“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin
Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit drejtuar qartë turkut, e ardhmja e të cilit u finalizua vetëm ditët e fundit, kthimi i të dy lojtarëve në Milano ofron një mundësi për të sqaruar situatën, njëherë e përgjithmonë.
Vetë argjentinasi është ai që po mendon për këtë, pasi është rikthyer në qytet dhe është takuar me mesfushorin për të vulosur përfundimisht paqen, e cila u “festua” edhe në rrjetet sociale. Numri 10 i zikaltërve postoi një storie me Calhanoglu në Instagram, të dy dukshëm të relaksuar dhe të buzëqeshur.
Gjithçka është në rregull me Lautaron. Kur të kthehet, do ta përqafoj”, tha turku me të mbërritur në Appiano Gentile për fillimin e kampit stërvitor të zikaltërve. Plani i kapitenit ishte i qartë për të gjithë: të takohej me mesfushorin për të sqaruar çështjet pas komenteve të hidhura në SHBA dhe talljeve në mediat sociale.
Hakan Çalhanoglu and Lautaro Martínez, together after clarifying recent issues.
Çalhanoglu confirms he’s staying at Inter with no doubts for this summer.
pic.twitter.com/eTkOiD66kb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2025
Dhe me ardhjen e numrit 20, në fije të perit deri pak ditë më parë, takimi me siguri do të ketë shërbyer gjithashtu për të mbajtur motivimin lart përpara sezonit të ardhshëm, me Interin që përballet me një cikël të ri me Chivun në stol.
Dhe fotografia e postuar në rrjetet sociale është një imazh prekës për tifozët të cilët, pas javëve të fundit të trazuara, mund të marrin frymë lirisht dhe t’i afrohen sezonit 2025-26 me disa shqetësime më pak. Tani, fusha do të flasë, me zikaltrit e thirrur të përgatiten për një sezon që kërcënoi të kishte një fillim të vështirë me një dhomë zhveshjeje plot polemika. Një situatë e vështirë e shmangur nga Chivu, i cili tani thirret për të formësuar Interin e tij./ D.C