Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar

By: M C
28 July 2025 at 19:14

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi i pajetë është ende të paidentifikuar, por i përket i gjinisë mashkullore. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Kukës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

The post Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar appeared first on Albeu.com.

Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi

By: Ela
28 July 2025 at 19:09

Një person është gjetur i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Policia bën të ditur se trupi i pajetës është i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 16:00, Salla Operative […]

The post Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

10 July 2025 at 08:37

Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por s’mund të dilte vetë.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit së të enjtes.

Mësohet se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur rreth një kilometër matanë Shirokës, në vendin ku u mbyt.

The post Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Sot News | Lajme.

I zhdukur prej 12-ditësh, gjendet i pajetë trupi i të moshuarit nga Devolli, dyshohet se…

9 July 2025 at 12:32

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Është gjetur i pajetë 70-vjeçari Jashar Spaho, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që prej datës 28 qershor. Trupi i të moshuarit është gjetur këtë të enjte në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Paraprakisht, policia po heton dy pista kryesore: njëra ka të bëjë me mundësinë e vetëvrasjes dhe tjetra me rrëzimin aksidental në lumë, që mund të ketë çuar në mbytje fatale.

Familjarët e Spahos kishin bërë thirrje publike për ndihmë pas zhdukjes së tij, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

The post I zhdukur prej 12-ditësh, gjendet i pajetë trupi i të moshuarit nga Devolli, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë…

9 July 2025 at 10:43

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas burimeve paraprake ka qenë një banor i zonës ai që ka gjetur trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka raportuar se ka gjetur një person i cili ka një shenjë plumbi në trup. Ndërkohë policia ende nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie. Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

The post Detaje të reja/ Zbardhet raportimi në polici i personit që gjeti trupin e pajetë të Renis Dobrës: Ka një shenjë… appeared first on Sot News | Lajme.

Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u…

9 July 2025 at 08:49

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, teksa njofton se operacioni vazhdon, thotë se akti heroik i kapitenit u kthye në tragjedi.

Ende asnjë gjurmë për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike të bashkisë së Shkodrës, i cili u mbyt pasditen e së martës në liqen pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Benet Beci:

“Ky mëngjes është i trishtë për Shkodrën. Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën. Jam pranë familjes Anamali në këto momente të vështira.”

The post Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit Arben Anamali/ U mbyt duke shpëtuar dy turistë, reagon Beci: Akti heroik u… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet

7 July 2025 at 15:58

Nje trup i dekompozuar eshte gjetur diten e sotme ne Kolonje ndersa policia ka nisur hetimet.

Kolonjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet, ja çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit

By: D Marku
6 July 2025 at 10:54

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

The post Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit appeared first on Albeu.com.

I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

29 June 2025 at 13:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec appeared first on Euronews Albania.

Gjendet një person i mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, policia del me njoftim zyrtar

By: Besnik
23 June 2025 at 16:08

Një person është gjetur i mbytur mesditën e kësaj të hëne në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve nga policia, pas një sinjalizimi se në lumin Shkumbin ishte parë një trup i pajetë, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ata kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e një burri të moshuar, i cili fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Personi i mbytur nuk është identifikuar ende, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Elbasanit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të ndihmuar në identifikimin e viktimës.

Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimi i plotë i policisë

“Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë..

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet një person i mbytur në ujrat e lumit Shkumbin, policia del me njoftim zyrtar appeared first on Euronews Albania.

Gjendet pa jetë 70-vjeçari në Dibër, dyshimet e para

19 June 2025 at 17:46

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”, në qytetin e Peshkopisë të enjten.

Policia tha se është gjetur pa shenja jete, shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet pa jetë 70-vjeçari në Dibër, dyshimet e para appeared first on Euronews Albania.

Korçë/ Një 59-vjeçar gjendet i pajetë në banesë

By: Ela
18 June 2025 at 11:17

Një rast i rëndë është shënuar ditën e djeshme në Korçë. Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët. Dyshohet se viktima mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. “Më datë 17.06.2025, është gjetur në banesë, nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. H., 59 vjeç, i cili dyshohet […]

The post Korçë/ Një 59-vjeçar gjendet i pajetë në banesë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks

By: user 6
11 June 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit. Një trup i pajetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Siç raportojnë mediat, viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij edhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë.

/Lajmi po përditësohet….

The post Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks appeared first on Lapsi.al.

Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik

9 June 2025 at 12:27

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në Kaçanik është gjetur trupi i pajetë i një kosovari. “NN, raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Policia e Kosovës jep detaje për trupin e pajetë që është gjetur në Kaçanik appeared first on Telegrafi.

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, hetimet e para

7 June 2025 at 14:45

Një person është gjetur i pajetë në kryeqytet të shtunën.

Policia tha se rreth orës 13:20, në rrugën “Njazi Meka” është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Banorët e zonës kanë lajmëruar kur kanë konstatuar trupin e pajetë të viktimës, që dyshohet të jetë endacak.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe identifikimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, hetimet e para appeared first on Euronews Albania.

Detaje të reja nga Policia e Kosovës për trupin e pajetë të gjetur në parkun “Karagaçi” në Pejë

2 June 2025 at 11:35

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë lidhur me rastin e gjetjes së një trupi të pajetë në parkun “Karagaçi” në Pejë, sot rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, nga të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 75-vjeçare.

‘Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore”, tha Gashi për Telegrafin.

Rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes” dhe për momentin nuk ka të dhëna të tjera rreth shkaqeve apo rrethanave të vdekjes./Telegrafi/

The post Detaje të reja nga Policia e Kosovës për trupin e pajetë të gjetur në parkun “Karagaçi” në Pejë appeared first on Telegrafi.

Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari në Lushnjë

By: user 11
10 May 2025 at 20:14

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Voktima është Mina Gjini, 65 vjeç, banues në Këmishtaj. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që ai është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

The post Familja denoncoi humbjen e tij, gjendet i pajetë në një kanal 65-vjeçari në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.

Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe…

10 May 2025 at 18:51

Është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka konfirmuar se viktima është Mina Gjini 65 vjeç, banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanaçe. Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18 është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

The post Dje i zhdukur, sot gjendet i pajetë 56-vjeçari në një kanal, mblidhte kanaçe… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarja në Klos, pamjet nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Beshirit

By: user7
9 May 2025 at 13:00

Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh intensive në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos. Po ashtu janë publikuar edhe pamje nga momenti i gjetjes së trupit.

Dy ditë më parë në vendin e ngjarjes shkuan edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.

Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë.

The post Ngjarja në Klos, pamjet nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Beshirit appeared first on Lapsi.al.

Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos

9 May 2025 at 12:00

29-vjeçari Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit pasi u fundos bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Dhe sot pas 6 ditësh gjendet trupi i pajetë i tij.

 

The post Pas 6 ditësh kërkime intensive, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit, në Klos appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌