ka ndërruar jetë aktori i famshëm i Hollywood, Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Kill Bill’. Madsen vdiq në moshën 67 vjeç në shtëpinë e tij në Malibu, sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të tij.

“Në dy vitet e fundit, Michael Madsen ka bërë një punë të jashtëzakonshme me filma të pavarur, duke përfshirë filmat e ardhshëm artistikë Resurrection Road, Concessions dhe Cookbook for Southern Houseëives, dhe mezi priste këtë kapitull të ri në jetën e tij. Michael po përgatitej gjithashtu të publikonte një libër të ri të quajtur Tears for My Father: Outlaw Thoughts and Poems, i cili aktualisht është duke u redaktuar. Michael Madsen ishte një nga aktorët më ikonikë të Hollivudit, i cili do t’u mungojë shumë njerëzve.”

The post E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur për rolet e tij, ‘gjurmët’ që la pas appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌