Pas gjashtë muajve bllokim, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës
Pas gjashtë muajve ngërçi politik, deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën të zgjedhin për kryeparlamentar Dimal Bashën. Basha mori 73 vota pro, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.
Â
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.
Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Basha mori 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se ndien përgjegjësinë e madhe që i është besuar.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi sakrifica.
Basha ka falënderuar gratë e Kosovës për kontributin.
âSot kjo republikĂ« qĂ«ndron e pavarur edhe falĂ« ndihmĂ«s sĂ« shteteve mike nĂ« krye me SHBA-nĂ«. Ka disa muaj qĂ« ky Kuvend Ă«shtĂ« ballafaquar me njĂ« sfidĂ« qĂ« nuk e ka parĂ« mĂ« herĂ«t. Por mos harroni, qĂ« me gjithĂ« betejat, besoj qĂ« ka qenĂ« shkollĂ« qĂ« i ka shĂ«rbyer demokracisĂ« dhe emancipimit tĂ« shoqĂ«risĂ«â.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unifikim.
âShumica prej nesh dallojmĂ« me parti por qytetarĂ«t presin qĂ« tĂ« jemi tĂ« bashkuar nĂ« objektivat tona, si zhvillimi ekonomik, forcimi i sĂ« drejtĂ«s e mbi tĂ« gjitha mbrojtja e integritetit territorialâ, ka thĂ«nĂ« ai.
Ai ka lavdëruar punën e bërë në veri të vendit, duke thënë se është minimizuar krimi në atë pjesë. Sipas tij, mbrojtja e republikës është detyrë e të gjithëve.
Basha i ka bërë thirrje Serbisë që të sillet në mënyrë demokratike.
Si kishte filluar ngërçi politik në Kosovë?
Seanca konstituive nisi më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike mes partive politike, pasi asnjëra parti nuk e ka fituar shumicën për të qeverisur e vetme.
Pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, disa herë dështoi të zgjidhej në krye të organit ligjvënës në gjashtë votime të hapura, Dehari më 1 maj ndryshoi rendin e ditës.
Ai më pas kërkoi nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe që të propozonin nga një anëtar për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Kjo u kundërshtua nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, të cilat refuzuan që të propozonin anëtar për këtë Komision.
Fillimisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu drejtua Kushtetueses për çështjen e ngërçit. Gjykata u përgjigj më 26 qershor, duke thënë se votimi duhej të bëhej sipas praktikave të deritanishme. Ajo u dha deputetëve 30 ditë afat ta përmbyllnin procesin e konstituimit, por ky afat u shpërfill.
Në ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, dorëzuan lëndë të ndara për çështjen e votimit të kryeparlamentarit.
Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme nga 27 qershori deri më 8 gusht, duke ua ndaluar deputetëve që të ndërmerrnin vendime dhe veprime për konstituimin e Kuvendit.
MĂ« 8 gusht, Kushtetuesja njoftoi pĂ«r vendimin pĂ«r dy lĂ«ndĂ«t e paraqitura â aktgjykimin e plotĂ« tĂ« tĂ« cilit e publikoi mĂ« 18 gusht â pĂ«rmes sĂ« cilit tha se ndryshimi i rendit tĂ« ditĂ«s ishte shkelje, duke obliguar Kuvendit qĂ« tâi kthehet votimit tĂ« hapur.
Asnjëra nga subjektet nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të bërë vet shumicën dhe po ashtu nuk është arritur një marrëveshje politike.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe â partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave.
Kush është Dimal Basha, kryetar i ri i Kuvendit?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro të martën u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.
Biografia e tij, e publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje:
Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.
Studimet e larta i ka pĂ«rfunduar nĂ« âJohn Jay College of Criminal Justiceâ nĂ« New York, duke diplomuar me vlerĂ«simin mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« drejtimin âE Drejta Penale NdĂ«rkombĂ«tare.â
Dimali gjithashtu ka pĂ«rfunduar studimet Master nĂ« MarrĂ«dhĂ«nie NdĂ«rkombĂ«tare, me fokus nĂ« âKonflikt dhe Siguri,â nĂ« Universitetin âThe New School University,â po ashtu nĂ« New York.
Me një përvojë të pasur profesionale, Dimali ka punuar në zyrën e ish-Kongresmenit Eliot Engel, si dhe si Analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të ShBA-së.
Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe ShBA. Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim
Â
The post Pas gjashtë muajve bllokim, Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës appeared first on Revista Monitor.